Eshtë 104 vjec, por ka një profil në facebook

Hard Styler

ђєค๔ђยภtєг
SOPOTON
- Eshtë 104 vjec, dhe duhet të jetë përdoruesi më i vjetër i rrjetit social facebook.
"E vërteta është se unë kam lindur në 1908, por nuk i fsheh vitet e mia, megjithëse Facebook nuk më lejon për disa arsye, të vendos kohën e lindjes në vitin 1908. Përse? Moshat e vjetra nuk kanë të drejtën e pjesëmarrjes në rrjete sociale? Siç mund ta merrni me mend, është e pamundur që unë të shkruaj vetë në këtë sistem. Për këtë arsye, nipërit e mi më informojnë dhe më ndihmojnë dhe nëpërmjet tyre unë jam në gjendje për të marrë pjesë." Këto fjalë shkruan 104 vjecari në profilin e tij, ku ka postuar edhe një foto të kohëve të fundit. Sipas informacionit në fb, Leonidas Panoutsopoulos, jeton në Sopoton, Akhaia, është i ve, ka fëmijë, nipër e mbesa dhe nëntë stërnipër e stërmbesa, më i madhi nga të cilët e ka kaluar moshën 30 vjeç. Nga ajo që duket, 104 vjecari është shumë popullor dhe ka më shumë se 270 "miq" virtualë, të cilët bëjnë “like” për të gjitha postimet e tij.
balkanweb.com
 

Attachments

  • 49537.jpg
    49537.jpg
    28.8 KB · Shikime: 3
Pe: Titulli: Eshtë 104 vjec, por ka një profil në facebook

270 ? ky paska mbi 2100 friends :D

po dhe ti sa shpejt qe e kerkove ne Fb, moj e uruar:P:P

---------- Post added at 13:47 ---------- Previous post was at 13:45 ----------

ne kete moment paska shkuar 2116.. do e kene bere add keto te forumit:LOL :LOL
 
Pe: Eshtë 104 vjec, por ka një profil në facebook

Po une qe skam fb..si mund te jem uptodate me plakun? LOL LOL LOL
Zoti me ruajte nga gjerat e kota.. :)
 
Back
Top