Titulli: Ese
Njeriu është qenia e vetme që në të njëjtën kohë mund të qeshë dhe të derdhë lot, sepse vetëm njeriu mund të qeshë me tragjedinë e vet. Mbase në këtë detaj të vogël fshihet vetë thelbi i asaj që njeriun e bën qenie superiore në botë. Brenda këtij absurdi zhvillohet aftësia jonë për t'u përshtatur dhe për të mbijetuar.
Javën që shkoi, në Teatrin e Metropolit në Tiranë, e pash shfaqjen "Nënat dhe bijat" - të shkruar nga Alexander Mardan dhe në regji të Rozi Kostanit - dhe, derisa qeshja me situatat komike që shpërthenin njëra pas tjetrës, e ndjeva fuqinë e absurdit të lotëve të përzier me të qeshura. Në këtë shfaqje, në një zgjidhje të thjesht regjisoriale, por gjithsesi shumë elegante, zbërthehet thelbi i tragjedisë njerëzore: Pamundësia për ta ndryshuar fatin, por edhe vendosmëria për të mbijetuar. Pavarësisht sikleteve nga më të rëndat, me të cilat nga sfidon jeta, njeriu e gjen një mënyrë jo vetëm të mbijetoj, por edhe ta gjej një qoshe të vogël, ku do të mund ta ruante atë pak aromë të vërtetësisë dhe të dinjitetit që duhet për të mos e harruar veten.
"Nënat dhe bijat" flet për fatin e atyre femrave - por ideja nuk është e kufizuar vetëm te femrat - që për të mbijetuar, të shtrënguara nën presion dhe terror, detyrohen të bëjnë gjithçka, përfshirë edhe ta shesin veten. Kurthi është i thjeshtë, aq sa edhe mund t'i ndodhë secilit na ne. Qoftë nga rastësia apo edhe si pjesë e ndonjë plani të errët, njeriu e gjen veten në borxhe, që nuk mund t'i shlyej. Dhe aty për aty shfaqet dikush që e ofron mundësinë për t'i shlyer borxhet në këmbim të një angazhimi në vijimësi. Ky është fati i Nënës te shfaqja: Për të larë borxhet, ajo detyrohet të angazhohet në prostitucion. Në krye të të gjithë sikleteve të saj kurorëzohet edhe frika e vazhdueshme se padronët do ta detyrojnë në prostitucion edhe vajzën e saj. Deri ku mund të shkojë një nënë, vetëm e vetëm për të mbrojtur fëmijën e vet? Deri në fund të botës. Dhe përtej. A ka fund sakrifica që ajo mund të bëjë?
Ky detaj më bëri të mendoj për atë se sa shumë njerëz bien viktima të kurtheve të tilla. Të pllakosur në varfëri, edhe njerëzit tanë janë kthyer në vegla të banditëve të fortë. Në shfaqje rrëfehet për prostitucionin, por kjo nuk është e vetmja formë e eksploatimit dhe e poshtërimit. Skllavëria bashkëkohore ka shtrirë rrënjë gjithandej saqë më edhe nuk vihet re. Të lodhur nga jeta, të thyer nga varfëria, të dëshpëruar nga sikletet, njerëzit e ulin kokën para atyre që, në emër të një sigurie dhe mirëqenieje minimale, sillen si të ishin padron të jetës dhe të vdekjes. Dhe, njëjtë si shikuesit në shfaqje, qeshim me gjithçka që drejtpërdrejt nuk na prek neve.
Por, a duhet që të vargëzohen tragjeditë individuale në mënyrë që si shoqëri të vetëdijesohemi dhe të kemi një reagim ndryshe? A duhet të qeshim me tragjedinë e dikujt tjetër dhe më pas të kërkojmë ndihmë kur po e njëjta të na gjen edhe neve? Dhe, kjo është më e rëndësishmja, a ka dikush që mund t'ia ndalë hovin të fortëve? A ka dikush që vërtet del në mbrojtje të atyre që kanë nevojë? Te "Nënat dhe bijat" nuk është askush, sepse ato duhet të mbështeten te njëra-tjetra. A thua ky është fati i keq i yni? Të mos presim asgjë nga askush!
Rëndom jemi të pavetëdijshëm për shumëçka që ndodh përreth nesh dhe nuk i shohim shtresimet e skamjes, dhimbjes dhe të sikleteve të njëpasnjëshme me të cilat ballafaqohen njerëzit tanë. Edhe pse i njohim, ata janë të padukshëm dhe të harruar. Nuk i shohim derisa nuk i ndiejmë në lëkurën tonë. Por, a ka vlerë reagimi ynë, atëherë kur edhe ne bëhemi të harruar dhe të padukshëm?
Duke e parë shfaqjen "Nënat dhe bijat" e ndjeva se nuk ekziston diçka që mund të quhet tragjikomedi. Sado që mund të qeshim me këtë apo atë detaj, më ketë apo atë situatë, thelbi i të gjithë shtjellimit është tragjik, sepse e tillë di të bëhet jeta. Rëndom, jeta na imponohet si një tragjedi dhe për të mbijetuar, brenda këtij realiteti të trishtë, jemi të detyruar që të gjejmë një kuptim ndryshe. Dhe në këtë kuptim ndryshe e zbulojmë aftësinë tonë për të qeshur derisa derdhim lot. Kjo na bën njerëz. Kjo na bën më të fortë se guri.
"Nënat dhe bijat" ma përkujtoi këtë. Ma përkujtoi se duhet të shikojmë anash dhe t'i vërejmë të harruarit dhe të padukshmit, që janë të shpërndarë kudo përreth nesh. Kushedi, ndoshta vetëm një shikim i njohjes është hapi i parë për t'ia ndalë hovin të fortëve dhe për ta kthyer njerëzinë tonë.