Eto’o prezantohet tek Inter

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
Të martën, skuadra e Interit e ka prezantuar sulmuesin Samuel Eto’o, i cili shpreson se do ta përsërisë suksesin te Barcelona edhe me fanellën zikaltër.

“Kam kaluar vite të bukura me fanellën e Barcelonës. I jam shumë falënderues skuadrës, klubit dhe tifozëve. Gjithmonë e kam mbrojtur fanellën me respekt të madh dhe largohem nga Barcelona me kokën lartë”.

“Të gjithë lojtarët që janë transferuar nga Barcelona tek Interi kanë vazhduar të luajnë mirë, si p.sh Suarez dhe Ronaldo. Për mua kjo është një iniciativë për të luajtur mirë”.

“Dëshiroj të shkruaj historinë e Interit dhe shpresoj se do të arrij sukses në këtë drejtim. Kam fituar thuajse gjithçka te Barcelona dhe shpresoj se të njëjtën gjë do ta bëj edhe këtu”, ka thënë Eto’o gjatë prezantimit të tij.

*telegrafi*
f.0728161115529_m.jpg
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top