Ervis Tabaku, kampion i Mesdheut në peshëngritje

cent

...Lontano
ثshtë sërish peshëngritja që nderon flamurin kuqezi në Lojërat e 17-ta Mesdhetare, të cilat po mbahen në Mersin të Turqisë. Emrave të medalistëve Daniel Godelli e Briken Calja në peshën 69 kg dhe Romela Begaj në peshën 63 kg iu bashkua dje peshëngritësi tjetër i suksesshëm Ervis Tabaku, i cili siguroi edhe dy medalje të tjera, duke e çuar në tetë numrin e tyre.
Tabaku.jpg
Tabaku u shpall kampion i Mesdheut në stilin e shkëputjes me 166 kg të ngritura, ndërsa sfidanti nga Egjipti, Ragab Abdala, do të dështonte në provën e tretë me 167 kg duke u ndalur në provën me 163 kg, njëherësh fitoi medaljen e argjendtë. Edhe medalja e bronztë u fitua nga një bashkëkombës i tij, Osama Katab, me 161 kg. Në stilin e shtytjes peshëngritësi shqiptar realizoi në provën e dytë 196 kg, duke siguruar medaljen e bronztë. Në këtë stil medalja e artë u fitua nga Abdala, që ngriti 206 kg, ndërsa e argjendta nga Katab me 200 kg. Në klasifikimin e dygarëshit shqiptari do të zinte vendin e dytë (por jo i vlerësuar me medalje) me 362 kg të ngritura, ndërsa i pari në podium u ngjit Abdala me 369 kg dhe i treti Katab me 361 kg. Në baterinë A të peshës 94 kg morën pjesë tetë peshëngritës. Më këtë sukses të Tabakut, Kombëtarja shqiptare ka hipotekuar deri tani 3 medalje ari, 1 argjendi dhe 4 bronzi, por më pikantja e këtij përfaqësimi ishte Daniel Godelli me 2 medaljet e arta, rekordin e Lojërave Mesdhetare dhe atë kombëtare në peshën 68 kg.
Apeli i kampionit Fituesi i dy medaljeve Ervis Tabaku u shpreh për “Panorama Sport” se për këtë garë ishte përgatitur shumë seriozisht, edhe pse ka preferuar sipas tij të rrijë në distancë nga mediat. “Ndryshe nga çfarë mund të kenë menduar për një shëtitje për ne në këto Lojëra, realisht kishte shumë konkurrencë me pjesëmarrjen e sportistëve nga Egjipti, Libia, Greqia e Tunizia, të cilët në këto lojëra vinin me elitën e tyre. Pra, si në shkëputje edhe në shtytje gara ka qenë e fortë. Përfitoj nga rasti, nëpërmjet jush, të shpreh falënderimet e mia për familjen time dhe të gjithë njerëzit e afërt që më kanë mbështetur, trajnerin Sokol Bishanaku, klubin Tirana, ku shpresoj të na mbështesë edhe më shumë në vazhdim. Gjithashtu një falënderim të veçantë kam edhe për sipërmarrësin e suksesshëm në Elbasan, Isa Aliu, i cili më ka sponsorizuar para Lojërave Mesdhetare”, – tha Tabaku, i cili i bëri apel shtetit për më tepër stimulim. “ثshtë normale që peshëngritja duhet të jetë në prioritetet e autoriteteve shtetërore, sepse jemi i vetmi sport që marrim medalje dhe e nderojmë Shqipërinë në çdo eveniment ku kemi marrë pjesë”.
Zhupa e Stojku, modestë në kronometër
Gara e kronometrit ka qenë modeste për çiklistët shqiptarë në debutimin e tyre në Lojërat Mesdhetare “Mersin 2013″. I pari që zbriti në vijën e startit nga tanët, por dhe nga 22 pjesëmarrësit në total, ishte Eugert Zhupa në orën 16:30. Në përfundim të itinerarit 27 kilometra të gjatë, çiklisti Zhupa e ndali kronometrin në kohën 35:21.48 (+2:36.41 nga koha më e mirë e realizuar nga francezi Johan Palot). Me këtë rezultat Zhupa do të klasifikohej i 13-ti. اiklisti tjetër kuqezi ishte Emiljano Stojku, i cili u nis i 15-ti dhe në finish mbërriti me kohën 39:32.68 (+6:47.61). Përfaqësuesja kuqezi e çiklizmit garon në këto Lojëra edhe me Olsian Velian.
Fatjon Baro eliminohet në debutim
Një tjetër hap fals nga mundësit në “Mersin 2013″, edhe pse pritshmëritë për medalje kanë qenë të mëdha nga drejtuesit e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar përpara nisjes. Pas dy eliminimeve të Ergys Mirukajt dhe Meraldo Ndokës në klasike, dje ishte radha e humbjes së sportistit të stilit të lirë Fatjon Baro. Mundësi i Tiranës në peshën 120 kg do të humbte me egjiptianin Hamdi Abdeluahab 5-2. Pas Baros sot mundja e mbyll përfaqësimin në këto Lojëra me Egzon Shalën e peshës 96 kg, edhe ky stil i lirë. Ndërsa një ditë më parë Sahit Prizreni do të deklaronte për gazetën bojkotimin e këtij kompeticioni në shenjë proteste sipas tij ndaj KOKSH-it.
Osmenaj dhe Haxhillazi nuk ndihen
I njëjti ritual edhe në garat e pingpongut për sportistët shqiptarë. Sipas njoftimit të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, në garat e paradites Arsena Osmenaj në ndeshjen e saj me sportisten spanjolle Ramirez Bermudez do të humbte me rezultatin 0-4, ndërsa Nikolla Haxhillazi në eliminatoren e tij do të humbte kundër një rivali francez 1-4. Garimi vijoi me programin e pasdites, ku edhe në këto eliminatore sipas KOKSH-it do të kishte të njëjtin rezultat, humbje për Osmenaj 1-4 me një sportiste të Libisë, Majsa, si dhe për Haxhillazin 0-4 me sportistin grek Eleftherios. Një ditë më parë, notarja Anxhela Kashari do të thyente rekord kombëtar në 50 m stil flutur.
/P.Sport
 
Titulli: Ervis Tabaku, kampion i Mesdheut në peshëngritje

Urime!!!!!!
 
Titulli: Ervis Tabaku, kampion i Mesdheut në peshëngritje

ishalla se nderron kombesin mbas dy muajsh ...urimeeee
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top