Eshtrat e tmerrit të tankistëve

Tuana

Nada é por acaso!
f1_18eshtra1366310568.jpg



Eshtrat e Kurt Knispel, i njohur ndryshe në vitet e Luftës së Dytë Botërore si “tanksiti snajper”, u gjetën në një varr masiv të ushtarëve nazistë në Republikën اeke. Eshtrat e tij u gjetën në një varrezë masive të ushtarëve nazistë në Republikën اeke.

Tankisti Knispel ishte tmerri i kundërshtarëve në fushë-betejë. Ai me tankun e tij ka regjistruar të paktën 168 kundërshtarë të rrëzuar, ndërsa raportimet thonë se ky numër shkon deri në 195 të tillë.

Pikërisht aftësia e tij në drejtimin e tankut dhe eliminimin e kundërshtarëve e bënë të famshëm mes trupave naziste. Nisur nga këto aftësi ai nuk ishte “një ushtar i thjeshtë nazist” dhe eprorët e toleronin shpesh në paraqitje.

Ai mbante mjekër dhe flokë të gjatë dhe disa herë ishte në qendër të zënkave me eprorët, madje në një rast raportohet se kishte goditur një oficer pasi ky i fundit po keqtrajtonte një ushtar rus të zënë rob.

Pikërisht sjellja e tij e pengoi atë të ngjiste shkallët e karrierës, madje kronikanët e luftës jo rrallë herë shkruajnë se Knispel ua faturonte shokëve të betejës sukseset që i arrinte vetë. Flitet se në një rast ai kishte eliminuar një tank sovjetik nga 3 mijë metra distancë.

Ai u plagos rëndë dhe më pas vdiq 10 ditë nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore në moshën 23-vjeçare./kh.n/
 
Back
Top