Europiani i të rriturve, 12 kuqezinj në pedanë

cent

...Lontano
Nga 31 të grumbulluarit për Europianin e peshëngritjes për të rritur që mbahet në 5-15 prill në Shqipëri, vetëm 12 do të rreshtohen mes delegacioneve të huaja. E konfirmon presidenti i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes Elez Gjoza.

19xdo0.jpg

Presidenti Gjoza sqaroi se përzgjedhja finale e kombëtares do të bëhet brenda kësaj jave në garën e kontrollit që do t’i nënshtrohen sportistët. “Situatën e vlerësoj të favorshme. Nga kontaktet që kam me stafin teknik të kombëtares, por dhe nga ajo çfarë kam ndjekur live në grumbullim, konstatoj një atmosferë entuziaste. Sportistët zhvillojnë dy seanca stërvitore në ditë dhe po tregojnë një formë sportive shumë të mirë. Risia e grumbullimit është që sportistët kanë një progres 7-12 kg brenda muajit. Deri tani ne kemi bërë një garë kontrolli, por brenda javës është planifikuar edhe një e dytë, që do të përcaktojë kombëtaren përfundimtare të Europianit. ثshtë vendosur që vetëm 12 peshëngritës, mes tyre shtatë meshkuj e pesë femra do të kenë të drejtën e përfaqësimit të Shqipërisë në këtë kompeticion”. E parashikuar të bëhej pas kampionatit kombëtar të Elbasanit javën e parë të marsit, u vendos që përzgjedhja finale të afrohet sepse sipas presidentit Gjoza afati i fundit i dorëzimit të pjesëmarrësve në Federatën Europiane është 10 shkurti.
Kryebashkiaku-Një lajm pozitiv vjen në prag të organizimit të Europianit. Pas takimit me kryebashkiakun e Tiranës, Lulzim Basha, kreu i federatës mori garancinë e të parit të kryeqytetit se do të akordojë 110 mijë euro posaçërisht për Europianin. “Për një organizim model, ne kemi marrë së fundmi mbështetjen e kryetarit të Bashkisë, Lulzim Basha, për një fond shtesë prej 110 mijë eurosh që konsiston në bazë materiale. Gjithashtu, partnerë të rëndësishëm janë Ministria e Sporteve dhe ajo e Mbrojtjes. Ndërsa MTKRS-ja po planifikon shtimin e grantit në masën 50 për qind, e konsiderueshme si vlerë, ajo e Mbrojtjes duhet përgëzuar për akomodimin fantastik që na ka mundësuar në Durrës. Njëkohësisht, na kanë qëndruar pranë sipërmarrës privatë”, shtoi presidenti Gjoza. Në fund, numri një i FSHP-së sqaroi edhe çështjen e gjobës 50 mijë dollarëshe. “Në shkresën zyrtare që i dërguam presidentit të Federatës Botërore, Tamas Ajan, kërkuam likuidimin e gjobës me këste, propozim i cili u mirëprit prej tij”./BeratiLive

LISTA E KOMBثTARES
Meshkuj
Anxhelo Shabani (Elbasani) 56 kg
Endi Karina (Elbasani) 105 kg
Alban Hoxha (Elbasani) 62 kg
Saimir Meta (Elbasani) 94 kg
Arbër اerçizi (Apolonia) 56 kg
Briken Calja (Shtërmeni) 69 kg
Daniel Godelli (Tirana) 69 kg
Romario Avdiraj (Flamur tari) 62 kg
Krenar Shorja (Flamur tari) 77 kg
Isa Bala (Vllaznia) +105kg
Endri Haxhihyseni (Tirana) 85 kg
Xhuljo Prroni (Vllaznia) 85 kg
Alush Hoxha (Shtërmeni) 85 kg
Klaus Toska (Shtërmeni) 105 kg
Bruno Noha (Teuta) 56 kg
Sopot Sula (Teuta) 85 kg
Elson Muharremi (Teuta) 85 kg
Romeo Hakcani (Partizani) 85 kg
Valmir Kotri (Vllaznia) 62 kg
Gridi Jahja (Vllaznia) 69 kg
Emanuel Lushi (Vllaznia) 62 kg
Aleks Kaçani (Skënderbeu) 85 kg
Erik Rrapi (Skënderbeu) 69 kg
Albert Meta (Elbasan) 85 kg
Ermal Tabaku (Elbasani) 85 kg
Admir Smoqi (Teuta) 77 kg

FEMRA
Romela Begaj (Tirana) 58 kg
Fetije Kasaj (Tirana) 58 kg
Manjola Karaj (Tirana) 70 kg
Marsela Bajrami (Tirana) 90 kg
Beslarda Kollozi (Flamur tari) 85 kg

TRAJNERث
Ilir اela (Elbasan)
Sokol Bishanaku (Tirana)
Zef Kovaçi (Vllaznia
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top