Ese

Nostra_22

Anëtar i Nderuar
Në këtë temë mund të postojmë dhe të lexojmë ese, shkrime dhe analiza të ndryshme, me ose pa objekt, me ose pa subjekt,të cilitdo anëtari. Krijime të një casti, të asnjë arsyeje apo qëllimi, të një mllefi apo një brenge. Shtrat i ngrohtë për cdo talent që dëshiron të afirmojë apo jo veten.
 
Last edited by a moderator:
Brezi 80'

Qëllimi i kësaj letre është drejtësia që duhet t'i kthehet një brezi. Brezit që na përket ne, të lindurve në fillim të viteve '80 (një vit më shumë një vit më pak nuk ka rëndësi). Ne që shtëpitë e blera nga prindërit tanë i shohim sot të kushtojnë tridhjetë apo dyzet herë më shumë. Tani që ka hyrë në modë financimi nëpërmjet bankave jemi aq të zgjuar sa ta kuptojmë që kush guxon ta blejë këtë shtëpi do paguaj interesat ndaj bankës të paktën deri sa ai vetë të jetë bërë gjysh...

Luftën partizane, ne, nuk e kemi bërë, as zbritjen në Hënë nuk e kemi parë, nuk kemi jetuar miqesinë me popullin rus ose kinez dhe kujtesa jonë historike fillon pak a shumë me Botërorin USA 1994. Duke qenë se nuk kemi bërë ndërtimin e hekurudhave dhe aksionet e zboret shpesh na thonë që s'dimë se cfarë është lodhja...askush nga ne nuk mërzitet se na thonë edhe që nuk kemi ideale sepse lexojmë shumë më pak libra se prindërit tanë. Gjithësesi e kuptojmë politikën shumë më mirë se prindërit tanë (të paktën ne nuk shkojmë më per të votuar).

Të shumtën e rasteve Plaku i Vitit të Ri nuk na sillte çfarë dëshironim, por sot e kësaj dite më të mëdhnjtë na përsërisin se ne i kemi patur të gjitha, edhe pse janë ata më te vegjëlit se ne që me të vertete i kanë te gjitha (por atyre asnjeri nuk ju thotë gjë).

Jemi brezi i fundit që luajtëm me peta, me karroca me kuzhinjeta, e ka kush e ka, pas-spres dhe në të njëjtën kohë të parët që mësuam të luajmë me Play-station, Nintendo (kush nga ne nuk i ka urryer të paktën një herë mustaqet e Mario Bross.)dhe në të njëjtën kohë të parët qeë panë kukllat me ngjyra në televizor dhe shkëmbyen makinat Turbo.

Kemi veshur pantallona të gjëra, të ngushta, kauboj , të grisura dhe të zhubrosura (sepse moda kështu urdhëronte). Tutat e para që kemi veshur ishin blu me vija të bardha por në rrugë s'para i vishnim edhe pse ishin të rehatshme sepse kjo donte të thoshte se ti ishe fshatar.

E kemi kaluar shkollën fillore duke shkuar atje edhe të shtunën ndërsa për të ndejtur pak vonë darkave në fundjavë u shpiknim prindërve se do flinim tek shokët. Ende nuk e kemi kuptuar se ku në fund të fundit përfundonim pasi edhe shokët e tjerë perdornin të njëjtin justifikim ndaj prindërve të tyre. Nejse, në fund të fundit mbetemi ata që për të fundit u çonim lule mësuesve për 7 mars dhe të parët që u çonim dhurata të shtrenjta që t'na kalonin klasën. Shkonim në shkollë për Shën Valentin dhe nuk bënim mësim duke bredhur rrugëve single. Kemi aplikuar si studenta jashtë shtetit dhe kemi parë sesi mund të bëhesh arkitekt, historian dhe mjek me provime të blera.

Etiketa që kemi patur pas shpine ka qenë ajo e "Brezit të shthurur" dhe për shumë kohë kemi qenë viktima të telenovelave dhe telebingove. Ngushëlloheshim pak duke parë Beverly Hills (atëhereë, se po ti shohësh tani vë duart në kokë). Disi më të rritur u ndiem kur filluam të ndiqnim Daçson Creek (edhe pse nuk e kuptonim pse pikërisht ky personazh ishte kryesori në film)

Kemi qarë për Lady Oscar, jemi zgërdhyer me arushin Tao Tao dhe me aventurat e Nils Holgersonit, kemi ëndërruar të kishim një skuadèr si ajo e Holly dhe Benjit dhe jemi futur në dilemat më të thella rreth çështjes nëse Mila dhe Shiro në fund fare shkojnë në krevat apo jo. Jemi gjenerata që kemi parë Ardit Gjebrenë të paraqitet si këngëtar dhe më vonë ta shohim veçse tek Miss Albania dhe jemi ne që kemi parë e bërë këngët e para rrep shqiptare (e ka kush guximin ti dëgjojë përsëri?)

Jemi të parët që mësuam të punojmë si kamarjer nëpër lokale dhe jemi po neve që i kthyem këto lokale në shtëpi të dytë (ose më mirë të parë pasi ende sot kush rri më shumë se disa orë në shtëpi). Jemi ata që prenotonim ditëlindjet nëpër disko dhe ata që merrnin parfum me vete pasi kur dilnim prej andej qelbeshim era duhan. Jemi brezi që i pari shijoi pub-et e hapura që në 10 të mëngjesit dhe ata që ende nuk e kuptojnë ku është ndryshimi në Shqipëri mes pub-it dhe diskos. Filluam ne ti pinim cigaret e para hashash dhe të gjithë na tregonin me ndot si mallista, ndërsa sot nqs nuk je ekspert bari askush nuk të perfill më.

Gjithmonë na kujtojnë se ç'ka ndodhur para se ne të lindnim, sikur brezi jonë nuk ka asnjë djeni për ngjarjet historike.

Jemi të parët që i pamë prindërit tanë të fusnin para nëpër firmat piramidale dhe mesa duket jemi po ne që u habitëm (ata e morën me qejf) sesi mund të fitohen kaq shumë lekë pa punuar fare. Për faj të më të mëdhenjve, ata që na përsërisin se ne nuk lexojmë aq saç duhet, përjetuam '97, pamë sesi digjej atdheu jonë dhe mësuam që i trembim kaq shumë popujt e tjerë sa shpesh herë na lenë të mbytemi në det. Ishim ende të vegjël dhe na përsërisnin se paraja çan kudo kur na dhanë makinat e para dhe filluam të falsifikojmë patentat.

Mësuam se çfarë është terrorizmi por asnjëri nga ne nuk e mban mend rënien e Murit të Berlinit. Pamë sesi Bill Clinton shkëmbente pikpamje gojore me segretaren e tij dhe sesi një popull që aq shumë na ngjante përzihej nga vendi i vet. Brezi jonë e ka parë dhe në disa raste na kanë dërguar në luftë pasi ushtarët në këto vende thuhet se marrin rroga të mira. Kemi ulëritur edhe ne se Europa është e mrekullueshme por e kemi parë edhe të vështirë kur nëpër ambasada e kufinj kemi kaluar netë të tëra pasi kompiuterat ishin të prishur.

Jemi brezi i fundit që shijuam kasetat që kur prisheshin i rregullonim me stilolaps dhe brezi parë që u hodhëm me krahëhapur nëpër Cd e internet. Hanim hamburger dhe ne për të parët mësuam sesi mund të ndryshojë emri edhe pse shija është po ajo (sufllaqe, doner etj.). Kemi pirë aq shumë Cola dhe ishim ne që shpikëm poncin me qumësht (kishte një ngjyrë portokalli shumë të lezetshme). Jemi ne që dilnim nëpër lokale vetëm me lekët për kafe dhe përsëri ne që ndiheshim të pasur kur këto lekë na mjaftonin për të marrë një biter. Përsëri ishim ne të fundit që shijuam shëtitjet rreth bulevardit dhe të parët që provuam bukosjen nëpër lokale. Brezi jonë u edukua me cigare slims (ato të hapurat) dhe jemi brezi i fundit që përdor ende shkrepsen për ta ndezur.

Brezi jonë që vit pas viti shpreson tek kualifikimet e kombëtares shqipëtare dhe që preferon të ndjeki kampionatin italian pasi ai shqipëtar është i gjithi i shitur. Të parët që provuam turpin e të qënit shqipëtar por jemi përsëri ne që bëhemi si grifsha nëse dikush prek nderin e vendit tonë.

Të fundit që pushimet e verës i shijonim nga qershori në shtator dhe të parët që e kuptuan se vera e vërtetë është 15 ditët e para të gushtit. Të parët që panë Durrësin e pushtuar nga vëllezerit kosovare gjatë verës dhe të fundit që i mbajnë mend kabinat prej kompesate në plazhërat e Jugut. Të fundit që mbajtëm përparësen në fillore dhe të parët qe e kuptuam se veshja e bukur dhe sidomos makina të japin tjetër pamje përpara një vajze.

Po ti kthejmë sytë prapa pyesim veten si kemi mbijetuar vallë? Nuk kemi patur celulare dhe msn. Iknim në shkollë me çanta plot me libra dhe askush nuk na jepte më shumë se nje byrek 200 leksh në drekë. Mjeti jonë i komunikimit ishte telefoni i shtëpisë dhe kur e bllokonim për orë të tëra të paktën një herë në muaj kishte sherr në shtëpi për faturën telefonike. Ndonjëherë mbyteshim me ëmbëlsira por nuk ndiheshim mbi peshë dhe as që e kishim idenë se ç'ishte dieta. Më e shumta që mund të ndodhte ishte që dikush të ishte pak topçe, po puna merrte fund atje. Nga e njëjta shishe pinim 15 veta dhe asnjeri nuk u infektua ndonjëherë. E vetmja gjë që ndodhte ishte që ti hidhnim morrat njëri tjetrit në shkolla e kopështe por mamatë rregullonin gjithshka me ato krëhrat e tmerrshëm. Kur lidheshim me dikë, pak si me turp, ecnim rrugës dorë për dore,ndonjëherë edhe putheshim, edhe pse po t'na shihte ndonje vëlla ose baba thuhej se do t'na vriste. Po ja që mbetëm gjallë dhe të dashuruar...dikush sot edhe është martuar.

Counter strike e mësuam kur brezat e rinj kishin lojrat më të zhvilluara elektronike. Ndërkaq ne jemi rritur me kompiterat me marshën e zezë dhe butonin e kuq (më lojë e shpifur!). Nuk kishim as 200 kanale televisive, as dolby surround, as dvd e as wireless po gjithsesi kënaqeshim dhe bënim me të vërtet pallë. Nuk kishim fiksimin e adoleshentëve të sotëm për veshjet firmato por ama kur bënim dashuri zhveshur as që na shkonte në mend se moda është kaq e rendësishme. Djemtë ishin gjithmonë si të fortë por kur dashuroheshin bëheshin më të urtë e të ëmbël se qengji. Kurse vajzat na torturonin duke i ndjekur kudo, vetëm për një qèllim: ti propozonim pak dhe t'ju ofronim një kafe.

Kemi patur liri, dështime, suksese dhe përgjegjesira...pak e nga pak edhe ne jemi rritur!

Ti je njëri prej nesh? Urime atëhere!
!
 

Attachments

  • tirana3.jpg
    tirana3.jpg
    54.1 KB · Shikime: 102
Last edited by a moderator:
Tek forumi i vjeter ky tekst ka qene i paraqitur dhe me nje video ne youtube... E ke gje nostra?
 
Tek forumi i vjeter ky tekst ka qene i paraqitur dhe me nje video ne youtube... E ke gje nostra?

Kujtese te forte paske CoNNecT

Video ja ku eshte

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Last edited by a moderator:
Heshtja E Intelektualit

Sipas Vaclav Havelit "Bota, e rrethuar nga kanosje pafund dhe mesa duket e paaftë ti përballojë ato, kërkon që intelektualët, njerëzit që kuptojnë dhe dinë se çfarë duhet bërë për këtë botë, të nisin ta ndikojnë jetën politike". A është
Havel një moralist sentimental i pakurueshëm? A mundet që intelektuali ta ndikojë jetën politike? Së pari kush është intelektuali?
"I pari ishte logos- mendimi i shprehur" thotë Bibla që në frazën e saj të parë. Duke i atribuuar mendimit të shprehur ngjizjen fillestare të materies. "Truri është materia që e ka fituar koshiencën e vetvetes" vijon një postulat më i arritur se ai i Marksit, i cili përcakton mjetin e punës të intelektualit, trurin, me produkt final logos-in e Biblës, mendimin e shprehur konstruktiv.
Sipas Said–it intelektuali është "autori i gjuhës që përpiqet t'i thotë të vërtetën pushtetit"; sipas cinikut Benjamin një "karakter destruktiv, i cili kërkesën për ajër të pastër dhe hapësirë të lirë e ka më të fortë se ndjenjën e urrejtjes"; sipas Adorno-s, për të cilin Ajnshtajni nuk ishte intelektual kur formulonte teorinë e relativitetit, por vetëm pasi nisi diskutimet për përgjegjësitë morale të fizikanit para njerëzimit, "intelektuali është një person me aftësi krijuese dhe abstraguese, kurrsesi indiferent ndaj zhvillimeve shoqërore". Duke shtuar thënien e Konfuci-t se "i ditur është ai që pranon se nuk i njeh ato që nuk i njeh dhe që i bind të tjerët për ato që njeh", intelektuali rezulton cilësi dhe jo sasi, krijues dhe abstragues, pajtues dhe qytetar, diskutues i themeleve të së sotmes për arritjen e impaktit pozitive të së nesërmes. Detyrë e tija nuk është konstatimi si është, por sugjerimi si duhet të jetë; nuk është zbulimi si funksionon, por sugjerimi si duhet të funksionojë. Roli i tij nuk është ai i reagjentit, por i katalizatorit që frenon reaksionin kur ai bëhet i egër dhe e përshpejton kur mbetet në vend. Si i tillë intelektuali nuk është në opozitë me partitë dhe shtetin, por me gabimet dhe mangësitë e partive dhe shtetit.
Këto përkufizime përjashtojnë nga kategoria e intelektualit të mirëfilltë "intelektualin organik" të Antonio Gramsci-t "të lidhur organikisht me partinë që ja nënshtron idetë dhe bindjet analizave kolektive të partisë". Si i tillë, "Intelektuali organik" nuk mund të ushtrojë kryefunksionin social të intelektualit, kritikën e lirë të cilën Habermas e quan "publicitet kritik", pasi "centralizmi demokratik" nuk e lejon atë të ngrihet mbi vendimet e partisë edhe kur ato bien ndesh me bindjet e tija personale. Rasti i KOP-it të PD-së dhe sprova e pasukses e PS-së për krijimin e një think-tank-u të përafërt, dëshmon se oponenca e pavarur nuk ka mundësi të funksionojë brenda strukturave partiako/ shtetërore shqiptare. Paralelja think tank KOP- Komitet i Orientimit të Politikave, që u fik menjëherë pas zgjedhjeve, me simotrën franceze think tank COP- Comité d'Orientation Politique, i cili funksionin e plotë e nisi pas zgjedhjeve, e ilustron mirë dallimin e strukturave europiane nga ato shqiptare.
2. Një nga gabimet e pafalshme të perëndimit ishte që pas Big Bang-ut komunist i plazmoi ish vendet komuniste pa ndjenjën dhe fantazinë e Marshall Plan-it amerikan. Duke u transplantuar me ngut atyre një sistem ku ekuilibri demokratik do arrihej thjesht nëpërmjet pluripartitizmit, pa treguar asnjë kujdes për mekanizmat rregulluese. Duke harruar historinë e tija të dy shekujve më parë kur demokracia lindi nga "publiciteti kritik" intelektual dhe jo pushteti, aksiomë e të cilit është « l'état c'est moi- Shteti jam Unë".
Perëndimi investoi keq dhe pa kontroll në medie, rrëmujshëm në Shoqërinë Civile dhe aspak për mendimin e pavarur intelektual. Pa e kuptuar se përgjigja e drejtë e pyetjes "më mirë një Sokrat i uritur apo një derr i ngopur?" është "më mirë një Sokrat i ngopur". اelësin e suksesit ai e kërkoi tek këputja formale e vazhdimësisë, ndërkohë që liqeni i acartë i komunizmit të vitit 45, në vitet 90 kishte degjeneruar në një moçal të populluar nga fantazmat xombe: nga egërsia, nepotizmi, klanet dhe mungesa e skrupullit.
Europa Qendrore me zhvillim qytetar, përkatësisht me ekonomi dhe kurajë qytetare, u vetplazmua lehtë. Europa Jugperëndimore e MAP-it, mënyrës aziatike të prodhimit, përkatësisht sistemit ekonomiko- social bizantin, vijimit të tij osman dhe komunizmit, të quajtur nga Pol Lemerl "Bysance après Bysance- Bizant pas Bizantit", pati një plazmim hibrid. Veçanërisht Shqipëria e komunizmit totalitar ku plazmimi morri trajtën e një bimonizmi vir, ku njëra anë e binomit ishte tërësisht e paketuar nga punishtja komuniste ndërsa ana tjetër pjesërisht.
"Nuk dëshiroj të më vini më në zyrë për grindjet e juaja" më hoqi vërejtjen Ministri i Brendshëm Gjerman pas shkapërfytjes me zhargon Brake të liderëve shqiptarë në zyrën e tij. "Ju lutem mos u zini se keni nevojë për unitet" më tha të nesërmen Kryetarja e Parlamentit Gjerman Rita Sûsmuth pas seancës së dytë të shkapërfytjes në rezidencën e saj. "Vëllezër duajeni njeri tjetrin, në të kundërt nuk do t'ju dojë askush" u lut zemër-dredhur Nënë Tereza pas vizitës në Shqipëri. Mirë do të qe.
3. Në një leksion me përfaqësuesit diplomatikë, Presidenti Roman Hercog ngulmoi në thënien "Janë të domosdoshëm debati dhe kundërshtia, janë të domosdoshme pyetjet dhe hipotezat e intelektualit të pavarur. Në të kundërt Gjermania nuk mund të ecë para". Në pushim ai mi quajti ato "kondita sine qua non për funksionimin e demokracisë reale". Pyetja ndaj vetvetes "po për ne nuk qenkan të domosdoshme këto?", më çoi në kundërshtinë e mendimit në qarkullim se intelektuali shqiptar tashmë e ka humbur funksionin dhe është zëvendësuar suksesshëm nga politikani dhe analisti rrogëtar. Mendim ky për mua jo vetëm i gabuar, por amoral dhe me pasoja tepër të rënda për kombin.
"Kur ka shumë brutalitet intelektualët druhen... Diskutimet janë shumë të egra dhe i heqin çdo dëshirë intelektualëve të marrin pjesë në të" e justifikon këtë heshtje Kadareja. Me një fjalë si në komedinë e Shekspirit "Shumë Zhurmë për Asgjë". Rrjedhimisht një problem që do zgjidhej lehtë nëse intelektuali nuk do të ishte aq sqimatar dhe do përvishte mëngët. Po sikur problemin ta kundrojmë nga e përkundërta, nga koka dhe jo nga bishti? Përse intelektuali nuk u kthye në "vox popoli- vox dei, në zërin e popullit- zërin e Jehovës" për ta ndaluar këtë egërsi dhe brutalitet ? Përse intelektuali nuk e zëvendësoj binomin stadiumoid të politikës "ne-ata" me përemrin "ne"? Cilat janë shkaqet e heshtjes dhe dorëjashtësisë së intelektualit, objektive apo filistino-subjektive?
Heshtja e intelektualit gjatë periudhës së mizorisë komuniste pa asnjë mëdyshje që është objektive. Komunizmi e preu egër dhe deri në rrënjë filizin e mendimit të pavarur intelektual që kishte nisur të bleronte në vitet 20-30. Që në '45 kur pushkatoj dhe burgosi 43 deputetë të pavarur dhe intelektualë, që në '51 kur pushkatoj dhe burgosi 22 intelektualë të pafajshëm. Ligji "në raste të veçanta gjykimi bëhet pas ekzekutimit të vendimit" krijoi frikën primogjenitare për jetën dhe e copëtoi shoqërinë në atome, e shumta në molekula mendimi opozitar. Në '68, kur falë mendimit intelektual çek lindte Pranvera e Pragës, intelektuali shqiptar futej në burg po të lexonte çekun Kundera. "Mirë e gjeti, pse llapi" gjykonte rruga e ndërsyer nga diktatura. Duke barasvlersuar pexhorativin "llapi" me guximin për t'ju kundërvënë së keqes. Këto dhe kultivuan genin e frikës dhe e implantuan këtë gen në ADN-në e intelektualit. "Do lindin gjeni, por në emër te barazisë se kazermës do zhdukim mendimin e pavarur" e parashikonte me saktësi Kasandre këtë tip socializëmi heroi socialist i Demonëve të Dostojevskit.
Filozofija e "shkopit dhe bananes" vlen edhe për intelektualin: Sipas eksperimentit të Milgramit "shumë pak njerëz, pavarësisht nga inteligjenca dhe kapaciteti i tyre intelektual, janë të aftë ti rezistojnë urdhrave në kundërshtim me standardet e tyre bazikë moralë". Nëse ky eksperiment vlen për intelektualin e Universitetit të Yale-s nuk mund të mos ketë vlerë edhe për intelektualin shqiptar. Nuk mund ti kërkohet kujtdo që për hir të idesë të pijë gotën e helmit si Sokrati, të digjet në turrën e druve si Xhordano Bruno a të pushkatohet si deputeti Kokoshi. "Epur si muove"-n e famshme të Galileut e dëgjoi vetëm Galileu i cili e shqiptoi atë pa zë.
Ndërkohë geni i frikës dhe tradicionalizmi i dorëjashtësisë nuk i përket thjesht së shkuarës, por rrezikon të ardhmen. Konfuci dhe Aristoteli, Makiaveli dhe Thompson, Lottes dhe Habermas theksojnë dhe ritheksojnë se në mungesë të oponencës civile, të publicitetit kritik, pushteti synon instinktivisht drejt absolutizmit.
4. Intelektuali shqiptar e gjeti aftësinë për ta shprehur lirshëm mendimin e tij të lirë në "periudhën heroike" të viteve '90. E cila, për hir të vërtetës, nuk ishte dhe aq heroike: Tigrit në grahmat e fundit edhe i bihet me shkelm, madje më me forcë nga ata që për së gjalli ishin me tigrin. Kuraja intelektuale shqiptare e viteve '90 nuk mund të krahasohet kurrsesi me kurajën e "Klubit Petِfi" që ndezi flakën e revolucionit hungarez të '56. Si i tillë për tu shqyrtuar mbetet vetë qëndrimi i tij pas rrëzimit të shtatores së bronztë të diktaturës.
Pas '90 intelektuali u rikthye sërish i pasigurt, i çorientuar, në mes të një deti të errët ku nuk arrin të shohë fenerin ndriçues. Pa e kuptuar se falë kapacitetit mendor dhe moral fener ndriçues duhet të jetë ai vetë. Si e tillë kriza e identitetit të shoqërisë shqiptare në radhë të parë është kriza e identitetit të ndërgjegjes së tij sociale, kriza e intelektualit.
Intelektuali hesht për problemet sociale, hesht për problemet ekonomike, hesht kur politika ripërsërit në pafundësi refrenin bimonist "atje nxin një gjë e bardhë- atje zbardh një gjë e zezë". Hesht në vend që të shprehet me forcë se "e bardha-zbardh dhe e zeza-nxin". Duke u dhënë shkas të tjerëve ta kundrojnë si të ardhur nga një botë e shkuar dhe e perënduar, të paaftë për t'iu përshtatur ekonomisë së tregut, si "velë të një anijeje që tanimë punon me avull" siç vëren me trishtim Ardian Vehbiu. Përse intelektuali nga opinion maker- gatues opinioni u rikthye në "pesimist pragmatik"? Duke e zbritur "Jo"-në e tij kritike tavolinave të kafeneve. Duke e kthyer të tërën në një shaka makabre xombësh, ku njëra gjymtyra e prerë e trupit vajton trupin e vrarë.
Sipas stereotipit sociologjik "intelektuali nuk i nënshtrohet presioneve sociale, financiare, dhe politike. Ai i qëndron besnik fakteve dhe bindjeve të tija". Vërtet?
"Përrallë dimri" do ta quante Heinrich Heine këtë stereotip. Ndërkohë presioni material është maksimal; presioni i administratës, riprodhueses rutinore të logjikës së pushtetit, i pamasë; intoleranca ndaj "publicistikës kritike" e kudo-gjindshme. Dhe ç'është më e trishtueshmja pushteti ekzekutiv, i cili tradicionalisht synon drejt subordinimit të 3 pushteteve të tjerë, nuk arrin të kuptojë se busull për korrigjimin e rrugës është "pushteti i pestë", pushteti moral i arsyetimit intelektual i cili do ta kishte desintoksikuar nga toksinat që komunizmi i depërtoj në damarë, do ta kishte frenuar vulgaritetin politik, do t'ja kishte qartësuar dhe zgjeruar vizionet ekonomike, sociale dhe politike.
4. Arsyeja kryesore e heshtjes së intelektualit së pari duhet kërkuar tek mosgjetja e "unit" në realitetin ekonomik shqiptar: "Terapia e Shokut dhe Shoku pa Terapi" ishte titulli i artikullit tim të '92 për zbatimin amator të neoliberalizmit të Milton Friedman-it që skartoi pjesën dërmuese të intelektualëve të brezit të parë dhe pa përjashtim tërë studentët që përmbysën diktaturën. Autobusi ekonomik i '92 u mbush me shpejtësi me antikomunistë të flaktë- ish anëtarë të partisë komuniste dhe bëzhdile: me politikanë dhe shoferë maunash, aparatçikë dhe brigadierë, sekretarë partie dhe shitëse.
Brezin e dytë intelektual, atë të diplomantëve të rinj me nocione perëndimore, e skartoi dhe po e skarton orteku piramidal i '97. I cili me ndërrimin e pushtetit bashkësolli triumfin e mediokritetit partiako-burokratik: state capture- kapjen e shtetit, klanizimin dhe nepotizimin e skajshëm. Duke e shpënë Shqipërinë, siç shkruan "Southeast European Politics", "Not from plan to market, but from plan to clan- jo nga ekonomia e planifikuar në treg, por nga ekonomia e planifikuar në klan".
"Pyetjes sa bëjnë 2 + 2 konkurrenti i parë ju përgjigj 4, i dyti 22 dhe i treti sa dëshironi ju. Kush e fitoi vendin e punës, i treti? Jo, konkurrenti jashtë konkursit, kushëriri i titullarit. ا'farë është kjo? Anekdotë, meritokraci, nepotokraci totale? ثshtë thjesht esenca e qerthullit vicioz: "Që të konsolidohet demokracia duhet që të zhvillohet jeta social-ekonomike; që të zhvillohet jeta social-ekonomike duhet që të tërhiqet mendimi i elitës intelektuale; që në jetën social-ekonomike të tërhiqet mendimi i elitës intelektuale duhet që të jetë konsoliduar demokracia". Rrethi i maces që kafshon bishtin e saj dhe ulëret nga dhimbja pa e kuptuar se ka kafshuar bishtin e saj mbyllet bukur-mirë.
Këto dhe janë shkaqet e primatit të trishtë botëror shqiptar të "Albanian brain drain-it hemorragjisë së trurit", të mërgimit biblik të intelektualit të aftë, të papunë a keqpaguar, të dhunuar nga rreshterët e kazermës administrative, të thyer nga konkurset e tipit "2 + 2". Kjo dhe sjell eksportin shqiptar në botë të argjendit në mënyrë që bota të bëjë me këtë argjend gozhdë kovaçi. Që profesorët dhe PhD-të shqiptarë ti përdorë si pjatalarës. Për të shpëtuar Shqipërinë nga kolapsi, politika vendosi të mos furnizojë me gjak trurin. "Më iku gjysma e trurit" thotë njeriu i rrugës kur sheh tmerr me sy. Ndërkohë Shqipërisë i ka ikur më shumë se gjysma e trurit, 2/ 3 e tija. Tragjedia është se procesi tashmë po bëhet ireversibël, i pakthyeshëm. اdo të ndodhte nëse në Shqipëri do rikthehej papritmas thuaj dyfishi i intelektualit që ndodhet në vend? Ku do punësohej 60 % i profesorëve dhe studiuesve në emigracion? Ku do punësohej 65 % i PhD-ve të diplomuar në perëndim?
"Albanian brain drain është kthyer në një proces me përmasa të papara" shkruajnë raportet ndërkombëtare "Pasojat e tija fatale për zhvillimin ekonomik, social dhe kultural të Shqipërsië rrezikojnë seriozisht proceset demokratike dhe elektorale". Po pastaj? Sipas sloganit të dikurshëm "Partia është truri dhe zemra e popullit" populli nuk ka nevojë për tru.
5. Kryepyetja përse hesht intelektuali? lind pyetjen ku vallë mund të shprehet dhe të kthehet në opinion maker intelektuali? Në qershor '96- janar '97 pata sprovuar, i vetëm dhe pa sukses, që ti kundërvihesha nëpërmjet medies më shqiptare të pasluftës, Dita Informacionit, marrëzisë së firmave piramidale. Kur kjo marrëzi kolektive e çoi Shqipërinë buzë greminës vëllavrasëse dhe nxori ekonominë nga shinat e zhvillimit normal, e ndjeva Kombin të anashkaluar nga politika miope dhe brutale; nga media servile dhe e vasalizuar, dhe nga intelektuali filistin. "Unë nuk paguhem nga Deutsche Welle por nga partia e ime" ju përgjigj lutjes për të ndalur përkrahjen e firmave Kryeredaktori i Zërit të Popullit. Përgjigje që më ndriçoj se intelektuali, pre klasike e vobegësisë, jo vetëm që nuk gëzonte pavarësi ekonomike por dhe se atij i ishte mbyllur çdo hapësirë për t'ju kundërvënë së keqes. Deri dhe ajo e medies opozitare, të klientelizuar keqas nga firmat së bashku me partinë. Ahere unë që i gëzoja të dy këto privilegje, pavarësinë ekonomike dhe mundësin e të shprehurit, kuptova se fajësimi i intelektualit ishte subjektiv dhe i padrejtë.
Ku mund të shprehet intelektuali? Në medien elektronike e cila, me pak përjashtime, riprodhon sipas parimit të cultur industrie-së Adorno-s "përjetësisht po të njëjtën me synim vartësimin e pandërprerë psikik nga partitë". Tre vjet më parë, kur desha të kritikoja njërën nga figurat qendrore politike, kryeredaktori më tha "Shkruaj kundër flamurit dhe do ta botoj. Për atë nuk mundem". اka më krijoi imazhin e një "Totem dhe Tabu-je" frojdiane, të kobshme në inversin e saj. Me një politikan vasalizues si tabu- figurë e paprekshme dhe një flamur simbol Kombi si antitotem, me barasvlerë mësallën e mejhanes.
Cila nga këto medie shfrytëzoi "publicitetin kritik" intelektual për të zgjidhur problemet e dhimbshme kardinale të kombit ? Të gjakmarrjes së shpërfytyruar që ngujon fëmijë dhe vret gra, të 1001 halleve të emigracionit falë të cilit mbijeton Shqipëria, të hemorragjisë së braindrain-it që po shkatërron trurin Kombit, të papunësisë ngjethëse 37 përqindëshe, të asfiksimit të bujqësisë nga anti-dumpingu, të vobekësinë migjeniane të fshatit.
E theri, e dogji, u rrëzua. A analizoi kush pse e theri dhe pse e dogji dhe ç'duhet bërë për ta këputur zinxhirin makabër të vrasjeve? A analizoj kush pse jemi të parët në botë për aksident/ kilometër dhe ç'duhet bërë për ndaljen e këtij primati të frikshëm?
Ndërkohë Cultur industrie-a nuk lë ti shpëtojë fjalë shterpë politikani. Nuk lë ditë pa show ku superanalistët u bëjnë politikanëve po të njëjtat pyetje, marrin nga politikanët po të njëjtat përgjigje, i zbardhin ekranit po të njëjtët dhëmbë dhe u kreshpërohen spektatorëve po me të njëjtat poza "tribunësh populli". Duke harruar se ndër shkaqet kryesorë të vrasjes së 2100 vetëve, të humbjes së 1,5 miliard dollarëve, të deformimit të pakthyeshëm ekonomiko-social ishte vasalizimi i këtyre superanalistëve nga piramidat. "Artikuj të pështirë" titullohej në '97 replika e njërit syresh ndaj shkrimeve të mia kundër piramidave, "do të ta thyejmë kafkën me levë" më pati premtuar me bujari kolegu kryeredaktor, "ç'ja bënë mirë" tha një redaksi e tërë kur mësoi se isha plagosur.
5. Gjatë periudhës së monarkisë Shqipëria njohu një cipë kualitative intelektuale të stampës perëndimore që sprovoj grupimin rreth ndonjë "Përpjekja Shqiptare" dhe sprovoi ti kundërvihet me idealizëm diktaturës. Sot intelektuali është shtuar: Bruto në raportin 187:1 dhe neto, në kuptimin e sasisë cilësore, rreth 70:1. Ndërkohë intelektuali i ri, përfshirë edhe intelektualin e mirëfilltë të brezit të përparshëm, ka vizion perëndimor dhe kryesorja në ADN-në e tij mungon geni i frikës së periudhës komuniste. "Tempulli i Intelektualizmit", Akademia e Shkencave, si mekanizëm i sistemit social të kaluar, dështoi tërësisht në promovimin e kushteve themelore të demokracisë reale. "debatit dhe kundërshtisë, pyetjeve dhe hipotezave të intelektualit të pavarur". Ndërkohë, sipas fizikës, për kalimin e ujit nga gjendja agregate e lëngët në gjendje agregate të ngurtë, në akull, janë të domosdoshme "nuklet e mpiksjes", grimcat a fijezat. Për Wehler, Dülmen, Williams, Paterman krijimi i shoqërisë demokratike kërkon detyrimisht grupimin "rreth nukleve intelektualë" "Në fundin e shek. 18 në Gjermani u krijuan shoqatat vullnetare intelektuale që praktikonin diskutimin egalitar dhe shquanin për frymën kritike" shkruan Habermas. "Këto shoqata plazmuan barazinë politike të shoqërisë së ardhme demokratike". "Proceset e qytetarizimit dhe struktura demokratike në Angli përkon me krijimin e voluntary associations- shoqatave vullnetare intelektuale në shek. 18" shkruan Eley.
Nëse Europës së diktaturave iluministe ju deshën 5 shekuj për krijimin e volontary associations, për Shqipërinë e diktaturave absolutiste 15-17 vjet nuk janë shumë për lindjen e një Instituti Sociologjie, një Forumi të Mendimit të Lirë, një Instituti për Demokraci dhe Reformim, një Instituti Liberal, një Shoqate Studentësh të Dhjetorit të cilëve Shqipëria i detyron demokracinë, një "Mjafti". Me një fjalë të atyre volontary associations-ëve 100-500 anëtarë vullnetarë, çka në kushtet e blackout-it të brendshëm dhe të jashtëm nuk janë aspak pak.
Duke ju përmbajtur figuracionit të akullit, pas formimit kristalet e akullit tentojnë bashkimin për krijimin e masës kompakte. Si të tilla edhe këto struktura- kristale do synojnë detyrimisht ndaj bashkimit në një lidhje a forum intelektual mbarëshqiptar me përfshirjen në te të diasporës dhe pritshëm të Kosovës dhe Maqedonisë.
Një forum i tillë i dalë prej Kombit do të fitonte përmasën dhe peshën reale të "ndërgjegjes së Kombit" për të mirën e Kombit. Duke shënjuar fundin e heshtjes së intelektualit dhe fillimin e kalimit nga faza parademokratike e shoqërisë shqiptare në fazën e demokracisë reale.
 
Nostalgji

Ka pas qene njoni qe shiste akullore dhe gerthiste:
Akullore me kajmak krem e cokollate, I bo xhaxhi per merak, mer parat dhe zbrit me vrap.
Dhe kur ta blejshin akulloren (kuptohet per raste festash) ja futshe vrapit per n'shpi qe ta shijoje avash avash.
 Po kur e lynim macen me vajguri ne i vejshim zjarrin (ca katilash kena pas qen).

Te liqeni tu hyp neper pisha si moca me kap bocet, llastiqet qe nuk i lejshim kumriet me mor fryme
Shkojshe me ble buk ne perfundoje m'shpi me gjys buke se fillote lagjja: na tja fus nji cap
Po komisar Katanin ku e late? Ky serial filmi ka qene legjende ne ate kohe, edhe mo e forta ka qene kur e vrane ket Katanin edhe per nja i jave a dy boshin llogarine kalamojt se me sa pluma e kane vra
Mu kujtu nje e forte me Hilalet. Ne qofte se keni kalu andej nga banka, atje ku ka stacionin autobuzi qe vjen nga kombinati per ne kinostudio, dhe keni degjuar nje cerr te vogel te bertasi "HIIIIIILAL! 100 lek copa! HIIIIIILAL! 100 lek copa" ai isha une. Perdite e perdite pas shkolle t'u bertit HIIIILA 100 lek copa. Kur nje dite, ne klase, sa mbaroi ora e trete e mesimit, para fillimit te pushimit te gjate, ndjeva nje clirim qe e ndjeja gjithmone ne kete ore, nje nga ato clirimet qe jane aq te kendshme sa qe shoqerohen me ndonje pordhe. Vetem se ne vend te pordhes, me shpetoi goja dhe bertita HIIIIILAL 100 lek copa! Nejse mo, pata aq turp edhe aq frike se do ma ngjitshin emrin Hilali ne klase pas asaj, po bereqarvers, po t'ma vinin mua emrin Hilal, Xonit duhet t'ia vejshim Banana, Mandit Faraluledielli, ndersa Eltonit Paqeta Cumcakiza. Fukarallek hesapi, solidarizim
Ke "It's my life" e Dr.Alban, deri vone na u ka duk sikur thosh "Stop Agimi, stop Bashkimi, stop Pajtimi, Stop Blerimi, stop Qerimi, it's my life"
Po kur flinim me cumcakiz thuaj edhe ne mengjes kur coheshim ishte ngjitur te floket e duhet te prisnim floket. Ose e futnim ne gote me uje gjate nates dhe te nesermen prape te njejtin cumcakiz
Jemi dhe brezi i pare qe provuam Koka Kolen…shishja e pare mbijetoj gati 4 muaj …po e para fare ama!!…andej nga 89a! Vetem i merrnim ere dhe kenaqeshim, dikush e fuste ne vitrinen e bufese me e tregu me krenari…
Ah brez i uritur, thuaj! Era e mandarinave na kujtonte Vitin e Ri, gjithmone, se kush kishte te blinte gjithe vitin? Nje dite, mesuesja e fillores na pyeti "Cfare keni ngrene per mengjes?" dhe njeri qe u pergjigj: "Mish, mësuese." Gjithë klasa e qeshi të shkretin… Kurse atë që tha "bukë me çaj" s'e përfilli njeri.
 Ju kujtohen akulloret "EVGA"? Ah, ato frigoriferët e bukur. "O ma, çfarë ka aty te ai frigoriferi?" (A thua se s'e dinim.) "Mish të ngrirë, të keqen mami. Hajde, ikim."
Xixellonjat. Sa bridhja per t'i kapur e pastaj benim trupin me to qe te shndriste, sa ere e shpifur vinin
Ne jemi brezi i fundit që kemi bërë dituri makinash dhe që kemi pasë fatin të dëgjojmë shprehjen "a t'ta saldoj zysha 'i katër?"
Po aranxhata vapik? Vapikun nuk e pija por e haja ashtu pluhur, e shkulshim me dhom cepin e qeses dhe e thithnim si biberon…Ime me kur i kerkojsha najehre Vapik ndonje jave jashte "sezonit" ,dmth kur sa kish dale vera, thoshte "Cer vapiku mre, tani s'eshte me per vapik, eshte per vape-hajde". Une ashtu e hajsha shumicen e kohes, pluhur. Ama dileme e madhe ishte, pluhur a te trazume ne uje….une gjithsesi pishman u bejsha kur mbaronte…ah, ta kisha bere me uje me mire dreqin
Po leng trendafili keni pire ju? Bohesh me petalet ne shishe qumeshti me uj e sheqer. -Jo mer me sheqer, i futshim ne shishe petalet e trendafilit me uje e limontoz, masanej kur ishte bere uji i kuq ne petaleve u kishte dale ngjyra, e merrshe ujin, ne i vijshe sheqer. Limonate e cer limonate, s'ka shume qe me kishte shku menjda po me cer ta besh ketu, keta trendafilat ketu nga ne vijne ere po.rdhe…-ku ma gje të vijnë erë pordhë por s'vijnë erë hiç
Hmm po kur me bente mami buke me gjalpe e sheqer e mblidheshin kalamajte e lagjes "me jep nje kac", te gjithe hanin nga nje kafshate, ose buke me vaj e sheqer.
Me kujtohen edhe farat lule dielli, tere kohen ne klasa ato hanim, mbushej poshte bankes plote edhe vete i pastronim klasat Ej, po 15-diteshin e pushimit në plazh në ato kabinat një dhomë e një aneks me hale kolektive 50 metra larg? Dhe të shplamen me ujë shishesh? Dhe të lymen me domate e me kos?
Po kur conim mishin tek komshiu qe kishte frigorifer. I vinim dhe emrin siper qe mos ngaterrohej me te tjeret.
Po topa zhytesi? Te lagja jone luanin "me te medhenjte" topa zhytesi (ne te vegjelit ishim kota biskota) dhe kur nje cun gjuante nje goce me top dmth qe e pelqente
Po pra, e pelqente… Po kur e hapje krahun fort me zhyt dhe hante ndonje top ballit ajo goca qe e linte me nje sy mbyllur dhe me nje rreth te kuq ne fytyre a e pelqente kete cunin?-O rrot ka qene kohe gangsteresh o burre ... Kane qene ne mode ata qe gjujshin fort
Ve bast qe jemi te funit qe ziheshin kush bohej gjermoni dhe kush partizoni ne loje luftash Apo nuk e keni lujt
Kush e mban mend kete le ta thote titullin se mu kujtua tani rastesisht…"jam ari gjuetari, ari peshkatari Do ha mushtin e do pi mishin" Ditelindja e Pinokut
Kush s'i ka perdor nanjehere veprat e Enverit per leter higjenike te ngreje doren…Ishin ca te serta ato dreqi e mori, dynjane hajshim….
Ku i lanim këmbët e? me zorrë, në haletë allaturka, ku tjetër?… po si shkretohej qyteti kur jepej skllavja Izaura? po emrat brazilianë që vlonin në atë kohë?—Si kemi qen t'gjith isoj…edhe ne kishim nje zorre nga lavamani ne allaturken…dhe ime me qe me bertiste se dilja nga banja pa i thare kembet dhe linja shenja ne pllakat…
Po po, hec e t'u thush robve ketu qe u lajshim i here ne jave, ne zijshim morra mesatarisht ka i here ne vit….koka ere vajguri te kerrmonte i ore larg.
Po ne vere, ne darke kur mblidheshit ne shtepi, ku i lanit kembet qe m'i kishit zhul deri ne rreze?
I mbani mend si na therrisnin: -Blendi! Hajde brenda.
-Po edhe pak o ba…
-Hajt se filloi fimi me herkulin…
-Yyyyy filloi fimi…dhe u shperndashim te gjithe..
Ne ishim te paret qe pame "Hirushen" dhe "Borebardhen" ne televizor me ngjyra, kuptohet te komshiu….turqisht. "O اiçي, o pasha".
Po kasatat 10 lekshe ne plazh qe sa ta mershe ke karroca me shume u shkrite se e hajshe, ene t'arrite qumshti deri ke brryli? Mire kasatat, po dhe akulloret ama, ta sillshin shpirtin m'ven. Tu i gjemu xhaxhit me karrocen e akullores ka prapa, qe gerthiste sa ja kishte ne koke: akuuullloooorreeeeeeeeeeeeeeee; se mazalla se ndalonte pa mberrit der ke sheshi maskarai. Ato kaushet e shkrete o u squllshin ka siper, o u squllshin ka poshte, na pikojshin qamet...
I mbani men ato rreshkitset e tuneleve "strehimet" (ka nji per lagje ku duhet tu futshim kur vite armiku) tu lujt me kalamojt me top te kuq me pika te bardha u hap kapaku rreshkitses ene rash mrena ku u cava e u bona pis. Kur erdhi mami n'shpi ma mori topin ene dote me ma ca me sqepar, Ajo i bite, topi kercete perpjet, vazhdoi kshu nja 4 -5 here dhe kur pa qe une ene pse kisha honger dru qeshja qe nuk cate topin i t'mor i thike ene nji ta ca n'4 pjese. 2 jave lagja pa top, po shyqyr qe ishte vere ene do shkojshim ne plazh ke plepat n'Durres ene ma bleu prap.
 ishim brezi i pare i rrujtjes ne krrujtjes masive. Kaluam nga breket e Korces, tek trikotazhet e huja, deri ke tangat. Ne sasia e leshit per pasoje gjithmone ne renie e siper simas modelit. per breket e korces qe nga madhesia ngatarrohen me kellefat e jastikut.
Raqi, raqi - kiki ko ka qene loje e forte fare. Me vone u zevendesua nga loja shtyllash, shkopa xinkthi…topa-rasa dhe topa-djegesi i kishim luajtur me te vegjel, me gocat…me vone pastaj gocat na pelqenin dhe prej kesaj u rrinim larg. E shumta i sulmonim tek shkallet e pallatit ne behar dhe u rrembenim librat me letra cumcakizi qe koleksiononim. ua flaknim……ato therrisnin me te madhe…i tallnim qe mblidhnin letra, deri sa dolen "Turbo"-t dhe nisem dhe ne koleksionin e makinave. Luanim me pulla, kopaca,
Pse me harrut qe nga byreku me presh kena kalu ke pica, nga kacurreli ke HIVI (arancata).
Na thotë "zhulc" po ne jemi krenarë se jemi brezi i parë që filloi të lahej edhe të mërkurën, megjithëse na bërtisnin të mos e zbraznim depozitën e ujit.
…respekte, per brezat poshte viteve '80…..
Ik o gjyshi..se ta shtriva nje me karate te te coj ne vitet para prishjes me jugosllavet.
Po Leonard Bombaj, Disko-Klub Albania dhe ajo bjondja që thoshte "Jetë makabre, pa pikë intimiteti!" dhe ne qe shkriheshim, megjithese nuk e dinim as çfare ishte makabriteti, se per intimitet nuk behej llaf te kishim zhvilluar ndonje ide brenda apartamentit 1 dhome e 1 kuzhine…
Adi Krasta tek 12 vallezime pa nje te shtune…Eli Fara te ai konkursi me kenge popullore kendonte "25 gershetat" dhe fitoi nje manjetofon "Sherebel".
Jemi brezi i fundit qe kemi bere patina/motor (spo e permend karrocen hic) me dru dhe kuzhineta.
Jemi brezi qe e mesuam italishten nga televizori duke pare Bud Spencer dhe Terense Hill (Kembemadhi ne Egjipt, Me mire nje mik se nje thesar etc).
Brezi qe e ka pare Rambo'n dhe Terminatorin turqisht.
Jemi brezi i fundit qe kemi pare rradhet per buke, qumesht etj dhe tollonin.
Brezi qe u kenaq duke ngrene cokollata turke "HILAL".
Filmat : Kallamishte dhe balte. Arriten titanet. Thanasi, Skllavja Izaura !
Sallami tophat (mami sallami)
Asaj kenges "dancing with an angel" njeri te lagja ime qe nuk kuptonte anglisht i thoshte 'genci me valixhe'
Emisioni me kenge dhe pershendetje (Silvana Brace):
Gimja, rrefugjat ne itali, pershendet nenen Mereme, babane Shefqet, tre motrat Sanije, Zylyfe, Sadete, burrat e tyre Hasan, Hamit, Xhemal, femijet e tyre Vera, Goni, Ina, Ola, Eri, Toni, Tani, Ani, Eni, Beni, dhe Genti, shoket Tomi, Taqi, Raqi, Tonce, Gonce, Gimce e Like me kengen "Ooo Xhimi Xhimi" nga Madona.
Po librat me Tipin e Cufon, teatrin e kukllave te djelen ne dreke, prrallat te shtunen ne darke?
E sa nostalgji per ato vite per simite me djathe qe te thote mami: mos dil ha i her buken n'shpi, po te shijote me shume perjashta ku te gjithe shoket e grupit te thoshin me jep i cap, me jep i cap se edhe une sa here te kam dhone ty?
Jeta rreth nesh
Trupi e Shendeti

Brezi i pare qe kaloi nga sapuni i Rrogozhines ke Duru-ja e turkut, tek Palmolive-ja, nga kanocja tek dushi i vajgurit, tek dushi "moderrn", e masanej nje hap prape ke kanocja kur s'ka uje.
"Po ku i grrise pantallonat keshtu more gomar?" "Ne ferra usta! Usta u bene gati?!" (Arushi qe kerkonte babane)
Po celsi m'qafe me llastik brekesh te blem te kinkaleria? Cer llastiku mer ti, ushkur thuj, se me qene llastik tamom e kishe zevendesu ushkurin e brekeve te Korces qe sa vinte e behej si tespije nga gonglat e ushkurit. S'e kam marre vesh najhere pse breket e korces i kishin gjithmone i kembe me te gjere se c'duhej (ndoshta per ajrosje), tjetren te ngushte sa ta ndante mollaqen me dysh.
(bisede telefonike)
-Hello? Aj uont tu flaj from finiks tu jurop, tirana, allbenja. A`jm amerikan sitizen…
-Ooook…and your name is?
-xhi, xhej, uaj, ell, i and…
(gets interrupted by the clerk)
- Po fol, mi Gjyle, fol…
Nga viti 90 e tutje, cdo xhep i pantallonave s'ishte me xhep, po traste farash luledielli. Me 10 leke te vjetra shtyjshe nja dy ore, ama me 30 leke te vjetra hikte dita e mesimit pa u marre vesh hic. Ama biznesmenet e farave ishin hilexhinj te medhenj, sa vinte e hynte ne uje ai filxhani i shkrete i mases, derisa e kthyen ne gote rakie.
Ca me ke kujtu ti mu me reklamat…KAMAKROUUUUUUUUUN !!! TV qe i nevojitet familjes tuaj
Conclusion: ju keni nevoje te shkoni 12 here ne vit ne atdhe..
PS . dhe te rrini nga rreth 30-31 dite
 
Me kallsh drejt NATO-s (Zhaku)

Me fotografinë me një tufë lule në dorë, nën lavdinë e të ndenjurave të kalit të Skënderbeut me jakë të bardhë, përparëse të zezë, flokë të prera shkurt e me balluke, sandale e çorape të bardha, çelet cikli mësimor i vetes time! اdo kujtim, bardhë e zi! Edhe tufa e luleve marrë borxh një shoqes sime, sa për një fotografi. Edhe ajo, ndonëse atëherë me ngjyra, sorollatet nëpër kujtimet e mija, si një tufë krizantemash bardhë e zi.
Në ditën e parë të shkollës, unë shtrëngoja në grusht, borxhin tim të parë. Ah! Borxhi i parë nuk harrohet kurrë!
Nisa të marr yjet e parë, pikturuar për merak nga vetë dora e mësueseve nëpër fletore diktimesh. Flamujt e parë i mbaj mend të kuq, pa asnjë pikë të zezë në mes.
Mësuesit e parë, i mbaj mend skematikë e të drejtë deri në vdekje! اuditërisht, edhe pse De Jure, veshjet e mësuesve shqiptarë quheshin Fustane ose Kostume, De Facto ato ngjanin si Uniforma! Tani që po e mendoj më mirë, nuk qe faj i fotografisë kapturimi bardhezi i çdo çasti të atëhershëm, por i vetë realitetit.
Mësuesit e dytë, i kujtoj të çoroditur nga shpërtheci i Demokracisë. Të gjithë veshur e mbathur me lloj-lloj cikurriash! Mësueset u shndërruan pothuajse të gjitha në Samanta Foxe, ndryshimi i vetëm mes Mësonjëtoreve dhe Semit qenë: cilësia e lëkurës së fytyrës, e flokëve të shkumosur me sapun 15-ç dhe e audiencës, e cila në rastin e Zyckave shihte si protagonistë tufa të tëra me nxënës tetëvjeçareje, ndërsa në rastin e Semit anëtarë NATO–je dhe BE-je. Mbaj mend se familjet shqiptare më të privilegjuara nuk qenë më familjet e dëshmorëve, por të emigrantëve.
Shqiptarët e zëvendësuan Skënderbeun, të vetmin STAR shqiptar me famë botërore me komisar Katanin!
Asnjë hero i mëparshëm nuk ka nxjerrë më shumë lot prej syve të shqiptarëve me vdekjen e tij, sa Katani kur vdiq, kur mbaroi Oktapodi! اuditem se si NDONJث ministri të Kulturës, Rinisë së Valleve e konkurseve të bukurisë, së Turizmit me rroba banjoje blerë tek Gabi që të jenë D&G, sportit të fshirjes nga listat e INTER Federatave, nuk i ka shkrepur ende ideja e investimit të gjithë buxhetit të vitit në realizimin e një skulpture parku me trupin e fytyrën e komisar Katanit! Shtatorja e Katanit do t'i shtonte shumë hijeshi parkut përreth Parlamentit. Aty prehen të gjithë ata që derdhën lot e qyrre pas vdekjes së komisarit euroatlantik.
Mësuesit e tretë, i kujtoj agresivë! Në vend të fshikullonin veten me njëmijë kamxhikë si ndëshkim për paaftësinë e të shpjeguarit shkencën një fëmije, rrihnin fëmijët deri në gjakosje, shoqëruar me qortime fyese e rënduese. Nuk do ta harroj kurrë fluturimin e një shoku klase, nga njëri krah i dërrasës së zezë në tjetrin, dendur me grushtet e mësuesit të matematikës, një farë... Shyqyriu, vetëm sepse nuk dinte të ndante 4-ën në dysh!
Burrat u shndërruan në Van Dama, Arnolda dhe Rocky Balboa!
Ndërsa gratë, në personazhet dramatikë të telenovelave si Dinastia (edhe pse i përkon një periudhe pak më të hershme se koha në fjalë, qe një influencë e madhe në krijimin e modelit të gruas shqiptare), Beautiful, Santa Barbara etj... etj...
Televizori nisi të bllokojë Kohën e Albaniansave, vëmendjen e tyre, dashurinë e tyre, paratë e tyre. Të gjithë nuk ngurruan të investojnë çdo kursim në krijimin e një trofeu Ginesesk siç njihet ndryshe, SAاI! Mbi çdo çati shqiptari, Saçi hidhte hijen e lavdisë së tij. Prej çdo dritareje, Saçi spiunonte ç'bënte bota, e ia nxirrte çdo shqiptari në ekran! Këtë herë, jo më, bardhë e zi! Ngjyra, ngjyra, ngjyra...! Shqiptarët iu dedikuan ngjyrës me besnikëri e devotshmëri. اdo thua gruaje me bojëra që flakërinin me kilometra larg. اdo flok femre u zveeeeerdh e u skuq! E zeza u largua për shumë kohë nga Shqipëria! Burrat, meqë janë me TABON, u morën me imazhin e familjes. Imazh, i cili shoqërohej me ndonjë 240-ç të verdhë, ose jeshil, ose të kuq, ose blu, me një apartament me të paktën një kat të shtuar pa pyetur për Shtetin, lyer nga jashtë vetëm katrorët e metrave personale, me ndonjë ngjyrë rozë, ose të blertë, me Saçin që thithte gjithë llumin e botës e ia përcillte nëpërmjet kabllove të sajuar mrekullisht çdo SHQIPTARI!
Më pas, televizionet shqiptare nisën të fuqizohen papritur aq shumë, saqë konkurruan sypatrembur çdo televizion ndërkombëtar që u kish treguar Saçi në TV. BingoMania u shndërrua në kult! Shqiptarët e zëvendësuan ditën e diel nga ditë Altaresh e lutjesh fetare, në ditë BINGOTEKE! Të gjithë shqiptarët ëndërronin të bëheshin milionerë nëpërmjet një bilete bingoje. Ose prej ndonjë fature autografuar nga Hasudet, Shemsiet e Vehbiët!
Të gjithë punonin për të blerë sa më shumë bileta bingoje. Sa më i madh numri i biletave, aq më të larta shanset për miliona!
Bingotekat i shtrinë filialet e tyre në çdo institucion shtetëror, si p.sh.: Teatri Kombëtar, Estrada e Tiranës, Pallatet e Sporteve, Pallati i Kulturës, kinematë shpeshherë premionin dishepujt e Bingos edhe me ndonjë hardcore porno film!
Më pas, shqiptarët iu lëshuan KALLASHIT ......me KALLASH, drejt NATO-s!
 
Dashuria



اështja është kjo: duke qënë se nuk kam asgjë më të mirë për të bërë, po filloj e po shkruaj. اështja është kjo: duke qënë se nuk di për çfare të shkruaj, sepse në këtë moment në jetën time nuk po ndodh asgjë e jashtëzakonshme... اeshtja është kjo: në jetën time aktualisht nuk po ndodh asgjë e jashtëzakonshme!
ثshtë kjo: nëse ti që po lexon je i/e dashuruar, ka shumë mundësi që ti po kërkon të ndryshosh dikë. ثshtë kjo: përse dashurohemi pas dikujt nëse më pas duam ta ndryshojmë? ثshtë kjo: sikur të kish qënë ashtu siç do të donim ta ndryshonim, do ishim dashuruar prapë së prapë pas tij/saj? Dua të pyes: e sheh ndokush absurditetin e dashurisë? Sepse çështja është kjo: sikur të ishte ashtu sic do të donim ta ndryshonim, thjesht do kish qënë dikush tjetër. Dua të pyes: do ishim dashuruar prapë së prapë? Të pyes: po si është e mundur??
اështja është kjo: e vetmja mënyre për të ndryshuar dikë është ta braktisesh. Eshte kjo: ah po, në fillim na pëlqente si ishte, por më pas... është kjo: më pas duam ta ndryshojmë. Atëherë nuk na pëlqente me të vërtetë? Ose mund të jetë kjo: hmm.. po, na pëlqente, por ndërruam mëndje. Dua të pyes: atëherë i bie të mos jesh më i dashuruar, apo jo? Të pyes: ai/ajo nuk është tamam ashtu si do të donim të ishte, dmth ai/ajo tani duhet të ndryshojë ashtu si themi ne, atëherë pyes: por nëse nuk ndryshon, nuk do jemi më të dashuruar, apo jo?
Pasi ta kesh braktisur, nëse të ka dashur vërtetë, do ndryshoje. Dhe situata bëhet kjo: ti nuk do e shijosh dot më ndryshimin. Situata është bërë pikërisht kjo: duheshit por nuk jeni më bashkë, ai/ajo mund të kish ndryshuar - sepse në fakt ndryshoi (më pas) - por nuk e bëri (më parë), por sikur të kish ndryshuar nuk do kish qënë më ai/ajo pas të cilit/cilës ishe dashuruar në fillim dhe "ohh! Më zhgënjeve! Po ti kush je? Nuk të njoh më!".. sikur të kish ndryshuar nuk do e kishe dashur më.
Dua të pyes: ndokush e sheh absurditetin e dashurisë apo jo?
اështja është kjo: nëse nuk je i/e dashuruar, asgjë nuk vlen. Të dashurohesh është gjëja më e bukur që mund të të ndodhur në jetë. ثshtë, e them me të vërtetë! Kur dashurohesh është sikur të shihje gjithçka për herë të parë. Pa dashuri është një llahtar i vërtetë. Por çështja është kjo: dashuria është një iluzion.
Romeo vdiq sepse dashuroi. Por cështja është kjo: lum si Romeo që vdiq!



 
Last edited by a moderator:
Lamtumirë Londër...erdha nënoke

Dy oshetima. Zeri i fuqishem i atij qe iken duke thënë Lamtumire Londer dhe zëri i mekur i atyre qe pyesin. Dy tonë, qindra shpirtra dhe zemra. Zeri qe iken është zëri i Punes, Ditët e Javes, se kështu dua t'i quaj. Ndërsa zerat qe pyesin, do t'i quaj thjeshtë - Fundjave, për me gjatë: Mesnata e Premte, e Shtuna dhe e Diela. A janë djem a vajza, kjo s'ka rëndësi, rëndësi ka qe janë te rinj, moshataret tanë.

Tani, me thjeshtë akoma: Zeri i parë: Ku po shkon more djalë, ku? - pyet Fundjava. Njerezit atje ...ne Shqipëri janë te uritur për Lekë, korrupsioni është i madh. Duhet te japësh para te futesh ne pune. Ku po shkon, pra more çun valle? Këtu je i lumtur, ke punën tënde, ke makinen tënde, ke shtepine tënde...

Mami, soooonte është e Premte....Të lutem bije, me blej një bostan. Nene - vjen zëri i zgjatur dhe paksa frikesues. Friiiiday Night....

Kjo nuk është një loje me ditet, por është loja e vërtetë e imja. Ja, iku edhe një ditë si te tjerat. Pak janë ata qe i gëzohen ditës se re te punës. Shumë ata qe i gëzohen fundjaves.

"Edhe unë jam i përfshirë ne këtë gezim, realisht, - me thotë një shoku im, edhe mjaft shokë te tjerë. Nganjëherë je i sforcuar te besh pune shumë te madhe dhe nuk merr atë qe te takon, se nuk ke kualifikimin e duhur, apo ajo qe na bren te gjithëve Anglishtja. Nuk vlen shumë gezimi yt kur prindërit pastrojne tërë ditën....

Ku po shkon more djalë, ku po shkon? - ushtojne zerat e fundjaves ne Londer me standardin e lartë te jetesës, me kushte te mira, pa kokecarjen e mungesës se dritave, ujit, parase, pa hallin e mungesës se ndihmes kualifikuar mjekesore, pa... Kjo është mëse e vërtetë. Dhe zëri i Diteve te Punes, Zeri i Perspektives vjen i fuqishem si oshetima e lumenjve qe zbresin nga mali dhe sjellin freskine dhe bukurite e bjeshkeve, te gjithë Shqipërisë.

- Shoqeria e ngrohte është ne vendindjen tënde, shoqëria e sigurtë është ne vendin tënd; këtu shoqëria është e akullt, sot mund te flesh me te dashuren tënde dhe nesër e shikon ne shtrat me dike tjetër. E ti mund të përfundosh ne burg...

- Jo, - thotë Nata e Premte, mua nuk më vjen turp qe dashnori me tradheton.

S'kam përse ta mbys veten, siç veprohet ne Shqipëri.

- Po nëse do t'i ndodhte femijes tënd? - pyet Java e Punes.... Ne këtë rast e Premtja sheht, bëhet serioze, dhe me e bukur sec është, skuqet paksa dhe bëhet nervoze pse shoferi para saj bën ndalesa te panevojshme, nuk ndjek ritmin e rrjedhes se lumit (trafik). Ndaj kembengul me marrjen e pergjigjes para se biseda te ndërroje temën e blerte. -... Do te ndiqte kulturën e prinderve, pra te rinve ku po kthehet djali. Ja, pra kurrë nuk humbasin rrenjet. Se ka njerëz qe japin shembuj, se ka njerëz qe frymezojne. Ajo, e Premtja, nis te qeshe me sinqeritetin e bukur te një vajzë qe rritet duke mësuar, qe nxitet nga kultura e konkurenca, por qe edhe reflekton me sinqeritet. I pëlqen debati dhe logjika e fakteve, por edhe thotë; unë për veten time nuk kthehem kurrë mbrapa.

Ti, i dashur miku im nuk ke fituar ndonjë llotari qe te kthehesh, apo jo? Po llogarine e ke të hapur ne Shqipëri, për këtë ke te drejtë qe je i ndërgjegjshëm. Kaq mund te them, as më pak e as me shumë. Unë e di ashtu si dhe qindra te tjerë se njerëzitë tuaj edhe mund te te kërkojnë lek pasi ke shumë vite qe jeton ne Angli. Por t'i je i përgatitur për këtë. E di rendesine së pari te punës dhe pastaj te parase. Shpirti kthehet drejt te bukures, drejt rrenjeve. Reflektimi yt provon dashuri, ndaj unë e kam shumë te lehtë teksa shkruaj këto rrjeshta te gjej kornizen e protretit tënd, o mik. Ti nuk kërkon faqet e gazetave, por synon hapësirat e punës ne Atdheun tënd, hapësirën e madhe te turizmit shqiptar dhe te sportit gjithashtu. Kornize me te bukur nuk ka dhe s'mund te këtë se ajo e Atdheut, qe aq fort te tërheq. Vendlindja është pikërisht ajo dashuria e madhe e shiprtit tënd, është piedestal i monumentit te njeriut të ri shqiptar qe po gjen vetveten pikërisht atje, mes tyre njerëzve zemerbardhe qe na rriten me aq mund e sakrifica. Ne moshen kur ti erdhe ne tokën e endrruar ishe i vogël. Periudha e qendrimit ne Angli te dha mesimin me të madh të mos harroje kurrë se nga vjen e, aq me tepër moshen kur erdhe ne Angli. Të dha kuptimin me te mirë se ku po shkoje. Shpesh, shumë te rinj nuk kanë qenë gjithnjë te mirë, edhe kanë gabuar, nuk kanë qenë te përkryer, mbase edhe....Por, rëndësi ka, qe te reflektosh dhe te veprosh.

Unë nuk e ve ne dyshim perspektiven e tij. Se ai është plot energji dhe forca rinore. Ai beson fort te Shqipëria dhe shpirti punëtor i shqiptarit.

Kështu ndodh kur e nderon deren e shtepise. Ajo bëhet me e fuqishme dhe s'ka dallge qe e tund e jo si shumë shtepi këtu, "ndertuar" mbi baze letrash e kontratash, qe çdo ere mund t'i shemb. Dhe dihet se dallget me te forta ne Perëndim fryjne, së pari. Ererat me te forta këtej nisin e bëhen ciklone dhe uragane. Pyetja bëhet: "Pse u shua Guri i Veriut?", por përgjigjja nuk dihet. Por unë di se shembinjte janë mijëra vjeçare. Edhe "anija" - Amerikë po lekundet dhe shumë njerëz por pergatiten te kercejne ne te. "Oh my god, not my goce!" - i thashë se Premtes qe vazhdonte te me degjonte me vëmendje.
 
Redaktimi i fundit:
Statujat kane mish te ftohte

Njerezimi e pranon se bota eshte pak e shtypur pikerisht prej te ftohtit ne te dy veshkat e saj. Gjithashtu pranohet se mendimi nuk mund te kthehet ne rrenoje te hapsires se ngushtuar nga njerezit prej 'mbiune'-simit duftesisht te kalbesuar. Mbi statuja ka vetem rreze te bardha. Rralle shkelqejne. Ato jane te prajshme. Detyrohen te pranojne qe te maskohen apo duke u hequr edhe koken, vetem per te deshmuar bukurine e trupit krejtesisht amorf. Eshte pak e cuditshme historia e vjedhjes se kokave. Ne te vertete eshte mania njerezore per te pasur fillin e gjithckaje qofte edhe te parendesishme pasi ketu fillon etja, uria per pak me teper 'une'. Per t'u ndjere pak me teper njerez prej mishi, te shkeputur prej amorfitetit paqesisht, te paedukuar me ndonje mospelqim ndaj shkelqimit te tyre. Statujat mund t'i lidhin floket sipas ritit te sirenave te detit qe humben ne perballjen e madhe me ujin e kripur. Dhe atje mbetet vetem deshira. Ata marinaret, ishin larguar dhe ato nuk ndryshuan asgje ne deshiren e tyre. Por statujat humben vetem kembet dhe me kelliren e pasosur u bashkuan perjetesisht. Ndonjehere mbesin edhe brigjeve, perkohesisht, ndonjehere rrjedhin deri ne ndonje muze, pas kujdesit njerezor per te deshmuar pak me shume njerezi, per te ndrequr nje ure te prishur, si rredhoje e carjes se tokes. Me arsyet se pse toka cahet nuk merret askush.
Llogariten demet, rrjedhojat, shprehen ngushellime, shpallen dite zie, por per token pak se mendohet. Dikush mendon per statujat. Nuk besohet se kot nis te germoje, e i nxjerr prej zemres se tokes. Dikush tjeter i rras ne ndonje muze apo vend tjeter per dekoracion. Dikush pret shpalljen e tenderit per te shitur ate qe ka blere, pasi e ka perdhunuar per te mijten here me shikimit e tij te palengshme. Dhe vetvetiu inati behet me i madh me i dukshem, krejt kollaj per tu kapur.
Njerezit nderrohen behen te huaj per statujat. Harrohen virtytet dhe hapen shkolla vesesh dhe shumica nuk shqetesohet per perversitetin qe ulet kemb mbi kembe ne balle te oxhakut te mbyllur. Ne mur mbetet vetem nje vrime e madhe e tymosur prej zjarrit qindravjecar. Edhe catia ndryshon pamje dhe fshehet vendi ku ngrihej oxhaku, per t'u zevendesuar me nje hapesire te qete apo plane te tjera hapsire ku rralle nderthuren me ndonje gjethe, dege peme per te shpetuar pa u korrur neper stinet e plotujshme. Qenia njeri i jep te drejte mekatit te pasur qartshem si trashegimeri, detyre dhe shpesh edhe amanet. Arrihet te flitet edhe per domosdoshmerine e te qenurit i patjetersueshem.
Mekati mbetet faqebardhe dhe nuk ndryshon asgje pervecse zbutet. Ate e argumentojne si forme bindese se e keqja eshte krejt ekzistenciale ne nje ballafaqim mes ndryshimit te se mires dhe te keqes. Rralle here po flitet per nje sistem te ri vlerash. Njerezit jane ne agoi per te zgjedhur se kush mund te ishte me e mira e te mirave dhe yshten te zgjedhin ekstremin si plotmbushje te etjes se vjere, qe u paska trasheguar prej statujave. Kurre statujat nuk deshen te flasin. Humben edhe koken per t'u ndergjegjesuar mbi misionin per te mos folur. Dikush akuzoi edhe diellin, driten qe u jep shkelqimin, por nuk arriti te botonte kurgje mbi kete pasi edhe muzgu e zhgenjeu, edhe nata. Edhe ne nate statujat jane krejt te bardha. Edhe shkurtesia e drites se syrit te paperlotur e dallon qarte menyren e vecante te shprehjes statujore. Ato edhe buzeqeshin. Nuk perdorin as parfum as kremera, buzekuq tualete, thjerreza, paruke, limim thonjesh dhe nuk buzeqeshin merdhishem.
Ato jane shenja qe u pervetesuan nga pasuesit si menyra te miresjelljes moderne. Njerezit buzeqeshin, perqeshin, hapin gojen, nxjerrin dhembet dhe rreken deri ne frymepushim me cmendurine e statujave.
Ato mbeten te vetme. Kane mish te ftohte, ndersa ne floke mbartin ledhatueshmerine. Koken edhe mund t'ua kene mare, pra sepse paska veti te vecanta joshese, cburrerimi. Ka raste qe rreth tyre ngrijne edhe shatervane fresukese. Eshte absurditet kur ato jane te ftohta. Jane bardhesisht te bukura. Por a eshte e bardha ngjyre padliresie?
Thjesht nje tekst i marreveshjes mes njerezve dhe diellit, thjesht per te mbartur kete ngjyre ne petkat e tyre per te mos u mundur nga dielli ne ditet e nervave te tij, kur rritet dhurata e nxehte qe dielli i jep tokes. Kjo ndodh rralle ne stinen e caktuar 'Vere' dhe njerezit kujtohen pak per ftohtesine statujore. E pranojne se statujat kane mish te ftohte, por nuk e thone nga ndjesia e ngushtimit, te botes, globit, tokes, kokes. Njerezit jane lindur per te qene paresore. Jane te gatshem te mbartin edhe shpirtin e tyre si hajmeli, apo te vjedhin kryet e nje statuje. Por askush nuk e di se pse shume qenie te latuara si njerez si pasoje e afshit te nxehte marrezor, shtyhen te thyejne mishin e ftohte te statujave.
 
Hija qe le Gjurm

Nat magjepsese.Nje fantazm e pameshir po shetit sonte neper koridoret e zemres sime, po tejkalon qdo penges e po thyen qdo ligj mbi dashurin.Era po me peshperit per ketet fantazm te bukur, e cila flet e kendon m shum mall per tingujt mallengjyes.Tinguj qe po terheqin fort telat me te holl te zemres sime.Nuk i kepusin dot keta tela zemreje qe jan gezim e shpirtit, e qe kendojn per dashurin aq lart por jo ne lartesin ne te cilen ajo ngritet.Tinguj mallengjyes, qe po zgjojn ne shpirtin tim nje pasuri ndjenjash, at pasuri qe zemra ime e fshihte ne thellesit me te fshehta te saja.Nje art i bukur qe premton lumuturi e dergon vuajtje.Nje zjarr i pameshir qe u ndez , djeg e do te shuhet ne zemer.Nje pik uji ne oqean q epo shuan etjen e shum zemrave.Nje kenge e amshuar qe i drejtohet qdo shpirti te pervuajtur.Nje piktur shpresdhenese qe don te dal nga korniza per ta kerkuar fatin e vet.Nje gjuh qe nuk ka nevoj per perkthime, ngase i drejtohet zemres e e godet shpirtin.Nje betej me shpirtera te zemruar posi shiu i pranveres.Nje trendafil i bukur qe helmon me helmin per sherim.Nje anije piratesh qe lundron ne detin e zemeruar e lufton per jet a vdekje.Nje rrufe e shpejt, q endryshe nga te tjerat te ngrit ne qiellin e shtat per ti ndezur yjet e henen per ta stolisur.Nje or qe nuk pushon se rrahuri deri ne sekondin e fundit te kesaj boteje genjeshtare..Nje merimang qe me shpetoi per tme roberuar e per ta shoqeruar skllaven e iluzionit.Nje e verbuar me sy te zjarrt.Nje semundje e pasheruar... eshte kjo nje dashuri e ndaluar...
Askush nuk don te degjoj per kete dhimbje te shpirtit, per kete plag te pasherueshme, askush jo askush nuk degjon.Po udhetoj me eren pa brenga e mall ne zemer.Po udhetoj ne detin e pafund me lot e me enderra magjepsese.Po udhetoj neper koh, e po ndalem tek pallatet me shum pasuri ku pishina eshte e mbushur nga lotet e dashuris.Po udhetoj nesper male, me perbuzin bishat e egra.Po udhetoj neper fusha, era e terbuar nuk po ka te ndalur.Po udhetoj e prap po kthehem tek ferri i kesaj bote.Dielli po fshihet pas reve te zeza, e shiu i terbuar nuk po ka te ndalur.Jan keto netet e ngrohta nga dashuria e te ftofta nga vuajtja, kur vetem nje puthje do te shkrinte gjith kete mall.Vuajtja qe ngriu eshte puthja qe do te shkrij ne kete ankth.Ankth q epo me ndalon te enderroj, me ndalon te dashuroj, e qa me pak te shpresoj, por zemra ime e thyer nuk pyet dot.Eh, kjo zemer enderron prap per at syrin e zi, dashuron prap at zemer hyjnore e shpreson qe me te do te jet pergjithmon ne perjetesi.Ishte nje shikim qema fiki driten ne ate rrug te gjat e na at tunel te pafund.E roberoi zemren time e nuk pyeti dot se kush ishte pronarja e saj,Vallezoi nen tingujt e zemres sime ne ato netet e gjata e te frikshme siq eshte vet nata, ku dashuria ishte hija qe linte gjurm.Ishin ata syt e zi plot zjarr qe me djegnin me flak pandal, sa qe edhe ai shiu i terbuar i gushtit nuk e shuante dot at zjarr te dashuris.Nuk mundi apo nuk donte ta flakte ate zjarr kjo, ishte dhe do te mbetej nje sekret perjetesisht.Ishe ajo nat vere, ishte ajo magji, qe me genjeshtra si vet jeta me shpuri ne perjetesi.Vuaj, vuaj, a thua kur do te pushoj se rrahuri kjo zemer e ndertuar nga dhembja, kur do te ndalet ku lot kristali, kur do ti mbylli syt per te mos u zgjuar me kurr deri sa te perfundoj kjo genjeshter e bekuar.Era po fryen, si duket per ti tharr lotet e mir enderron, por jo lotet nuk thahen se paku derisa te perfundojn te nesermet e vuajtjet e pafundme.Jan te padukshme vuajtjet e shkreta, por udheheqin brendesin time, nga to zemra qesh nga ti zemra plagoset e nga to nje diot do te varroset.Degjoj nje kenge, shkruaj nje histori, ndjej nje mall te pafundmem dashuri.Dashuri e pafundme si kjo nat e shkret dhe e frikshme.Gabova jo e frikshme, ngase dashuria te jep forc megjithese jo edhe kur ndodhesh edhe pran atij qe dashuron.Dashurin e paster e mbuluan syt e zi.Ajo ngjyr e zez mbuloi jeten e fatin tim e nuk e di se a do ringjallem ndonjeher qoft edhe ne amshim.Tingujt e kitares me shoqeruan qdo nat, derisa vdekja jote i keputi telat e asaj endrreje. U shuan enderrat, u shuan shpresat, po kujtimi e dashuria nuk shuhen dot.Nuk shuhen dot as vuajtjet qe jan mbreteria e loteve te kristalt.Ajo mbretri, qe me nje shikim do te humbiste nga historia e dashuris,.Histori e mallkuar moj e shkreta dashuri.E din me ka marr malli per ty, o engjull dashuror.Vdiqe per te vdekur me lumturin time.Gjithqka me mesove sa ishim se bashku, por si te qaj nuk me mesove dot jo.Shkove ne rrugen e pakthim, pa e ditur se po e le nje shpirt, nje zemer qe rreh per ty dhe qe ne netet e frikshme ti je krenaria e saj.Gitar mos pusho,diell mos perendo, yje shkelqejeni edhe kete rrug te pakt qe me ka mbetur.Edhe pak jepmeni drit per kete zemer te pervuajtur.Vdiqe per te mos u takur me kurr,nga syt e tu te shangur fiillun netet e gjata,hena e dielli me nuk ndriquan,as yjet me te zjarrta nuk jan se ti vetem me ke lene.Po e vazhdoj rrugetimin e pafund neper shtigjet e vjetra te femijeris,Ishin ato shtigje qe te fshehnin ty dashuri, e mua me rrefenin mbi sekrete e tua o engjull i fjetur.Ishuin ato shtigje qe ma falen lumturin per tma marrurr prap.Pse nuk mundem te te harroj, pse ike e trete posi rinia se bashku me te po te kujtoj edhe ty, e engjull.Ti je ai qe me ben te qaj te qesh te gezohem te hidherohem.Mjafton per meu ti shof syt e tu.Shkove pa me treguar se afer ishte dashurioa.As un nuk munda te tregoja per inspirimin e jetes, eh tash kur po te shkruaj po me shkon nder mend te te tregoj per hyjnin e njerzimit. do ta dergoj si nje leter per ne rrugen e amshimit kete qe po e shkruaj.mos e humb letren mos harro gjithomn kujto e duro se edhe une nje fdit do te vij tek ti mbaje ne mend dashuria eshte lulja me e bukur, dashuria eshte engjull mbrojtes, dashuria eshte shkak jetesor, dashuria eshte enderra me e bukur, dashuria eshte ndjenja me e pakuptimt, dashuria edhte dallg jetesore, dashuria eshte shkendoj qe i jep zjarr njerzimitm, dashuria eshte kandil i pafikur, dashuria eshte lot i paster, dashuria eshte drit parajse, dashuria eshte bregdet i palagur, dashuira eshte gremin e pambyllur, dashuria eshte embelsir te cilen e shijojm kur jemi ne vetmi, dashuria eshte plag e pasheruar, dashuria eshte dallendyshe e humur ne shtegetim, dashuria eshte akull i pathyeshem, dashuria eshte enigme e pazgjidhur, dashuria eshte ndjenja qe vdes e fundit, mos i harro keto, edhe pse ike e me le te vetmur une nuk jam i zmeruar me ty. do te dua ne heshtje dashuri, do e mbush em zemra kete leter qe po e dergoj vdiqe per te lirindur ne zemeren time per te jetuar aty deri ne pafundesi ti dashuri.....
 
Sonte

Sonte jam ne mes te marrzis qe ka qendisur jeta.Mungon gjithqka, madje edhe e shemtuara ka humbur rrugen dikund ne pafundesine e te qenit ngadhnjimtare.Fati rrokulliset rreth boshtit te hiçit, rrokulliset per krijesat e harruara ne melodin e këputur.
Dua te pushoj ne krahet e nates dhe te zbuloj sekretin e henes, por edhe ajo vet fshihet pas nje sekreti,pas nje gjurme neper netet e kthjelleta,pas hijes se te padukshmit,pas romances se shpirterave plot dashuri,pas çelsit te ferrit, qe hap dyert e parajses,pas tingujve plot mallengjim te kitares,pas....Dhe prap vazhdon e shkelqen me plot enigma te pazgjidhura,por une dua ta zbuloj sekretin e jetes,perndryshe jeta do te me shkaterroj.Do te me hedh ne humneren me te tmerrshme,por prap fati do te vazhdoj te rrotullohet pa e gjetur ende qendren e bukurise,ngase do t'i bej rezistence e shemtuara.Kam thurrur me mijera rregulla se si te vazhdoj jeten,por jeta ende nuk me beson.Nuk me fal fat,ngase humaniteti i saj ka perfunduar.Nuk gjendet me shpirtbardhesia ne komponimin e tingujve,qe do te vallezoj une ne te adhmen.Ditet vazhdojne te kalojne,duke na e dhuruar nga nje rrudh çdo minut te kesaj oreje te merzitshme,ngase jeta pos rrudhave e fijeve te bardha te flokut nuk ka mesuar te dhuroje asgje.Tik-taket e kesaj ore,pothuajse me vrasin me gjakftohtesine e nje kulqedre qe hedh zjarr mbi shpirtin tim.Lotet e psheretimat nuk kan te ndalur.Ndoshta syt e mi jan ujevar e pashterrshme e vuajtjeve qe sjell kjo jete plot genjeshtra,jete qe leviz pas amshimit,ne jeten plot te verteta.Nata hedh me butesi pelhuren e saj,por fati e jeta jane te ashper.Nje luft e tmerrshme po zhvillon mendja e zemra ime.Nuk di se ciles t'ia jap te drejten per udheheqje.Dikund lexova qe duhet ta degjosh zemren,kurse ne librin e te pathenave thuhej se kush i beson zemres se tij eshte budalla.Dilem,por mendja nuk me ka tradhtuar,e zemra per mua eshte me tradhetarja nga te gjitha.Tradhtare si vet jeta,e cila po luan me fatin tone nje loje bixhozi,jeta nuk humb asgje,por ne,ne qe po durojm edhe torturen e mallkuar,qe na ka transformuar nen tingujt e valles se te çmendurve.Jemi ne mes te grilave per moskuptimin e kesaj jete e nuk do ta kalojm leht kete denim,nuk kemi avokat,ndersa vet jeta na gjykon.Nje her na i fal te gjitha, por pastaj na i merr prap.ثshte veshtir, por edhe veshtiresia e ka shperblimin e saj.Sikur henen qe e ndez nata, zemrat tona i ndez dashuria.Por, njerezit nuk e kan kuptuar ende misionin e shenjt te jetes, inspirimin e diteve te pakalueshmee,shkakun e loteve,levizjen e pakontrolluar te ores se madhe,rrahjet e vrullshme te zemres,s'i kan kuptuar,ngase te gjitha keto varrosen ne shpirt.Aty ku kan kaluar mijera luftera e luftetar,te cilet kan luftuar me plot trimeri e dashuri e te cileve iu eshte ngritur permendorja ne thellesin e fsheht te egos sime,e cila qarkullon me emocione ne hekurudhen e shpirtit tim.Ne ate hekurudh,pa hekur,qe shtrihet ne pafundesine e krijimtaris sime gjat viteve te mundimshme te jetes.Mirepo,ndonese jetoj me plot pengesa ne siperfaqen e te ashtuquajtures jet ne tregun e shitjes se moralit nuk me kan kaluar kembet.Do te vij se shpejti edhe dita kur nuk do te rrah me kurr tik-taku i zemres, as henen e as yjet me nuk do i kem pran,do luftoj me shpirtin tim ne arenen me te madhe te lufterave, ne trupin tim, dhe do i humabs te gjitha ato luftera e do i varrosi te gjitha ato kujtime.Vet ligji i jetes eshte i ketill, ne jemi te ndertuar per te qen flijimi i krimbave qe do na e grimcojn shpirtin pak nga pak e ne nuk do i degjojm.Nuk do e degjojm me dot as zerin e bukur te bilbilit,as ardhjet e pranvera,ngase ne zemerat tona gjithmon do ta kemi dimer,akull te perjetshem,por thell dikund ne ato pole,akullin e shkrin dashuria.Por, vdekjen askush nuk mund ta ndal.Pas shum e shum betejave edhe une nje dit do e mbaroj epoken time legjendare,qe e ndertova mbi te shtrejten dashuri.Ate dit do rrenohen te gjitha,edhe kujtimet do te vdesin se bashku me mua.Momentet qe mendoja se nuk do t'i harroja kurr,do i mbuloj dheu i ftoht i vdekjes.Dal ngadal do e gris edhe pelhuren e bukur te jetes.Ajo e cila diti te jet bardh e zi, edhe ajo mbaron.Ndoshta edhe sonte jetoj me dhembje,qe jetova dikur ne hapesiren pa koh,qe dashurova edhe te shemtuaren,me shpres se edhe ajo nje dit do behej e bukur ne magjin e mendjes sime.Kalova neper shum e shum rrug,piva uj per ta shuar etjen e shpirtit tim,por ne kete nat shpirtin tim e shuan vetem vdekja.Shpirti im do te tretet,ndoshta hija ime do te sillet neper mendjen e dikujt qe me deshi dikur.Vetem kalimtare isha mbi ket tok te rrejshme.Ne kete tok ku mbolla e u ushqeva me dashuri,edhe pse ndoshta ishte dashuri e rrejshme ajo me rriti,dhe me te po shkoj ne fundin e pafundesis.
 
Katalizatori

Une te therras katalizator, kur ti pickon si miza cece qelizat e trurit tim, ato qeliza qe me verbojne te ndjej e te perceptoj te bukuren, qe fusin ne vallen e mendimeve te kercejne me fort, disa arsye qe edhe pse te ver8, nuk jane perhere te lutura te drejtojne...
Une te therras katalizator, ti qesh me mua dhe une qesh me ty. Qeshim te dy e te drejte s'kam as une e as ti. Une nuk jam une, une jam ajka ime, qe krijohet kur llumi je ti.
Ai llum, qe ben te mundur nje lume, nje lume te rrembyer, qe kesaj rradhe shtratit s'rremben asgje te vyer. Me te vyer se vete lumi i rrembyer. I rrembyer por i matur, i matur por i pacaktueshem...
 

Attachments

  • 1107~Cannabis-Mushroom-Oasis-Posters.jpg
    1107~Cannabis-Mushroom-Oasis-Posters.jpg
    63.7 KB · Shikime: 131
Londra brenda nje topi te qelqte.

Shkurt 2003. Kohe e gjate kalon dersai njeriu mesohet ta shkruaje ne date vitin e ri...2003. Jo vetem ta shkruaje vitin pa e gabuar, por mua definitivisht m'u desh goxha kohe edhe per t'iu kthyer jetes normale, pasiqe pjesa me e madhe e pushimeve me kaloi me dhimbje te dhembit. Besomeni qe ne mes te Londres m'u desh ta duroj dhimbjen e dhembit disa dite derisa gjeta nje dentist qe punonte gjate festave. Sistemi shendetesor edhe kete vit si duket do te vazhdoje me kengen e vjeter. Nuk e di pse, por sikur per inat, zakonisht ndodh keshtu apo jo? Ose te dhemb dhembi ose te prishet televizori! Kur mu kujtua dimri dhe festat ne Tirane se pari me doli parasysh bota dhe pastaj njerezit duke i bart televizoret ne karroce per t'i derguar tek mjeshtri. Kryesisht te mbuluar me batanije. Keshtu me kujtohen. Gjate ketyre viteve qe jetoj ketu ne Londer ra bore edhe dy, tre here )ne mos gabofsha) por kurre nuk arrinte te prekte mbi toke. Gati kisha harruar dimrin se si eshte dukur ne Shqiperi. Mu kujtuan prinderit kur ishim te vegjel qe na conin tek nena. Mami sapo kthehej nga puna na merte mua dhe vellait dhe na shetiste. Ne te vertete bora me kujtoi diten e pare te shkolles (klases pare). Shoket dhe shoqete klases, mesuesen time.

Hartimet e gjuhes dhe oret e vizatimit me teme dimri. Po a thua si dukej Londra me bore? Vertem disa centimetra ra po ndryshoi shume gjera. Pati vonesa te jashtezakonshme te trenave, disa madje u anulluan kretesisht. Ne kete pjese ku jetoj kishte aq pak trafik sa mund te shkonte mendja se ishte dite pushimi. Pastaj edhe ata qe kishin mare guximin dhe kishin mesuar te udhetonin me makine linin pershtypjen se ishin te gjithe shofera te rinj. Pak ishin neper rruge e megjithate nje mik i babit qe ishte mekanik, tha se kurre nuk kishte patur pune me shume. Por asnje nga keto probleme nuk ndikuan ne ate disponimin qe u krijua tek njerezit.

Nuk e keni idene se si i rrinte ky carcaf i bardhe ketij qyteti te shiut e mjegulles. Sapo u zgjova nga gjumi ate dite dhe hapa perden e dhomes se gjumit u habita kur e pashe boren, sidomos qe kesaj radhe kishte patur shans te fleje mbi keto pullaze. Thuajse dikush naten fshehurazi kishte hedhur me site sheqer pluhur mbi kete vend. Ate dite edhe zogjte ishin zgjuar me disponim tjeter. Degjohej cicerima e tyre e zhurmshe si kurre me pare. Loznin dhe shtyheshin me njeri tjetrin per te zene vend ne keto dege te pemeve qe sikur ishin stolisur posacerisht per ta. Edhe gjate udhetimit me tren i shihja njerezit qe nuk vidhnin me sy perreth, madje shume pak prej tyre kishin hapur librat e gazetat. Te gjithe i kishin drejtuar syte nga xhamat. Mos flasim per sheshin e Trafallgarit sa i bukur dukej. Edhe gazetat ditore kishin haruar "detyren e tyre", e lane rehat familjen mbreterore, azilantet, Sheri Blerin, dhe u perqendruan ne qytetin e tyre qe i kishte magjepsur te gjithe. Nje kolumnist i nje revizte te njohur ketu, qe shkruan zakonisht per poitike, tere faqen ia kishte kushtuar kesaj shtrese te bardhe. Madje thoshte se kishte filluar te besonte se po te binte bore tere kohen ne te gjithe vendet nuk do te kishte me luftera. Sikur te ishte ashtu! Plot besonin se sikur te vazhdonte moti i tille njerezit do te fillonin ta donin perseri qytetin e tyre, dhe qe eshte edhe me teper per tu cuditur, besonin qe ky mot po sjell edhe shume me shume disponim te mire tek njerzit dhe paqe mes tyre. E pershkruanin Londren si te ishte nuse me fustan te bardhe martese. Aty-ketu shihje njerez duke shetitur, disa me femije, cifte te ndaluara tek urat e njohura mbi Temzin, te tjere shetitnin qente...te gjithe se bashku ia shtonin bukurine ketij qyteti. Ndertesat e vjetra nuk i ngjanin atyre te zymtave, bora u kishte dhene jete edhe permendoreve. Te dukej se edhe Churchillit i kishte shkuar buza gaz ne bustin e tij te bronzte. Si te ishte e gjithe Londra brenda ne nje top te qelqete. E brishte. Si ndonje shfaqje baleti ku secili dhe gjithcka perreth ka rolin dhe vendin e vet deri ne hollesite me te imta. Londra dukej magjike, si ne perralla!
 
Rinia jonë , kah po ja mbanë?



Kjo asht Kosova.
Nji vend i vogël në Gadishullin Ballkanik e popullume kryesisht me shqiptarë musliman të cilët përbajnë rreth 92% të popullsisë së saj.
Historia e saj lë për të njohun Kosovën si një vend të shtypun e cunguem.
Shumllojshmëria asht nanë e qdo gjaje , e kombeve , feve , politikave dhe kulturave.
Edhe sot evidentojmë plagët e së kaluarës së hidhun nga shtypësit që nuk pushuen e po vazhdojnë.
Po bahen dhjetë vjet që kur gëzojmë diqka që se kemi , por ata na përfytyrojnë në mënyra të shumllojta.
Fill pas tërheqjes së forcave serbe nga Kosova , politikanët tanë kishin qëndrime serioze e të sigurta për ni Kosovë të pavarun e me teritor të pacënueshëm.
Dhe po bahen dhjetë vjet që Kosva nuk ushtron kontroll mbi pjesën veriore të Mitrovicës.
Populli i lodhun nga gjendja e randë ekonomike , nuk le vend të mendoj për qashtje madhore se ato ja ka dorëzue duarve të "sigurta" t'njerëzve të korruptuem të cilët shiten ma lirë se gjanat ushqimore në sezonën e zbritjeve gjatë festave të fundvitit.
E populli ushqehet me premtime boshe që ndërrojnë ngjyrën e shijen po prap mbeten boshe.
Europa , bota perëndimore tërheqëse si gjithmonë , andërr e q'do të riu që po humbet sporteleve të stërmbushuna me qindra kandidatë për punën që u jepet 20 punonjësve , fakultetet gjëmojnë ditën e provimit pranues , e të dëshpëruem kthehen ma shum se 10000 maturant që përbajnë rreth 50% .
Qysh thoni? Q'i shkrepet në krye nji 18 vjeqari për të cilin dyert e fakultetit janë të ngushta , punën se gjen as në andërr e gjendja ekonomike po e gllabëron të gjallë?
Gjermania , Zvicrra , pa dyshim janë zgjidhja e fundit para litarit.
Gjatë vizitave të verës që na bajnë bashkë atdhetarët tanë , ministrat u premtojnë atyne rrugë te reja për t'ju lehtësue ardhjen dhe shkuarjen , pasaporta të reja , ahengje , e gjana të imta por jo kushte të mira jetese për kthimin e tyne , se ato kushte s'po arrijnë t'ia ofrojnë familjarëve që kanë mbetur këtu .
Nëpër fjalimet e matuna flasin njerëzit eminent nga jeta politike me fjalorë të zgjedhun për ti lanë përshtypje opinionit të gjanë sidomos rinisë duke i'u drejtue me fjalët si :
"Ju jeni ardhmëria e Kosovës" ose "Fati i kosovës është në duart tuaja" etj , po ato mbeten veqse fjalë foltoreje që vdesin me të dalë nga salla e stolisun.
Jo që rinisë nuk po i jepet shkollim e punësim po as kulturë , t'rinjtë e t'rejat e Kosovës jan ba robë të ni tv-je që në programin e saj nuk gjenë vend për tjetër gja veq serialeve të degjenerueme latino amerikane që po e katranosin fare k'te pak rini që po arrinë me mbet përmbrenda kufijve të kësaj Kosove "martire" që s'la gja pa përjetue.

Thirrje

Po e shfrytëzoj rastin me ba ni thirrje te t'gjith ata që po e vërejnë se k'shtu spo shkohet kërkah , th'rras të rinj't sidomos , që të zgjohen e ta ndryshojnë k'te gjendje me aq sa munden se edhe historinë e kemi dëshmitare për shembujt e mahershëm kur asht shkel e drejta jonë , kurr asgja s'ka ndryshue populli vet pa u zgjue...
 
NE

Ne jemi shume te ngjashem. Jemi te mesuar te mos lejojme qe ndjenjat dhe emocionet tona te dalin ne dukje, jemi mesuar te mos zhvishemi kurre. Jemi mesuar te germojme thelle ne shpirtin e atyre qe na ngjallin interes, dhe te leme ne indiference totale te tjere qe nepermjet fare pak gjesteve i percaktojme si “anonime”. Jemi mesuar qe te presim nga te tjeret hapin e pare, e te mos dhurojme kurre dicka nga vetja pa qene te sigurte qe ne kembim do marrim dicka. Kjo eshte arma jone mbrojtese, ngurtesia, ftohtesia, indiferenca (te gjitha keto vetem ne pamje te pare mendoj une...). Por ja qe na mjafton fare pak ndonjehere te zhvishemi nga gjithe keto veshje, te braktisim kete rol te lodhshem. E na shijon aq shume kur arrijme ta bejme, sidomos kur gjejme ku, si dhe me ke te “zhvishemi”. Une jam mesuar te “zhvesh” te tjeret, e per vete te rri e mbuluar deri ne gryke. Po ja qe kur flasim bashke dua te rri me lakuriq se kurre..! Kam bindjet e mia, por pas tyre fshihen shume pasiguri. Mund te jap shume, kam shume per te dhene... por me mjafton fare pak, fare pak, per t’u terhequr e per te ri-veshur “mbrojtjen” time. Te lutem mos u tremb nese ndonjehere vendos te mbulohem deri ne gryke, edhe kur temperaturat e momentit do kerkonin nje zhveshje totale. Mos u tremb edhe nese vendos qe te zhvishem krejt edhe ne mes te acarit. Kjo jam une. E njoh veten pjeserisht, nuk dua ta njoh plotesisht... kam frike se po e njoha, atehere do kerkoj ta braktis e t’i largohem. E di qe me kupton, te thenat dhe te pathenat. Nuk di pse vendosa te te shkruaj tani. Ndoshta sepse dje kisha aq shume deshire per t’u zhveshur e per te te zhveshur, po ai instikti im me tha te merrja dhe shallin e te largohesha... Une jam ketu, edhe kur duket sikur nuk jam. Me fol, me shkruaj... Do ndihesh me pak i dobet. Edhe sikur te mos kesh per te thene asgje te vecante, mos u shqeteso... ti vetem me shkruaj, me fol. Koha ndonjehere luan kunder nesh, e ne shnderrohemi ne spektatore melankolike te lumturive te te tjereve. Dhe ne hiqemi indiferente, edhe pse brenda perpiqemi te kuptojme nese nuk kemi bere zgjedhjet e duhura. Por harrojme ndonjehere sa vlejme. Do te doja te te jepja syte e mi per te pare ate cfare nuk arrin te shohesh. Te te fshihja rete dhe ate dimrin qe here pas here shfaqet e te vret. Mos e ler veten te humbase pas heshtjeve, vetja jote nuk e meriton kete. Te gjitha keto, e shume me teper, doja te t’i thoja mbreme... folem pak por te pashe disi te plogesht.

Nuk po i jap nje mbyllje, nuk i kam dhene as nje fillim.. nuk eshte nje leter, nuk di as si ta quaj. Po c’rendesi ka! Flasim...
 
Esse

SHKRONJAT E PAFJETURA

( O dorë që më shkruan, mos më lë vetëm, mos më lë mbyllur, më fut në

zarf, ose në kutinë postare, që ky shkrim i zemrës të shpërndahet ! )


Letërsia jonë çdo ditë po bëhet më e bukur, më e dashur, më e pasur.Poetë të rinj çdo ditë po sjellin vepra me vlera të kohës.Njëra nga poetet tona bashkëkohore padyshim është edhe Hasije Kryeziu – Selishta. Libri i saj „ Përtej çmendisë“ është një libër me frymë të kohës. Në këtë libër Hasija shprehë dhimbjen e ashpër të jetës, që asesi të zgjidhet. Kohën që po jetojmë shkruan Hasija, secili e përjeton ashtu s´i e ndienë.Mirëpo, poeti është ndryshe nga të tjerët, ai e ndien me pasion të nxehtin e gjakut që ngrihet. Pakëz po e jetojmë këtë kohë shkruan
Hasija.Mbase, rrethimet shumë kohë na kanë zvogëluar. Mbrëmë kam përkthyer اiklopin/ Apollonin/ dhe perendive u jam lutur/ kthema medalonin..atë pjesë të ujvares sime. Këto dhe qindëra vargje të tjera shprehin opusin poetik të Hasijes. Libri“Përtej çmendisë” që po i jepet
komunitetit tone letrar në duar , është edhe një e arrirë letrare.Njeri, unë s´jam vetëm një gur/ në gurin e dhimbjes sime/ edhe gur të tjerë ngrihen mbi mua/ zemra ime/ shpirti im/ una
të ndezura etjen ma shtojnë!..Poezia e Hasije Kryeziut-Selishta është poezi e kohës që po jetojmë. Betejat tona veç sa kanë filluar. Shumë janë fillimet. Në disa poezi shprehet poetja,
edhe shkronjat i kam të pagjumë. Puset e poezisë thotë Hasija, janë të pafund. Këtë largësi pafundësish asesi ta arrijmë.E bukura në poezi shkruan Hasija nuk preket, po ndjehet,ndjehet
nga Brenda, nga të kundërtat e përditshmërisë. Nuk është vetëm ky vend i bukur ,
ka edhe vende të tjera, ku e bukura herë fshihet, herë arratiset. Hëna sonte nuk është ndonjë
risi në qiellin tim.Me atë ka kohë që unë njihem, qahem, dehem. Të gjithë këta prindër e prindëresha sot janë të afërmit e mi, gjaku im i epërm. Libri „Përtej çmendisë“ përveç dhimbjes, krejt brenda vetes ,ka edhe zemërimin,dorën e bërë grusht. Njeri, e gjithë ajo natë ishte prej territ, prej lotësh të zi, prej vrasjeve. Në atë kohë pa kohë , edhe koha e rëndomtë ishte e rrezikuar dhe në rrezik. Sespse në disa poezi edhe shkronjat janë të pafjetura.Uroj poeten për këtë libër të bukur. Sukses.


Rrustem G e c i - Dortmund
 

Attachments

  • -RRUSTEMI.JPG
    -RRUSTEMI.JPG
    13.3 KB · Shikime: 87
Një natë vjeshte në mërgim

Ndodhem brenda shtëpisë time, që ndodhet diku në një cep të qytetit të Londrës, lart mbi një kodër të butë dhe të vogël, ku nga dritarja mund të shikoj ngjyrën e errët të liqenit. Në shtëpi, kam ndezur kaloriferin për t’u ngrohur, sepse sonte qenka paksa ftohtë.
Jashtë, qielli është i errët dhe me vranësira, rrugët janë të lagura, sepse herë pas here bie shi i vrullshëm. Ky përshkrim është më se normal, sepse këto janë netët e fundit të vjeshtës, që po i lënë radhën stinës së dimrit.
Para se të ulesha këtu para kompjuterit po studioja diçka që ka të bëj me drejtimin tim profesional dhe meqë nuk po më vinte gjumë, mendova të shkruaja disa rreshta, sepse herë pas herë e ndjej të nevojshme të shkruaj ato që mendoj se për ndryshe nuk më zë gjumi.
Kjo sjellje thonë se është me e bukura e të shkruarit, kur të vjen muza për të shkruar, duhet ta bësh me çdo kusht se ndryshe nuk ndjehesh mirë me veten dhe mendimet mposhtin kushtin e nevojës fizike - nevojën për gjumë.
Kinezët kanë një thënie - "të ecësh të bën mirë për reflektuar" - kurse unë do të thosha se nëse do të reflektosh dhe të mendosh, duhet të qëndrosh qoftë edhe për pak çaste vetëm.
Thonë se: kur dikush qëndron vetëm, në një qetësi absolute, kalon në një fazë të drejtpërdrejt ëndërrimi, ku më shumë mendon gjëra të mira dhe kritikon ndoshta edhe me eufori gjerat negative, ato gjëra që me pa të drejtë kushtëzojnë një apo disa persona për të mos përjetuar shumë lumturi, që i lëndojnë si dhe i bëjnë të ndjehen jo shumë mirë por të përmalluar.
Kur je vetëm, mendja udhëton aq shumë në labirintet e imagjinatës, ëndrrave, dëshirave saqë nuk je e vëmendshme ti japësh urdhër të kthehet në pikën fillestare të nisjes dhe mund të harrojë se duhet të rikthehet përsëri në realitetin e prekshëm drejtpërsëdrejti.
Mendoj se: horizonti i labirinteve të imagjinatës, është më i gjërë, kur njeriu ka në zotërim më shumë dituri të përfituara nga leximi i lirë, nga studimi profesional, nga përvojat jetësore si dhe nga kultura apo ambienti shoqëror dhe familjar - këtu mund të ketë një rol vendimtar qoftë edhe një histori e vogël apo një përrallë e treguar me dashuri dhe ëmbëlsi nga prindërit e dashur.
Sa më i gjerë të jetë labirinti i imagjinatës tonë aq më shumë vëzhgues të kujdesshëm jemi për fenomenet që bien mbi ne, rreth nesh dhe që na kanë ose jo neve si objekt. Në momentin që çdo kush nga ne arrin në statusin e vëzhguesit vigjilent për gjithçka që ndodh afër dhe larg nesh, aq më shumë është i ndjeshëm dhe i lidhur mbi ato që ka vëzhguar.
Po ndiqja një program televiziv që në qendër të mendjes kishte fenomenin Obama. Pasi e ndoqa me vëmendje po thosha po sikur të kishim edhe ne shqiptarët një “Obama”!
Pasi analizova mirë faktet, thjeshtë natyrshëm më lindi pyetja por përse duhet të kemi pikërisht një “Obama”? Fare mirë mund të kemi një “Shpëtimtar”. Jo për gjë, por tingëllon më mirë, sepse është emër shqiptar dhe ne flasim Shqipen tonë të mrekullueshme.
Shqiptarët nuk kanë nevojë realisht për një “Shpëtimtar”, por duhet te jenë të zotë për të shpëtuar nga realiteti që kanë, duke u përpjekur me çdo kusht që ta ndryshojnë atë. Për ta realizuar atë duhet të besojnë thellë tek vetja e tyre se janë shpëtimtar të vetës së tyre.
Besimi i ndryshimit duhet të lind në zemrat tona, nga dëshira që kemi për të realizuar të ardhmen tonë me plotë ëndrra të bukura dhe nga forca që gjejmë tek e kaluara e frikshme dhe e errët që kemi përjetuar jashtë dëshirave, ëndrrave dhe aspiratave që kemi pasur realisht në labirintet e imagjinatës tonë.
Pas programit, u shtriva që të pushoja pak, por papritur dëgjoj një zhurmë të vrullshme që vinte nga jashtë. Nga ku reshtja largova një çikë perden e dritares për të parë se ç’po ndodhte jashtë?! Po binte shi me vrull. Mu duk diçka e natyrshme, sepse nuk e përjetoja për herë të parë një fenomen të tillë. Prandaj, me mospërfillje për atë që pashë u shtriva përsëri.
Sapo u shtriva dhe trupi im më ra në qetësi të plotë fizike, duke qenë se jam larg vendit dhe te afërmve të mi. Në mënyrë instiktive po mendoja nëse në Shqipëri bie shi si këtu?! Isha kureshtare me të vërtet të dija nëse binte shi dhe në Shqipëri, dhe nëse familjarët e mi dhe bashkëkombësit e mi ishin brenda si unë ose që halli dhe puna i ka nxjerrë jashtë dhe ndoshta nga shiu i vrullshëm po lagen dhe po bëhen qullë.
Po mendoja se nëse ka ndonjë shqiptarë të gjorë që për një mi e një arsye nuk mund te ketë një çati, ku të fus kokën. Po mendoja se nëse rrugët e qyteteve tona janë po me gropa, me puseta të hapura, me baltë dhe të mbushura me pellgje me ujë dhe me makina që kalojnë me shpejtësi jo sikur të udhëtonin në zona urbane, por sikur të jenë në pista garash, ku nuk është i nevojshëm respektimi i vijave të bardha dhe semaforëve.
Nga kjo që ndodhi fare në çast, nxora një mësim shumë të rëndësishëm se: nuk duhet të jemi mospërfillës për çdo gjë që ndodh mbi ne dhe rreth nesh, sepse ajo mos përfillje mund të na bëjë indiferent për të analizuar të kaluarën dhe për të projektuar të ardhmen.
Ashtu siç ndërtohet një pallat duke rrjeshtuar tullat një mbi një, ashtu edhe e ardhmja jonë mund të ndërtohet në një nga çdo moment që ne përjetojmë dhe ëndërrojmë.
Në qoftë se jemi mospërfillës qoftë edhe ndaj një momenti të vogël, pallati i ardhmërisë tonë do të ketë një tullë mangët dhe struktura nuk do të jetë e plotë dhe kompletë, ku në një të ardhme të largët do të çalojë duke e ndjerë mungesën e asaj tulle, sepse erozioni duke gjetur pikën e dobët - mungesën e asaj tulle te vetme - ka bërë të veten, ku me kalimin e viteve dhe me ciklin e vazhdueshëm të stinëve vrima me përmasat e tullës mund të zmadhohet aq shumë sa një ditë mund të vër me të vërtetë në rrezik qëndrimin në këmbë të gjithë strukturës.
Duke shkruar dhe menduar, fare pa e ndjerë kaloj edhe kjo natë, sepse tani ka filluar të zbardhë, kjo është shenja se dhe një ditë e re sa po ka filluar. Gjithmonë më ka magjepsur dhe më ka zhytur në mendime fakti, kur nisja një udhëtim në të gdhirë të mëngjesit dhe largohesha nga Tirana ime e dashur.
Më ka magjepsur udhëtimi në të gdhirë, sepse fillimin e një gjallërie e përshëndet duke u larguar, sepse vëzhgon se si fillon jeta e një qyteti, por që pastaj për faktin që largohesh nuk je dëshmitarë si do të zhvillohet ajo. Maksimumi thjeshtë mund të përdoresh imagjinatën për të qenë afër së vërtetës.
Kur isha fëmijë, kishte raste që sapo kisha nisur të luaja në mëngjes me shoqet dhe papritur prindërit me shkëpusni nga loja e më merrnin me vete në ndonjë udhëtim që kishin vendosur të bënin.
Në fillim të udhëtimit filloja të mendoja se: nëse këto momente shoqet e mia po bëjnë të njëjtën lojë që po bënin kur isha edhe unë? Se nëse loja ka mbaruar dhe se kush mund ta ketë fituar atë?
Pra, isha kureshtare të dija se çfarë po bëjnë ato? Fakti që unë nuk isha aty, më kushtëzonte, që thjeshtë të përdorja imagjinatën time, e cila ndoshta nuk përputhej me realitetin, por thjeshtë kënaqte dëshirat e mia të atij çasti si dhe më bënte të ndjehesha sikur vazhdoja të luaja bashkë me ata edhe pse realisht vetëm largohesha nga ata në një drejtim krejtësisht të ri.
Prandaj, në këto momente po mendoj se edhe në Shqipërinë time të dashur ka filluar të zbardhë, se nëse të dashurit e mi kanë bërë një gjumë të qetë dhe se tani duhet të zgjohen dhe të bëjnë mëngjesit, të përgatiten dhe pastaj të fillojnë punët e tyre.
Po mendoj, sepse nuk mund të jem e pranishëme se nëse në Tiranën time, ka filluar të gjallërohet jeta, ku njerëzit ndoshta në rrugët e lagura nga shiu po ecin me duar në xhep për të filluar punët e ditës.
Po mendoj se nëse politikanët shqiptarë kanë parë ëndrra se si mund të ndihmojnë qytetarët dhe vendin e tyre që të jetë i mrekullueshëm dhe i begatë.
Shpresoj se edhe nëse nuk kanë parë ëndrra të tilla, sepse kanë aq shumë impenjime në mendjet e tyre dhe nuk kanë shumë hapësira të mendojnë për qytetarët që i kanë zgjedhur, të paktën të jenë ngritur në krah të djathtë, që edhe pse nuk i ndihmojnë dot, të paktën t’iu mos u prishin punë dhe t’iu mos u bëjnë keq.
Ja kjo është një natë vjeshtë që një emigrante përjeton, ku nga kjo që lexuat kuptuat se ajo më shumë ëndërron se sa fle gjumë, ajp më shumë ndodhet mes jush se e vetme, ajo natën nuk është larg jush por tek ju, në ëndrrat dhe imazhet tuaja.
ثndrrat e saj janë po të njëjtat me tuajat, sepse ëndrrat e saj jeni pikërisht ju.
Shpresoj që ju të dashurit e mi të keni parë ëndrra të bukura dhe dëshiroj shumë t’iu bëhen realitet, dua shumë që edhe unë të kem qenë pjesë e ëndrrave tuaja sepse ju ishit në ëndrrat e mia.
Ndërsa ti Shqipëria ime e dashur dhe ti Tirana ime e mrekullueshme që të dedikova fëmijërinë time, ju uroj të keni vazhduar një ditë me plot gjallëri, lumturi dhe sa më me pak dhimbje dhe lëndime të mbyllet kjo ditë që sapo kemi nisur.
Nata sapo kaloi, na solli një ditë të re, e cila me siguri do të jetë e ndryshme nga ajo që lamë pas, sepse ndryshe nga dje, mbrëmë kemi parë ëndrra të reja që na frymëzuan me shpresë dhe na ushqyen me forcë të re pozitive duke na bërë të ditur se ndryshimi tek ne sapo ka filluar.
Prandaj, duhet të punojnë së bashku për ta çuar përpara atë, sepse aspiratat i kemi pozitive dhe në favorin tonë.
Ditë e re dhe kismet i ri, shpresojmë që kjo ditë që sapo kemi vazhduar në të njëjtën kohë por me mënyra të ndryshme të jetë me oportunitete te reja për të gjithë ne.
 
Lere vetveten te lire...

Disa vite me pare mbaj mend nje kartoline qe me erdhi nga nje mikeshe, ku me shkruante “une jam duke bere ski me eren”. Une atehere mendoja me vete se çfare do te thoshte ajo me kete. Sot e kuptova qe ajo donte te thoshte qe po bente ski me stil te lire, teper e lumtur, e kenaqur dhe me shume konfidence. Edhe pse une nuk kisha shpresa te beja ski ne ate menyre, une enderroja te jetoja me lirine e njeriut qe zoteron mrekullisht skite. Keshtu duke imagjinuar ate pra miken time “skiatore” une besoj se burrat dhe grate e te gjithe koherave qe kane bere nje jete te suksesshme dhe te lire, kane zoteruar 5 sekrete te jetes.

1. Respekto vetveten. Kjo do te thote te kesh nje sens pergjegjesie te madhe per mendimet dhe veprimet e tua. Do te thote te mbash premtime dhe te jesh besimplote tek vetja, familja dhe puna. Do te thote te besosh tek çfare ti ben, te besosh tek puna dhe profesioni yt dhe te jesh nje punetor I mire. Do te thote te vendosesh standartet e tua dhe jot e krahasosh veten me te tjeret. Nuk eshte pyetja qe te jesh me mire se te tjeret, respekti dhe teresia kerkojne qe te jesh me mire sesa vete ti kujton se je ne fakt. Ketu ne Britani te Madhe kam mesuar se Winston Churchill ishte nje shembull I teresise dhe I respektit, duke qene nje njeri I perballur me kundershtarin ne menyra te ndryshme. Ja nje fakt qe lidhet me kete. Gjate vitit te fundit te tij ne zyre si kryeminister, ai shkoi ne nje ceremoni zyrtare. Pak rrjeshta pas tij dy burra filluan me ze te ulet. “Ai eshte Winston Churchill”, “thone se ai po behet I matufosur”, “Thone qe ai duhet te lere detyren e kryeministrit per burra me te zote se ai, se ashtu duan ata qe nuk ia kuptojne gjuhen, se ashtu duan ata qe edhe e kuptojne, por s’kane ku ta trazojne”. Kur ceremonia ishte duke u mbyllur, Churchill u kthye atyre dhe u tha: “Burra, ato thone qe ai eshte edhe shurdh. Me nje fjale po ti degjosh ata, do te thote qe edhe te mos ju kisha degjuar se çfare thate juve”. Churchill e dinte qe nje sekret te respektit ndaj vetes ishte te zgjidhje nje veprim te bazuar ne çfare ti beson se eshte e drejte dhe jot a ndryshosh mendjen kur je I kritikuar.

2. Perkushto veten ndaj te tjereve. Beso tek te tjeret dhe ndihmoji ata qe te realizojne endrrat e veta, edhe kur ti di se ata kane dicka qe nuk shkon. Nje burre I mençur I historise Shqiptare te kohes se Pavaresise ne Elbasan, Aqif Pashe Elbasani, njehere tha: “Po te duash perparim per nje vit atehere kultivo grure. Po te duash perparim per dhjete vjet atehere stervit burra dhe gra qe te kultivojne grure”. Ju mund te ndertoni jeten dhe endrren e miqve, kolegeve dhe dashamiresve te udhes se perbashket te letrave duke u dhene ‘ushqim’ te mirenjohjes dhe inkurajimit. Nese nje peme I jepet vetem nje ushqim minimal, atehere ajo do te jetoje por nuk do te rritet. Por, nese ‘ushqimi’ I jepet me shume sesa I duhet per te jetuar, atehere pema do te rroje dhe do te rritet e madherishme duke prodhuar fruta. Dhe pastaj eshte gje tjeter suksesi I frutave…

3. Shnderroje zhgenjimin ne fuqi. Personat qe jetojne me lirine e perfytyruar kane zbuluar se gjykimet personale I kane bere ata shume te ndjeshem dhe u kane tendosur me shume qenien personale duke forcuar rezistencen dhe karakterin. Ata kane mesuar se arritjet jane te lyera me njollen e gjakut te zellit dhe te fryera me shenja te plageve te zhgenjimit. Faqet e historise shqiptare jane te mbushura me tregime heroike te burrave dhe grave qe kane triumfuar ndaj pengesave dhe veshtiresive.

4. Gezo proceset e jetes dhe jo vetem dekoratat e saj. Ne jetojme ne nje shoqeri me pikesynime te caktuara qe deshiron te zgjidhet çdo gje nemoment. Ne e duam tashme ushqimin te jete siç e quan Perendimi “ushqim I shpejte” dhe larjet kimike per nje ore, ndersa shtojme kersherine tone per sukses te menjehershem, ashtu sic deshirojme te kemi pallate, vila, prona, makina apo ku dine une ne pak muaj, apo edhe ne dite. Por te jetosh me lirine neve duhet te jetojme çdo dite njera pas tjetres, duke kuptuar se jeta eshte nje udhetim I pafundshem drejt vetezbulimit dhe plotesimit te endrrave personale. Kjo nenkupton qe te gjesh kohen qe te perqafosh femijet, te respektosh partnerin e jetes dhe te lejosh tjetrin qe te te parakaloje ne rruge. “Une isha njeri nga ata persona qe asnjehere nuk shkoja ne asnje vend pa termometrin, xhupin dhe çanten”, - shkruajti autori amerikan Don Harold. “Po te kisha nje jete te dyte q eta rijetoja prape, do te ecja zbathur ne fillim te Pranveres. Do te hipja perdite ne rrethrotullimet lodra te femijeve dhe do te shpenzoja me shume kohe qe te gjeja shanse jete”.

5. Behu pjese e nje diçkaje qe eshte me e vlefshme se jeta jote. Nuk besoj se do te jeni te lumtur, nese juve shpresoni te jetoni nje jete egoiste dhe tejet personale. Zgjidhni diçka me te madhe sesa qenia juaj dhe punoni q eta kryeni ate me shpirt te sacrifices. Ajo do te behet pjese e jotja ashtu siç do ta shikoni ate te pandashme deri ne fund. Matni suksesin jo me ate qe ju keni bere, por me ate qe ende mund te besh.
 
Redaktimi i fundit:
Femra Shqiptare dhe opinioni i saj!

Femra shqiptare është Mbifemra!

E them, mbifemra, jo pse është e kombit tim, por sinqerisht ekziston një fshehtësi, a sekret i genit gjenealogjik, që pretendon prore të mbijetojë në çdo kohë e situatë sado e vështirë dhe e kobshme të jetë! Pikërisht ajo fshehtësi gjenetike është në femrën shqiptare, e cila me durimin e saj, vuri mbi vete gjithçka me vlerë e pozitive për dashurinë, familjen, farëfisin dhe ruajti nderin e familjes e fisit kurdoherë, për atë quhet FISNIKE, ajo që mbanë gjallë fisin e njeriut, që askush tjetër nuk ka këtë epitet madhor! Dikush ende nuk mund ta kuptojë, kur e kanë kuptuar edhe të huajt, që popullzuam një botë, as këtë nuk mund ta kuptojë ende dikush...

ثshtë lehtë ta ketë një opinion të vet të lirë, femra e një populli të lirë e të civilizuar - por është krenari që femra shqiptare mbijetoi aq fuqishëm me genin e saj trashëgues, në një popull të robëruar e të shtypur e të shkatrruar me themel, shkrumb e hi nëpër mijëvjeçarët histerik! Edhe sot, pas mijëra diskriminimeve deri në pragzhdukjeje ndaj kombit shqiptar, femra shqiptare mbetet Hyjnia e Botës, ku vetëm me pak kujdes e vetpohim personaliteti, arrinë të renditet edhe mbi femrat e popujve ma të civilizuar, në çfarëdo aspekti pozitiv, që nuk qëndron aspak ma ultë në asnjë aspekt, se secila femëre botës! Bukuria, Mençuria, Nderi, Besa Shqiptare, Zgjuarsia, Guximi në një jetës aq të vështirë (si me bre hekur e çelik me dhëmb), Guximi ndaj edhe gjakpirësve ma të egjër barbarë - Femra Shqiptare, kurrë nuk iu përkul me Nderin e saj - as pushtuesve, as mbretërve as shtat' krajlave - por e ruajti genin e vet trashëgues edhe në momentet ma kritike të jetës - duke sakrifikuar edhe vet Jetën para pushtuesve, çnderuesve, e edhe krijoi histori për zili për një botë!...

Nuk duhet të merremi me shembujt e rrugëve, bareve, a çkado tjetër, kur masovikisht Femra Shqiptare, kudo ndodhet pa e treguar Vetveten Shqipetare, nuk e len, as do ta lejë kurrë edhe në opinione të huaja! Dihet se çdo kohë ka ngritjet e rëniet e veta, shkundjet e jetës, e nuk është çare pa rënë gjethe e ndonjë degë Lisash, por kurrë lisa të rrëxuar përdhe! Ndikimet e huaja e qëllimkëqija, mund të vyshkin edhe lule shumë të bukura erëkëndshme, po kopshti shqiptar, është i ruajtur nga Geni Trashëgues, sado rënie e sakrifica të ketë! Paramendoni: cila femër vetflijohet, para një çnderimit të huaj? - Po cila femër nuk e lë embrionin e huaj as të lindet gjallë? Po, cila femër i bindet, e shtrohet me durimin paskaj, qoftë edhe një burri aq të ndruejtur edhe të shëmtuar në mendje e trup, kur një bukuroshe shqiptare e tillë, lindi e rriti bijë shqiponjash, kur vet edhe emri - shqipja, i takon femrës shqiptare, ku Bijtë e Shqipes, nuk e lan pa e treguar vetveten, e pa bërë histori ndër ma të rrallat botërore - sa nga zilia e madhe edhe i përvehtësuan të huajt historikisht, sepse të gjithë perandorët e shtetformuesit, strategët ma të mëdhenjë botëror - ishin padyshim bijtë e femrës shqiptare!

Femra shqiptare është Hyjnia illiro-pellgasgjike, është poajo hyjnia antike, po ato perëndeshat olympike, po ata ''pellgasët Hyjnorë'', që ndërtuan nga Akropoli, Aleksandria, e Hindi, e gati të gjitha mrekullitë e botës! Dikujt mund t'i duket kjo një humoreskë rasti, por le ta dij se vetem shqipja, lind bijë të shqipes!

Vetëm Shqipja lind bijë të shqipes dhe femra shqiptare sot, e ka në vetëdijen e saj të mrekullishme, aftësinë e mbijetesës kudo ndodhet dhe opinioni i saj është i lirë dhe i hapur, sido që të jetë: fëmij, vajzë, nuse, grua a e moshuar - por, që ajo don t'i hapet udha e opinionit, se e ka trashëgim nderin e themelit të personalitetit, është themeltare, që nuk mësyen turr e në opinion përpara si tjerat përrreth atdheut shqiptar - sepse ka Maturinë e Shqiponjes! -

Vetëm Shqipja Lind Bijë Të Shqipes dhe opinioni i saj është i hapur me kohën!
 
Mes të resë dhe të vjetrës

Shoqëria shqiptare mendoj se ndodhet në një udhëkryq, sepse po përballet me një ndër dilemat më të mëdha që e ka shoqëruar që në hapat e para të saja, ku qytetarët kanë dy opsione ose të zgjedhin të vjetrën dhe vazhdimësinë apo të vendosin për risinë dhe ndryshimin.
Si në çdo vend të Botës edhe për Shqipërinë, mbyllja e procesit të gjatë të tranzicionit nuk duhet të ndodh pa një ndryshim rrënjësor në strukturën politike dhe shoqërore të vendit.
Fundi i tranzicionit nëse nuk shënohet me zëvendësimin e figurave që e shkaktuan dhe e shoqëruar gjatë gjithë periudhës së tij, atëherë cikli i tij do të ketë gjithmonë një derë të vogël, gjysmë të hapur për të rifilluar nga e para.
Dikush, mund të mendoj se përderisa këta të tanishmit që na kanë drejtuar deri tani dhe në fillim të viteve 90 na dhuruan “lirinë”, për këtë arsye duhet të vazhdojnë të na drejtojnë.
Do të thotë se nuk kanë kuptuar asgjë se si funksion një shoqëri demokratike, ku protagonistët e saj nuk janë të përjetshëm, sepse vetë shoqëria është gjithmonë në ndryshim të vazhdueshëm dhe ka nevojë për figura të reja që i përshtaten kohës dhe momentit me ide, vizione dhe projekte.
Shqiptarët, duhet ta kuptojnë njëherë e mirë dhe ta ngulisin mirë në kokë se në vitet 90 asnjë figurë e veçantë shqiptare nuk mund të përcaktohet si hero që ju dhuroj shqiptarëve lirinë e munguar për më shumë se 50 vjet. Atë liri shumë të dëshiruar e kërkoj me shumë këmbëngulje dhe e vendosi vetë populli shqiptarët si dhe fakti që ideologjia komuniste sapo kishte humbur Luftën e Ftohtë, dhe si pasoj nuk mund të vazhdonte të ishte funksionale.
Po të mos ishin pjekur faktorët ndërkombëtar dhe po të mos e dëshironte vetë populli shqiptarë ndryshimin e shoqëruar me lirinë e shumë pritur, asnjë figurë si forcë individuale do të kishte arritur të bënte mrekullia duke ju thënë shqiptarëve se demokracinë ua solla unë, që lirinë e simbolizoj unë dhe që integrimin do e bëj vetëm unë.
Sot, më duket absurde dhe e pa pranueshme që disa qytetar, të vazhdojnë t’i besojnë akoma rolin e drejtuesit, të njëjtit personazh vetëm për faktin se ai mund të ketë ngritur dy gishtat, duke thënë “rroftë demokracia” para militantëve dhe qytetarëve të thjeshtë.
Tashmë, forma demokratike, për vetë historinë e gjatë që ka si ideologji dhe si vlerë universale që po bëhet për të gjitha vendet që aspirojnë në procese të ndryshme integruese dhe në progresin e vazhdueshëm shoqëror, është themelore dhe e padiskutueshme, ajo duhet të pranohet pa kushte, para se të detyrojnë faktorët e jashtëm dhe të brendshëm për ta ushtruar atë në një formë sa më funksionale, të thjeshtë dhe të kuptueshme për qytetarët.
Pra, tashmë ka ardhur momenti të reflektojmë se demokracia nuk ka heronj si dhe askush nuk mund të justifikoj aksionet e ti, qofshin edhe të gabuara dhe të dala nga koha, duke thënë se unë, thashë i pari “rroftë demokracia” dhe se pa mua, ju, nuk do të ishit as të lirë dhe nuk do të mundnit të gëzonin demokracinë.
Ndoshta deri tani disa drejtues kanë abuzuar mbi qytetarët, duke u krijuar bindjen se ato janë të përjetshëm dhe të pazëvendësueshëm, sepse ata simbolizojnë lirinë e çdo kujt.
Për këtë arsye ata edhe nëse gabojnë, janë të falur, sepse vepra e tyre është kaq e madhe dhe e rëndësishme saqë autoriteti i tyre nuk mund të diskutohet në raport me veprimet individuale që në të vërtet kanë karakter të përgjithshëm, sepse bie në veprim mbi të gjithë qytetarët.
Kam përshtypje, “se ky lloj”, është krejtësisht mbrapa në kohë, sepse i gjithë horizonti i tij politik dhe aksionet e tij lindin dhe justifikohen nga parulla “rroftë demokracia”, por që në vërtete dhe thellë në shpirt nuk ka asgjë demokratike.
Idetë e tija nuk janë origjinale dhe të sinqerta, sepse aksionet e tij, të vëna në praktikë nuk kanë asgjë demokratike, por despotizëm, arrogancë, autoritarizëm. Ndoshta, kjo kategori, personash, po të kishin qenë drejtues të lartë para një gjysmë shekulli, kur sistemet diktatoriale dhe autoritare ishin në modë, do të kishin qenë diktatorët më të egër dhe më të pamëshirshëm që mund të kishte njohur njerëzimi.
Pra, kemi të bëjmë me personazhe që në të vërtet jetojnë me idetë dhe vizionet e të kaluar dhe mashtrojnë qytetarët duke u paraqitur me fenomenet e kohës, për t’iu krijuar bindjen se ecin me hapin e kohës dhe se koha është në të njëjtin hap me ta.
E vërteta është krejt e kundërt, sepse gjatë rrugës që kanë ndjekur deri tani, kanë treguar për ato që kanë sytë e hapur, se këta figura, të renë e kanë frikë, e urrejnë dhe se në momentin e parë që ju jepet mundësia e luftojnë egërsisht me të gjitha forcat që disponojnë.
Këta që urrejnë të renë dhe rininë, jo vetëm që nuk mund të konsiderohen demokrat dhe përfaqësues të demokracisë, por do ti konsideroja diktator frikacak, sepse fshihen, mbrapa vlerave themelore dhe universale të humanizmit.
Realiteti, shqiptarë ka ndryshuar nga momenti, kur qytetarët dëgjuan për herë të parë parullën “rroftë demokracia”, që pa e ditur dhe pa e studiuar asnjëherë më parë e morën të gatshme si diçka themelore që përfaqësonte lirinë e të vepruarit, të menduar dhe të organizimit të jetës vetjake në raport me komunitetin ku jeton.
Format e komunikimit të shpejtë dhe modernë, si interneti e ka ndërgjegjësuar brezin e ri për ti kuptuar, diskutuar dhe kritikuar shumë fenomene që ndodhin në shoqëri që kanë të bëjnë me jetën e secilit nga ne. Kohët e fundit janë krijuar shumë site dhe mail-lista individuale apo kolektive ku diskutojnë se si mund të qeveriset drejt prosperitetit një vend dhe si mund të drejtohet me ndershmëri dhe me efikasitet shoqëria për të qenë e denjë dhe kompetitive.
Megjithatë, këta intelektual që i përkasin brezit të ri që janë rritur dhe shkolluar me termin demokraci, thjeshtë mund t ë diskutojnë, por nuk mund të bëjnë asgjë mbi terren, sepse mbahen larg nga zonat e pushtetit dhe drejtimit të lartë të vendit, sepse përfaqësojnë të renë dhe e reja siç thamë më sipër është një alergji e vërtet për të përjetshmit që vazhdojnë të na drejtojnë dhe të na qeverisin.
Të përjetshmit, në gjumë flenë si diktator të egër dhe në mëngjes zgjohen dhe vendosin e maskën e liberalit dhe demokratit, herë pas herë na kanë organizuar mbrëmje gala, për të na prezantuar nja dy tre të rinj, për të na mbushur mendjen se edhe pse kemi vite, vazhdojmë të jemi të rinj, sepse rinia bën pjesë në projektet tona të përbashkëta.
E vërteta ka qenë krejt ndryshe, sepse këta të rinj akoma pa u mbyllur mbrëmja, janë ngopur duke ngrënë “falas” dhe janë infektuar me virusin e atyre që i prezantuan saqë para se të largohen ose të hidhen jashtë nga balloja, marrin e fusin në formë instiktive diçka në xhep, për të menduar edhe për ditët në vazhdim.
Ka vite që flitet për refor mim në institucionet e përfaqësimit dhe pjesëmarrjes politike, por në të vërtetë nuk ka ndodhur asgjë. Gjithçka ka mbetur si më parë dhe e pa ndryshueshme, sepse ky reformizëm është përfaqësuar dhe ndërmarrë nga ato që risinë dhe reformën nuk e duan.
Si mund të ndodh reformimi, kur ai kontrollohet, drejtohet ose mund të orientohet nga lart për poshtë.
Si mund të presësh reformim të orientuar për nga risia, kur protagonistët janë të “vjetër” dhe të pa reformuar.
Vetëm një mundësi ka që të ndodh reformimi, që të rinjtë të mos infektohet me viruse e trashëguar, të largojmë të vjetrit përmes vullnetit tonë të lirë, të largojmë diktatorët e vërtetë dhe demokratët e rremë, ti bindim se nuk ka asgjë të përjetshme në këtë botë dhe gjithçka është ciklike.
E reja do të fitoj mbi të vjetrën, në momentin, kur brezi ri do të jetë frymëzues për brezin e vjetër.
E reja do të fitoj mbi të vjetrën vetëm në momenti, kur të rinjtë që janë shkolluar dhe frymëzuar me demokracinë dhe vlerat e saja, do të arrijnë të bindin të vjetrit se nuk janë të përjetshëm se tashmë cikli i tyre më ide dhe vlerat që përfaqësojnë është mbyllur. Të rinjtë do të jetë zot të vetës dhe të vendit, vetëm kur të përfaqësojnë aksionet dhe idetë e tyre.
Të rinjtë do të jenë të vlefshëm jo vetëm për vetën e tyre, por për gjithë qytetarët dhe vendin, vetëm në momentin, kur të arrijnë të përfaqësojnë vetveten, kur të prezantohen vetë me formimin e tyre intelektual dhe jo të prezantuar vetëm për imazh nga të vjetrit nëpër mbrëmjet gala.
Vendi dhe shoqëria shqiptare ka nevojë për të renë, për ndryshimin, për prosperitetin, sepse këta janë elementët që garantojnë koherencën dhe të ardhmen e merituar, ndryshe nga ajo që kemi përjetuar deri tani.
Ne, jemi të rinjtë e vendit tonë, përfaqësojmë rininë, jemi rritur dhe kemi studiuar demokracinë, kemi dashuri dhe përgjegjësi për vendin tonë.
Prandaj, duhet të jemi zot të aksioneve tona për të realizu ar reformimin e duhur që ka për objekt realizimin e shoqërisë demokratike.
Për ta bërë këtë duhet të luftojmë me aksione, ide dhe energji të vjetrit dhe të gjithë ata që përfaqësojnë ide të vjetra.
Nëse do të besojmë tek vetja dhe tek dashuria për qytetarët dhe vendin, do të arrijmë të fitojmë dilemën e madhe duke zgjedhur ndryshimin dhe risinë dhe duke luftuar apo mohuar vazhdimësinë dhe të vjetrën.
 
Të braktisur apo të harruar

Gjatë kësaj periudhe relativisht të gjatë që kam jashtë Atdheut, kam vënë re shumë gjëra të çuditshme, ku për objekt edhe pse jo në formë të drejtpërdrejtë janë bashkëkombësit e mi të emigruar për arsye nga më të ndryshmet.

Të flasësh për emigrantët nuk është e thjeshtë, por kjo nuk do të thotë se duhet të heshtim, sepse emigrantët janë vëllezërit tanë, njerëzit e vuajtur që nuk kanë pasur shumë alternativa për të ndërtuar jetën e tyre në Shqipëri.

Për fat të keq edhe në mediat e vendit tonë nuk flitet sa duhet për emigrantët si dhe për komponentët që ndërtojnë jetën e tyre të përditshme, nuk flitet për historitë vetjake dhe kolektive që kanë përjetuar, nuk flitet për hallet e ndryshme që kanë hasur dhe vazhdojnë të hasin çdo ditë në vendin e huaj, nuk flitet se si mund të mbrohen të drejtat, identiteti si dhe prestigji i të qenit SHQIPTAR.

Ashtu siç ndodh rëndomtë edhe në Shqipëri, për shqiptarët që kanë emigruar jashtë flitet vetëm, kur ndonjëri mes tyre ka thyer rregullat dhe ligjet e vendit që ka zgjedhur për të emigruar, por këta që flasin ndoshta nuk e dinë, apo nuk duan ta dinë dhe ta konfirmojnë se këto raste të karakterizuar me devianzë janë aq të vogla në realitetin e emigracionit shqiptar sa mund të zënë një hapësirë fare të vogël.
Emigracioni shqiptar nuk është i mbushur dhe i ndërtuar vetëm me ngjarje që mund të mbushin faqet e kronikës së zezë në shtypin e shkruar shqiptar dhe të huaj. Kush mendon se emigranti është sinonimi i hapësirës së kronikës së zezë, në herë të parë nuk është shqiptar, nuk e njeh aspak botën e emigracionit shqiptar si dhe në fund nuk ka kuptuar asgjë nga realiteti, por vazhdon e shkruan dhe imagjinon jo realen e largët nga faktet dhe momentet njerëzore që si fletët e borës një e nga një, ndërtojnë botën e gjerë dhe të komplikuar të emigrantëve që çdo ditë sfidojnë vështirësitë e panumërta në respekt për jetën.

Kam shumë vite që ndohem jashtë, dhe për nga natyra që kam për të qëndruar pranë njerëzve dhe halleve të tyre, jam interesuar gjithmonë për botën e emigracionit shqiptare, dhe jam përpjekur të bëj maksimumin tim për të përdorur aftësitë e mia njerëzore dhe intelektuale në shërbim të bashkëkombësve të mi që ndodhen në statusin e emigrantit. Unë, edhe pse ndoshta e vogël, kam përjetuar të njëjtin realitet, sepse duke qëndruar në botën e tyre, kam pasur dëshirën dhe durimin të dëgjoj historitë e tyre që janë të mbushura me vështirësi, dhimbje dhe dëshpërim.

Të tregosh historitë e çdo emigranti shqiptar nevojiten faqe të tëra dhe vite të pafundme për t’i shkruar, sepse historia e çdo kujt është një moment i jetuar me forcë, vullnet, sakrificë dhe dëshirë për jetuar më mirë.
Po ju tregoj historinë e Elmiut, të një emigranti 25 vjeçar, i cili ka më shumë se dy vjet e gjysmë që është emigrant në Itali.
Jeta e këtij djaloshi shqiptar me të vërtetë është e mbushur me vështirësi, vuajtje dhe sakrifica, por ajo është krejtësisht e ndershme e bazuar mbi punë, djersë dhe mundim.
Elmiu, tregon se: ka filluar të punoj në Shqipëri që kur ishte pesëmbëdhjetë vjeç, ku fillimisht ka punuar si punëtor i thjeshtë në sektorin e ndërtimit, por pastaj pa mbushur akoma njëzet vjeç është bërë usta i përsosur.
Ai tregon se kushtet e vështira ekonomike e detyruar të fillonte të punonte dhe të ndihmonte sadopak vëllezërit e tij, por puna që bënte në raport më pagesën që merrte në Shqipëri, nuk mund të kënaqnin nevojat e tija dhe jo më hallet e gjithë familjes. Për këtë arsye, mendon të emigroj në Itali, për të punuar për disa vjet në mënyrë që të siguroj ca para dhe pastaj të rikthehet për t’i investuar në Shqipëri në shërbim të vetes dhe të familjes.
Elmiu, ka më shumë se dy vjet e gjysmë që ka ardhur në Itali, por për fat të keq edhe pse vazhdon e punon me ndershmëri duke derdhur djersën e tij në sektorin e ndërtimit, nuk ka mundur të siguroj asnjë leje qëndrimi.
Pra, në gjuhën e përditshme të emigracionit, Elmiu ndodhet në Itali pa dokumente. Elmiu, dhe shumë të tjerë si ai punojnë pa qenë të siguruar me kontribute shoqërore dhe pa pasur asnjë garanci për jetën gjatë kohës që punojnë, sepse për autoritetin dhe sindikatat italiane ata nuk ekzistojnë. Ato, nuk paguhen në raport të drejtë me punën që bëjnë, sepse ndodhen në pozicion inferior për shkak të burokracive të legalizimeve që Shteti italian ka prodhuar.
Në rast se vriten në punë për ta nuk mendon askush, nuk paguan askush për shëndetin e tyre dhe në rastin më të keq të fatit të tyre, mjerë familjet tyre dhe ata për tragjedinë që mund t’i përfshij se askush tjetër nuk do t’ia dijë për ta.
Një ditë njëri nga ne kishte prerë biletën për shkuar në Shqipëri dhe po tregonte datën që do të nisej, mes nesh ishte dhe Elmiu, i cili pasi dëgjoj me vëmendje, reagoj duke thënë se sa zili të kam që do të shkosh në shpi.

Një histori tjetër e ngjashme është e Yllit që ka më shumë se tetë vjet që ka ardhur si emigrant në Angli, por që nuk ka mundur të shkoj asnjëherë në shtëpi gjatë gjithë kësaj kohe, sepse nuk ka siguruar edhe ky ashtu si Elmiu leje qëndrimi. Historia e Yllit është akoma më e vështirë dhe e komplikuar. Sapo arrin në Angli, edhe përse nuk posedonte asnjë leje qëndrimi, fillon të punoj tek një firmë ndërtimi.
Pasi punon për disa vjet me radhë, vendos ta lerë punën, sepse pronari i firmës ku ai punonte i paguante punonjësit e saj duke ju dhënë nga një përqindje të vogël pagese nga paga mujore që duhet të merrnin. Pra, asnjëherë nuk i shlyente plotësisht dhe i mbante me gënjeshtra se radhën tjetër do ju jap të gjitha parat që meritoni.

Ylli, duke qenë se ishte pa dokumenta dhe në një gjendje të tillë është shumë e vështirë për të gjetur punë si dhe me shpresën se një ditë do ti marr të gjitha parat edhe pse koha kalonte vazhdon të punoj. Një ditë vendos dhe insiston të marr parat e mbetura pa paguar, por përgjigja nga firma ishte se ne parat t’i kemi dhënë dhe kemi vetëm një shumë të vogël pa të shlyer. Realisht firma e ndërtimit sipas tij ka për t’i dhënë më shumë se 15 mijë paund. Ndërsa pala angleze i përgjigjet se ne duhet të japim vetëm 3 mijë paund dhe asnjë cent më shumë, po të duash edhe mund të na denoncosh, por ne nuk lëkundemi nga pozicioni jonë.

Mendoni për pak çaste sikur të jeni në rolin e Yllit që ka më shumë se tetë vjet që ndodhet në emigracion, që nuk ka shkuar qoftë edhe njëherë gjatë kësaj kohë në shtëpi, sepse nuk ka leje qëndrimi, dhe pas kësaj sakrifice tej imagjinatës nuk paguhet për punën që ka bërë.
Natyrshëm çdo kush nga ne mund të pyes vetën se: përse këta djalosh të ndershëm, këta djem nënash që punojnë çdo ditë më ndershmëri nuk kanë të drejtë të shkojnë si qytetar të lirë në shtëpitë e tyre, të jenë të lirë me liri dhe të drejta të garantuara, të paguhen në raport të drejtë me punën që prodhojnë?

Ne si individ dhe si qytetar mund të japim një sërë argumentesh dhe përgjigjesh, të cilat nuk japin asnjë zgjidhje konkrete për situatën e Elmiut, Yllit dhe të tjerëve që gjendjen në të njëjtat kushte.
Nuk e di kujt i ka shkuar ndërmend t’i hedh një sy Kushtetutës dhe të lexoj nenin dhjetë, ku ndër të tjera përcakton se: "Republika e Shqipërisë mbron të drejtat e shtetasve shqiptarë me banim të përkohshëm dhe përhershëm jashtë kufijve të vet ".
Mendoj se ky nen që nga koha, kur kushtetuta ka hyrë në fuqi nuk ka gjetur hapësirë vepruese dhe zbatuese nga Shteti dhe institucionet që përbëjnë atë. Me thoni ndonjë rast nëse keni dëgjuar se Shteti shqiptar ka mbrojtur shtetasit e saj që ndodhet jashtë. Ato janë ndjerë dhe vazhdojnë të ndjehen krejtësisht të braktisur dhe të harruar.
Kam qenë dëshmitare, kur janë organizuar festa madhështore për të bërë prezantime për hapje Konsullatash Nderi dhe për emërime Konsujsh Nderi, me qëllimin për të forcuar marrëdhëniet dy paleshe dhe për të qëndruar pranë e ndihmuar emigrantët shqiptarë që të mos diskriminohen, por të integrohen me të drejta të plota në shoqëritë që kanë zgjedhur të jetojnë.
Kam qenë dëshmitare, ku këta Konsuj Nderi, të entuziazmuar nga emërimi kanë premtuar se: shpejti Konsullata e Nderit që përfaqësojnë do të ketë një seli, ku dera e saj do të jetë gjithmonë e hapur në shërbim të shtetasve shqiptarë.
Ju do të thoni se të gjitha këta premtim janë bërë realitet pasi ka mbaruar festa e bukur e prezantimit? Më ka ndodhur që emigrantët shqiptarë të më marrin në telefon dhe të më thonë se: mos e di ku ndodhet Konsullata e re që na thanë se është hapur? Mos keni ndonjë adresë të Konsullit? Jam ndodhur në vështirësi, sepse nuk dija se çfarë përgjigje t’iu jepja bashkëkombësve të mi. Nuk e dija se përse nuk është hapur selia e Konsullatës ashtu siç ishte premtuar dhe nuk dija se kush mund të priste emigrantët për t’i ndihmuar për problemet që mund të kishin.

Nuk e di se: kush është kriteri që zbatohet për të vendosur përzgjedhjen dhe emërimin e një Konsulli Nderi, por jam plotësisht i mendimit me ndonjë përjashtim të vogël se shumica e këtyre konsujve nderojnë vetëm vetën e tyre me privilegje dhe nuk duan t’ia dinë fare për emigrantët e thjeshtë.
Këta konsuj kanë përdorur dhe vazhdojnë e përdorin imazhin e emigrantit të thjeshtë që ka nevojë më shumë se kurrë për ndihmë, për të marr tituj nderesh dhe privilegje të pa merituara.
Emigrantët si Ylli kanë nevojë për një këshillë, për një orientim dhe për një mbështetje se si të mbrojnë të drejtat e tyre të legjitimuara.
Këta konsuj herë pas herë, na ftojnë përfaqësuesit më të lartë të Shtetit shqiptarë për vizita disa ditore në qytetet, ku janë emëruar si konsuj nderi për të treguar se ata po punojnë për shqiptarët dhe Shqipërinë. Më thoni mua sa rëndësi ka vizita e një përfaqësuesi të lartë të Shtetit shqiptar që vjen e kalon ca orë të këndshme me taksat e qytetarëve shqiptarë duke ngrënë dhe vizituar muze, por që as nuk mundohet të takohet më emigrantët dhe bashkëkombesit e tij. Jemi mësuar t’i marrim veshtë vetëm nga mediet se një personalitet i lartë i Shtetit Shqiptar paska qenë për vizitë në qytetin ku jetojmë.
Nuk e di nëse këto personalitete pasi mbarojnë vizitën komode, gjatë të cilës nuk marrin mundimin më të vogël për të takuar dhe përshëndetur qytetarët e tyre, në momentin që ngrihet avioni i tyre për të rikthyer në Shqipëri të mendojnë se është faj tyre dhe politikës që kanë prodhuar që këta shqiptarë të ndershëm dhe punëtor të vazhdojnë të jetojnë të braktisur, të vetmuar, me pa të drejta, liri dhe prestigj jashtë.
Historia e gjatë e tranzicionit shqiptar ka treguar se shumë vizita zyrtare janë bërë dhe do të vazhdojnë të bëhen nga përfaqësuesit më të lartë të Shtetit shqiptar, por asgjë s’ka ndryshuar dhe do të vazhdoj të mos ndryshoj për shqiptarët, të cilët vazhdojnë të jenë të braktisur dhe të harruar nga shteti i tyre, të vazhdojnë të jenë të diskriminuar, të mos gëzojnë të drejtën e lëvizjes së lirë, të qëndrojnë në radha të gjata në përfaqësitë e huaja diplomatike për të marrë viza, të qëndrojnë me radhë të gjata në pikat kufitare, sepse kompjuterët prishen, të rrihen, të trajtohen si kafshët, të vriten pa arsye.
Ky është realiteti i vërtetë që duhet treguar për tu marrë si një mësim që nuk duhet të përsëritet më.
 
Realitete në udhëkryq

Ka situata që dikush jo vetem i njeh, sepse janë të pranishme dhe të prekshme në jetën e tij të përditshme, por që i vëzhgon në formë pasive dhe me keqardhje pa qenë në gjendje që t’i ndryshoje. Në këtë rast kemi të bëjmë me gjëra reale, por të papranueshme që ndërtojnë jetën e një personi, ose të paktën e rrethon jetën e tij duke e orientuar në qorrsokakë të ngushtë, të errët dhe të pa sigurt.
Nëse do të kishte arritur shkenca që me teknologjinë e saj të na paraqiste realitetet njerëzore të një vendi ashtu siç na jep në mënyrë të skematizuar me pamje satelitore rrugët, natyrën dhe relievin e një vendi, atëherë realitetet njerëzore të shqiptarëve do të fotografoheshin nga lart si rrugica qorre që kryqëzohen dhe ndahen nga njëra tjetra në mënyrë të ç’rregullt.
Mendjet e shqiptarëve janë aq shumë të trazuara, të provokuara dhe konfuze saqë është shumë e vështirë për të ndërtuar realitetin e secilit në veçanti dhe të të gjithëve në përgjithësi, sepse këtu veprojnë shumë rryma, ide dhe mendime që kundërshtojnë, ndajnë dhe bashkojnë në të njëjtën kohë mendjen e çdo shqiptari si aktor i veçantë në shoqëri dhe të gjithë shqiptarëve si aktorë të përbashkët të realitetit të përgjithshëm njerëzor shqiptar.
اdo shqiptar në kompleksin e përgjithshëm të realitetit njerëzor nuk është aktor apo kalimtar i një sokaku të vetëm, por gjatë udhëtimit të tij jetësor, pse jo dhe ditor mund të udhëtoj në disa sokakë, të cilët për nga struktura e të menduarit, të vepruarit, për mënyrën se si janë ndërtuar, për stilin dhe gurët që janë përdorur për t’i shtruar, për ngjyrat që janë përdorur për të lyer muret anësore, janë të ndryshëm, deri sa herë-herë arrijnë në një pikë të përbashkët, ku kryqëzohen dhe bëhen të njëjtë.
Këtu, në realitetin shqiptar, nuk është e habitshme që një person pasdite të zgjedhi rrugën e një politikani që e ka ftuar të marr pjesë në një pjesëmarrje politike të natyrës protestuese, në darkë të shkojnë në rrugën e një politikani tjetër që e fton ta ndjekin në sokakun e politikës së tij për të protestuar dhe kundërshtuar atë të pasdites si dhe nesër në mëngjes, të zgjedh një sokak tjetër që është krejtësisht i ndryshëm në interesa dhe në formë me dy të parët.
Personat që kanë zgjedhur të udhëtojnë në këto sokakë kanë disa veçori dhe të përbashkëta të cilat janë:

  1. Statusi i udhëtarit që duhet të ec nëpër sokakë që nuk i ka shkelur asnjëherë më parë.
  2. Të gjithë sokakët janë të ngushtë, errët dhe herë pas here kryqëzohen me njëri-tjetrin duke formuar sheshe të vogla, ku mund të gjesh udhëtar të ndryshëm, por që kanë të njëjtin synim, të dalin sa më shpejt në ndriçimin e plotë, ku syri i tyre mund të mbushet me kurajë/gëzim për të përjetuar çastin e lirisë dhe të arritjes së objektivit personal politik dhe njerëzor.
  3. Të gjithë këto sokakë janë pjesë e të njëjtit realitet, atij shqiptarë.

Për shembull është paksa i ngatërrueshëm dhe i vështirë për tu shpjeguar sipas moralit njerëzor se persë një ose disa persona të lindur/rritur në të njëjtin sokak me kalimin e kohës zgjedhin sokakë të rinj për të udhëtuar të pavarur në interesat personale për tu takuar më vonë në sheshe të përbashkëta. Aty, ku të gjithë takohen përsëri së bashku, për të rikujtuar nostalgjitë që kanë përjetuar bashkërisht, kur ishin në sokakun e parë të jetës së tyre reale të përbashkët.
Në këtë labirint të mbushur me sokakë të ndryshëm dhe të ngjashëm në të njëjtën kohë, duhet të jetë shumë e vështirë për udhëtarin shqiptar që ketë të zgjedhur për të realizuar realitetin e tij njerëzorë, sepse sado të jetë i bindur se ka zgjedhur një rrugë të pavarur dhe të ndryshme nga të tjerët, ai do të zhgënjehet, kur të shikoj se trajektorja e tij pa kaluar shumë kohë takohet me një, dy apo me më shumë sokakë të tjerë.
Po përse realiteti njerëzor shqiptar ka një labirint kaq shumë të ngjeshur dhe të paqartë, kaq shumë të ngjashëm dhe të ndryshëm në të njëjtën kohë? Sepse realiteti shqiptar, para rënies së perdes së hekurt formonte vetëm një sokak të vetëm, ku të gjithë udhëtarët ishin të detyruar të udhëtonin vetëm përmes atij, duke ecur e ecur, por pa arritur kurrë që t’i dilnin në krye.
Nuk i dilnin dot asnjëherë në krye, sepse sokaku ishte tamam si trupi i një gjarpri, ku udhëtarët e thjeshtë dhe të lodhur ndodheshin në pjesën e trupin, kurse kokën e përbënin vetëm një ose dy udhërrëfyes dhe drejtues në të njëjtën kohë.
Shqiptarët, të bezdisur për faktin se kishin më shumë se pesëdhjetë vjet që kishin qenë të detyruar të udhëtonin në të njëjtin sokak, sapo ju jepet liria për të zgjedhur, ato menjëherë fillojnë të shkelin dhe të krijojnë sokakë të rinj.
Ato filluan të ecnin ditë e natë, saqë ishte i pashmangshëm kryqëzimi i tyre, duke formuar sheshe të përbashkëta për të treguar historitë e udhëtimeve personale, për të sharë/mohuar të kaluarën e përbashkët si dhe për të harruar se kanë të njëjtën origjinë, duke u hequr si udhëtar krejtësisht të rinj për të realizuar një eksperiencë të re.
Përderisa këto janë sokakë, për nga natyra dhe stili urbanistik, janë të ngushtë. Atëherë si pasojë do të krijojnë realitete të ngushta, jo gjithë përfshirëse, ku mund ta gjejnë vetën pak udhëtarë, të cilët të pavendosur dhe të lodhur për të arritur në finish, ndryshojnë disa sokakë me shpresën për ti rënë shkurt dhe për të përfituar sa më shumë dhe sa më shpejt.
Të gjithë këto sokakë formojnë së bashku realitetin e kryqëzuar shqiptarë, sepse nuk ofrojnë alternativa të reja dhe të ndryshme, por një bashkësi sorollatjes jo frytë dhënëse që e vendosin jetën e çdo shqiptari në një pozicion shumë të vështirë vendimmarrje se çfarë duhet të zgjedh, pse duhet ta zgjedh dhe kur duhet ta zgjedh për të ndërtuar sokakun e realitetin të tij duke shpresuar se shumë shpejt do të arrij të kaloj labirintin për të gjetur horizontin e shpresës dhe ndryshimin e shpirtit dhe kthjellimin e mendjes.
 
A qajne burrat (shqiptar)?

Eshte nje film qe sa here e shoh, nuk mund te permbahem pa qare. Ndoshta e keni pare, "Shadowlands", me te famshmin Anthony Hopkins. Ngjarja ndodh ne Angli ne vitin 1952 dhe thuhet se eshte bazuar ne nje histori te vertete te nje dashurie midis shkrimtarit britanik C.S. Lewis dhe nje amerikaneje, Joy Gresham, e cila shkruan edhe vete poezi. Per kete rol, Deborah Winger ishte kandiduar per Oskar si aktorja me e mire.

C.S. Lewis, ne moshe, ben nje jete te qete e te rehatshme. Punon si profesor i letersise angleze ne nje kolegj ne Oksford. Me ardhjen e amerikanes Joy, e cila ka nje djale nga martesa e pare me nje alkolist, gjerat ndryshojne. Nga nje lidhje fillimisht shoqerore, lind nje dashuri e thelle e cila perfundon me martese. Kurorezimi behet ne spital pasi Joy e kupton se vuan nga kanceri i eshtrave. Lewis ka nje natyre shume te terhequr. Kur ishte 9 vjec i kishte vdekur e ema dhe nga dhimbja e humbjes qe atehere nuk u ishte leshuar ndjenjave. Asnjehere nuk arrin t'ia shprehe asaj dashurine para se ta kuptoje se jeta e saj nuk do te zgjaste shume, por kesaj radhe sikur e meson dhe e kupton porosine ne jete se kurre nuk eshte vone t'i tregosh njeriut qe e do, ate qe ti ndjen per te. Pjesen tjeter qe u mbetet bashke ai ben cmos per t'i treguar asaj se sa shume e do. E perkrah emocionalisht dhe fizikisht deri ne momentin e fundit te jetes se saj. Nje skene qe me siguri u mbetet ne mendje te gjithe atyre qe e kane pare kete film eshte ajo kur Lewis tragon Douglasin, te birin e Joyt - pas varrimit - me perpjekje te mbinatyrshme lufton shume te permbaje dhimbjen qe ndjen, te mos shpertheje ne vaj perpara tij. Pa sukses! Dhe sa here e shoh kete skene, me kujtohet Cajupi. Po, poeti yne i madh, Andon Zako Cajupi, me vargjet e tij ne 'Vaje'.

Qe diten qe vdiqe, qe kur s'te kam pare
Lote qe kam derdhur s'me jane dhe thare!
Shume vjet u bene, sot u mbushen dhjete
Qe kur me ke lene dhe s'te shoh nde jete
Nde c'kopshte me lule ke qendruar valle?
S'te vjen keq per mua? S'te vjen mall per djale?
E ke lene foshnje, tani u be burre;
S'harrite ta rritje, s'te ka pare kurre!
Per ty, shume here, coc do te me thote,
Por s'munt t'i pergjigjem se me mbytin lotet
Kthej koken me nj' ane dhe veshtroj perpjete...!
Duke psheretitur te Zot i vertete...

Sa rralle degjon dike - sidomos nga burrat shqiptare 0 te shpreh dashurine, mungesen, dhimbjen per gruan para te tjereve.

Ndoshta per kete arsye shpesh te tjeret formojne bindjen se shqiptaret jaen burra shume te vrazhde! Per shkak te tradites ndoshta jane me te rezervuar, por ata qe i lexojne keto vargje, te thurura me aq ndjeshmeri, dhimbje, dashuri, me siguri e kuptojne edhe anen tjeter te burrave tane! Prandaj, kjo poezi e tij, bashke me shkrime te tjera natyrisht, e ben Cajupin poetin qe e adhuroj me se shumti nga tanet. Fakti se keto vargje duhet t;i kete shkruar diku ne fillim te shekullit te kaluar, me ben te ndihem edhe me mire.
 
Eshte nje film qe sa here e shoh, nuk mund te permbahem pa qare. Ndoshta e keni pare, "Shadowlands", me te famshmin Anthony Hopkins. Ngjarja ndodh ne Angli ne vitin 1952 dhe thuhet se eshte bazuar ne nje histori te vertete te nje dashurie midis shkrimtarit britanik C.S. Lewis dhe nje amerikaneje, Joy Gresham, e cila shkruan edhe vete poezi. Per kete rol, Deborah Winger ishte kandiduar per Oskar si aktorja me e mire.

C.S. Lewis, ne moshe, ben nje jete te qete e te rehatshme. Punon si profesor i letersise angleze ne nje kolegj ne Oksford. Me ardhjen e amerikanes Joy, e cila ka nje djale nga martesa e pare me nje alkolist, gjerat ndryshojne. Nga nje lidhje fillimisht shoqerore, lind nje dashuri e thelle e cila perfundon me martese. Kurorezimi behet ne spital pasi Joy e kupton se vuan nga kanceri i eshtrave. Lewis ka nje natyre shume te terhequr. Kur ishte 9 vjec i kishte vdekur e ema dhe nga dhimbja e humbjes qe atehere nuk u ishte leshuar ndjenjave. Asnjehere nuk arrin t'ia shprehe asaj dashurine para se ta kuptoje se jeta e saj nuk do te zgjaste shume, por kesaj radhe sikur e meson dhe e kupton porosine ne jete se kurre nuk eshte vone t'i tregosh njeriut qe e do, ate qe ti ndjen per te. Pjesen tjeter qe u mbetet bashke ai ben cmos per t'i treguar asaj se sa shume e do. E perkrah emocionalisht dhe fizikisht deri ne momentin e fundit te jetes se saj. Nje skene qe me siguri u mbetet ne mendje te gjithe atyre qe e kane pare kete film eshte ajo kur Lewis tragon Douglasin, te birin e Joyt - pas varrimit - me perpjekje te mbinatyrshme lufton shume te permbaje dhimbjen qe ndjen, te mos shpertheje ne vaj perpara tij. Pa sukses! Dhe sa here e shoh kete skene, me kujtohet Cajupi. Po, poeti yne i madh, Andon Zako Cajupi, me vargjet e tij ne 'Vaje'.

Qe diten qe vdiqe, qe kur s'te kam pare
Lote qe kam derdhur s'me jane dhe thare!
Shume vjet u bene, sot u mbushen dhjete
Qe kur me ke lene dhe s'te shoh nde jete
Nde c'kopshte me lule ke qendruar valle?
S'te vjen keq per mua? S'te vjen mall per djale?
E ke lene foshnje, tani u be burre;
S'harrite ta rritje, s'te ka pare kurre!
Per ty, shume here, coc do te me thote,
Por s'munt t'i pergjigjem se me mbytin lotet
Kthej koken me nj' ane dhe veshtroj perpjete...!
Duke psheretitur te Zot i vertete...

Sa rralle degjon dike - sidomos nga burrat shqiptare 0 te shpreh dashurine, mungesen, dhimbjen per gruan para te tjereve.

Ndoshta per kete arsye shpesh te tjeret formojne bindjen se shqiptaret jaen burra shume te vrazhde! Per shkak te tradites ndoshta jane me te rezervuar, por ata qe i lexojne keto vargje, te thurura me aq ndjeshmeri, dhimbje, dashuri, me siguri e kuptojne edhe anen tjeter te burrave tane! Prandaj, kjo poezi e tij, bashke me shkrime te tjera natyrisht, e ben Cajupin poetin qe e adhuroj me se shumti nga tanet. Fakti se keto vargje duhet t;i kete shkruar diku ne fillim te shekullit te kaluar, me ben te ndihem edhe me mire.

Nje fatkeqesi e treguar me shume cilesi nga ju.

Ne fakt shoqeria shqiptare eshte ne pergjithesi e vrazhte dhe jo e sinqerte me ndjenjat e saj duke filluar qe nga natyra, familja dhe dashuria.

I kam perjetuar te gjitha vete ne kete menyre: Natyra, kam ndotur pa e kuptuar se perse po e bej me nje mendim ilogjik se kjo do te duket si dicka e "kendeshme" ne syte e moshatareve qe me rrethonin ne nje kohe qe nuk ndihesha se duhej te kisha nje sjellje te tille ndaj natyres qe me rrethonte, qofte ky plazh, park, rrugice apo ndonje vend tjeter. Ndaj familjes, eshte shume e rralle qe te degjojme familjet te shprehin dashurine e tyre ndaj njeri tjetrit ne shqiperi. Psh eshte disi si tabu qe te mos i thuashs prinderve apo vellezerve dhe motrave qe i doni shume nese i doni. Apo thjeshte t'iu thuash ne telefon te perqafoj shume. Ne familjen time kam marrur inisjativen per te thyer keto akuj. Reagimi i pare ka qene i pasigurte, por tani vleresohet inisjativa ime. Ne dashuri nese mund ta quaj keshtu. Shqiptaret jane mesuar te thone te dua edhe nje njeriu qe nuk e kane pare kurre me perpara. Harrojne vleren e kesaj fjale, botekuptimin dhe brendesine e saj. I thone te dua njeri tjetrit ne nje kohe kur ato vetem shikohen si partnere ne shtrat. Ndjenjat serish nenvleresohen dhe ato qe thuhen jane jo te paralelizuara dhe te pasinqerta me ato qe ndihen.

Nje shoqeri e padeklaruar sesi ndihet vertete humbe shume mendoj une. Keto jane gjera qe mund te ndryshohen dhe "tradita" jo e pershtatshme mund te behet histori. Por kjo varet nga une, nga ty, nga te gjithe ne nese do e bejme kete ne botet tona, me vetet tona; ti japim mundesi qe sinqeriteti dhe njesite e shprehura te mbizoteroje ne ato qe themi dhe bejme.
 
ShQEPEri

Sepse shqiptarët më ngjajnë me qepë. Të paktën mënyra sesi funksionon kujtesa historike, po. Në fund të fundit kur një gogol si Shreku, pretendon se ngjan me qepë, pse të mos e bëjmë këtë krahasim? Sepse shtresat në të cilat kalon historia shqiptare, e shkruar apo jo, të japin një ndjenjë ëmbëlsie djegëse kur e lexon, nga e cila mund të burojnë dhe lot. E për më shumë i ngelet pas disa kohësh ajo era e pakëndshme karakteristike e bimës në fjalë. Një erë e pakëndshme ndihet ndonjëherë ndër ne. Nuk mban era qepë, por era injorancë.

Fjala qepë në shqip, është në gjininë femërore. Ndoshta një hap përpara integrimit kur i njihet roli femëror bimës dhe trajta mashkullore është pak e përdorur. Nuk besoj të ketë njerëz që nuk e dinë se trajtës mashkullore të fjalës qepë, i përgjigjet fjala dudum. Dudumi është qepë me një xhufkë, që i rri lehtë mbi kokë bimës, me disa fije të bardha që era i lëviz aq herë sa fryn. Dudumi është eolik.

Era qepë e historisë, i detyrohet pikërisht dudumëve. Dudumit të parë që mbahet mend, i dukeshin mustaqet e veta të holla aq të fisme sa e shpalli veten mbret. Ai zbatoi politikën e hapjes së dyerve të botës ndaj vendit të qepëve duke lejuar të huajt të na mbanin erë e të na gatuanin si të donin. Derisa të huajt vetë u bindën se kjo tokë pjellore ndoshta vlente më shumë sesa qepët e mbjella në të. Kështu na pushtuan. Si qepë që jemi filluam të qajmë pushtimin e pushtuesit dhe largimin e mashtruesit. Më pas një dudum tjetër vjen na ... e na mbush mendjen se nëse kemi ndërmend të gatuhemi, do ta bëjmë me forcat tona. Madje duke zbatuar mjetet e reja teknologjike. Kështu u futëm në tenxhere me presion, të izoluar me vullnet të dorëzuar, dhe dëshirën e zjarrtë për tu bërë çomlek. U bëmë dhe çomlek, po përsëri mbanim era qepë. Jemi qepë interesante ne... Qepë që nuk ka fituar imunitet ndaj erës së vet dhe qan sa herë ndodhet nën efektin negativ që lëshon era e rracës së vet. Ky difekt biologjik, ka kufizuar jashtë mase mënyrën e të menduarit. Ja tani psh, kemi dy variete kryesore qepësh: qepë që qajnë si reagim ndaj dudumit paraardhës dhe qepë që qajnë nën efektin e nënshtrimit të dudumit aktual.


... dhe Coca Cola.
Në fillim vitet 90’ mund shumë lehtë të konsiderohej si pija ekzotike e perëndimit. Në rang sigurisht më të lartë prej çamçakëzave. Kishte status aq të lartë sa ndonjë kanaçe e zbrazët mund të siguronte vend si ornament në bufetë karakteristike të kohës së komunizmit. Vend nderi zinte dhe në tavolinën e të ftuarve sa herë vinin apo shkonim miq. Coca cola, me zhurmën karakteristike të hapjes që transmetonte cingërisja e gazit në shishe. Shoqëruar bashkë me qortimin e të mëdhenjve të mbyllej sa më shpejt tapa se ikte gazi. Me kalimin e viteve statusi bie poshtë, por duke nderuar gjithsesi zotëruesin edhe mikun. اast shkëputjeje prej kolektivizimit. Akoma më pas, siguron pija rënie drastike të statusit të vet kur gojët e liga filluan të përhapnin fjalë se ishte thjesht ujë me gaz dhe sheqer. ثshtë në fakt e vërtetë, po jo vetëm kaq. Të ishte kaq pak, nuk do bëhej pija më e shitur në gjithë botën. Po, përmban dhe kafeinë. Shoqëruar me lyrën e fast food-ëve, sipas studimeve, krijon një gjendje vartësie në organizmin e njeriut. Pak nga pak, po i kuptonim të gjitha. Ose të paktën nuk u desh shumë kohë për të kuptuar pse fast food-et reklamojnë menu të ndryshme me coca colën falas në të. Akoma dhe sot nuk e kuptoj gjithsesi se çka më shumë sesa qumështi i vendit, sepse ky i fundit paradoksalisht, shitet më lirë! Sot të gjitha mallrat e vendit shiten lirë...
 
Vlera me e madhe e budallenjve ne shoqerine e sotme

Perkthim nga nje gazete juriste

I

Akuzave të pabaza rreth budallenjve u shtohet dhe padrejtësia shkencërisht e gabuar ku këta shikohen si të pavlerë, pengues të shoqërisë së sotme apo parazitë. Ndoshta shumë herë shprehimisht urojmë përsëri në mënyrë të gabuar që këta të mungojnë mes nesh.

Problemi me budallenjtë nuk është i thjeshtë nëse së pari marrim parasysh vendin e qëndrueshëm dhe krejtësisht të nevojshëm që këta luajnë në diferencializimin e klasave shoqërore.

Kështu budallenjtë ndahen në dy kategori krejtësisht të ndryshme nga njëra tjetra, veç të dyja këto kategori i përgjigjen të njëjtave ligje shoqërore – diferencializimit.

Kategoria e parë, përfshin budallenjtë të vendosur në klasat e ulëta të shoqërisë.

Sesa e vlefshme është kjo kategori njerëzish, e kotë ta diskutojmë. Do na duhet të theksojmë gjithsesi se pa të shfrytëzuar, nuk mund të ketë zhvillim. Duke folur në gjuhën e shkencave shoqërore, pa këta nuk do kishte ndarje klasore, sepse në vend të pabarazisë, do kishim barazi. E njëjta gjë vlen edhe kur kjo ndarje e shoqërisë sigurohet mbi nivelin e nevojshëm, domethënë, sikur të gjithë të ishin të zgjuar, atëherë përsëri nuk do kishim qytetërim, do të ishte njësoj sikur të gjithë të ishin budallenj. Qytetërimi sigurohet vetëm nëpërmjet ekzistencës kategorike të të dy grupeve, si të mençurve, ashtu dhe budallenjve. I privuar qoftë prej njërës nga dy degët e tij, qytetërimi rrëzohet përfundimisht.

Në vazhdim pra, përmes teorisë të diferencializimit shoqëror, pa kontributin esencial të budallenjve, qytetërim nuk ka. Kështu, më së pari duhet të njihet vlera e madhe shoqërore e budallenjve. Madje në sociologji, kjo vlerë njihet shkencërisht.

II

Diskriminimi ndaj budallenjve vjen si rezultat i rendimentit të kategorisë së dytë ku ata përfshihen, e cila është më e bezdisshme se e para, por dhe kjo përfshirje e tyre bëhet e tillë nëse kalon kufijtë e llogjikës dhe shndërrohet në lëvizje antisociale dhe antishkencore. Këtu pra, akuzohen budallenjtë e kategorisë së dytë, ata që mbajnë poste të larta në rendin shoqëror.

Ky gjykim i situatës, shmang krejtësisht një padije të funksionimit diferencial shoqëror, i cili përmblidhet në rregullin elementar “Për 10 budallenj, duhet një i mençur”, “për 10 të paaftë, një i aftë”. Ky fenomen, tipik klasik, tepër i vjetër shekullor, ekziston për aq kohë sa është në jetë dhe shoqëria njerëzore, që nga fillimet e njerëzimit. A bëhet të jetë fenomeni në fjalë thjesht “rastësor”? Po rastësi konsiderohet çdo gjë që truri i njeriut nuk e kap dot. Asnjëherë veç, nuk është konsideruar rastësi ai çka quhet rregulli themeltar i diferencimit shoqëror. Dhe susta psikologjike siguruese e aleancave të atyre që janë “poshtë”, ndaj atyre që janë “lartë” është njëherësh e dhënë sipas ressentiment.

Aleanca e budallenjve, nuk është gjë tjetër veç një organizim mekanik sipas parimit të “përpjekjes më të vogël” në mënyrë që të luftojë një forcë më të madhe të përfytyruar tek një grup oligarkik apo te një njeri i vetëm. Ky organizim, i kufizuar në shtrirje, është emërtuar prej termit sociologjik si “klikë”.

2 ثshtë e lindur tendenca e budallait, shumë shpesh madje e kthyer në mani, që të përfshihet në lëvizjet sa më të forta, sa më të shumta, në organizata shoqërore të çdo lloji e natyre.

Kjo tendencë shpjegohet së pari përmes lehtësisë të tufëzimit, (grupimit) të cilit i nënshtrohet si pasojë e mungesës së individualitetit. (Prej kësaj tendence rrjedh dhe urrejtja ndaj individëve apo individualistëve).

Arsyeja e dytë është paniku kafshëror individualist prej të cilit përfshihet vazhdimisht, dhe frika e arsyeshme se mund të përmblidhet në çfarëdo lloj proletariati. Këto tendenca, janë afërsisht fakte të pathyeshme për të vërtetuar cungimin shpirtëror të dikujt.

Në këtë mënyrë krijohen flukse të larta rrymash budallenjsh që vërshojnë nëpër organizata të çdo lloji. Nëse këto organizata, janë mbrojtëse të interesave, atëherë arrijnë ta ruajnë të paktën mbrojtjen qoftë sipërfaqësore të interesave që kanë. Po nëse këto organizata janë të natyrës shpirtërore, me kalimin e kohës degjenerojnë në budallo-adhurim.

Këtij fenomeni të fundit i janë nënshtruar psh degjenerimi i masonerisë, Lidhjet e kudondodhura Roteriane, akoma së fundi dhe ajo..Organizata e Kombeve të Bashkuara! Pra sipas të dhënave më sipër, tendenca shtytëse e budallenjve drejt organizatave të çdo lloji dhe natyre dhe tufëzimit të tyre me mani, antindividualizmi dhe grupimi pa ndërhyrje tjetër, na jep shembujt e ekonomisë së drejtuar në shembujt e socializmit, apo komunizmit. (të tjerë janë ata që shfrytëzojnë teori të tilla gjithsesi).

Në këtë mënyrë, më tej mund të shpjegohet përzgjedhja rigorozisht dhe rreptësisht e budallenjve në krye të organizatave shoqërore, të cilët përmes dhunës politike arrijnë të mbizotërojnë dhe si sistem ekonomik apo politik. Po nga ana tjetër, kritikat, privilegje e atyre personave që zotërojnë një llogjikë të fortë, të drejtuara ndaj udhëheqësve të organizatave të tilla, janë krejtësisht të padëshirueshme. Sepse e ushtruar nga të tjerë, bie ndesh me pushtetin e budallenjve, apo të atyre që mbajnë një pozitë të tillë interesi që i bën të ndjeshëm ndaj mendimit kritik. Mungesa e mendimit individual, lëvdatat, keqdashja (shikoni më poshtë) i bëjnë këto situata, ideale për tu klasifikuar si të zotëruara prej budallenjve. Përsëri tendenca e paluftueshme që budallenjtë kanë të mblidhen në tufëzim, përmes shfaqjeve publike, të ushqyera prej radiove, televizionit, modës, dhënies së vlerësimeve (diplomave, medaljeve) japin një pikturë të përgjithshme si shfaqje budallëku dhe përmes asaj çka pamë më lart, janë të vetkuptueshme.

III

3. Tani na duhet të gjejmë se kur duhet ta marrim si të dhënë mundësinë reale të ndikimit prej kopesë së budallenjve? Kjo mundësi, mund të vlerësohet objektivisht dhe pavarësisht sustës psikologjike (ressentiment) e cila nuk do të kishte asnjë ndikim aktiv shoqëror në diferencimin e klasave. ثshtë vlerë e dhënë nëpërmjet pozitës që mbajnë budallenjtë në rendin shoqëror. Pozitë në të cilën shndërrohen në të pazëvendësueshëm, sepse është pozitë më e ulët por gjithashtu hallkë e nevojshme për funksionimin e të gjithë mekanizmit shoqëror, i cili bazohet absolutisht në hallkat e veta më të ulëta.

Më qartësisht duket kjo varësi në marrëdhëniet me hallkat më të larta në personazhe dhe pozita që këto hallka u përkasin. Qartësisht kjo lidhje duket te forma e santazhit, të cilën e njohin të gjitha qeniet shoqërore. Si shembull jepet shmangia, mbyllja e një dosjeje, apo mosdhënia e urdhërit të mandatit të arrestit kundrejt një të kërkuari kriminel, prej organeve (të ulëta në grada) policore të lidhura me persona të tillë etj.

4. Duke marrë parasysh, aktualitetin e kësaj gjendjeje në rangjet e ulëta të personave në diferencimin social, bëhet plotësisht e kuptueshme ngritja në pozitë e personave të tillë përmes aleancave duke vendosur veten dhe të tjerë në pozita të tilla paralizuese të sistemit dhe bojkotimin nga këta persona me këto aleanca nga njëra anë ndaj personave të aftë për të kryer një punë të caktuar, ndërsa në anën tjetër, vendosin shtytjen ndaj personave të njëjtë me ta drejt pozitave drejtuese. Ky fenomen emërtohet “klikë”.

Që një evolim të llojit të tillë, asnjë nuk mundet ta ndalojë kjo duket qartë, aq qartë sa duket dhe marrëdhënia e ndërvarur sipas të dhënave të mësipërme. Sipas kësaj vartësie, fenomeni “një budalla bie, një mijë ngrihen” vazhdon pambarimisht.

I ardhuri në pozitë kësaj here budalla, do të kërkojë më budallenj se vetja për t’i patur vartës deri sa një ndërhyrje e dhunshme nga jashtë, e detyrueshme herë prej nevojës, herë prej organizmave shoqërorë, apo një përçudnim i organizatës në fjalë do të jetë i rangut të tillë që të çojë në një tronditjeje nga themelet deri në fundin e saj.

5. Por edhe pa aleanca dhe organzime, pa “klika”, të ardhurit e rinj budallenj apo të paaftët përgjithësisht, sikur edhe individualisht të mbizotëronin vendosen të lidhur me diferencimin social në një rang të njëjtë me të organizuarit. Sepse objektivisht, pozitat të cilat mbajnë, nëse marrim parasysh si më sipër, janë të tilla që i bëjnë ose të mbivlerësuar, ose të ngrënshëm (durueshëm) prej të tjerëve, asnjëherë veç në këto pozita nuk kërkohet aftësi që të arrihet deri aty. Në të kundërt, njerëzit e aftë, shtypen dhe rrëzohen me rastin më të parë që arrijnë në majat më të larta të sistemit. Në këtë mënyrë, shumë të paaftë kanë arritur të kenë pozita të larta që nga presidenti i Republikës deri te “sekretari i Aleancës së shitësve të çarqeve të minjve”. Këto pozita shoqërore asnjëherë një njeri serioz nuk do kërkonte t’i kishte. Pozita të cilat shoqërohen me diploma, medalje, shfaqje etj.

Kolegu causeur i rasteve më lart përbën me të vërtetë një fshikullim shoqëror, sepse si causerie merr përsipër të flasë te kopeja e njerëzve mbledhur përpara tij çfarë u bë nëpër gazeta, çfarë dëgjoi në radio, çfarë i thanë njerëzit në rrugë etj. Gjithashtu kur vendos të komentojë mbi tema të vështira që kërkojnë mprehtësi intelektuale dhe hir shpirtëror si psh se gjatë natës mbizotëron errësira dhe pas shiut sigurisht ka lagështi. Në këto raste shtohet gjithashtu qëndrimi “vetëmbrojtës” ndaj njerëzve intelektualisht më lart se ai vetë, një nënvleftësim i qëllimshëm i tyre në emër të popullit etj.

IV

6 Interesant është përfundimisht dhe fenomeni i disa njerëzve të ditur të cilët instiktivisht e ndjejnë rolin e madh të budallenjve në shoqëri dhe karrierën e tyre të shndritshme – në prerjen e artë të modestisë sigurisht – vendosin të vishen me këtë rol të ngrihen dhe ata nëpërmjet metodës së infiltrimit ndër ta. Por ky rol është tejet i vështirë për dy arsye kryesore.

Së pari subjektivisht, ekzistenca e jetës shpirtërore dhe intelektuale ka një reflektim në fizionominë e jashtme, kjo edhe me aktrimin më të mirë të mundshëm është e vështirë të fshihet, veç në rastin kur kemi të bëjmë me talent aktrimi të jashtëzakonshëm. Thjesht, veç prania e një të mençuri është si rregull, tejet sfiduese për budallain. Kompleksi psikologjik i ndjenjave që vërshojnë drejt tij, është krejtësisht i njëjtë me atë të një kafshe në ikje e sipër, në gjendje paniku, ose të një njeriu në gjendje arratisjeje, apo pozicion mbrojtjeje. Urrejtja, frika, keqdashja, bashkë me guximin harbut përmblidhen në një mënyrë të tillë që shprehin për një sy të stërvitur qartë në çdo frazë, qëndrim të njëjtë nënvlerësues, apo përulës në një gjendje të rrezikuar.

Së dyti, sipas mënyrës të të menduarit të budallait, dyshimi instiktiv i lindur i tij, është e tillë që hipokrizia aktoriale e të mençurit bëhet e kotë. Nga ana tjetër, sinqeriteti i vërtetë i shprehur prej të mençurit konsiderohet si hipokrizi. Budallai është qënia më e afërt me mbretërinë e kafshëve, ka ndjenja dyshimi instiktiv të zhvilluar në mënyrë të tillë që bëhet i pamundur diagnostifikimi apo krijimi meditues dhe renditja llogjike e fakteve, të dhëna zgjuarsie këto, aftësi jo të mbështetura në instikte, por në dije. (budallai) i paarmatosur dhe i pambrojtur prej ofensivës inteligjente, përballë veprimeve llogjike të ftohta të një zgjuarsie të huaj, karakteristika që bëhen të pakapërcyeshme për të, dhe për t’i përballuar vë punë mjetin e vetëm që ka në dorë, pikërisht ato që përdorte dhe njeriu primitiv apo kafshët – dyshimin instiktiv.

Në këtë mënyrë shpjegohet dhe inferioriteti fizik, apo shpirtëror i popujve që frymëzohen kryesisht nga dyshimi instiktiv dhe nga vetëkënaqësia, karakteristika që i marrin si të dhëna inteligjence. Në kundërshtim me evropianët, të cilët nuk kanë asnjë nevojë për ndjenja të tilla dhe botkuptimi i tyre është mbështetur mbi llogjikën. Sipas kësaj gjithashtu, duket qartë se dyshimi keqdashës dhe pjella e tij, dinakëria, janë të dhëna krejtësisht të kundërta me inteligjencën, madje i kanë zënë vendin kësaj të fundit. Themi në “të kundërt” përsa i përket rolit, sepse dituria, nuk është e pavarur prej instiktit, përkundrazi, është zhvillimi i mëtejshëm i këtij të fundit që nga vlera e tij fillestare.

7. Dinakëria, është ushtrimi aktiv i dyshimit dhe stadi i dytë i tij, veprim i njëjtë me instiktet kafshërore të mbrojtjes, sepse për tu ushtruar presupozon varfërinë dhe inercinë shpirtërore të budallait, si kafshë instiktivisht dhe shpirtërisht nën panik. Dyshimi i thjeshtë është një mbrojtje me natyrë pasive e cila nuk u drejtohet personave të tretë. Ndërsa dinakëria është mbrojtje e natyrës aktive, sepse përmbledh aktivitet të trurit, renditje mendimesh dhe përfundimesh deri në veprim (kur themi ia hodhi psh), dhe si përfundim ushtrohet mbi persona të tretë. Vlera e cilësisë së mendimeve, meditimeve dhe përfundimve nuk ka lidhje me zgjuarsinë kur vetë përdorimi i këtyre na çon në ushtrimin e asaj çka quhet me një fjalë të vetme – dinakëri (shejtanllik), por përdorimi i përgjithësimeve në kombinim me nivelin e ulët intelektual çon në ushtrimin e disa veprimeve të njohura në funksion të dinakërisë (lavdërime, gënjeshtra, keqdashje, shpifje, kurvëllik, këndvështrim simpatik ndaj budallenjve akoma, duke zënë në gojë fëmijët e shumtë të tij, ofertë ndaj të “fortit” për shërbime të ndryshme, të lehta dhe të pamoralshme, spiunllik, “marrje pluhurash”, karagjozëllëqe, apo të bërit si Kazanova, puthje duarsh përpara “të Plotfuqishmit”, nxjerrje fjalimesh, thurje të vargjeve lëvdonjëse, mbartje qesesh me zarzavate etj)

8. Budallai mundet përmes “aftësisë” së tij dhe mjeteve të cekëta intelektualo-shpirtërore, (në mungesë të aftësive të larta intelektuale), të ushtrojë më pas dhe mashtrimin. Mashtrimi siç dihet, është fshehja e të vërtetës, apo parashtrimi i gënjeshtrës si e vërtetë. Sipas këtij përkufizimi, ushtrimi i mashtrimit, nuk i detyrohet mprehtësisë së atij që e ushtron, sepse si çdo njeri që mundet të parashtrojë të gënjeshtrën si të vërtetë, ashtu mundet dhe budallai në fjalë, por në mirëbesimin e viktimës. Arsyeja që i futet kësaj rruge si më e lehta mendërisht e mundshme, për budallain është mungesa e mprehtësisë së tij dhe paaftësia për të përdorur mjete të ndershme, karakteristikë kjo e njerëzve inteligjentë. Vetëm ata munden të përdorin vlera që kërkojnë një kalitje individuale shpirtërore.

Po si është e mundur atëherë që na del përpara shprehja e përhapur gjerësisht se mashtruesi nuk ka mundësi të jetë budalla, përkundrazi, është i mençur? Në të kundërt me analizën e mësipërme sipas së cilës del se mashtruesi nuk ka mundësi të jetë i mençur por budalla me vulë?

Kjo përshtypje e ka burimin nga “teoria” e lidhjes së budallëkut me mirëbesimin. Budallai është i prirur të “mendojë” jo prej një mekanizmi llogjik kuptues por nga përshtypjet e jashtme. Nuk kërkon arsyet madhore të cilat shpjegojnë fenomenin e caktuar, por kufizohet në gjetjet sipërfaqësore aq sa për të realizuar një mashtrim të suksesshëm. Veprimi në fjalë nuk lidhet vetëm me mirëbesimin e viktimave të veta dhe zgjuarsisë së mashtruesit.

Që mashtrimi nuk lidhet me zgjuarsinë besoj se e bëmë të kuptueshme mjaftueshëm. Por të thuhet që mirëbesimi është budallëk, kjo është me të vërtetë monument i budallëkut “të zgjuar”. Sepse mirëbesimi i dikujt, presuozon që të tjerët të jenë si ai, mirëbesues dhe të ndershëm, pra të mençur. Ky është pa dyshim treguesi më i lartë i arritjes kulturore dhe qytetëruese të dikujt.

Sa më lart të ndodhet dikush në shkallët e zgjuarsisë dhe të qytetërimit, qofshin këta popuj, apo individë (psh evropianët në lidhje me popujt e lindjes së mesme) aq më mirëbesues janë ndaj njeri tjetrit.

I fundit i budallenjve, do ta kishte të pamundur që të mashtronte një Kant apo një Betoven dhe i fundit i grekëve (lexo shqiptarëve po të duash :D) një evropian. Hedhja e vështrimit keqardhës të “frëngëve naivë” drejt fatkeqëve “të mençur” banorë rreth Mesdheut, apo të Lindjes, le të jetë dënimi i budallenjve për këtë “teori” të tyren.

V

9. Jemi brenda të vërtetës nëse themi që budallai ndjek instiktin e vet të dyshimit keqdashës* (lexo supersticioneve*) dhe kjo është e padiskutueshme. Ai e vendos veten e vet brenda jetës sociale dhe “fatin” e tij në lartësi qiellore (brenda metafizikës psh), aty ku bota instiktive ka pësuar një degjenerim të lartë - përballë botës llogjike, duke humbur në këtë mënyrë çdo kontakt me realitetin.

Nëse pranojmë, ashtu siç lipset të bëjmë, se së pari: Instikti është i pagabueshëm, si i tillë i pashpjegueshëm dhe i pa cen. Së dyti; se bota instiktive është mbi të gjitha një botë prej natyre e shëndetshme. Së treti; se shoqëria (bashkësia) në vazhdimësi të natyrës, është një organizëm i shëndetshëm i përbërë prej individëve të shëndetshëm, atëherë përfundimi mbi zotërimin e budallenjve në botë nëpërmjet metafizikes në shoqëri, është një përfundim i nevojshëm dhe i parevokueshëm.

Përfundimi vërtetohet si nevojë e natyrshme dhe sociale me vlera të përbotshme përsa u përket të gjithë popujve, në të gjitha kohët. Që gjendjet metafizike mbizotëruan (jo lulëzuan) në epokat e errëta sociale, kjo nuk është rastësi. Budallai, siç u tha sa më sipër, duke ndjerë në dyshimin e vet keqdashës “sulmin” e të mençurve është në mënyrë të krejt të natyrshme brenda realitetit, sepse me të drejtë ndjen rrezikun që i kanoset për tu fundosur në klasat shoqërore më të ulta. Nëse mundet nëpërmjet dyshimeve të veta të mbijetojë në majën e piramidës shoqërore, kjo ësht temë tjetër.

ثshtë e dukshme veç që instikti përbën një mjet orientimi (busull) dhe mbrojtjeje të njeriut primitiv. Por ky nuk vlen ama si mjet mbizotërimi dhe superioriteti në një shoqëri të zhvilluar që i ka të ndara paraprakisht klasat sipas aftësive, në formë të natyrshme.

Budallai ngjan në këto lloj shoqërish me një kafshë e cila prej instiktit di t’i shmanget çdo rreziku, përveç dhunës nga “lart”, sikur vjen prej xhunglës dhe hyn në një një rrugë kryesore të një metropoli atëherë do gjendet befasisht poshtë rrotave të një makine. Kjo makinë, e cila është e panjohur dhe e pashpjegueshme për të, mbështetet sigurisht në fund të fundit te instiktet e njeriut, por është ndërtuar prej zgjuarsisë së tij. Sesa shpesh mund të gjenden njerëz të ulët shpirtërisht poshtë rrotave të “makinave” sociale, na jep një tregues të vendit që mbajnë ata në klasat sociale.

Këtë lloj makine, nuk mundet as budallai sigurisht ta shmangë, sepse ngritja e tij mbi të është e kufizuar brenda caqeve të caktuara shoqërore. Dhe së fundi, metafizikja, as kafshën dhe as budallanë nuk mundet të mbështjellë nën rrota, sepse është e kuptueshme që ai ia ka hipur kalit me flatra Pegasus. (Ose ka fluturuar me zarzavate si i themi ne :D)

VI

10. Sipas prejardhjes shoqërore të budallenjve, vëmë re që prodhimi i tyre nuk kufizohet prej ndarjeve klasore. Natyra dinake, nuk i dha asnjë klase të caktuar këtë privilegj. Në mënyrë të përciptë mund të pohojmë se budallenjtë më të këndshëm natyra na i ka ofruar në rangjet e klasave të larta, por gjithsesi, nuk ndau asnjë klasë nga ndikimi simbolik i tyre. Ministri budalla i bërë reckë nga nëpunësit dhe vartësit e tij, apo matrapazi ndërmjet punëtorëve që shfrytëzon mundin dhe djersën e kolegëve, janë dy raste të kundërta që vërtetojnë më së miri se budallëku vendlindjen nuk e ka të natyrës klasore.

Përmbajtja e budallëkut është kryesisht psikologjike për të formuar më tej variacionet e veta paralele midis budallenjve. Fils a papa i klasës superiore, i cili për shkak të atrofizimit fizik dhe natyrës bulemike të karakterit, merr seriozisht në konsideratë rradhën e pafundme të rregullave të vendosura prej familjes së vet, duke humbur kështu vlerën e mendimit kritik, katandiset në njeri pa pikën e karakterin dhe quhet prej klasës së vet përfaqësuese si “çun i mirë”, kur në mënyrë llogjike të përkufizimit do duhet të ishte “budalla përsëmbari”. Ndërsa “njeriu i popullit” nën shembullin paralel do duhet të quhej gjerësisht prej shoqërisë veç “Bukurosh”.

Me të drejtë duket më i rreptë përkufizimi në masat popullore. Nëse psh fils a papa i klasës superiore, në moshën shkollore del të jetë i pamjaftueshëm llogjikisht, ai mbështetet me mjetet që posedon klasa e vet, madje arrin të qëndrojë në pozita të larta shoqërore nëpërmjet kësaj mbështetjeje. Ndërsa njeriu i popullit, edukohet më me rreptësi nga prindërit dhe prej bashkëmoshatarëve të vet, derisa arrin një lodhje mendore të tillë përmes nënvleftësimit, sharjeve, talljeve, farsave, dhe dhunës që nuk i krijon mundësi të mjaftueshme të ngjitë në shkallët e klasave të tjera më të larta. Ky lloji i fundit i budallait, edhe më simpatik është, më modest, më i padëmshëm dhe më pak qesharak, gjithashtu e ka humbur vetëvlerësimin, në kundërshtim me budallain e klasave të larta që bulemia dhe mbrothtësia familjare, i shton karakterit të tij një lloj natyre femërore.

VII

11. Së fundi, lidhja e moralit ndërmjet budallait dhe rengpunuesit, apo mashtruesit është papritshmërisht e ndryshme nga ajo që ka parasysh “opinioni publik”. Njeriu i thjeshtë, mendon se rengpunuesit dhe mashtruesit janë vërtet të pamoralshëm, por gjithashtu një nënkategori e të zgjuarve. Në të kundërt, do të thoja se mashtruesit janë kategori e budallëkut. Dhe ja se si: Nga sa thamë më sipër, dinakëria përveç kur kjo përdoret si mjet prej të mençurve kundër budallenjve, përbën dhe karakteristikë natyrale të këtyre të fundit, gjithashtu konkluzion llogjik të faktit se për shkak të natyrës së prishur të mekanizmit llogjik të budallenjve, dinakëria përbën mekanizmin e vetëm mbrojtës që këta kanë në dorë ndaj sulmeve të jashtme.

Për vërtetësinë e këtyre argumentave na duhet edhe një hap i vetëm akoma: pikërisht që dinakëria është e nevojshme ndër budallenj, për t’i bërë këta të zotërojnë pozita dhe pushtet. Asnjë njeri me vlerë nuk e ka të nevojshme të bëhet dinak, apo mashtrues. Eksperienca shoqërore e përditshme na mëson se këto lloj epitetesh (mashtrues, dinak etj) asnjëherë nuk arritën të ishin pronë e njerëzve të mëdhenj, të cilët sipas aktivitetit të tyre janë cilësuar si “të këqinj”, “të mefshët”, “skuthë”, por asnjëherë si mashtruesa apo rengjepunues, madje edhe kur kanë qënë konservatorë, antisocialë në lidhjet me njerëzit, kanë arritur të mbizotërojnë.

Pasoja absolute të gjymtimit shpirtëror të budallait janë jo vetëm tendenca e tij për tu kthyer në kope, shtytja përpara me shpatulla pas murit në legjionin e njerëzve të sërës së vet, mungesa e kritikës, përdorimi i robërimit moral, lajkat etj. Por dhe shmangia sistematike e çdo përplasjeje dhe çdo beteje. Dhe kur budallai në formën e mashtruesit apo dinakut, do t’i duhet të polemizojë, këtë do e bëjë nëpërmjet mjeteve më të lehta të mundshme, madje ato më imorale: Gënjeshtrës,kurvëllikut, ligësisë dhe shpifjes.

Prej kësaj del dhe teorema e patundshme që: edhe imoraliteti është komplet privilegj vetëm i budallenjve.
 
Titulli: Ese

Monogram (përkthim)

Monogram (Odisea Eliti 1972)

I.


Do mbaj zi përjetë - më dëgjon? për ty.
vetëm, në Parajsë.

Diku tjetër do i kthejë vijat
e dorës, Fati si klepsidër.
Për një moment dhe Koha do jetë dakort.

Po si ndryshe, kur dy njerëz duhen.

Do nderë qielli të përbrendshmet tona
dhe do godasë botën pafajësia
me heshtën e të zesës, e vdekjes.

II

Mbaj zi për diellin dhe për vitet që vijnë,
pa ne. Dhe këndoj për të tjera që ikën,
nëse janë të vërteta.

Të përfolura trupat dhe varkat ëmbël u përplasën
Kitara që u ndezën dhe u shuan nënujë.
Ato "më beso" dhe "mos",
njëra ajër, tjetra melodi.

Dy kafshët e vogla, duart tona,
që kërkonin rrugën përmbi njëra-tjetrën
Saksia me barbarozë në dyert e hapura,
Dhe copëzat, detet që vinin bashkë
Pas gurëve shterpë, pas gardheve,
Anemonën që të ngeli në dorë
Dhe ti u drodhe tre herë, e mekur tre ditë,
mbi ujëvara.

Nëse këto janë të vërteta po këndoj,
shtylla prej druri dhe tabloja katrore,
në mur, sirena me flokët lëshuar,
macja, që mes errësirës na pa.

Djali me temjan dhe kryqin e kuq
Në perëndim përmes shkëmbinjsh të paprekur.
Mbaj zi për robën që preka dhe u bë botë.

III

Kështu flas për ne të dy.

Sepse të dua, dhe në dashuri di,
të hyj si Hënëplotë.
Nga kudo, për këmbën tënde të vogël mes mbulesash përtokë
jargavanë të çpoj - dhe kam fuqi
Të përgjumur, me një frymë të të çoj,
Mes udhësh hënës dhe fshehtësish deti
Pemë të hipnotizuara me merimanga që argjendërojnë.


Dëgjuar i kanë valët
si përkëdhel dhe puth
Si thua me pëshpërimë "si?" dhe "ok"
Përreth gushës në gji
Si gjithnjë, dritë dhe hije unë dhe ti.

Gjithmonë ti yllëza, dhe gjithmonë unë, i errët në lundrim.
Gjithmonë ti gjiri i detit, unë feneri në të djathtë.
Moli i lagur dhe drita mbi rema.
Lart në shtëpinë me pjergulla.
Trëndafilët e lidhur buqetë dhe uji i ftohtë në gotë.
Gjithmonë ti, statuja prej guri, dhe gjthmonë unë hija që zmadhohet.
Qepeni i anuar ti, era që e hap unë.
Sepse të dua dhe të dua.
Gjithmonë ti monedha, unë adhurimi që e çmon.

Sa nata, aq fishkëllimat e erës
sa vesa në ajër, sa heshtja.
Përreth deti, diktator
dritare e qiellit me yje.
sa më e vogla frymë e jotja.


Që më nuk kam asgjë
mes katër muresh tavanit dhe dyshemesë
Të thërras për ty dhe të më godasë zëri im
Të mbaj erë ty dhe të egërsohen njerëzit
sepse të pashijuarën dhe të ardhurën nga larg
nuk e duan njerëzit, dhe është akoma shpejt, më dëgjon?
ثshtë akoma shpejt në këtë botë për ne zemra ime.

Të flas për ne të dy.

IV.


ثshtë akoma herët në këtë botë, më dëgjon?
Nuk janë zbutur akoma bishat, më dëgjon?
Gjaku im i humbur dhe me majë ngulur, më dëgjon
Thika,
Si një dash rend përmes qiejve
dhe klonet e yjeve shkatërron, më dëgjon?
Jam unë, më dëgjon?
Të dua, më dëgjon?
Të mbaj dhe të çoj dhe të vesh
të bardhin e nusërisë, fustanin e Ofelisë, më dëgjon?
Ku po më le, ku shkon dhe kush, më dëgjon?

Prej apokalipsit dorën sta lëshon.

Të mëdhatë të varurat bimë dhe llavë vullkanesh
do vijë dita, më dëgjon
Të na groposin, dhe mijëra vite të përtejmë
Me ceremoni do na gurëzojnë, më dëgjon?
Të shndërrijë mbi ta ligësia, më dëgjon?
E njerëzve
Dhe njëmijë copë të na ndajë.

Në ujë një më një, më dëgjon?
Thumbat e hidhur të mi numëroj, më dëgjon?
Dhe janë vitet një kishë e madhe më dëgjon?
Ku dikur, ikonat
E shenjtorëve
Nxjerrin vërtetë lotë më dëgjon?
Kambanat hapen përlart, më dëgjon?
Përmes një rruge të thellë të kaloj
Presin ëngjëjt me qirinj dhe psalme zije
Kurrkund nuk shkoj, më dëgjon?
Ose asnjë, ose të dy më dëgjon?

Këtë lule të shtrëngatës dhe më dëgjon?
të dashurisë
E premë një herë e përgjithmonë
Sepse nuk bëhet përsëri të çelë, më dëgjon?
Në tjetër tokë, në tjetër yll, më dëgjon?
Nuk është dheu, nuk është ajri
Që prekëm i njëjti, më dëgjon?

Dhe asnjë kopshtar nuk u lumturua në tjetër kohë.

Nga kaq dimër dhe kaq erë veriu më dëgjon?
Të shpërndajë lule, vetëm ne më dëgjon?
Mes, në mes të detit
Nga e vetmja dëshirë e dashurisë më dëgjon?
Ngritëm një ishull të ri, më dëgjon?
Me shpella me kepe dhe gremina të lulëzuara
dëgjo, dëgjo...
Kush flet mes ujit dhe kush vajton - dëgjon?
Jam unë që thërras dhe jam unë që vajtoj, më dëgjon?
Të dua! Të dua, më dëgjon?


V.


Për ty kam folur në kohë të largëta
me luftëtarë të vjetër rebelë dhe mëkuese të urta,
Për çfarë arsye ke pikëllimin e egërsuar
Kthjelltësinë në ballë të ujit gurgulluar
dhe pse, tha, afër meje të vije
Që nuk dua dashuri, por erën dua
Por dua rendjen e detit ngrefur, zbuluar.

Dhe për ty askush nuk kishte dëgjuar
për ty, as diktami, as kërpudhat
në viset e larta të Kretës, asgjë
Vetëm për ty pranoi i madhi Zot të më marrë përdorë.

Pak më këtej, ca më tutje, me kujdes përreth
Në fytyrën e bregdetit, në gjijtë, në flokë
në kodrën valëzuar në të majtë.

Trupi yt me qëndrimin e pishës vetmuar
sytë e krenarisë dhe kthjellët
thellësisë, brenda në shtëpi me studion e vjetër
dantellat e verdha dhe dru qiparis
I vetëm duke pritur ku më parë do dukesh
lart në dhomë, apo pas pllakave të avllisë.
Me kalin e Shenjtorit dhe me vezën e Ngjalljes.

Si prej ndonjë afresku të shkatërruar
Madhështor aq sa të deshi e vogla jetë
Të futësh brenda në qiri, dritën vezulluese vullkanore.

Që askush të mos e ketë parë e dëgjuar
asgjë mes shkretëtirës shtëpive të shkreta
As pararendësi i varrosur aty, në cep të oborrit.
Për ty, as plaka e urtë në yshtjet e veta.

Për ty vetëm unë, edhe melodia mundet
që përzë brenda meje por ajo kthehet më e fortë
Për ty, gjoksi i paformuar i dymbëdhjetë viteve
I kthyer në të ardhmen me krater të kuq
Për ty si karficë aroma e hidhët
Që më gjendet në trup dhe më çpon kujtesën
dhe ja dheu, ja pëllumbat, ja toka jonë e lashtë.


VI


Shumë kam parë, dhe toka më duket përmes mendjes më e bukur
më e bukur mes avujve të artë
Guri i mprehur më i bukur
i errëti blu i istmeve dhe çatitë mes valëve.
Më të bukura rrezet që pa i shkelur kalon
E pamposhtur si zonja e Samothrakës, lart mbi malet
e detit.

Kështu të kam parë dhe më mjafton
Të ketë dalë gjithë koha pafaj
Përmes gjurmës që lë ecja jote pas
Si delfin i ri pa përvojë të ndjek

Dhe të luajë me bardhësinë dhe të kaltrën shpirti im!

Fitore, fitore ku kam dalë pafitim
Përpara dashurisë dhe bashkë
përballë orëve dhe lules së pasionit
Ti shko, shko dhe unë le të humbas!

Vetëm dhe le të jetë dielli që mban një fëmijë
të porsalindur,
Vetëm, dhe le të jem unë mëmëdheu që mban zi
le të jetë fjala që dërgova mbajtëse gjethesh dafine
Vetëm, era e fortë dhe vetëm gjithësfera
gjëmb në pulitjen e thellësisë së detit t'errët
Peshkatari që gjeti dhe hodhi prapë përtej kohës, Parajsën!


VII

Në Parajsë kam vënë në sy një ishull
të pandryshëm, ti dhe një shtëpi në det.

Me krevat të madh dhe derë të vogël
Kam hedhur në hapësirë një jehonë
për tu parë çdo mëngjes sa zgjohem

të të shikoj, gjysmën duke kaluar në ujë
dhe gjysëm duke të vajtuar në Parajsë.
 
Titulli: Ese

Mos me kerko llogari te cilat si jap dot !

Ke ndryshuar ?! Smund ta besoj qe je ti ! Une te mbaj mend ndryshe ! Te qeshur, te hareshme !
Sa shpesh i degjoj kto fraza dhe si per ironi perkunder deshires sime dhe jo vetem per tja ber qefin dhe per tia rikthyer panoramen e vjeter, i shikoj ne sy dhe lehtas i buzeqesh , ndoshta qe te mund te me kujtojn akoma me leht ...ehe te me kujtojn se te me Kuptojn as qe behet fjale !!!
Sepse duket qarte se nuk qenka e leht te kuptohet tjetri nese nuk ke ngen te hysh ne brendesin e shpirtit te tij ... nese ke kohe pa e degjuar ate...

Koha kalon e ne ndryshojme, cdo ngjarje ka len gjurmet e saja , ndonjeher edhe te gervishtura te cilat djegin aq fort si heren e par sa her qe i kujton .. dhe ti pretendon qe une pasi te kem kaluar shume gjera ne jete te mos kem ndryshuar fare ?
eshte njesoj sikur te futesh ne nje pus dhe te dalesh e palagur ? po ama sa mire qe ty jeta te servoi mbase puseta me te pasterta , me te ceketa dhe ia dole leht
Me behet qefi, po ama do te lumturoesha sikur te merje mundimin te logjikoje para se te me paragjykoje ...

Te arsyetoje, nuk eshte e veshtir sikur te provosh, do e shikosh, ama duhet te tentosh te pakten !

Nuk eshte e leht te luftosh ti mbrosh fort njerezit te cilet jan vet rrahjet e zemres tende. E di? jeton ne te njejten bote si mua , bote e eger, e kemi then bashke sa her, prandaj si mund te mendosh se mund te luftoja me kte egersi me embelsin time ? Si mund te mendosh qe mund ta luftoja ashpersin me butesin time ? Apo ti kunderpergjigjesha toneve te zymta dhe fytyrave te vrenjtura me buzeqeshjen dhe miresin time ?
E kam provuar shume her, per hir te vetes, por nuk ia dilja dot

Shpesh duhet e njejta arme per tu kunderpergjigjur, sado qe kjo te kushton me dalje nga vetja , por ama ja qe skemi lluksin e zgjedhjes ! Dhe ti pretendon qe me njeh ! biles pretendon edhe qe me njifje si kam qene meqe ben dhe krahasime !
Guxon te shkosh dhe me larg duke me gjykuar ! Por ne asnje moment ama nuk di te arsyetosh! apo nuk do ?!
Kurse une te fal !

Por mos me thuaj qe nuk me njef me, sepse brenda meje eshte ruajtur me shume fanatizem edhe ajo vajza e mire dhe e dashur qe ishte dikur, eshte ne doren tende te gjesh rrugen e duhur ... seshte e leht, mund te jet nje labirinth i vertet, cdo ngatrres i ketij labirinthi u krijua sa her qe iu eshte thyer zemra , cdo kthes sa her kan ren ca pika lot deshperimi dhe zhgenjimi , prandaj , nuk eshte e leht sepse te duhet nje rrug e gjat per te arritur, nese ia del ... do e kesh serish , aty , duke dashur me shpirt dhe vet ajo qe ta thyej kte mur mbrojtes ndonjeher dhe te panevojshem ...

Dhe une te fal ! E di, edhe mua me mungon ajo vajza per te cilen po me flet ti, edhe une mallkoj rrethanat e krijuara qe e ndryshuan dhe e detyruan ti pershtateshin .... dhe kjo pati nje cmim ....... !!!
 
Fjalëpaku, Punëshumi

Fjalëpaku, Punëshumi

Si fillim, u ndesha me dy pyetje të rëndësishme:

1) Sa shumë nga vetvetja "tradhëtojmë" kur analizojmë një person tjetër? dhe 2) Sa e besueshme është një analizë e vetvetes?

Për pyetjen e parë, do të thoja që një person i pastërvitur në "debate për hir të debatit", e nxjerr veten zbuluar. Kjo sepse besimet (beliefs) që janë në bazë të aparatit analizues te një individi, kanë krijuar një perspektivë subjektive që reflektohet në të gjitha mendimet. E thënë më thjeshtë: "Gjuha vete atje ku i dhemb dhëmbi". Konkretisht. Unë vetë jam e preokupuar së fundi me faktin që ka aq shumë gjëra të gjuhës shqipe, të cilat nuk jam në gjendje t'i kuptoj apo shpjegoj. Kjo "frikë" dhe "turp" (tek e fundit, si person me shumë klasë shkollë, nuk duhet të kisha pasiguri të tilla), më bën që çdo shkrim që lexoj ta shikoj nga këndvështrimi: "ky person, sa mirë e shkruan dhe mendon gjuhën shqipe?", "çfarë ka në stilin e tij/saj që më vret syrin dhe që nuk dua ta kem në stilin tim?", "çfarë ka që më pëlqen dhe mua më mungon?". Pra, është një përpjekje për të njohur vetveten (dhe si rezultat, për ta korrigjuar atë), përmes krahasimit të vetvetes me individë të tjerë, jashtë vetes. Sidoqoftë, nëse dikush është i trajnuar në artin e debatimit dhe analizës objektive, besoj që është në gjendje të shkruajë për të tjerët, pa tradhëtuar asgjë nga vetja e tij. Arti i të qënit objektiv (përmes flakjes së syzeve të subjektivizmit) është, për fat të keq, diçka e rrallë.

Përsa i përket pyetjes së dytë, mendoj që kjo është më e komplikuar. Me sa kam lexuar, shumë shkencëtarë nuk i besojnë më përdorimit të anketimit individual, si metodë për të bazuar teori të sociologjisë, psikologjisë, etikës, etj., për faktin e thjeshtë që shumë njerëz janë lehtësisht të manipulueshëm, pa e kuptuar aspak. Në fakt, qoftë mënyra sesi formulohen pyetjet, qoftë gjuha e përdorur, qoftë opsionet e ofruara, e largojnë një individ nga e vërteta e tij, dhe e afrojnë më tepër ndaj asaj që ai/ajo beson është e vërteta e pranuar nga të tjerët. Prandaj, nëse dikush fillon e analizon vetveten, shpesh e bën këtë duke pasur në kokë një model, që është modeli ideal që mbizotëron në atë moment kohor, në një shoqëri të caktuar. Kjo çon në lënien jashtë analizës të tipareve që s'janë pjesë e modelit ideal, por që mund të jenë përcaktuese për individin vetë. Konkretisht, mjafton t'i hedhim një sy idealit të bukurisë femërore. Në pikturat e mesjetës, Venusi është një grua me shpatulla të rëna, me gjoks të varur, dhe me krahë e kofshë të bëshme. Askush nuk e mban për të bukur një grua të tillë sot, prandaj dhe fatkeqësisht kemi vajza që vdesin nga aneroksia (rreziku i modeleve ideale është që ata i shtrojnë rrugën konformizmit). Po njësoj mund të flisnim për modelin e ndërgjegjes/moralit/sjelljes, etj.

Sot fokusi i shkencës ka kaluar në dy gjëra: a) eksperimentet e simulimit në kompjuter (vëri njerëzit, ose modele njerëzish (software agents) të luajnë "lojëra" ku u duhet të marrin vendime konkrete, pra të veprojnë), b) fMRI për të shikuar pjesët e trurit që aktivizohen si rezultat i ngacmimeve të ndryshme. Siç mund të shikohet, në të dy rastet theksi është mbi atë që ndodh (aktin), në kontrast me atë që perceptohet (ndjenjën). Si përfundim, populli ynë e ka thënë me kohë: "Shikoji punën, dhe jo gunën". Fjalët janë vërtet të bukura, por ato mashtrojnë qoftë të tjerët, qoftë vetveten. Ndaj është më mirë t'i besosh vetëm asaj që bën, dhe jo asaj që thua, mendon, apo ndjen.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top