braziljania
Anëtar i Nderuar
-
- Anëtarësuar më
- Jul 18, 2008
-
- Mesazhe
- 9,619
-
- Reagimet e mara
- 443
-
- Vendndodhja
- Butterfly flying away
Bogdani një hap larg Lacios. Presidenti Lotito ka zgjedhur shqiptarin për sulmin, ndërkohë që dhe Kievo është bindur për ta lënë lojtarin. Bogdani është zgjedhur si alternativa më e mirë për të zëvendësuar Tomaso Rokin e dëmtuar. Vetë lojtari i Kombëtares shqiptare ka dhënë miratimin e tij për transferimin, por dhe klubi i tij është dakord me largimin e tij. Drejtori sportiv i Kievos, Sartori, mund të marë shërbimet e nigerianit Makinua, i cili është shumë i vlerësuar nga trajneri i Kievos, Iakini. “Kështu, - shkruan faqja italiane sportsland.net, - bardhekaltërit kalojnë nga Tare te Bogdani, nga një qendërsulmues shqiptar te tjetri”. Pak ditë më parë gazeta “Il Giornale” theksonte: “Duke parë faktin që paratë në shtëpinë e Lacios janë të pakta, zgjedhjet janë të kufizuara. Ju pëlqen shqiptari Erjon Bogdani, i cili nuk i entuziazmon tifozët por është përballueshëm nga pikëpamja ekonomike”. Aktualisht Bogdani fiton rreth 950 mijë euro me Kievon, ku është rikthyer pas huazimit te Livorno, klub ku shqiptari ishte lojtari i dytë më i paguar. Nëse do të transferohej (tashmë çështje orësh), Bogdani do të ishte lojtari i katërt shqiptar që do të luante për fanellën bardhekaltër.
Gazeta Panorama - GAZETA SHQIPTARE ALBANIA - Gazeta shqiptare online
Gazeta Panorama - GAZETA SHQIPTARE ALBANIA - Gazeta shqiptare online