Europa si Pamje e re e bashkejeteses Boterore.

Gjumashi

Thjeshte me Afer :)
Staf në FV.AL
S/M
Këtë e kam shkruajtur shumë vite perpara gati 20 vjet ka, kur beja trajnim per Paqeruajtëse Ndërkombëtare.
’’Europa si Pamje e re e bashkejeteses Boterore’’.

Fjalim

Ne fillim desha Organizatoret e kesaj mbremje perzemersishte ti falenderoje, qe me dhane rastin kete mbremje me ju te bisedoje. Kjo eshte hera e pare per mua qe marre pjese ne kesi lloje Sesioni.

Te nderuar Zonja dhe Zoterinje, une dua sonte per nje teme te bisedoje, qe te gjithe ne na perket.Une mendoj te gjithe ne ne BE.Une dua per ’’Europa si pamje e re e bashkejeteses boterore’’te bisedoje, sepse ka dicka per te thene. Cdo here ka qene bashkejetesa nje nder Problemet kryesore ne Europ, e cila ka cuar cdo here ne Konflikte te ndryshme.Cdo here eshte tentuar per t’ju shmangur ketyre konflikteve.Pas luftes se dyte boterore u vendos qe te mos kete lufte me ne kete Bote, e veqanerishte ne Europ, duke i pare demet qe u krijuan nga lufta.Krijimi i BE-es eshte mundesia e veteme per bashkejetes ne Europ.Sipas mendimit tim sa me shpejte te fillojen bisedimet per integrimin e shteteve te cilat nuk jane ne BE, aq me shpejte do te jete mundesia per t’ju shmangur nje lufte te re ne Europe.Kete e theme pasi kame parasyshe ate qe ndodhi ne Ballkan ne dekaden e fundit ku per 10 vjete u zhvilluan me se 5 lufta. Ne nje analize siperfaqesore te situates se tanishme ne Ballkan, dalim ne perfundim qe problemet nacionale dhe ekzistenca e kunderthenieve, jane ne rruge te ndertojne statusin e jetes politike dhe qytetare te vendeve te Ballkanit.Me vendosjen e demokracis ne jeten sociale dhe politike, shfaqen pengesa administrative perpara problemeve sociale, qe ne shkalle me te dukshme veshtiresojne funksionimin e proceseve politike, ekonomike dhe sociale. Gjitheashtu mendohet qe zhvillimi i konflikteve etnike do te caktoje zhvillimin e ardhshem te vendeve te Ballkanit.Gjendja e koheve te sotme ne mardheniet etnike ne Ballkan nuk mund te shkeputet nga ekzistenca e periudhave te kaluara historike.Nje nder konfliktet etnike ne Ballkanin jugore eshte dhe Problemi i Maqedonis. dhe ky vend nuk mund te jete nje njolle e zeze ne Ballkan, por te kete te drejta te plota integruese.Lufta për sigurim të barazisë së plotë të shqiptarëve me maqedonasit dhe me të tjerët që jetojnë në Maqedoni, e cila shpërtheu pas mospërmbushjes së obligimeve të shtetit, të cilin maqedonasit e konsideronin vetëm të vetin, ishte një luftë e cila shqiptarëve të Maqedonisë, me një organizim të tyre edhe ushtarak përmes Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, ua hoqi kompleksin e robit, që e mbanin me dekada dhe ua ktheu krenerinë dhe dinjitetin. Kjo luftë dhe ky konflikt i armatosur, në përmasa të mëdha i kontrolluar, që u zhvillua sikur krejt kjo të ishte kurdisur nga një mekanizëm që punonte si "orë zvicerane", u ndërpre me një "tajmaut" të kërkuar dhe të përcaktuar nga faktori ndërkombëtar me organizimin dhe mbajtjen e negociatave të ndërmjetësuara nga po ai faktor gjatë verës që e lam pas dhe që u mbajt në Ohër, finalja e të cilit u organizua në Shkup.Asnjë nga marrëveshjet e firmosura në Shkup, pos miratimit të Amendamenteve Kushtetuese dhe sjelljes së ndryshimeve në Kushtetutë me një vonesë me muaj, nuk po zbatohet në praktikë dhe gati gjithçka po vendnumron, veçmas sa i përket Aneksit "B" të Marrëveshjes së Ohrit, që ka të bëjë me ndryshimet e ligjive, normave dhe akteve ligjore në bazë të ndryshimeve që janë bërë në Kushtetutë, ndërsa bllokimi i parë ndodhi me mosjelljen e Ligjit për Pushtet Lokal, që vlerësohet të jetë një ligj bazë për demokratizimin dhe decentralizimin e pushtetit qendror dhe të mekanizmave ekzekutivë, përmes të cilëve tentohet të sigurohet barazia e plotë e shqiptarëve së pari në rajonet ku jetojnë dhe pastaj edhe në Qeveri, ku si kozmetikë ka disa vjet që është siguruar pjesëmarrja e subjektit politik shqiptar, por vetëm si pjesëmarrje dekorative sa për sy e faqe para botës, për të dëshmuar se ja shqiptarët janë të barabartë dhe kanë numër të përpjestueshëm dhe adekuat të pjesëmarrjes së tyre në pushtet, nëpër të cilat ministri , ku janë edhe nga më shumë se njëqind e dyqind maqedonas, punësohen nga dy , tre apo shtatë shqiptarë, duke numëruar edhe vetë ministrin që e udhëheq atë ministri! Zbardhja e fatit të të zhdukurve shqiptarë dhe sidomos sjellja e Ligjit për Amnisti nga kjo Qeveri e tashme e Maqedonisë cilësohen si domosdoshmëri, sepse vetëm në këtë mënyrë mund të sigurohet së pari një stabiliteti i brishtë i këtij vendi, mbi të cilin më vonë do të mund të ndërtohej një e ardhme, çfardo që do të ishte ajo, e përbashkët mes shqiptarëve dhe maqedonasve, ose edhe e ndarë në ndonjë formë, përmes federalizimit a konfederalizimit të këtij vendi.Maqedonia, duke i pasur parasyshë gjithëmonë jo vetëm ngjarjet dhe luftën që ka ndodhur me 2001, që i nxorri shqiptarët nga mposhtja dhe kompleksi i robit në raport me popullatën sllave, do ta ketë një të ardhme jo si shtet qytetar apo i qytetarëve maqedonas dhe pjesëve të popullit shqiptar dhe të shtatë a tetë popujve të tjerë, që në të vërtetë janë pakica shumë të vogla që jetojnë në këtë vend, por të shtetit të dy popujve, maqedonasve dhe shqiptarëve me qytetarë të barabartë të pjestarëve të pakicave që jetojnë këtu. Pa shqiptarët plotësisht të barabartë , Maqedonia nuk mund të qëndrojë më as si shtet. Këtu pati një luftë që u zhvillua për barazi, por që, nëse nuk shkojnë punët si duhet, mund të marrë edhe karakterin tjetër të territoreve, siç e përmendin shumë shpesh maqedonasit përmes makinerisë së tyre prapaganduese ushtarake e policore. Në këtë luftë, që ka marrë tani një "tajmaut", kanë rënë këtu dhe dëshmorë e viktima , ndërsa përmes betejave dhe konfrontimeve që u zhvilluan, u përcaktuan edhe kufijtë etnikë siç deshti dikush.Nëse nuk arrihet të sigurohet barazia e shqiptarëve dhe maqedonasve përmes ligjeve dhe në praktikë në këtë "tajmaut" që ende po vazhdon dhe nëse e vazhdojnë zvarritjen e zgjedhjes së problemeve politikanët e papërgjegjsëm dhe të pandërgjegjshëm maqedonas, lufta do të jetë e pashmangshme në këtë vend dhe gjithashtu e pashmangshme do të jetë edhe zgjidhja së pari e vendosjes së një protektorati ndërkombëtar . Personalisht mendoj se nje konfederate ballkanike ne dite tona nuk eshte se do ishte dhe aq e efekshme, duke u nisur nga kendveshtrimi se qellimi paresor i ketyre vendeve eshte integrimi evropian, pra hyrja ne BE (EU) dhe plotesimi i kushteve perkatese per te realizuar nje gje te tille. Por po ashtu mendoj se vete shtetet ballkanike duhet te shfaqin nje fryme me te mire, me te lire dhe me efikase drejt bashkepunimit nderrajonal, ku te hiqen barierat midis tyre. P.sh. po citoj problemin e vizave, nje problem i cili eshte disi acarues nqs mendon se duhet nje bashkepunim dhe komunikim i lirshem rajonal. Nqs keto vende pretendojne te hyjne ne BE duhet se pari te heqin kufizimet qe kane vene ndaj njeri-tjetrit dhe t’i japin kesisoj liri vete rajonit. Duhet qe te arkitektohen projekte qe do te mudnesojne komunikimin e lirshem mestyre, p.sh. sic do jete Korridori 8 apo projekte te tjera te ngjashme, te cilat do te lidhin dhe do te afrojen me shume kete pjese te Evropes me vete qendren e saj. Por dhe ketu dalin ne siperfaqe ato karakteristika qe kam permendur me lart, ndjenja e mosbesimit, e frikes nga fqinji, e urrejtjes, konfliktet etnike etj. Dhe deri sa vete shtetet ballkanike te behen te ndergjegjshme qe te tilla gjera duhet te hiqen pergjithome nga mendjet nacionaliste, nuk do te kete nje kordinim dhe nje zhvillim te qenesishem te rajonit. Integrimi eshte nje proces i nderlikuar , por me nje te ardhme te sigurt, sepse vete Europa, eshte e vetedijshme se Bashkimi Europjan nuk mund te jete i plot epa Ballkanin dhe e ardhmja e Ballkanit eshte ne Bashkimin Europjan.

Duke perfunduar, e ndjej te domosdoshme te ve ne dukje vlersimin tone maksimal per vendendjen dhe kujdesin e BE-se dhe te gjithe vendeve anelare per vendet e Ballkanit.Deshiroje gjitheashtu te falenderoje perzemersishte vendin organizator Gjermanin.

Une ju falenderoje per Vemendjen e tuaj.
 
Fatkeqsisht Evropa eshte nje kazan bersish qe zien.
Dhe ne vend qe te nxjerr raki ,nxjerr acid shpesh here nga veprimet dhe politikat e saja te kalubura.
 
@NeVertiti , nese do duhet të shkruajë tash, do flisja ndryshe, por ateher kur e kam bere ne 2003-2004 enderra ishte shume e madhe dhe mendonim qe është i vetmi ndryshim dhe shpëtim.
 
@NeVertiti , nese do duhet të shkruajë tash, do flisja ndryshe, por ateher kur e kam bere ne 2003-2004 enderra ishte shume e madhe dhe mendonim qe është i vetmi ndryshim dhe shpëtim.
Fjalimi eshte shume ok,te gjithe e dime se vendet e vogla jane eksperimentet e Evropes,Ballkani eshte nje vater zjarri sepse ashtu vendosen ta coptonin dhe mbi te gjitha Evropa i mbajti pishten kur trojet shqiptare u bene karramele per rajonin.
 
Back
Top