Ermali dhe Ariana tashmë bashkëshortë
Këngëtari Ermal Fejzullahu tashmë nuk është beqar. Ceremonia martesore e Ermalit dhe Arianës është zhvilluar të hënën mbrëma në hotelin "Grand" të Prishtinës. Ashtu siç kishte njoftuar babai i Ermalit, legjenda e muzikës shqipe Sabri Fejzullahu, në dasmë ishin të pranishëm shumë familjarë, miq dhe kolegë, ndërsa shumë këngëtarë të estradës e kanë nderuar këtë eveniment të veçantë duke i argëtuar të pranishmit me këngët e tyre.
Dasma ka zgjatur deri në orët e vona, ndërkohë nata e dytë e paralajmëruar vetëm për personat e njohur të jetës kulturore dhe politike në Kosovë Shqipëri dhe Maqedoni, siç duket nuk do të mbahet, ndërsa detajet e këtij anulimi nuk janë bërë të njohura.
Telegrafi