Ermal Mamaqi lë “Apartamentin 2XL”

Hard Styler

ђєค๔ђยภtєг
Rreth një muaj më parë Ermal Mamaqi deklaroi se 2013-ta do të sillte ndryshime në karrierën e tij, dhe në fakt kështu po ndodh. Aktori simpatik nuk do të jetë më pjesë e “Apartamentit 2XL”. Sezoni i ri i këtij produksioni të suksesshëm humoristik do të nisë këtë të diel në “Vizion Plus” pa Ermalin. Lajmi bëhet i ditur nga burime pranë këtij stafi, të cilët tregojnë se aktori është larguar me dëshirë. Flitet se ai, ashtu siç kishte paralajmëruar në emisionin “Dita ime”, do t’i përkushtohet tërësisht muzikës dhe biznesit privat, duke u shkëputur nga aktrimi. Madje thuhet se, përveçse do të punojë mbi albumin muzikor, Ermali do të ketë edhe një studio private ku do të prodhojë muzikë edhe për këngëtarët e tjerë. Nuk e dimë ende nëse largimi i Ermalit nga aktrimi do të jetë i përkohshëm apo përfundimtar, por me siguri mund të themi se shumë fansa do të mërziten. Ai është një nga aktorët më të pëlqyer të humorit në Shqipëri.



Ermali, në dhjetor në ‘Dita ime’: “Në 2013-ën do të dalë në treg albumi im i ri. Kam projekte konkrete që lidhen me muzikën; ndoshta realizimi i një studioje muzikore ku mund të punoj vetë, por gjithsesi është ende herët për të folur. Ndoshta do të bëj edhe një shkëputje të shkurtër nga aktrimi. Gjithsesi mbetet për t’u studiuar”.








balkanweb.com (gazetashqiptareonline)

 
Pe: Ermal Mamaqi lë “Apartamentin 2XL”

Hall i madh...mir ka be se mua s'me pelqen ky tipi.
 
Titulli: Ermal Mamaqi lë “Apartamentin 2XL”

Mua me pelqente , edhe pse ai humori riperseritet me 100 here me refrenin BE!
 
Titulli: Ermal Mamaqi lë “Apartamentin 2XL”

Sa egzagjerojn kto mediat AKTORI ME I MIR NE SHQIPERI... LOL LOL. Mjafton te kendoj ky dhe ne rregull esht,ci duhen te tjerat :D
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 12.5%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 1 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 12.5%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 37.5%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 1 12.5%
Back
Top