Extraordineri.

patjeter kam aq shume per te treguar sa i harroj te gjitha.
Por ndodh qe ndizet nje drite...nuhas nje arome apo degjoj nje muzik dhe un humbas ne kujtime...
Jane ato te femijeris...
Shiu mbi asfaltin e nxehte , sot me kujtoi rrugen e xhades.
Me kujtohet si dikur, kish plepa nga dy anet.
Mbaj mend, si mbi bicikleten e Tim eti mbrapa tij udhtoja shpesh.
Here ne kembe mbrapa duke u lidh fort pas qafes se tij ( nje zot e di si mka duruar) e me se shumti kapur fort rreth tij qendruar.
Per mua keto ishin pushimet me shofer privat ose shume me shume.
Im ate ne kto momente me pyeste, nxiste kureshtjen time..Shpjegonte...mbante qendrim.
Ishte terapi, ndjehesha komplet e mbrojtur.
Aq sa here here gati sa sme zinte gjumi ne biciklet lidhur per te.
Jasteku ngjyre blu i mendafsht qe me mbante bute nga A ne B, kishte marre format e llastikut qe im ate e shtrengonte me shume kujdes, qe mos te vritesha.
Sot und ndjeva ngrohte... edhe pse bicikleten e ngisja vete .
Ajri me ledhatoi floket, piklat e shiut te veres me freskuan imagjinaten.
U gjenda mes nje kohe pa kohe...eshte vetem nje cast.
Eshte nje ndjesi qe te jep energji pa fund.
Un e di qe ishe aty .. te ndjeva....me ndoqen gjate syte e tu, qe me shume te shihnin shpirtin se trupin.
Buzeqesha dhe ti me krenari the...ah vajza e babs.
M'kish marr malli per mallin tend.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top