Ermonela Jaho: Në çdo skenë të botës jam shqiptare

Jetën e artistit ajo e krahason me mozaik. "Mund ta kesh pikturën qendrore, por nëse të mungon qoftë edhe një pjesë e vogël në qoshe, nuk je e kompletuar", - thotë ajo.
E mozaikut të karrierës së saj, sot nuk i mungon pothuajse asgjë. Emrat e sallave të teatrove më me renome në botë janë renditur në biografinë e saj. Zëri i fuqishëm, të cilin gjithmonë kujdeset ta ushqejë me emocione, i ka siguruar vend në hartën e muzikës operistike botërore.

45697_1.jpg

Sopranoja shqiptare me famë botërore, Ermonela Jaho, në udhëtimin e gjatë artistik është "stacionuar" në teatrot prestigjioze që janë sinonim i muzikës operistike botërore. Skena e "Royal Opera" në Londër, "Metropolitan Opera" në New York e "Opera de Marseille" në Paris janë disa prej vendeve ku ka "shkelur". Megjithëkëtë, Jaho vazhdon t'i mbetet besnike modestisë.
Ajo nuk ka hezituar t'i thotë "po" ftesës për të performuar në një koncert bamirësie. Ky është shkaku që e ka sjellë në Kosovë. Në një bisedë për "Kohën Ditore", Jaho ka ndarë për lexuesin fragmentet më të rëndësishme që kanë ndërtuar suksesin e saj. Sopranoja Ermonela Jaho është shprehur e kënaqur për performancën para audiencës kosovare në një koncert të tillë.

"Shpresoj që përmes muzikës që është gjuhë e shpirtit të godasim pak zemrat e shqiptarëve kudo që janë që të japin një lloj ndihme për fëmijët në Kosovë. Ky është një rast i mirë që të gjithë të mblidhemi me një qëllim humanitar", - ka thënë Jaho.
Dirigjenti shqiptar që jeton në Gjermani, Desar Sylejmani, ka thënë se ky koncert është dëshmi që edhe artistët që jetojnë jashtë Kosovës mundohen të japin kontributin e vet.
Burimi: BalkanWeb
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 12.5%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 1 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 12.5%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 37.5%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 1 12.5%
Back
Top