Eurozonë, rritet inflacioni, bie besimi ekonomik

Lela_Dr

Donatorë
Inflacioni në eurozonë u rrit në muajin Prill, përmbi nivelin e synuar nga Banka Qendrore Europiane dhe aktualisht ka rritur shanset për një tjetër rritje të normës bazë të interesit në mbledhjen e ardhshme të bordit drejtues të bakës. Zyra europiane e statistikës, Eurostat, vlerësoi se çmimet konsumatore në muajin Prill u rritën në normë vjetore me 2.8% dhe kjo është vlerë më e lartë nga parashikimi i analistëve të tregjeve për stabilizim të inflacionit në 2.7%. Mbledhja e radhës e Bankës Qendrore Europiane për të vendosur mbi normën bazë të interesit pritet të mbahet në ditën e enjte të javës së ardhshme.

Ndërkohë në një studim mujor të kryer nga komisioni europian, tregoi se indeksi i besimit në ekonominë e Europës ra për të dytin muaj në radhë. Sipas të dhënave të studimit indeksi i besueshmërisë ra në 106.2 për muajin Prill kundrejt 107.3 në Mars dhe 107 pikë të parashikuar nga tregjet. Rënia e këtij indeksi përfshiu të gjithë sektorët me përjashtim të ndërtimit, pritshmëria e të cilit rritet gjithmonë me afrimin e periudhës së ngrohtë të vitit. Ndërkohë optimizmi në mesin e konsumatorëve sipas studimit ra në minus 11.6 për Prillin kundrejt minus 10.6 në muajin Mars.

Pritshmëria e konsumatorëve për inflacionin në eurozonë, sipas studimeve të Komisionit Europian, ka nisur të rritet që nga muaji nëntor i vitit të kaluar po në vlerë ajo regjistroi rënie në 30.7 për Prillin kundrejt 30.8 një muaj më parë. Ndërsa pritshmëria për shitje të produkteve në mesin e prodhuesve është në rritje që nga muaji Gusht i viti9t 2010 dhe ra më shumë në 21.5 kundrejt 24.4 në muajin Mars. Indeksi i Komisionit Europian për klimën e biznesit, ra për të dytin muaj në radhë në 1.28 pikë për prillin kundrejt 1.43 në Mars. Në koment të statistikës komisioni tha se pavarësisht vlerave në rënie niveli aktual i indekseve është pranë pikave kulmore historike.

Gazetar: Ermal Ngjelina
Scan Tv, lajme ekonomike, bursat, bankat, lendet e para, kembimi valutor, forum, kuriozitete ekonomike.
 
Pe: Eurozonë, rritet inflacioni, bie besimi ekonomik

...lajme te keqia ekonomike....nuk jane mire punet ketej....
s'dime ku te shkojme te emigrojme...te gjithe jane cop cop....hahahahahaha
ne do shkojme ne afrike....afrikanet le te vijne ketej...ska rruge tjeter:D
 
Back
Top