Euro 2012 i takon Spanjës

Titulli: Euro 2012 i takon Spanjës

Euro 2012 i takon Spanjës
Spanja është përsëri kampione e Evropës, pasi në finale deklasoi Italinë me rezultat 4-0.

E diel 1 Korrik 2012 22:54
Spanja ka mbrojtur titullin e Evropës duke deklasuar Italinë e cila ka zhgënjyer në këtë takim, por edhe nuk pati fat, pasi mbeti me 10 lojtar si pasoj e lëndimit të Thiago Motas.
Takimi nisi me një dominim të Spanjës dhe me raste të mira shënimi. Goli i parë erdhi pas 14 minutash lojë, ku pas një aksioni fenomenal, nga brendësia e zonës bukur harkoi Cesc Fabregas, i cili shfrytëzoi gabimin e Chiellinit për ta shërbyer David Silvan, i cili me kokë realizoi për 1-0 (14’).
Italia pati rastin ta barazoi rezultatin sikur Balotelli të ishte më i vëmendshëm ndaj pasimit të Cassanos.
Goli i dytë për Spanjën erdhi nga dyshja e Barcës, Xavi dhe Alba, ku i pari asistoi e dyti shënoi për 2-0.
Në fillim të pjesës së dytë Italia tregonte lojë më të mirë, por lëndimi i Motës i cili sapo u inkuadrua në lojë, vështirësoi gjërat edhe më shumë, duke lënë Italinë me 10 lojtar.
Kjo ia lehtësoi punën spanjollëve që shënuan edhe dy herë më Toresin (84’) dhe Mata (88’).
Kështu Spanja mbron titullin e kampionit të Evropës të fituar katër vite më parë, duke hyrë në histori pasi ka fituar dy herë radhazi Kampiontin Evropian./mesazhi/A.Bilalli/
 
Re: Euro 2012 i takon Spanjës

Sa mire qe se mori Italia vetem per inat qe me mundi Gjermanine :(
 
Back
Top