Etimologjia e toponimeve ne Shqiperi.

Orakulli.
Ti ben postime kaq ineresante sa qe na duhet shume kohe per ti marre vesh, se edhe ti vete cdo postim e korigjon me nje here.
Jo pa qellim vura edhe burimin e asaje qe shkruajta. Ajo histori eshte botuar ne nje gazete shqiptare, dhe eshte bere nga nje studjues turk(dhe jo serb apo grek)i cili ka shetitur ne:Azi, Arabi, Egjypt, Rusi, Gjermani, Hollande, dhe deri ne Suadi, pa tjeter edhe ne Shqiperi per 40 vjet me rredhe, duke studjuar:kulturen, zakonet, jeten shoqerore, racat, besimin, gojedhenat, shkurt:cdo gje qe ka pare dhe degjuar ne ata perjudhat e udhtimeve te ti ne 1710 deri ne 1750. Pra nje studjues, dhe duhet respektuar pavarsisht nga origjina e ti.
Une personalisht respektoj mendimet e kudo dhe si do qofshin ata mendime.
Jane apo jo te verteta keto qe shkruhen ne liber, nuk me takon mua te gjykoj,eshte pune e historjaneve(apo e jotja).Ky liber,apo keta libra,jane botuar ne Shqiperi qe nga vitet 1930 e deri sot.
Sa per emrin e Elbasanit,thashe qe historia eshte pak e gjate.Dhe greket qe u vrane bashke me Baneja -sipas keti shkrimi- ishin tregetare ne udhtim, etj etj(nqs je interesuar).
Mua me pelqen te jap edhe burimet e postimeve te mia(te mira apo te kqija qofshin ata), dhe jo te them gjera pa baza si konfermim.Per ndryshe i le ne kuadrin e hipotizimit.
Prandaj Laurin mos e cito fare ne syrin kritik.
ps.Nqs deshiron te besh nje reklame shtypshkronjave qe kane botuar keta libra,te jap adresat. KLM
SHENIM:
Eshte bere nje gabim ne llogaritjen e viteve. Kalimi i studjuesit ne Shqiperi i perkasin viteve 1070-1080 sipas kalendarit hixhri, qe do te thote 1660-1670 te kalendarit tone.
 
Fjalet e Jezusit kush i konfirmoj????? Shteti?


shteti konfirmon vetem ato qe i interesojn per momentin,

Shteti esht ne te vertet,,labirenti me Rrugaçe qe ka egzistuar ne kte jete,
c´do ligj,,,c´do nen i shtetit,esht ne te vertet,nje Penges kunder Teje dhe Meje,

kjo vlen per gjith Fjalen Shtet.


desha te them shkurt njerzit nuk kan nevoj te presin qe fjala e tyre te konfirmohet,
njeriu duhet ta di nje gje,,,,kur fjala jote del nga Zemra,AJO ESHT E KONFIRMUAR.

nejse ky ishte Toponimi i fjales shtet.
 
Redaktimi i fundit:
1. Mendime të ndryshme për kuptimin e fjalës Dardani

Në studimet alabanistike hasen mendime të ndryshme rreth dardanëve, të cilët heqin origjinën e tyre që nga kohët mitologjike, duke u dëshmuar, krahas peonëve, një fis fqinjë i tyre, siç mësojmë nga “Iliada” e Homerit, edhe në luftën e Trojës. Prandaj, zbërthimin dhe kuptimi i etimonit dard mund t’i çojë shumë larg studimet jo vetëm gjuhësore.

1.1 Hani për Dardaninë

Lidhur me kuptimin e këtij emri, اabej vë re se është J. G. von Hani nga të parët që në Albanische Studien, I (1854) emrin e dardanëve e lidhi me apelativin e shqipes dardhë, duke shënuar në atë mes që në Shqipëri janë të shpeshta emrat e viseve të formuara nga emra drurësh, ku ai përmend bash edhe një emër katundi e mali në Shqipëri të Mesme të quajtur Dardhë. Ky dijetar, në veprën e tij Udhëtimi prej Beogradi në Selanik (Reise von Belgrad nach Salonik), botimi i dytë (1868), i risillet edhe një herë kuptimit të emrit të dardanëve dhe të Dardanisë: “Poroshtica na dha një vërtetim të papritur të shpjegimit që jemi përpjekur të japim për emrin FV në veprën ‘Studime shqiptare’; sepse ne, përsa mundim të shohim, pamë se sidomos shpati i saj lindor ishte i veshur plot me dardha të egra, që ne i kishim ndeshur edhe më parë, të përziera me pemë të tjera, por që kështu grumbull gjer më sot nuk i kishim gjetur me një shumicë kaq të madhe. Dardha e egër është e përhapur në mbarë Gadishullin Ballkanik, dhe, nga sa dimë ne, është e vetmja pemë frutore me farë që rritet në ato anë, dhe sikurse dihet, ajo i ka dhënë emrin një malësie të tërë që gjendet në këndin veriperëndimore të Gadishullit; kështu pra rrjedhimi i emrit FV prej shq. dardhë… na duket shumë afër mendsh dhe kuptimi i kryehershëm gjan të jetë ‘vend dardhash’” (f. 389). Këtë mendim, sipas اabejt, e përkrah nga pikëpamja botanike edhe mendimi i A. Baldecit se kjo trevë është shumë e pasur me pemët e egra Pirus amygdaliformis”.

1.2 Durham për Dardaninë

Lidhur me horonimin a emrin e krahinës FV, nga të parët, që u mor shumë seriozisht me etimonin ‘kuptimin e vërtetë’ të saj, qe studiusja e dëgjuar angleze, Edith Durham, e njohur edhe si mbretëreshë e pakurorëzuar e Shqipërisë.

Në veprën e saj “Prejardhja e disa fiseve dhe disa kanune e zakone të Ballkanit” (më pas PFKZB), ajo, lidhur me dardanët dhe Dardaninë, thotë: “Më pas Dardaninë e gjejmë në hartat e Ptolomeut (140 e.r.). Skica nga botimi i Manxhinit më 1621, pavarësisht nga shtrembërimet, na jep një ide mjaft të mirë për pozicionin e saj, duke treguar se shtrihej në veri të Nishit. Nën Dioklecianin e gjejmë Dardaninë si provincë me kryeqytet Nishin. Vetë Diokleciani ishte nga gjak ilir, fakt i cili mund ta ketë bërë ta mbante emrin ilir. Perandori Justinian ka lindur atje dhe thuhet se ka qenë gjak vendas. I ungji (e ka fjalën për perandorin Justin, v.j.), fshatar, shkoi në Bizant dhe u regjistrua në Gardën perandorake, ku, si mjaft të tjerë të rangut të ulët, shpejt u ngrit në postin e lartë dhe pati trashëgimtar nipin e tij të ndritur.

Vetëm kohët e fundit, emri i Dardanisë është fshirë nga hartat tona. Në një që kam vetë, nga Xhon Spid i vitit 1610, e hasim këtë emër. Në një botim në Nuremburgut, më 1770, mbi një rrip toke në qendër të gadishullit shkruhet ‘FV deserta’. Mendoj se emri i saj nuk është shkruar në hartat e shekullit të nëntëmbëdhjetë. Këta Dardanë, që luftuan kundër Maqedonisë dhe Romës dhe nga gjaku i të cilëve ishte Justiniani, a kanë lën ndonjë gjurmë në trojet e sotme?” (f. 497-498).

Pasi shtron këtë pyetje retorike, ajo shton: “Në qoftë se fjalën ‘Dardani’ e nxjerrim me prejardhje nga fjala ilire që do të thotë ‘dardhë’ dhe që është e njëjtë me fjalën e sotme shqipe ‘dardhë’, atëherë sigurisht që kanë lënë gjurmë. Pranë Drinit ka tre vende, në Shqipëri, që quhen Dardhë. Këtu vende është tej mase malor dhe sipas të gjitha gjasave, në vazhdimësi ka qenë banuar prej një popullsie pak a shumë nga gjak ilir (shqiptar). Përtej Drinit, tokat fushore u serbizuan në fillim të mesjetës, por emri nuk humbi. Atë e gjejmë edhe në trajtat e serbishtes Krushevo, Krushevas dhe Krushenica. Një fshat, ku ka kaluar afër Prizrenit, më 1908, kishte emër të përzier: Krusha (serbisht) dhe e vogël (shqip). Ndoshta tani që u është dhënë serbëve, quhet Krusha mala (dardha e vogël).

Një tjetër shenjë që FV do të thotë ‘dardhishte’ gjendet në hartën e P. B. Bertius, hartograf i Luigjit III të Frnacës. Ai i shënon ‘Pirustët’ lart, mbi Drin dhe thekson se ata janë ‘shqiptarë’. ‘Pirusi’ gjithashtu gjendet në një botim të Ptolomeut që ka dalë më 1462. Duke pranuar shtrembërimet e këtyre hartave, këto vende janë të gjitha në po atë krahinë, ku janë edhe sot në Shqipërinë e sotme ato vende që quhen ‘Dardhë’. ‘Pirustë’ mund të jetë veç forma latine e emrit dardhë” (f. 498).

Dhe, në fund, me një zhbirim të habitshëm, shton: “Së fundi, emri i dardhës na vjen në një tjetër formë. Emri i familjes së të madhit Papë Sikstit (Sixtius, 1585-9) ka qenë Pereti. Ai ishte fëmijë i refugjatëve, siç thuhet, të cilët ikën ‘nga një vend në Schiavonia i quajtur Krushevo’. Një njoftim e identifikon këtë me Krushevicën në Grykat e Kotorrit. Ata u vendosën si fshatarë në Itali dhe e italianizuan emrin e mëparshëm të vendit të tyre. Do të ishte e dëshirueshme ta dinim nëse fëmija fshatar që u bë papë, ka pasur ndonjë lidhje me gjakun ilir, ashtu siç pati Justiniani, i cili u end që nga FV deri në fronin e Bizantit. Papa ndërtoi kolonadën madhështore të Shën Pjetrit, Justiniani ndërtoi Shën Sofinë” (f. 498).

3.1 اabej për Dardaninë

Një analizë të thellë për dardanët, fiset dardane dhe Dardaninë na sjell edhe gjuhëtari ynë i madh, Eqrem اabej, sidomos në punimin “Emri i Dardanisë dhe izoglosat shqiptaro-kelte”. Një rëndësi të veçantë ky gjuhëtar i jep fisit dardan Galabroi, që përkon me atë të mesapëve Calabri, si dhe dy emërvendeve Dardapara, të cilat shfaqen te Prokopi i Cezaresë, e të cilët, sipas Kreçmerit, shpiejnë në trevën gjuhësore të trakasve. Emrin e fisit tjetër dardan Thunatae gjuhëtarët e kanë afruar me atë të tinëve dhe bitinëve, ndonëse, siç vç re اabej, në punë të sufiksit ai shkon me emrat fisnorë e etnikë ilirë më –at, -ates, si: Autariates, Delmatae, Docleates, Asseriates, si dhe me emrin e dardanëve vetë, për të cilët te Straboni, përveç trajtës Dardanoi gjejmë edhe Dardaniatai (f. 387).

Pasi një vështrimi të shkrutër historik, duke bërë fjalë konkretisht për përdorimin e dendur të këtij emërvendi në onomastikë në bazë të kërkimeve të O. Hofmanit, H. Krahes, F. Ribexos dhe të A. Majerit, اabej thekson: “Duke kaluar tani tek emri FV, do shënuar se tema Dard- në onomastikën e kohës antike ka qenë e përhapur përtej caqeve të trevës dardane dhe të trevës dardane-trojane. Ajo na del më një anë te Dardas, emri i një ‘praetor Epiroatarum’, te Derdenis, emër i shpeshtë princash makedonë-elimiotë, bashkë me Derdia, emri i një qyteti në trevën elimiote, me Derdaia në Tesali, Derdenis në ishullin Lesbos, më anë tjetër në truallin italik, në Apuli, si emër i një populli Dardi të daunëve, si emër krahine Dardensis dhe si emër i një qyteti Dardanon” (f. 388-389).

Pasi cek kontributin e E. Durhamit rreth kësaj çështjeje, ai përmend edhe mendimin e V. Georgievit se Krushevaci gjendet bash në territorin e Dardanisë së vjetër.

Në vijim, اabej rrok e trajton shtrirjen e këtij toponimi në hapësirat shqiptare, si dhe në kolonitë e ndryshme shqiptare. Kështu, ai konstanton se në Shqipëri, Dardhë si emër visesh është i shpeshtë dhe i përhapur në të gjitha anët e vendit. Pastaj, ai thekson se ky emër shfaqet për herë të parë në Kadastrën e Shkodrës të vitit 1416-17, si villa clamada Darda. “Ky emër”, vijon ai “del ndër të tjera në Veri në anët e Iballës e të Mirditës, në krahinën e Lezhës, në Shqipëri të Mesme, sikundër u tha më lart, në anët e Elbasanit, në Skrapar, në rrethin e Korçës e të Leskovikut, si emër krahine Reç-e-Dardhë në Shqipëri Verilindore, si kompozitë Dardhëzeza në Mollas afër Gramshit. Ka edhe rrjedhoja të këtij emri, si Dardhës në Fand të Mirditës dhe në anët e Përmetit në Jug, ku ka gjasë të hyjë edhe Darsi (nga një *Dardhësi, *Dardhsi), si dhe emri i krahinës Darsia në Shqipëri të Mesme, në qoftë se ai rrjedh nga një *Dardhsia. Përhapje të madhe kanë edhe emrat topikë Maj’ e Dardhës e Qaf’ e Dardhës edhe Zall i Dardhës (në Dibër), Kunora e Dardhës, emri i një kullose malore të verës në Kryezi të Mirditës. Dardha është emër katundesh i shpeshtë edhe në Greqi, veçanërisht në trajtën deminutive-kolektive Dardhëza (Ntardiza) në More Jugperëndimore, në Atikë e në Elidë, si dhe Dardhishtja në krahinën Trifilja, emra që i ka vënë elementi shqiptar që nguli në ato anë. Prej Italie hyn aty Dardhës, emri i një familjeje tashmë të shuar në katundin Kiénti të Molizës”.

4. 1 Ajeti për Dardaninë

Në artikullin me titull “Zhvillimi i gjuhësisë shqiptare në Jugosllavi”, akademik Idriz Ajeti, midis të tjerash, thotë: “… Edhe Qafa e Prushit në Shqipërinë Veriake duket të jetë një vazhdim i emrit të Pirustëve (Pirustae, Perustae) me një zhvillim të grupit st në sh, sikundër te fjala teshë prej lat. testa – ‘guaskë, gurracë, rrashtë, kokë’”(Ajeti, f. 148). Ky mendim i Ajetit, sikur përligj mendimin e F. Nopçës dhe të E. Durhamit se emri pirus (lat. dardhë) gjan të jetë një kalk latin i fjalës shqipe dardhë, sikundër që e provon dhe zhvillimi i tij nga forma antike në formën e tij të sotme, që u krye me mjetet gjuhësore të shqipes.

2. Etimologjia e fjalës Dardani

2.1 Sipas Hanit

Sipas اabejt, me shpjegimin e emrit dardan që dha Hahni, shpjegim që – si besojmë të ketë dalë nga shtjellimet e deritashme që u bën me sipër, - është i mbështetur mirë si materialisht, si gjuhësisht, nuk mund të maten të tjerat përpjekje që janë bërë për interpretimin e tij.

2.2 Shpjegimi i A. Fickut

Nuk munguan përpjekjet që etimologjia e fjalës Dardani të lidhet me shpjegimin e Strabonit se dardanët ishin shumë të papastër. Një përpjekje të tillë bëri A. Fick, duke u munduar ta lidhë kuptimin e saj me dardanei molunei ‘ndyn’ që ka Heziku, etimologji kjo për hir të etimologjisë, siç e përcakton اabej. Kuptimi i saj nuk mund të çohet as te rrënja indoevropiane *dhereghi ‘mbaj’, lidhje kjo që e përsërit edhe Russu.

2.3 Deçevi dhe Russu

Me shpjegimin e Hanit nuk mund të shkojnë as përpjekjet e D. Deçevit dhe të I. Russut për ta lidhur emrin dardan me gr. darda ‘bletë’, duke i cilësuar dardanët si njerëz të bletës ose si burra të heshtës, siç vepron A. J. Van Windekens. Kjo pse nuk mund të shpjegohet, sipas اabet, me apelativa të greqishtes, një emër jogrek. Megjithatë, dukuria e emërtimit të një populli nga një popull fqinjë, nuk është e rrallë në onomastikë. Për më tepër, në “Iliadën” e Hometir peonët, një fis fqinjë i dardanëve, bashkë me të cilët marrin pjesë në luftën kundër Trojës, që kufizojnë me popullin maqedon, përshkruhen si harklakuar dhe heshtëgjatë.

2.4 Etimologjia e S. Bugges


S. Bugge, sipas اabejt, lidhur me burimin e shq. dardhë mendon që kjo fjalë, si refleks i një forme bazë *g’hard-, është e afërt me gr. acras ‘dardhë e egër, gorricë, dardhë’ e acerdos ’dardhë e egër, gorricë, murriz’, d-ja e shqipes duke iu përgjegjur rregullisht -c-së së greqishtes, ashtu si në dimën: gr. ceima, ceimon ‘dimër’ të greqishtes. Ky mendim i S. Bugges ka pasur miratimin e G. Majerit, Holger Pedersenit, Norber Joklit, si dhe kundërshtimin ose qëndrimin skeptik të Boisacq, Walde-Pokorny, Friskut, F. Ribexos, etj.

2.5 Etimologjia e Karl Oshtirit

اabej, ndonëse me një përçmim, nuk lë pa përmendur edhe përpjekjet e Karl Oshtirit për t’i gjetur një kuptim fjalës Dardani te fjalët e fondit paraindoevropian të gjuhëve alarodike me fjalën mad-ari, udare ‘dardhë’ të baskishtes dhe gr. acras me lit. kriau?e e sll. kru?a, përkrahur edhe nga Grga Novak, i cili bën çmos të hedhë poshtë argumentet e Kreçmerit se dardanët, sikundër tregojnë edhe emrat: Bato, Longari, Monuni, qenë ilirë, duke gjetur jo pak shembuj, sidomos për Baton, por jo dhe për Longarin dhe Monunin. Po në këtë frymë mundohet ta rrëzojë edhe etimologjinë e Majerit se fjala Dardani rrjedh nga apelativi i shqipes dardhë.

2.6 Mendimi i اabejt


Sipas اabejt, shq. dardhë mund të jetë e afërt me fjalën kelte irland. draigen “kullumbri, dardhë e egër, gorricë (kjo prej një baze *drageno), kor. e vj. drani, breton. drean, një fjalë, shpjegimi etimologjik i së cilës nga ana e Pedersenit dhe në formë të zgjeruar nga ana e J. Vendryesit, nuk ka gjetur miratim të përgjithshëm. Krahasimi shqiptaro-kelt që po japim këtu nga ana objektive-materiale përligjet për këtë arsye, se me një anë ‘drurët e njomë të dardhës së egër, të gorricës janë plot me gjemba, në të cilat janë ndruar majat e degëve drunake’, më anë tjetër kullumbria, emri botanik i së cilës është bash ‘Prunus spinosa’: ‘gjembaçe’, ‘është mbështjellë mirë me degëza gjembaçe e të shkurtëra’.

Pas trajtimit të një vargut të tërë izoglosash kelto-shqiptare, sidomos në emrat e drurëve dhe të bimëve, që janë mjaft të numërta, sikur i japin të drejtë اabejt në punë të etimologjisë së fjalës Dardani.

Etimologjikisht, barazimi *drageno>dardhë shtron disa probleme. Së pari, po e morëm si të saktë, atëherë duhet të pajtohemi se ka ekzistuar që moti në ilirishten metateza r – a > a- r, kurse evoluimi /g/>/dh/ është i provuar për numrin më të madh të fondit indoevropian të shqipes. Megjithatë, fonetikisht është i qëndrueshëm edhe mendimi i Bugges, meqenëse evoluimin e grupit /rd/ > /rdh/ e gjejmë te një varg fjalësh të fondit indoevropian, si dhe te një numër latinizmash: khs. gr. skorda, shq. hurdhë/hudhrë, gardh (khs. sll. grad < gard), lat. surdus > shq. i shurdh, lat. veridis > ver(i)dis, khs. it. verde, shq. i verdhë. Ky zhvillim ndoqi edhe disa orientalizma mjaft të vjetër (sigurisht para depërtimit të sllavizmave dhe vencianizmave në gjuhën shqipe), si, p.sh. hordhi < ordü. Mbase nën ndikimin rrafshues të analogjisë, edhe neogreqizmi korde përjetoi evolumin /rd/ > /rdh/, siç tregon fjala kordhë. Megjithatë, shumë orientalizma, si kërdi, aor. i foljes kërmak; batërdi, aor. i foljes batërmak, nuk iu shtruan këtij evoluimi. Këtij evoluimi nuk iu shtrua edhe folja kavërdis ‘fërgoj’, etj. Po kjo mund të thuhet për fjalën levërdi, e cila mendojmë se është po ashtu një turqizëm mjaft i vjetër (me siguri shumë shekuj para se është bërë zakon të mendohet se kanë filluar të hyjnë turqizmat në gjuhën shqipe në shek. XV), sajuar nga parashtesa shqipe lë- (khs. lëbardh, lëmek, lëbyr) dhe aoristi verdi i foljes vermek ‘me dhanë’, si dhe romanizmi bastard, e cila fitoi statusin e përdorimit standard, sado që autorët tanë të vjetër e shkruajnë, ndoshta nën ndikimin rrafshues të analogjisë, si bastardh. Kur bëjmë fjalë për depërtimin e orientalizmave, në të vërtetë turcizmave, duhet të kihet parasysh fakti historik se shumë kohë para depërtimit osman, në Ballkan ka pasur dyndje të shumta të fiseve turke, sikundër janë: hunët, avarët, që në shek. VI krijuan edhe perandorinë e tyre me kryqytet Beogradin, peçenegët, bugarët, që u sllavizuan më vonë, fisi arab i saracenëve dhe shumë fise të tjera.

Prapëseprapë, mendimit të اabjet i vjen në ndihmë hidronimi i lashtë Margus (sot Morava), të cilin ne e gjejmë të dalë nga apelativi i shqipes mardhë ‘i ftohtë, i ngrirë’, siç e dëshmon edhe kënga popullore serbe: Oj Moravo, hladna vodo…Për evoluimin /g/ > /dh/ nuk është nevoja të japim shpjegime më të hollësishme, meqenëse është një dukuri e ditur tashmë e fonetikës historike të shqipes.
 
nuk esht ne shqiperi po nejse...

Tetova : nga sulmi me tet hove qe skenderbeu ja beri qyteti per ta cliruar nga turqit
 
Fjala "Dardani",nuk ka te beje me dardhen.Eshte kodik i shprehjes se vjetersise se kesaj race.Ka te beje me fillimin njerezor.+ka te beje me bujqesine.Persa i perkete "g" dhe "dh" ata kane kodike krejt te ndryshem nga njera tjetra ne shqipe.Nji gje kane te perbashket,qe jane te kundert te njeri tjetrit.Formimi asht shume me i thjeshte se sa mendohet.Kodi me i rendesishem i gjuhes shqipe asht "g",pastaj vjen "z",dhe me radhe "dh" dhe "s".Ndersa per zanoret kodi me rendesishem,esht "o".Ne teorine time te vertetuar me njesite e 7 gjuheve( ne mijera njesi),tre nga te cilat te ashtuquajtur indeoeuropiane dhe tre te tjera jane jashte euro-indise keto kode perputhen plotesisht.Fjale te tera bile matane oqeanit perputhen deri 100% me shqipen pa i ndryshuar.Raste ka kur transferohet kuptimi baze por me nji performance tjeter si P.sh. ne nji gjuhe te indianeve matane oqeanit,fjala "Mira" kupton "bukur".

Ndersa ceshtjet e formave te jashteme sic jane p.sh perkufizime te tilla si Turqizmat.te gjitha vijne si rezultat i moskuptimit te kodeve gjuhesore.Per nje gjuhetar si Cabej,une habitem si nuk i ka kuptuar.Vetem gjuha Shqipe i ka te hapura ato,i ka te zbuluara.Gjuhet e tjera si te reja e me te reja i fshehin.Ne gjuhet e tjera,shumerrokshi devijon theksin kodiko-llogjik,pra asht shum me i veshtire zberthimi.
dhe ...Fiset avare s'mund te mendohen se jane fise turke,por edhe nese jane te tille kjo nuk sjell pike ndryshimi ne lidhjet gjuhesore.Ndersa per bullgaret kjo asht shume e dyshimte.Bullgaret mund te kene dicka me mongolet,por une i shikoj nje mundesi te sllavizimit te maqedonsave -ilire.Megjithate keto jane vogelsira gjuhesore te koheve shume moderne.Keto jane vetem atribute pronesore qe gjuhet duan ti japin njera tjetres,ne te cilat nuk kane rendesi se si asht ndertuar vete njesia gjuhesore,nga se ka ardh ndertimi i saj.Keto bile kane penguar qe kjo te kuptohet dhe te zbulohet.Kanalizimi i kerkimit shkencor ne nji drejtim te tille,harxhimi i shume forcave mendimore ne kete drejtit te kote ndoshta asht bon qysh heret per vetemkete qellim.E rendesishme asht ajo qe se si njerezit kane ndertuar njesite gjuhesore dhe jo se kush i ka ndertuar ato,ose cfare lidhje kane ato me njera tjetren..Se kush i ka ndertuar ato si emer i pervecem ,nga greket,nga latine...etj s'ka pike vlere,vetem sjell nje mburrje e cila asht e pavlere njesoj si pronesia.Te njeten gjekoti do te arrinim edhe po te thoshim vetem kete:qe kane origjine shqiptare.Asgje s'do te kishim fituar,si ne qe jemi Shqiptare ashtu dhe njerezimi ne pergjithesi.Ne duhet te dime pikerisht se si jane ndertuar ato.
Cabej shikon vetem nji ane te formimit gjuhesor si gjithe te tjeret,per fat te keq shikon anen me te kote te saj,krahasueshmerine.Dhe nuk asht i vetem ne erresiren gjuhesore te shekullit te kaluar por qe fatkeqesisht vazhdon me ndryshimet me te rendesishme vetem nga autore me origjine shqiptare ku spikatet Matheu Aref.Vetem nji Shqiptar do te beje zbulimin e madh te kodeve gjuhesore.Gjuhesia po vuan mendjelehtesine e keqdasht te njerezeve te cilet merren me studimin e saj,nen sundimin e njerezve qe merren me mbulimin e saj.
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Etimologjia e toponimeve ne Shqiperi.

D'ar'd'an'=nuk behet fjale vecse per njerezit e arave,te cilet i punonin ato,te cilet e njihnin mire bujqesine.Kjo "ar" eshte fusha e sotme e Kosoves.Vendosja e kodikeve gjuhesore ne emrat e frutave ka nje linje tjeter percaktuese,e cila ne pergjithesi ne gjuhen shqipe ndjek formen gjeometrike te tyre.Mendoj se percaktimi "dardhe" eshte me i mevonshem ne kohe se percaktimi "ara" si dhe percaktimi pronesor i saj "t'ar=d'ar",T'ar'jan=T'ar'dan=t'ar-tan.Ndersa ne percaktimet e emrave te instekteve,ne shume raste ndjek zhurmen leshuese te tyre,Mi-ze,Mi(e vogel),Z-tingulli leshues,e-mikrombarese mbyllese levizes,ujke=u i ke,u-tigulli fonetik i klithmes se ujkut,grereza=g're'+re'z'a.Grereza ka bukur dy kodik,ate gjeometrik-formen "g" te ndertimit natyror te saj,dhe ate fonetik-tingulin leshues te saj "z". e tjera.Ndersa ne emrat e objekteve qe kane lidhje me token,ndiqet ne linje tjeter ndertimor ku nderthuren elemnte te jtre plus te mendimit abstrakt.
 
Titulli: Etimologjia e toponimeve ne Shqiperi.

Athina
A thone
Asht Thone
Eshte Thene




Kronos
Kroi
Burim
( Jo kohe si thone grekerit)

Aleksander
A lind si nander
Asht lind si nander
Eshte lindur si ne ender


Atlandis
At land
At landes (angleset Land=toke por dhe Lënda)
Baba toke=Atdhe



Argjentina
Ar gjen ti ne? (Se eshte per gallate)
 
Athina vjen si emer nga vullkani Etna ne Sicili (Sy celi) dhe ky vullkan e ka emrin prej fjaleve Ati yne (Zoti yne, pasi njerezit i besonin vullkanit)...
Atlanda vjen si emer nga fjala Vendlindja...
Aleksander do te thote Djale kryesante (Djali kryesore, i pari i vendit)...
Kroni vjen si fjale nga Pjekroni (Pjekuria, babai i Dijes)...
Argjentina pershkruan vendendodhjen e Vargj Andes (Vargu i maleve "Andes", "Ane detit")...
Saranda quhet si Saharan dy (Sahara e dyte)...
Delvina eshte ne latinisht e thene D' elbina (Di Albania, Shqiperia)...
Fieri permban emrin e Aferdites (Afierdita)...
Tepelena eshte nga fjalet Djep e luanit (Djepi i luanit)...
Berati eshte nga fjala Arberati (Arberathi, arberuthi, Arberushi)...
Permeti vjen nga fjalet Djeper mathti (Djepi i madh)...
Durresi vjen nga fjala Dhurresi (Dheu, Toka) ku edhe emri Epidamnos vjen nga fjalet Djepi i dhamnos (Djepi i Dheut)...
Tirana vjen nga fjala Terreni (Toka)...
Pogradeci vjen nga fjalet Poshte Ohrades (Poshte liqenit te Ohrit)...
Ohri vjen nga fjala Bokri (Bukuri)...
Korca vjen nga fjala Bukorca (E bukura, vendi i bukur)...
Vlora (ndryshe Vlona) vjen nga fjala Vendelindja...
Dibra eshte edhe kjo ne latinisht e thene Di arbra (Arberit)...
Tropoja vjen nga fjalet Trimat e Pejes...
Prishtina vjen nga fjalet Parisi tone...
Prizreni vjen nga fjalet Parisi i rin (Parisi i ri)...
Manastiri vjen nga fjalet Menja e shenteruar (Mendja e shenjte)...
Janina vjen nga fjalet Joni yne (ne krahasim te liqenit me detin Jon)...

...e shume e shume te tjera qe per fat te keq shqipetaret nuk e vrasin mendjen fare!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top