Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Evolucioni i njeriut? Ka mbaruar

Meshkujt bëhen baballarë në moshë shumë të re dhe kështu ka shumë pak “mutacione” në ADN


Londër- “Evolucioni human ka mbaruar”. Për shekuj me radhë shkencëtarët dhe shkrimtarët e fantashkencës kanë kërkuar të gjejnë një identikit të “Njerit të së ardhmes”, duke e imagjinuar atë si superhero, ose si një ‘skllav’ të teknologjisë që do ta lejonin të jetonte pa lëvizuar një muskul, duke përdorur telekomanda të vëna në lëvizje nga forca e mendimit.

Por, teoria e fundit është më e thjeshtë: Njeriu i së ardhmes nuk do të jetë më i ndryshëm se ai i sotmi, sepse forcat që ushqheqin evolucionin, shkaqet natyrore dhe mutacionet genetike, duket se janë gati të ezauruara. Në këtë përfundim ka mbërritur një studim i fundit i “University College” në Londër.

Profesor Steve Jones, thotë se janë tre motive për të cilat nuk regjistrohen më mutacione të rëndësishme genetike: në pjesën më të madhe të historisë së njeriut, kushtet e jetës ishin kaq të vështira në tokë, sa seleksionimi natyral ka qenë shumë i fortë, ndërsa sot, progresi teknoligjik ka bërë të vetën dhe shumë gjera janë thjeshtësuar në aspektin e jetës e njëkohësisht ka rënë rezistenca.

Pastaj në erën e globalizimit, popujut e ndarë nga pjesa tjetër e botës gati nuk ekzistojnë më. Faktor i tretë, më i diskutuari në studimin e fundit, është fakti se gjithmonë e më pak ka meshkuj që bëhen baballarë në moshë të avancuar.

“Tek meshkujt, numri i ndarjes së qelizave të nevojshme për të arritur nga një spermatogjen deri në formimin e një spermatozoidi të pjekur rritet me kalimin e viteve. Herë pas here kur ka një ndarje ka mundësi që të ndodhin gabime gjenetike. Për një mashkull 29-vjeç janë verifikuar rreth 300 ndarje mes spermës së krijuar dhe asaj që kalon tek fëmija: cdo ndarje krijon një mundësi për gabime, mutacione ose ovolucione”- shpjegon kërkuesi, duke theksuar se pikërisht kjo gjë ul mundësinë për ndryshime gjenetike tek fëmijët.

(Corriere Della Sera)
 
po be lexova edhe un ket lajm n'gazet e beh personalisht boll qef kisha pas mu nal me kaq... nuk po m'plq hiq mu bo krijesa njerzore, qysh po ipotizojn disa shkenctar, me trup si xhuxha, me kryt e modh jashtmase (nga dija e tepert:D) e me gishtat e dores shum t'mdhoj (per me shtyp ma mir dytmet e kompjuterit ose telefonit:D)..
 
Pe: Evolucioni i njeriut? Ka mbaruar

Normal që duket sikur ka mbaruar evoluimi por me ndotjet dhe me ushqimin që përdorim ne sot nuk është çudi që të kemi ndonjë racë krejtësisht të re dhe të pa parë LOL
 
Pe: Evolucioni i njeriut? Ka mbaruar

Evolucioni njeriut sapo ka filluar .....por jo mutacione qe lidhen me zhvillime fizike te gabuara ...por mutacione mendore ...njerzit po behen kafshe (babai perdhunon vajzen ,vllai perdhunon motren ,nena vret femijen ) e raste te tjera plote ....qe e ben njerzimin te dal jashte natyres se vet.....kam frik se ky evolucion do e bej shume te ngjashem njeriun me kafshen :P
 
Pe: Evolucioni i njeriut? Ka mbaruar

Evolucioni njeriut sapo ka filluar .....por jo mutacione qe lidhen me zhvillime fizike te gabuara ...por mutacione mendore ...njerzit po behen kafshe (babai perdhunon vajzen ,vllai perdhunon motren ,nena vret femijen ) e raste te tjera plote ....qe e ben njerzimin te dal jashte natyres se vet.....kam frik se ky evolucion do e bej shume te ngjashem njeriun me kafshen :P

...ti Ida pse na i ofendon kafshet tani ne mes te nates :P..hahahahaha...po ofendon edhe lilin :P

natyrishte raste te tilla ka, qe nuk kane te bejne me asgje humane....pavarsishte nga protesta e Ides...mendoj se evolucioni i njeriut nuk ka perfunduar..koha dhe jeta tregon qe ka ndryshime sostanciale ne menyre progresive...por ajo qe shqetson me shume se sa evolucioni....prospetiva jo e qarte per mbijetesen e njeriut.....
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back