Euro në nivelin më të ulët se dollari në 12 vjet

Arfenilla

Themelues i Forumit

81569337_usd-eur.jpg




Euro ka pësuar një rënie ndaj dollarit amerikan në 12 vjet, pasi Banka Qendrore Evropiane (BQE) nisi programin e saj për blerjen e bonove të qeverisë.

Ajo arriti në vlerën e 1,0560 dollarë, para se të rritjet sërish. Por shumë tregtarë presin që euro së shpejti mund të ketë të njëjtën vlerë si një dollar.

BQE filloi raundin e fundit ditën e hënë, për të blerë bono me vlerë 1.14 euro gjatë 18 muajve të ardhshëm, në mënyrë që tregu të ‘përmbytjej’ me euro.


BBC raporton se tregtarët kanë reaguar në raundin e fundit të BQE-së duke shitur euro dhe duke blerë monedha të tjera, si dollari amerikanë.

Monedha amerikane është më e kërkuara, pasi Rezerva Federale duket se kanë përfunduar programin e saj për blerjen e bonove.

Euro filloi rënien e saj kundrejt dollarit në korrik të vitit të kaluar, pasi tregtarët reaguan ndaj divergjencave në politikën ndërmjet BQE-së dhe FED-së.

Vlera e euros ka rënë me 22,4% që nga 1 korriku, kur një euro kishte vlerë prej 1,37$.
/Shekulli Online/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top