Eriksen po e thyen premtimin që ia dha Tottenhamit në prag të kalimit te Unitedi

ReNdEx

Interist Forever
V.I.P
1657464030537.png
Christian Eriksen do të thyejë premtimin që u bëri drejtuesve të Tottenham Hotspurit kur u largua për te Interi.Mesfushori danez do t’i bashkohet rivalëve të Ligës Premier, Manchester United, pasi ra dakord verbalisht për një lëvizje për t’u bërë pjesë e rindërtimit të skuadrës së Erik ten Hag.

Por, lëvizja nuk ka gjasa të shkojë shumë mirë me kryetarin e Spurs, Daniel Levy pas një bisede mes tij dhe lojtarit përpara largimit të tij në 2020.Christian Eriksen do t’i përbijë fjalët e tij, kur më në fund të nënshkruajë me Manchester United.
Mesfushori ka rënë dakord verbalisht në parim për t’u bashkuar me United, me një marrëveshje trevjeçare që po përgatitet.

Por, lëvizja nuk ka gjasa t’i pëlqejë Daniel Levyt, pasi mesfushori i premtoi më parë shefit të Spurs se nuk do të nënshkruante për një nga rivalët e tyre në Ligën Premier kur ai u largua për te Interi në vitin 2020.

Mirëpo, me lëvizjen që tani mendohet të jetë e afërt, duket se Eriksen është gati ta thyejë këtë premtim. /Telegrafi/
 
Top