Ericsson projekton aksesorët e vitit 2020

fshatari

Anetar
timthumb.php
Pas 11 viteve të gjithë personat do implantohen me qarqe GPS prej lindjes, do ngasim makina fluturuese dhe do përpiqemi të kujtojmë karakteristikat fantastike të iPhone. E tillë do jetë ardhmja sipas Ericsson, i cili ka parashikuar cilët aksesorë do jenë më të përdorurit në vitin 2020.

Një nga aksesorët kryesorë do jetë Kompjuteri Merimangë, “Kompjuter dhe telefon shumë i fuqishëm dhe portativ” që kombinon përdorshmërinë dhe lehtësinë e të mbajturit me vete në një formë merimange trekëmbësh.

Ericsson ka prezantuar kohët e fundit një Merimangë prototip në një panair teknologjie në Taiwan. Edhe pse ngjante më shumë me një kërpudhë sesa një merimangë, aksesori përdorte një tastierë virtuale të ndriçuar me laser mbi një tryezë dhe një projektor për të nxjerrë ekranin në një mur të afërt.
2.-I-mbyllen-kembet-dhe-kryeht-nje-telefonate.jpg



Në vitin 2020, Merimanga do mund të lundrojë në Internet. Përdoruesit mund të bëjnë telefonata me të duke i mbledhur tre këmbët.

Mes aksesorëve të tjerë të Ericsson për vitin 2020 është Divani i Komunikimeve, ndenjëse me teknologji të lartë “inkorporuar me teknologji të dobishme”.

Për shembull divani do jetë pajisur me teknologji komunikimi, funksione kompjuteri dhe lojërash. Mund t’ju ndihmojë të përmirësoni eksperiencën e rrjeteve sociale nëpërmjet ndërveprimit emocional, thotë Ericsson.
3.-Divani-i-Komunikimeve.jpg



Divani do ketë ndjesorë të integruar për të zbuluar kur keni dremitur dhe në atë pikë ul dritat dhe rregullon temperaturën e dhomës. Do mundet t’ju hedhë një batanije sipër?!

Eko Kontrollori mund të ngjajë me termometrin e doktorëve, por është një aksesor me “eko vlerë” i projektuar për t’ju informuar mbi blerjet që bëni.

Teksa vërdalliseni nëpër dyqane, skanoni kodin me vija me Eko Kontrollorin dhe ai do ju japë informacione për “metodat e kultivimit, faktorët e transportit” të sendit që kontrolloni, detajet e paketimit, dhe më e rëndësishme, ju njofton nëse furnizuesi po ju ofron një produkt ne leverdi.
4.-Eko-Kontrollori.jpg



Kontrolloni faqen e Ericsson 2020 për të parë idetë e tjera të firmës për aksesorët e të ardhmes.

krokodili.com
 
Interesante.Edhe pse Sony Ericsson nuk mund te konkuroje prodhuesit e Nokias apo te Samsungut paska bere projekte afat gjata per persosmerine e teknlogjise prodhuese te celulareve dhe paisjeve te tjera elektronike.
 
Back
Top