Erich Maria Remarque

agata

Antarë
Thuamë që me do, duame e thuama kete. Kemi shume gjera per te arritur e kete do ta perseris pa u lodhur, o ti, vela ime e vogel dhe e bukur qe vrapon neper detin me ngjyre te veres se erret, fluturo dhe eja tek une. Era feshferin ne gjethet e pemeve e me thote se pikerisht koha e lashte e yjeve na hodhi ne krahet e njeri-tjetrit. Eja pra, eja!
Ku jane floket e tu e ku eshte ai vit qe nuk na ka pare ende bashke? E urrej dhe e dua ate vit qe po ngjitet e po rritet e qe he per he i fsheh njembelljete muajt qe ka perpara, ndersa gjethet e te dymbedhjetit tashme kane rene e kane fluturuar kush e di se ku. Pra, eja te mos ndahemi me sepse cdo gje rrjedh kaq shpejt, cdo gje eshte kaq e shkurter, kumbimi i tyre mistik do te jete i shurdhet e magjepes sepse keta tinguj vijne nga thellesite e detit.
Duame dhe ma thuaj kete, mbaje pezull kohen me frymen tende sepse kur me thua se me do , nga kreshtet e dallgeve te harlisura del e duket Atlantida dhe ne si ne nje toke te thate do te kalojme Detin e Kuq te harreses.

(ERICH MARIA REMARQUE)
 
Last edited by a moderator:
Titulli: Thuamë se më Dashuron..

Dhome e madhe eshte e mbushur me nje muzike shume te qete. Eshte muzika e çarli Kuncit.(Muzikant xhazi). Pllakat e tij i ve pa nderprerje ne gramafonin tim. Kjo eshte muzika qe me pelqen e qe me ben te fluturoj, te enderroj e te deshiroj...
Ne pergjithesi ne te dy nuk kemi qene ndonjehere te lumtur.
Shpesh kemi qene pothuajse te lumtur, por keshtu si tani asnjehere. Duhet pranuar qe keshtu eshte. Nganjehere na ka ndodhur neve, nganjehere ka ndodhur me te tjeret, nganjehere jane perzire me njera-tjetren, por lumturi te vertet e te plote nuk ka patur. Lumturi qe te mos jesh ne gjendje te kerkosh me shume. Cdo gje ka qene si e fikur. Ja, mendohu pak, une them qe vetem duke qene bashke mund ta arrijme ate.
E zjarrta ime, sot ne mbremje mora nga qilari shishen me vere me te mire "Shtajnberger kabinet" te prodhimit te vitit 1911, nga çifliqet shteterore prusiane, nje vere elitare e bere prej rrushi te zgjedhur e te vone. Me shishen ne dore e me qente e mi zbrita te liqeni qe ishte mjafte i trazuar e i shkumezuar. Dhe para qenve para liqenit, para eres e para Orionit mbajta nje fjalim qe perbehej nga fare pak fjale. Nderkohe qente filluan te lihnin. Ata lihnin dhe liqeni filloj te shkubezonte me shume, filloj te fryje nje ere e forte, Orioni xixelloj me fort si zbukurimi me gure te çmuar i Shen Merise, dhe shishja pasi pershkoj nje hark, fluturoj neper nate drejt e ne uje tamam si nje kurban qe u behet perendive per ti falenderuar ato per faktin qe disa vjet me pare me ben mua ty si dhurate.
Mbase ajo shishe do t'u bjere atje poshte ne dore peshqeve qe do ta rrokullisin me buzet e tyre te buta e ndoshta kush e di do te ndodhet ne folene e ndonje melyshi plak e te stermadh, apo mbase te foleja e ndonje trofte , trupi i ngushte i se ciles eshte i mbushur plot me njolla te kuqe. Kjo trofte eshte e çoroditur, ajo ka qejf te enderroj, te krijoj vjersha ritmike e te xhiroje filma te shkurter per jeten e troftave. Apo ndoshta pas shume e shume vitesh, kur gojet tona do te jene mbuluara me kohe nga balta e zeze, kjo shishe do te kenaqet nga rrjeta e ndonje peshkatari, i cili i çuditur, do te shohe tapen e vjeter te dyllosur e pastaj do ta fuse ne xhepin anesor te mushamase. Ndersa ne mbremje kur te kete vajtur ne shtepi, pasi te kete ngrene supen dhe ne tavolinen prej guri qe ndodhet poshte qipariseve do te vendoset buka dhe djadhi prej qumshti dhie, ai do te ngrihet me ngadale, do te mare tryelen dhe do ta hape shishen duke e shtrenguar midis gjunjeve. Dhe pa pritur do te ndjeje aromen, vera e verdhe ngjyre ari do te shqelqej duke leshuar eren e saj te kendshme, ajo do te kete arome vjeshte, arome jete, aromen e jetes sone e dashur. Do te rilindin vitet tona, jeta qe kemi jetuar do te ridale ne drite, ne kete ore te muzgut do te ndihet fladi dhe jehona e saj dhe peshkatari i panjohur nuk do te mare vesh fare se c'eshte ajo qe e preku me aq butesi. Ai thjeshte do te mare fryme thelle, do te heshte paksa dhe do te filloj te pije...
Por ne mbremje vone, kur te erret e kur peshkatarin ta kete zene me kohe gjumi, nga mesnata, si dy shigjeta te erreta do te fluturojne dy flutura, si dy sy te turbullt palloi, sepse thone qe ne ta jetojne shpirtrat e njerve te vdekur me kohe, e qe per se gjalli kane qene te lumtur. Ato do te fluturojne fare prane e do te qendrojne tere naten ne buzet e gotes, nga fundi i se ciles ndihet ende aroma e veres. Gjate gjith nates trupat e tyre do te dridhen dhe vetem ne mengjes ato do te fluturojne e do te largohen serisht. Ndersa peshkatari qe ka mare rrjeten e qendron te dera, do t'i percjelle me nje shikim te çuditur sepse asnjehere nuk ka pare ne keto ane te tilla flutura....


ERICH MARIA REMARQUR
 
Titulli: Thuamë se më Dashuron..

sa bukur....urime per temen...na bere te biem ne mendime...Remark eshte idhulli ime....fantastik
 
Titulli: Thuamë se më Dashuron..

mund te them e bukur..por nuk jam shum dakort duke filluar qe nga titulli..jami idese qe kur nje emocion ta dhurojne ka nje shije tjeter sikurse tja kerkosh..ketu e kisha llafin...megjithate bukur
 
Titulli: Thuamë se më Dashuron..

jam i dashuruar me nje vajze tek shkolla ime
kjo eshte nje mini text per te
sa here qe te shoh zemra fillon te me rrahe fort
nuk e mbaj dot ne kontroll rrahjet e saj
dua te te them te dua por kam frike se mos me refuzon
nuk e di se cfare te bej
nuk e di se si do te shpetoj nga kjo dashuri
enderroj cdo nate per ty
pers cdo nate qe te vij mengjesi qe te vij ne shkolle qe te te shoh ty
smund te rri asnje minute pa te pare
vetem zoti e di se sa te dua
i lutem zotit
qe te me jape nje shanc per te qene prane teje ku te me shohesh ne sy dhe te me thuash te dua
vetem kaq dua nag zote dhe nga ty
te dua me gjithe shpirt o engjelli im
per ELDEN

Papa sa romantike kjo....:dance:
Agata shume bukur...
 
Erich Maria Remarque

Shkrimtar gjerman lindur me 22 qershor ne 1898 ne Osnabrück. Remarque eshte shkrimtar i realist i Brezit Te Humbur. Personalisht me pelqejne shume veprat si Harku i Triumfit, Qielli s'ka preferenca, 3 Shoket, Obelisku i zi etj. Ben nje pershkrim te jashtezakonshem te realitetit para, gjate dhe pas Luftes 2 Boterore. Personazhe fantastike ne rrugen e veshtire te jetes dhe te dashurise, nxjerr ne pah kultin e rinise, dhe denon ashper regjimin Nazist dhe luften, e cila sjell thjesht shkaterrim dhe asgje tjeter. Kush nuk e ka lexuar kete shkrimtar, duhet ta lexoje patjeter.
 
Titulli: Erich Maria Remarque

i dashuroj presonazhet e tij,sidomos ne romanin "Qielli ska preferenca"
pervec librave te permendur ne postimin tend Almir,shtoj edhe GEM, Nje nate ne Lisbone, Stacione ne horizont, Asgje te re nga fronti i perendimit dhe Thuame se me dashuron.
shkurt..autori im i preferuar!
 
Pe: Erich Maria Remarque

Ka me teper te fshehta ne floket e tu sesa ne njemije pyetje...Kur njerezit dashurojne cdo gje ka kuptim;duket mrekulli dhe gjeja me evidente ne bote, ndersa pa dashuri s'mund te jete asgje vecse nje i vdekur ose ne kovalishence, asgje me teper sesa nje cope leter me disa te dhena dhe me nje emer te shkruar ne te, dhe mundet fare mire te vdese...

(Harku i Triumfit)
 
Pe: Erich Maria Remarque

Shpirti im, qielli im i dashur - nga libri "Thuaj qe me dashuron". (Letra shkruar Marlene Ditrich)

Ti me ke shkruar kaq e kaq letra te bukura e, une perseris ate qe kam thene gjithmone:shkrimtaret nuk duhet te shkruajne letra dashurie. Sepse ka te tjere qe shkruajne shume me bukur se ata. Ti me quan "Rezonance qe merr fryme" - e si do te mund te arrija une valle, te gjeja nje figure te tille kaq prekese? E, pervec kesaj edhe dicka tjeter! Ti, arrin, dhe ke ate aftesine magjike qe t'i thuash dikujt se sa shume e si e dashuron ate - kurse une, une, e di, nuk arrij ta them ate ne menyre te plote.Sa mire ndjehem kur ti me thua se, edhe pse je vetem, ndjehesh e qete dhe e lumtur.

Une,kete, kam uruar vazhdimisht per ty. Nuk kam uruar kurre qe ti te ndjehesh e merzitur dhe fatkeqe.
Kam dashur gjithmone qe ti te jesh e lumtur, ne forme, vezulluese, plot drite dhe e bukur si kurre here tjeter e, dua qe kjo gjendje e jotja te jete e dukshme edhe se largu ne kilometra e, qe ti t'a dish me siguri absolute qe dikush tjeter nuk jeton ne kete bote, vecse per ty.Sot gjeta dhe lexova edhe nje here poemen tone te Getes. E lexova dhe e rilxova vertet me nje emocion te thelle:

A s'eshte e vertete qe fati
po na bashkon?
A nuk po na lidh
ai per jete?
Ah, dhe ne kohet qe
shkojne,
nuk di, ti je motra a
nusja ime?
Ti njeh me imtesi
cdo pjese te qenies sime,
Ti
ndjen tek une dhe nervin me te
holle, ti lexon cdo gje ne
shikimin tim,
me syrin tend hyn
ne brendesine time
Hyn ne
gjakun tim te ngrohte qe rrjedh
ne deje
dhe ecen si i cmendur
ne drejtimin tend
e qe me
krahet e tua prej engjelli gjoksin
tim sheron .

Po, e dashura ime, a nuk eshte pikerisht keshtu?
Nganjehere, me ndodh te eci i vetmuar nen shi e te mendoj e ndjej qe lidhja jone eshte gjithmone e forte e askush nuk
mund t'a prishe ate e, ne ato caste, me hapa te lehta ndjej te vije dikush drejt meje e, ajo je ti e, atehere, une jetoj nje ndjenje te vecante lumturie qe asnje qenie tjeter njerezore nuk e ka jetuar kurre. E, atehere, ndjej qe se bashku me ty, te kthehen tek une vitet e rinise qe lufta dhunshe mi mori e, ato vite je ti qe mi sjell e mi shumezon me dy
e bashke me to ndjej te prek me delikatese - freskine, gjallerine dhe aventurat e rinise.

E, keshtu, ti behesh, ne te njejten kohe: aventura e gruaja ime.Ti je bere per mua e une jam bere per ty;nuk mund te jete ndryshe. Nuk je vetem ti ajo rezonance qe une ndjej e thith si ajer, por i tille jam dhe une. E di?... Une jam nje pasqyre konkave qe kap plot ethe driten tende, e mbledh ate plotesisht ne gjoks dhe, duke e djegur fort, e dergoj krejt refleksin ne drejtimin tend. Here te tjera vehtja me duket si nje merimange qe end nje pelhure vezulluese, te trendafilte e plot reflekse, - nje pelhure mendimesh, ndjenjash, pune, fjalesh ngohtesie e cila do te tekape e pastaj te behet banesa jote, - e mbushur plot gjera te cilat ty te mungojne, nje pelhure plot trendafile e dafina, e thurur me fije te ndritshme argjendi, e lehte dhe e forte per te mbajtur ty dhe hapat e tua te lehte si kaprolli, nje pelhure te ngritur nen nje qiell te kalter e mbi ujin blu te detit, nga ku ti mund te hidhesh e te kridhesh gjithe qejf ne ujrat e kristalta e te kthehesh pastaj perseri tek ajo, si nje loder e kendshme femijesh e cila t'a mbush zemren plot ngasherim .

O, drita ime e dashur!... E di?... Nganjehere, une nuk mund te ulem per te shkruar librin qe kam nisur e te cilin e urrej, sepse ai me largon prej teje. E atehere tehiqem nga studioja, nxjerr fotografite e tua dhe i vendos ne radhe para meje edhe pse e di qe kjo gje nuk me qeteson, perkundrazi, e ben edhe me te rende gjendjen. Por, megjithate, edhe pse kete e di, nuk nderroj mendje e, duke iveshtruar ato, nis e flas me ty epastaj, ndjej qe gjendja ime
shpirterore behet edhe me erende, sepse eshte nje gjest i veshtire ky, i padurueshem por edhe i mrekullueshem e, pastaj une terhiqem perseri aty tek vendi im, ulem ne tavolinen e shkrimit per te vazhduar librin...Ja, tani ndalova perseri, sepse ndjej qe dora s'me bindet.

Me duaj!
Me thuaj qe ti me do, kjo fjale me ben mire, me sheron.
Kur ti me thua qe me do, une gjej forca e shkruaj edhe me bukur e me shpejt.
Sepse une nuk jetoj vecse per dashurine tende.
Me duaj, puma*!...

*Puma - keshtu e quan ai me perkedheli Marlene Ditrich
-------------------------
Nje tjeter leter ---

Pjese nga libri ''Thuame se me dashuron!''

E dashura ime, mora prej teje nje leter qe me ka lumturuar.
Ne te thuhet cdo gje qe nje njeri mund ti thote nje tjetri e sidomos thuhen ato qe vetem ti mund te m'i thuash. Secili nga ne eshte bere tashme aq shume fat i tjetrit saqe fjalet mund te shkojne ketu fare pak. E prapseprape çdo here çuditem pa mase dhe jo per gje, por nga fakti qe ne nje kohe te rremujes se madhe, dy jete kaq te ndryshme qe kishin bere aq e aq kerkime qe shpesh hiqni dore nga keto kerkime, u bashkuan kokerr per kokerr. Po ja qe ndodhi e lavdi zotit qe ndodhi.

Te dua shume! Sa ngrohtesi te pashpenzuar kam ende ne veten time, kjo ngrohtesi eshte aq e madhe, sa mund te mbaje brenda zemra ime. Eshte e çuditshme si u kthye çdo gje ne dashuri. Si ndodhi qe shume gjera qe gjithe jeten e kam urryer, u bene te rendesishme e terheqese e te tjera gjera qe me pare i lakmoja e i kerkoja, u zhyten ne harrese. E ç'munde te jete me e mrekullueshme se zakoni, me e deshirueshme se shpresa, çfare mund te lumturoje me teper se perputhja e plote e ndjenjave tona.

Sa te dua! Si nuk dua gje tjeter perveç teje, dhe si ka mundesi qe per mua cdo gje qe ekziston ne kete bote, ndriçohet nga keto rreze, te nje ndjenjesie te pa fund! Sa larg e pa vlere duket tani shkelqimi i rreme i aventurave, shqetesimet, prirja feminore per te prishur, shpenzim te parave pa kriter e harrese.

Nuk dua te harroj me, por te kujtoj qe te mbledh sa me shume per ne te dy. Ti je kupe, je zemer e hapur per te tjeret, ti qe je gjithmone e gatshme. Une te dua dhe çdo gje tek une rritet e turret prape drejt teje. Fara mbushet me leng jetesor dhe era fryn e lekund kallinjte qe feshferinje si krahe te medhenje. Perqafome fort e dashur, perqafome sepse nganjehere me kapton frika nga gjeresija e plotesija e ndjenjave, aq te reja jane ato per mua. Mund te mendosh se malli i ngarkuar eshte me i rende se vete anija dhe se tani po i con era ne det te hapur.

Kjo eshte nje frike e kote dhe ne pergjithesi nuk eshte fare frike, vetem se eshte grumbulluar aq shume dashuri, saqe mbremjeve me erren syte e cdo gje mbullohet me hije; ja , pra, sa shume perulem e gjunjezohem para asaj qe ndjej. Kjo eshte pjekurija e stines se veres qe ka mbjelle lulezimin, megjithese askush nuk ka mbjelle asgje, kjo eshte nje vere me bime te egra e nje dashuri e harlisur, nje lule e bukur dhe e forte e jetes, lule qe ka qendruar shume kohe e vetmuar...

Ta dish sa te dua! Eh, sa nuk dua te ndahem prej teje. Jo kurre me
------------------------
Pjese e shkeputur nga -''Harku i Triumfit''

Nje bubullime shurdhuese u rrokullis befas permbi qyetet. Pika shiu filluan te perplasin pas gjetheve te luleve. Vuri re , se si rruga zuri te pikelohej ne argjend te zi. Shiu erdhi duke u shtuar. Pikat e renda e goditen te fytyre. Dhe pernjeheresh ai s'po merrte vesh ne ishte qesharak apo i mjere, ne vuante apo nuk vuante-dinte vetem qe po jetonte.Po jetonte! Ai ekzistonte e jeta e kishte pushtuar serish, po e shkundte e, ai nuk ishte me spektator, nuk qendronte me jashte saj; shkelqimi i forte i ndjenjes se pakontrollueshme vershonte perseri neper damaret e tij, si zjarri neper oxhake furnaltash; dhe, nuk kishte pothuaj pike rendesie ne ishte i lumtur apo fatkeq; ai jetonte dhe e ndjente fort qe po jetonte-dhe kjo ishte mjaft.!
Vazhdonte te rrinte nen shiun qe vershonte mbi te porsi nje bresheri qiellore mitralozesh. Rrinte atje , e ishte shi e shterngate e uje, e toke njeheresh; rrufete e horizonteve kryqezoheshin brenda tij; ai ishte edhe krijese edhe element i natyres; asgje s'kishte me emer dhe keshtu te gjitha dukesg\hin si te vetmuara e si te braktisura, te gjitha ishin njelloj- edhe dashuria , edhe uji qe derdhej tatepjete, edhe ato ndricimet e zbehta mbi catite, edhe toka qe dukej sikur po gufohej; s'ekzistonin me kufij dhe ai vete ishte pjese e te gjitha ketyre. Lumturia dhe fatkeqesia mbeteshin gezhoja boshe te flakura tutje nga ndjenja e gjithepushtetshme se po jetonte dhe se po e ndjente se po jetonte.
....."o ti atje lart!" foli ai duke iu drejtuar dritares se ndricuar, dhe qeshi, dhe nuk e kuptoj qe po qeshte.
"ti dritez e vogel, ti vegim i nje zane, ti fytyre qe ushtron nje pushtet te cuditshem mbi mua, ketu mbi kete planet, ku ka me qindra e mijera fytyra te tjera, me te mira, me te bukura, me te mencura , me te ciltra, me besnike e me te afrueshme- o ti rastesi qe mu ngaterrove nje nate neper kembe atje ne ruge e qe hyre ne jeten time, ti ndjenje e perplasur brigjeve, pa mendim, por roberuese dhe qe rreshqite nen lekuren time ne nate gjumi, ti, qe s'di per mua pothuajse asgje tjeter pervec asaj qe te rezistova, dhe qe prandaj mu hodhe nder krahe , deri sa nuk te rezitova me, ti, qe deshe te vazhdoje pastaj rrugen tendee te mergoheshe prej meje-te pershendes, te pershendes! Ja tek po qendroj ketu dhe s'ma merr mendja se do te qendroj edhe nje here tjeter keshtu. Shiu me deperton nen kemishe dhe eshte me i ngrohte e me i ftohte e me i bute se duart e tua dhe lekura jote. Po qendroj ketu i mjere dhe me kthetrat e xhelozise ne bark, duke te te kerkuar, duke te te perbuzur, admiruar e adhuruar,sepse ke hedhur rrufene qe ndezi, rrufene qe dremit ne cdo gji, shkendijen e jetes, zjarrin e zi.
Po qendroj ketu, jo me si nje i vdekur me leje, me pak cinizem, sarkazem e me nje cikez guxim, jo me i ftohte; jam perseri i gjalle, qofte edhe duke vuajtur, por serish i prekshem nga stuhite e jetes, i rilindur e i rikthyer ne pushtetin e saj te thjeshte! Qofsh bekuar ti Mado, me ate zemren tende shtegtare, ti Nike me ate aksentin tend latin! Enderr dhe mashtrim, pasqyre e thyer e nje perendie te ngrysur, o ti qe s'di asgje- te falenderoj! Kurre s'kam per te ta thene, se ti do te nxirje perfitimet e tua nga kjo-por ti ma ke rikthyer ate qe s'do te ma jepte as Platoni, as krizantemat, as e gjithe poezia dhe as e gjithe meshira, as deshperimi dhe as me e forta dhe, as me e durueshmia shprese: Jeten e thjeshte , te fuqishme, te mirfillte, qe me dukej si nje krim ne keto kohra midis njeres katastrofe dhe tjetres! Te falenderoj! Duhej te te humbisja qe ta merrja vesh kete! Mbetsh me shendet!
---------------------------
''Perralla e Vales me Shkembin'' -
(Fragment nga Harku i triumfit)


Raviku e vështroi me një ëmbëlsi të vagëlluar.
—Për këtë s`ke nevojë ta vrasësh mendjen kurrë, Xhoanë. Kur të vijë puna gjer atje, do të më braktisësh ti mua. Jo unë ty. Kjo është e sigurt.
Ajo lëshoi gotën mbi tryezë, duke e përplasur fort.
—ا`janë këto gjepura! Unë s`do të të braktis kurrë. Ku e ke hallin që po më fut nëpër këto katakombe fjalësh?
Ah,këta sy! mendoi Raviku. Thua se po përshëndriten nga shkrepëtimat.. Nga shkrepëtima të buta, të kuqërremta, xixa qirinjsh të panumërt.
—Xhoanë, — tha ai.— Unë s`po dua të të fus nëpër katakombe fjalësh, por dua të të rrëfej njëherë atë historinë e valës dhe të shkëmbit . Eshtë një histori e vjetër. Më e vjetër se ne. Degjoje: Na ishte seç na ishte, na ishte njëherë një valë; ajo dashuronte një shkëmb diku në det, le të themi diku në gjirin e Kaprit. Vala fërkohej pas tij gjithë shkumë e uturimë, e përqafonte dhe e puthte çmendurisht ditë e natë, e pushtonte me llërët e saj bardhoshe.. Psherëtinte e qante. I përgjërohej shkëmbit që të vinte tek ajo; e dashuronte me afsh të papërshkruar e i sillej përqark dhe, ndërkohë, e gërryente ngadalë nga poshtë. Dhe një ditë prej ditësh ai u dorëzua, humbi mbështetjen dhe u lëshua në krahët e saj…
Ai piu një gllënjkë Kalvados.
— E pastaj, çë? — pyeti Xhoana.
— E pastaj, përnjëherësh, ai s`ishte më shkëmb për t`u qafuar, për t`u dashuruar e për t`iu përgjëruar. Mbeti vetëm një copë gur në fund të detit, I kredhur në thellësi të valës. Dhe vala e ndjeu veten të zhgënjyer e të mashtruar e shkoi kërkoi një shkëmb tjetër.
— E pastaj? — Xhoana e vështroi me dyshim. — ا`kuptim na paska kjo? Shkëmbi le të mbetej më mirë shkëmb.
— Edhe valët gjithmonë kështu thonë. Por ajo që lëviz është më e fortë se ajo që rri ngrirë. Uji është më i fortë se shkëmbi.
Ajo bëri një lëvizje padurimi.
—ا`lidhje ka kjo e gjitha me ne ? Kjo është vetëm një përrallë që s`thotë asgjë. Ose ty ta ka ënda të më vësh përsëri në lojë, siç e ke zakon. Po të vijë ndonjëherë puna gjer atje, do të më braktisësh ti. Kaq di të them unë, dhe jam e sigurt!
— Kjo, — i tha Raviku duke qeshur, — do të jetë fjala jote e fundit kur të më lësh. Do të vish e do të më thuash se të kam lënë unë. Dhe do të gjesh ca arsye, të cilat edhe do t` i besosh. Dhe e drejta do të jetë në anën tënde përpara gjykatës më të lashtë të botës: Natyrës
 
Pe: Erich Maria Remarque

3 Shoket

-Troket aq fort, - peshperiti ajo.
-Kush? Ora?
Ajo tundi koken paksa ne shenje pohimi:
-Bubullon...
Une e hoqa nga dora oren.
Ajo veshtroi gjithe ankth akrepin e sekondave.
-Hiqma nga syte!...
Une e mora oren dhe e perlasa fort pas murit.
-Ja, tani nuk troket me! Tani koha eshte ndalur ne vend. E kemi shqyer ne mes.
Vetem ne te dy kemi mbetur ketu, vetem ne te dy, ti dhe une dhe askush tjeter.
 
Titulli: Erich Maria Remarque

Erih Paul Remark, ka lindur më 22 qershor 1898, në Osnabryk, Gjermani dhe ka vdekur më 25 shtator 1970 në Lokarno, Zvicër. Ishte shkrimtar gjerman dhe sot është shumë i njohur për romanin e tij kundra luftës “Asgjë të re nga fronti i perëndimit”.
remark.jpeg

Në moshën 16-17 vjeç, Remark provoi për herë të parë të shkruante, në fillim ese, poema e më vonë arriti të shkruante një roman, që do ta botonte më 1920, me titull “Dhoma e ثndrrave”.
18 vjeç iu desh të shkonte në luftë. Ushtria e dërgoi në vijën e frontit të Luftës I Botërore, ku dhe u plagos. Pas luftës ndërroi mbiemrin e tij (nga Remark në Remarque). Bëri disa lloje punësh, si: bibliotekar, biznesmen, mësues, gazetar e botues. Më 1929 botoi romanin e tij të famshëm “Asgjë të re nga fronti i perëndimit”, nën emrin Erih Maria Remarque. Gjithashtu ndërroi edhe emrin e tij të mesit, nga Erih Paul në Erih Maria, për të nderuar nënën e tij.

Romani përshkruan egërsinë e luftës, nga këndvështrimi i një ushtari 20 vjeçar. Më 1933, nazistët i ndaluan dhe i dogjën veprat e Remarkut, duke thënë se ai ishte një pasardhës hebre francez, se emri i tij i vërtetë ishte Kramer dhe se emri i tij Remark fshihte emrin e tij të vërtetë, Kramer, i thënë mbrapsht.
Më 1939 u largua nga Europa për në Amerikë, bashkë me gruan e tij të parë Ilsa Zhan Zamboui, me të cilën u martua e u divorcua dy herë. Më 1947 mori kombësinë amerikane.
Romani “Tre shokët”, që përfshin vitet e Republikës së Vajmarit, nga hiperinflacioni i vitit 1923 deri në fund të dekadës, u botua më 1936, në anglisht. Romani tjetër i tij, “Harku i Triumfit”, u botua më 1945, në fillim në anglisht e më vonë, më 1946, u botua në gjermanisht dhe ishte best-seller dhe arriti të shesë në gjithë botën rreth 5 milionë kopje. Më 1955, shkroi skenarin e filmit “Akti i fundit”, që përshkruante ditët e fundit të Hitlerit në bunkerin e kancelarisë së Rajhut në Berlin.

Më 1958, u martua me aktoren e Hollivudit Polet Godard, deri në fund të jetës së tij, më 25 shtator 1970, kur vdiq në një spital në Lokarno.
 
Titulli: Erich Maria Remarque

Disa thënie, të cilat jane shkëputur nga romani "Harku i Triumfit" ...

“Ku mbeten lajthitjet e zemres? U vranë nga lajthitjet e ngrysura te jetes...”

“Vetem kur s’te mbetet më asgjë për te cilën ia vlen të jetosh – atëherë je i lirë”.

“Kur njeriut nuk i mbetet më asgjë e shenjtë, atëherë i shenjtërohet gjithçka, por tashmë në një plan më njerëzorë. Atëherë njeriu e adhuron edhe atë shkëndijëz jete që regëtin tek krimbi i tokës dhe që e shtyn herë pas here të dalë në Dritë.”

“Kush beson, bëhet fanatik shumë kollaj. Prandaj edhe të gjitha besimet kanë kushtuar aq shumë gjak; toleranca është bija e dyshimit.”

“Kundër fyerjeve njeriu mund të mbrohej, por kundër mëshirës – jo.”

“Të jetosh, do të thotë të jetosh nga të tjerët. Ne të gjithë hamë nga njëri tjetri. Pra nuk duhet ta shuajmë shkëndijën e mirësisë që na lind herë pas here. ثshtë diçka që të jep forcë, kur e ke jetën të vështirë.”

“Të jetosh vetëm - refreni i përhershëm i jetës. Por kjo s’ishte as më e keqe dhe as më e mirë, se shumë gjëra të tjera të kësaj bote. Vetëm se e zinin më tepër në gojë se ç’duhej...Njeriu ishte gjithmonë vetëm dhe s’ishte kurrë vetëm...”

“Pendimi është gjëja më e pavlerë në botë. Asgjë nuk mund të kthehej që nga atje ku ka shkuar. Asgjë nuk mund të ndreqet më. Ndryshe ne të gjithë do ishim shenjtorë. Jeta nuk ka pasur ndërmend të na bënte të përsosur. Ai që është i përsosur e ka vendin në ndonjë muzeum.”

“Pse vallë njerëzve fetarë rrallë iu pëlqen e drejta? Karakterin më të mirë e kanë cinikët; kurse ata që nuk durohen fare janë idealistët.”

“Asgjë nuk përsëritet. Ne përsëritemi; kjo është e gjitha!”

“Pushteti është sëmundja më ngjitëse që ekziston. Sëmundje që të deformon më shumë se çdo sëmundje tjetër.”

“اdo që mund të rregullohet me para, është e lirë.”

“Pse natën çdo gjë të duket e larmishme...dhe ne pandehim se mund t’i bëjmë të gjitha...edhe atë që s’e arrijmë dot e mbushim pastaj me ëndrrat tona...Pse? ثndrrat i kemi sepse pa to nuk do duronim dot të vërtetën. Njeriu mund të gënjehet edhe me të vërtetën. Kjo është një ëndërr akoma më e rrezikshme.”


“Kur njeriu s’është i zoti të bënte gjë, të paktën le të mos e çmendte veten duke i bluar dhe ribluar mendimet.”

“Ndihmo po munde. Bëj çdo gjë po munde...Por në mos qofsh i zoti të bësh gjë – atëherë harro. Kthe kokën dhe mbahu fort! Mëshira është diçka që iu shkon kohëve të qeta, të paqta. Mëshira nuk bën kur vjen puna për jetë a vdekje. Varrosi të vdekurit – dhe kapërdije jetën, ekzistencën tënde! Do të të duhet kjo jetë. Të mbash zi është diçka, kurse fakti, e vërteta është diçka tjetër. Njeriu nuk mban zi më pak nëqoftëse, megjithëse e shikon të vërtetën drejt e në sy dhe e pranon që është e vërtetë. Vetëm kështu mund të mbijetosh.”


“Ishte më mirë që njeriu të mos mësohej me shumë sende, kur jeta është e tallazitur se pastaj do të ishte i shtrenguar të ndahej përgjithmonë prej tyre, ose mund të t’i rrëmbenin të tjerët. اdo ditë duhej të ishe gati për t’ia mbathur diku...”


“Ndihej bosh dhe s’e gjente dot shkakun. I dukej sikur ngrohtësia e trupit po i pikonte dalëngadalë jashtë lëkurës e po i zhdukej diku...sikur gjaku i tij kërkonte të mbështetej pas diçkaje që nuk ishte aty dhe derdhej e derdhej tatëpjetë një pafundëse të butë. Kryqëzoi duart poshtë kokës dhe ndjenji pa lëvizur. Tani e kuptoi që ishte pritja ajo që po e mundonte, dhe e dinte që nuk ishte vetëm vetedija e tij që po e priste Xhoanën, por edhe duart, edhe damarët, edhe një ndjenjë ëmbëlsie e çuditshme e huaj po e prisnin e po e prisnin.”

“Njeriu duhej të mbetej i pavarur. اdo prapësi fillonte me vartësirat e vogla. Në fillim nuk u kushtoje vemendje – por pastaj e shihje veten befas të kapur në rrjetën e zakonit. E një zakoni të cilin mund ta pagëzoje me gjithëçfarë emrash – një nga ata quhej: Dashuri. Njeriu s’duhej të mësohej me asgjë.”


“Kur ke ndërmend të bësh diçka – mos pyet për pasojat, se përndryshe nuk do e bësh kurrë.”

“Nga kuptimi i tepërt, vijnë keqkuptimet në këtë botë.”


“-Pandehja se jetonim në kohën e konservave.
-Konservave? Pse?
Raviku rrëfeu me dorë gazetat... – sepse s’kemi nevojë të mendohemi. Gjithçka është e paramenduar, e parapërtypur, e parandier. Punë konservash! Mjafton t’i hapim. Mjafton të na i sjellin tre herë në ditë në shtëpi. S’kemi më nevojë të kultivojmë vetë, të rrisim gjë vetë, të gatuajmë gjë mbi zjarrin e pyetjeve, të dyshimeve e të mallit. Vetëm konserva! Nuk po jetojmë lehtë- po jetojmë lirë.”


“Vetëm gjërat e thjeshta nuk të zhgënjejnë kurrë.”

“Dashuri do të thotë t’i përkasësh njëri tjetrit, përgjithmonë...”

“E kush donte dikë që ishte si ai vetë? E kush pyeste për moral në Dashuri? Kjo ishte një shpikje e të dobtëve.”

“Ai që nuk pret gjë, nuk zhgënjehet kurrë.”

“Nata dhe gjumi janë tradhëtarë... E si mund të jetë e përsosur Dashuria, kur unë të humbas çdo natë për faj të gjumit, kur ai të rrëmben nga krahët e mi...”

“Dashuria e bën gruan më të mprehtë, ndërsa burrin konfuz.”

“Njeriu e humbiste gjithmonë më lehtë atë që mbante ndër krahë – dhe kurrë atë që braktiste.”

“Njeriu plaket vetëm kur nuk ndien më.”

“Ndjenja nuk njeh shpjegime- vetëm veprime.”

“Në çastin kur s’do të jemi më foshnjarakë, ta dish që jemi plakur.”


“E dinte që ekzistonin fytyra më të bukura, më të mençura, më të pastra – por gjithashtu e dinte se vetëm kjo fytyrë e Xhoanës ushtronte mbi atë një pushtet si asnjë tjetër, dhe këtë pushtet ia kishte dhënë ai vetë.”

“Gratë duhet t’i adhurosh, ose t’i braktisësh...Fjalë të mëdha. E kush ishte ai trim që e bënte dot! Le që kush ishte ai që dëshironte vërtetë ta bënte!”

“Unë e urrej perfeksionin, nuk është njerëzor...”

“Ne s’e ndiejmë kurrë atë që katranosim.”

“Të kesh besim tek e panjohura...një veti njerëzore me rrënja të thella.”

“Kush nuk iu beson çudirave në Dashuri, është i humbur.”

“اudi sa fort iu shkojnë poshtërsitë këtyre grave.”

“Me gratë nuk duhej diskutuar, del gjithmonë i humbur. Në duart e tyre llogjika kthehet në dyll, dhe përpunohet sipas qejfit. Duhej vetëm veprim- dhe pikë!”

“Mjekët administrojnë vdekjen, ndërsa gratë Dashurinë!”

“Sa trashanike mund të duken të vërtetat kur i nxjerr nga goja...”

“Vetëm fitimtarët janë të rraskapitur, jo të mundurit. Fitorja të bën të shkujdesur.”
b;bibloteka.ime
 
Titulli: Erich Maria Remarque

Kam 2 ore rresht qe perpiqem te gjej ndonje site ku te mund te lexoj librat e tij online dhe asnje rezultat :(
a mund te me ndihmoj ndokush, ju lutem
 
Titulli: Erich Maria Remarque

Vetem ai që nuk është i lumtur, e di ç'është lumturia. I lumturi është një manekin i ndjenjës së jetës. Ai bën vetëm paradën e modës, por nuk e zoteron. Drita nuk shkëlqen në dritë por në errësirë.
----------
Të dashurosh si Remark
Vijnë në shqip letrat e dashurisë të Erich Maria Remarque

Alda Bardhyli

Remark ishte një burrë i pafuqishëm, si të gjithë burrat kur bien në dashuri. Ai qante nën zë, ëndërronte pafund dhe përgjërohej si fëmi para këmbëve të Marlene Dietrich, një prej yjeve të kinemasë. Një dashuri që i ngjan aq shumë një përralle romantike, ndodhet e dokumentuar në letrat që shkrimtari i ka ruajtur me kujdes. Një letërkëmbim, i cili ka qenë në librat më të shitur pas vdekjes së shkrimtarit. Ka vetëm pak kohë që ky letërkëmbim mund të lexohet edhe në shqip. Mbi 100 letra dashurie, ku shprehet qartë fuqia që kjo ndjenjë kishte tek ikona e letërsisë. Orë të tëra pa gjumë dhe trishtimi i Marlenës, gruas që robëroi shkrimtarin.


Takimi


Marlena ishte ulur e pa hante drekë së bashku me Shternbergun në restorantin "Lido", kur te tavolina u afrua një burrë i panjohur.

-Zoti Fon Shternberg? Zonjë e nderuar? Në përgjithësi nënës sime nuk i pëlqente kur i drejtoheshin dhe i flisnin njerëz të panjohur, por atë e mahniti zëri i thellë e shumë shprehës i këtij burri. Ajo vlerësoi gjithashtu tiparet e holla të fytyrës së tij, buzët ****uale dhe sytë që i kishte si të një zogu grabitqar, shikimi i të cilëve u zbut kur u përkul për ta përshëndetur.

-Më lejoni të paraqitem, Erik Maria Remark.

Nëna ime zgjati dorën, të cilën ai ia puthi me nderim. Fon Shternbergu i bëri një gjest me dorë kamerierit që të sillte edhe një karrige tjetër dhe i tha: "Dëshironi të uleni me ne?"

-Me kënaqësi, po nuk pati kundërshtim zonja e nderuar?

E mrekulluar nga sjellja e tij fisnike, nëna ime buzëqeshi dhe e ftoi të ulej, duke miratuar me kohë.

-Dukeni shumë i ri, po të mendosh që keni shkruar një nga librat më të famshëm të kohës, tha ajo duke mos ia shqitur sytë.

-Ka të ngjarë që atë libër e kam shkruar vetëm e vetëm që në një çast të bukur të dëgjoj se si i shqiptoni ju këto fjalë me zërin tuaj magjik.

Ai nxori çakmakun, e ndezi dhe ia zgjati që ajo të ndizte cigaren. Ajo e mbuloi flakën e çakmakut me dorën e tij të nxirë nga dielli, me duart e saj të bardha, thithi cigaren dhe me majën e gjuhës largoi një grimcë duhani që i kishte mbetur në buzën e poshtme... Fon Shternbergu, që ishte një regjisor gjenial, kuptoi menjëherë që aty lindi një dashuri me shikim të parë. Kështu e përshkruan takimin e parë të shkrimtarit me yllin e kinemasë e bija e saj, Maria Riva, në librin e mençur dhe të frikshëm "Nëna ime Marlen", një takim që do të kthehej në një nga dashuritë më të mëdha të shkrimtarit, në vuajtjen e jetës së tij.



Jeta mes tyre


Marrëdhëniet e tyre, që në pamje të parë dukeshin kaq të natyrshme, në të vërtetë dolën jo aq të lehta e me mjaft probleme. Dhe ato u mbyllën me atë dramë që u pasqyrua në letërkëmbimin e tyre, në letrat e mrekullueshme gjithë ndjenjë e trishtim. Për shumë kritikë kjo është një nga historitë më të mëdha të dashurisë së shekullit XX, një iluzion i madh plot gënjeshtra, por e ndriçuar nga brenda prej zjarreve bengale të figurave të Remarkut, i cili nuk ka qenë shkrimtar më i madh se në këto letra intime drejtuar të dashurës së tij të ftohtë. Ashtu si e bija e Marlenws shkruan: "Remarku të kujtonte aktorin e një drame heroike, që qëndron gjithmonë prapa perdeve dhe pret që më në fund t‘i japin mundësinë të thotë fjalët e duhura". Për shumë kritikë, Remarku ka vuajtur nga një kompleks i fuqishëm inferioriteti. Suksesin që korri fare papritur, e quante të pamerituar. Për shkak të nënvlerësimit të vetes e të depresionit që Remark mundohej t‘i shuante me ujëvara alkooli, për Ditrihun, që ishte një grua pragmatiste dhe e vendosur, ai ishte një partner i vështirë. Në çastet e çlirimit të brendshëm ai arrinte ta "zbriste në tokë" të dashurën e tij, duke lozur rolin e fëmijës. Kur Remarkut i krijohej ndjesia se Marlena po largohej nga jeta e tij, ose që ai vetë po bëhej një nga adhuruesit e saj të parëndësishëm, ai shndërrohej në një fëmi.

Por se çfarë mendonte kjo grua për shkrimtarin, për fat të keq nuk mund të dihet mirë, pasi letrat e saj janë asgjësuar nga gruaja e tij, Polet Godar.

Marlen Dietrich e zbukuronte veten me Remarkun. Atë e mahniste jo vetëm fakti që ai kishte namin e njohësit të verërave të zgjedhura, por edhe nuhatja e tij politike, dhe ajo i përsëriste lart e poshtë arsyetimet e tij, sikur të ishin të sajat. Kur Marlena u kthye në Hollivud, Remarku ishte i detyruar ta shoqëronte në pritje zyrtare dhe në premierat e filmave, ndërkohë që ajo kujdesej vazhdimisht që ai të kishte një pamje sa më fotozhenike e jo të dukej "i fryrë, apo shumë i nxirë nga dielli". Marlena shihte me kujdes gazetat, për të kontrolluar nëse dukej mjaft tërheqëse pranë tij. Por kritikët e shkrimtarit i shihnin këto fotografi si dëmtuese për reputacionin e tij prej shkrimtari, ndoshta më shumë dëmtuese se një artikull i shkruar keq për librat e tij. Shoqërimi me yjet e kinemasë e izolonte edhe më shumë prej letrarëve të tjerë, ndërsa jeta tepër luksoze e bënte të dyshimtë në kuptimin politik në sytë e shumë emigrantëve që bënin një jetë të varfër.

Remark pranoi gjithçka nga kjo grua, e cila kishte nerva të forta dhe që u servirte burrave një tavolinë të shtruar mirë. Ashtu si Remark shkruan: "Ajo preferonte t‘i ushqente burrat tej mase para se të flinte me ta, pra parapëlqente poezinë e kuzhinës para prozës së dhomës së gjumit".

Por me gjithë tentativat e tij për të qenë gjithnjë me të, lidhjet e tij me Marlenwn do të merrnin fund më 1940-ën. Ajo mbeti për shumë vite dashnorja e tij në fantazi. Më 9 dhjetor 1938, Remarku filloi punën për të shkruar romanin e madh me temë nga emigracioni, "Harku i Triumfit", që duhet ta shëronte atë nga trauma për të qenë i shquar vetëm me anë të një libri.



Letrat e dashurisë së Remarkut


E dashur dhe e shtrenjtë! Ishte një mrekulli që erdhe sot në aeroport e që pastaj më lave kokën. Më fal që më pas t‘u luta të flije pak me mua, por këto janë të gjitha marifetet e Alfredit. Por ke të drejtë, ai ka kohë që fle vetëm e s‘ke ç‘i bën. Për më tepër, një djalë i asaj moshe, e ç‘të kërkosh prej tij, di ai se ç‘është sëmundja e gjakut. Por që unë preferova sot në mbrëmje të rrija vetëm me ty, se sa të organizoja diçka për një grup të madh njerëzish, jam i sigurt që nuk do shumë mënd për ta kuptuar. Dhe ja se ç‘të propozojmë: unë e Alfredi do të shkruajmë një letër e atëherë ti do të jesh këtu me ne e njëkohësisht do të kesh mundësi të takohesh me miqtë e ty.

E meqë ra fjala, po të them diçka për letrat tona.

Ato nuk janë thjesht letra dashurie, ato janë letra dashurie për ty. Sepse nuk është që neve na lindi një ide dhe u ulëm e shkruam për ato që na erdhën ndërmend, sepse teta Lena, ti e di që kjo nuk është edhe aq e lehtë, se për këtë duhet të rrish me ditë e të jetosh tamam. Sepse nuk jemi nga ata që i kalojmë këto gjëra shpejt e shpejt, sikur nuk ka ndodhur asgjë. Madje as Alfredi nuk mundet. Ti je e vetmja që mund të na frymëzosh!



Marlena


I dashuri im!

ثshtë një e diel e trishtueshme, dielli në Central Park shkëlqen si një karrocë e lyer me vernik, radioja transmeton këngë italiane, ndërsa në shtëpi nuk kam as ngushëllimin e të mërziturve. Unë mendoj shumë për ty. Takohem shpesh me Torbegët dhe gatuaj në shtëpinë e tyre, por në përgjithësi nuk kam asnjë punë dhe u bënë disa ditë që nuk e kam parë "bebin". Kur Maria shkoi në Kanada mbeta dy javë krejt vetëm, e sigurt që këtu është një boshllëk i tmerrshëm.


Të përqafoj mijëra herë

Puma jote

(botimet shqiptare)

--------------
Thenie nga Remarku.

-Ne dhashuri pyet gjithmone teper dhe kur njeriu kerkon te mesoje pergjigjen ajo ka mbaruar.

-Nuk ka asgje qe mbetet pergjithmone.

-Te gjitha dashurite kerkojne te jene te perjetshme dhe pikerisht ketu e kane burimin mundimi dhe vuajtjet e tyre pa fund.

-Nuk eshte e tmerrshme te presesh dicka,e tmerrshme eshte kur nuk ke c'te presesh.

-Harresa eshte sekreti i rinise se perjetshme.Njeriu mplaket vetem nga kujtesa.

-Dashuria eshte e mbrekullueshme,vetem ka nje te keqe:te prish karakterin.

-Semundja me e keqe ne bote eshte te menduarit,ajo s'ka sherim.

-Enderrojme sepse pa enderrat nuk do te mund ta duronim te verteten.Njeriu nuk genjehet vetem nga endrrat.Njeriu genjehet edhe me te verteten.Kjo eshte nje enderr akoma me e rrezikshme.

-Askush nuk kthehet me po ashtu sic nuk kthehet kurre me nje ore e jetuar me pare.

-Ka me shume prostituta mes atyre vajzave qe s'kane shkuar asnjehere me nje mashkull sesa ato qe jane te detyruara te jetojne me kete profesion te veshtire.

-Ti mund te kthehesh ne kriminel a shenjtor dhe asnjeri s'e ve re por ne te mungofte ndonje kopse kete e vene re te gjithe.Kjo eshte cudia dhe lezeti yne.
 
Titulli: Erich Maria Remarque

Tre Shoke (fragment)

Pastaj, pernjeheresh, gjithcka ndodhi shume shpejt. Mishrat e fetyres filluan t’i treten. Kockat i kishte tani te holla si krahe femije, brinjet i dalloheshin nen lekure dhe ethet e zhuritnin pa nderprerje ate trupth te ligur. Infermierja solli bombola me oksigjen dhe mjeku i vinte cdo ore.
Nje pasdreke, temperatura i zbriti cuditerisht shpejt. Pati u zgjua dhe me soditi per nje kohe te gjate.

- Ma jep pak pasqyren? --- pershperiti pastaj.
- C’e do pasqyren? --- e pyeta une. - Qetesohu pakez! Me duket se e hodhe tani, Pat. S’ke me ethe.
- Jo,---- murmuriti ajo me ate ze te therrmuar e te drobitur-- ma jep pasqyren!

Une i rashe qark krevatit, mora pasqyren dhe e leshova nga dora. Ajo u thye.
- Me fal!--- i thashe.--- Sa ters,qe jam! Edhe nje cope pasqyre me vete e me shpeton nga dora e me behet cope e cike!
- Ne canten time kam edhe nje tjeter, Robi.
Ishte nje pasqyre e vogel prej nikeli te kromuar. E fshiva me pellemben e dores, qe te ndotej pak dhe ia dhashe. Ajo e pastroi me zor dhe u pa ne te me vemendie.
- Ti duhet te nisesh i dashur!-- peshperiti pastaj.
- Po pse? S’me dashke me?!
- Ti s’duhet te me shohesh me. Kjo ketu s’jam une.
Ia hoqa pasqyren nga dora.
- Keto sende metalike nuk vlejne asnje grosh, Pat. Pa shiko, si me nxjerr mua! Te zbehte e te hequr. Pse, keshtu qenkam une? Une jam i zeshket dhe i fuqishem. Tere bridhe-bridhe eshte kjo dreq pasqyre!
- Dua ,qe te te mbetem ndryshe ne kujtese ,-- murmuriti ajo.-- Nisu, i dashur! Me ler te mbaroj pune vehte!
Une e qetesova. Ajo ma kerkori perseri pasqyren bashke me canten e saj. Pastaj zuri t’i vinte puder fetyres se mjere e te drobitur, buzeve te plasura, gropezave te nxira posht syve.
- Vehtem pak, i dashur,--- tha ajo dhe u mundua te vinte buzen ne gaz.-- Ti s’duhet te me shohesh te shemtuar...
- Ti mund te besh c’te duash,--- i thashe,--- por kurre s’do te jesh e shemtuar! Per mua je gruaja me e bukur, qe kam pare gjate gjithe jetes sime!
Ia mora pasqyren dhe kutine e pudres dhe ia vura duart me kujdes rreth kokes. Pas pak ajo fillpo te shqetesohej.
- Cfare ke Pat ?-- e pyeta.
- Troket aq fort,-- peshperiti ajo.
---Kush? Ora?
Ajo tundi koken paksa ne shenje pohimi:
- Bubullon...
Une e hoqa oren nga dora.
Ajo veshtroi gjithe ankth akrepin e sekondave.
- Hiqma nga syte!...
Une e mora oren dhe e perlasa fort pas murit.
- Ja, tani nuk trohet me! Tani koha eshte ndalur ne vend. E kemi shqyer ne mes. Vetem ne te dy kemi mbetur ketu, vetem ne te dy, ti dhe une dhe askush tjeter.
Ajo m’i hoqi syte qe i qene zmadhuar tejmase.
- I dashur ...-- peshperiti me ze te shuar.
Une s’munda ta duroja me ate shikim. Vinte qe nga larg, kalonte permes meje dhe tretej diku.
- Trimeresha ime,-- murmurita une,--- Trimeresha ime e shtrenjte, e dashur...

Ajo vdiq ne oren e fundit, te nates, perpara se te agonte. Hoqi shume dhe vdiq me mundime te medha dhe askush s’mundi ta ndihmonte .E mbante doren time te shtrenguar, por nuk e dinte me qe i ndodhesha prane. Dikur foli dikush:
- Vdiq...
- JO!-- bertita une.--- Ajo s’ka vdekur ende! Ende po ma mban doren te shtrenguar...
Drite. Drite verbuese,e padurueshme. Njerez. Mjeku. Une hapa ngadale doren time. Dora e Patit u leshua pertoke. Tipare te shfytyruara nga ankthi. Sy te ngrire e te munduar. Floke geshtenje e te mendafshte.
- Pat,--- thashe une.--- Pat!
Dhe,per here te pare, ajo nuk me dha pergjigje...

- Dua te rri vehtem-- thashe une.
- Te mos e...?--- pyeti dikush.
- Jo,--- thashe une,--- Dilni perjashta! Mos e prekni!
Ia lava pastaj gjakun. Ishte si cope dru. Ia kreha floket. Ajo filloi te ftohej. E shtriva ne krevatin tim dhe e mbulova me batanijet. U ula prane saj dhe s’isha i zoti te mendoja me asgje. Rrija ne karrige dhe e veshtroja krejt i shastisur. Qeni u fut ne dhome dhe m’u shtri ne preher...
E pashe se si i nderroi fetyra. S’munda te beja asgje tjeter,vecse te rrija ashtu i ngurosur, ashtu krejt bosh, dhe ta sodisja...
Pastaj erdhi mengjesi!--- dhe ajo nuk ishte me...
-------------
Fragmen nga "Duaje Tjetrin"


U shtrine, njeri prane tjetrit, ne erresiren e dhomes. Ruti e mbeshteti koken ne trupin e Kernit dhe menjehere e zuri gjumi, me nje frymemarrje te thelle, si nje femije. Kerni qendroi i zgjuar edhe pak, duke degjuar zhurmen e rregullt te frymemarrjes se saj, pastaj edhe ate e zuri gjumi.
Papritur u zgjua nga nje zhurme. U ngrit ndenjur ne shtrat dhe mbajti vesh te degjonte. Jashte benin zhurme. Zemra filloi t'i rrihte me shpejtesi: mendoi se ishte policia. Kerceu menjehere nga shtrati, vrapoi tek dera aq sa te nxirrte jashte koken dhe veshtroi me kujdes ne koridor. Degjohej te bertiste dikush, ne katin tjeter, ishte nje ze femre, i mprehte dhe i inatosur, qe pergjigjej me nje frengjishte qe te vriste veshin. Pas pak u ngjit lart portieri.
- Cfare ka ndodhur? - e pyeti Kerni i trembur, nga e hapura e deres.
Portieri e veshtroi me pertaci dhe pak i habitur. - Asgje. Nje i dehur qe nuk donte te paguante.
- Asgje tjeter?
- Pse? Cfare duhet te ndodhte tjeter? Keto jane gjera qe ndodhin shpesh. Po ju nuk keni me cfare te merreni?
Portieri hapi deren e dhomes prane dhe futi aty nje burre me mustaqe te zeza bashke me nje grua flokeverdhe qe ecte duke tundur vithet, qe e ndiqnin nga pas. Kerni mbylli deren me kyc dhe, ne erresire, me hamendje shkoi drejt shtratit. U perplas lehte me te dhe, ndersa po kerkonte me dore te gjente vendin, ndjehu menjehere poshte dores gjirin e bute te Rutit. "Praga", mendoj dhe nje vale dashurie e perfshiu te terin. Ne ate cast, trupi i vajzes u drodh lehte. Ajo u ngrit mbi berryla, ndersa nje ze i mekur, gjithe frike, qe ai nuk e njihte, peshperiti: -Cfare? Cfare ka? Ne ke perendi... - Pastaj heshti dhe ne erresire u ndje vetem frymemarrja e veshtire.
-Jam une, Rut, - i tha Kerni dhe u shtri ne shtrat. - Jam une. Me fal qe te tremba.
- Ah... mire, - peshperiti vajza ndersa berrylat e saj u shtrine perseri.
E zuri gjumi menjehere. Fytyra e saj e ngrohte u mbeshtet pas supit te Kernit. "Ja si te kane katandisur", mendonte djaloshi me pikellim. "Atehere, ne "Prage", mendoj, "ti the vetem: kush eshte?... ndersa tani dridhesh dhe je gjithmone e trembur..."
- Zhvishu e gjitha, - tha papritur nje ze i trashe ne dhomen ngjitur, - kam nje deshire te cmendur te te shoh lakuriq.
Kerni po degjonte, Tani e kuptoj me ne fund se ku ndodhej: ne hotel qe jepte dhoma me ore. Me kujdes, veshtroi nga ana e Rutit. Dukej qe ajo nuk kishte degjuar gje. "Rut" peshpeperiti atehere, me ze gati te pakapshem "vogelushja ime, bukuroshja ime e fjetur... vazhdo te flesh dhe mos u zgjo. Ata andej nuk kane te bejne fare me ne. Une te dua, dhe ti me do dhe ne jemi... nuk ka tjeter njeri..."
- Hej, dreq! - Permes murit te holle ndares u degjua zhurma e pellembeve ne vithe. - Keto po, jane te shkelqyera! Pa shih, pa shih! I paske te forta gur!
- Oh... Derrkuc! Je me te vertete derr, e di? - beritit gruaja.
"Ne nuk jemi ketu", fliste me vete Kerni. "Rut, ne nuk jemi ketu. Ne jemi ne nje livadh te madh dhe lule fushe. Ne qiell vertiten dallendyshet, ndersa une shoh fetyren tende te shkelqyer..."
- Lere driten ndezur! - thirri zeri i trashe ne anen tjeter te murit.
- Cfare do tani? Ah... - gruaja kishte nje te qeshur te gajasur dhe te papermbajtur.
"Ne te dy jemi ne nje shtepize ne mal" mermeriti Kerni. "Eshte mbremje. Kemi pire qumesht te fresket dhe kemi ngrene buke te saponxjerre nga furri. Mbi fytyrat tona bie muzgu i mbremjes. Gjithcka eshte e heshtur dhe e qete dhe ne presim naten. Jemi te lumtur dhe e dime qe e duam shume njeri-tjetrin..."
Ne dhomen tjeter rifilloi zhurma, rifilluan levizjet, thirrjet.
"Une mbeshtes koken ne gjunjet e tu dhe ndiej duart e tua mbi floket e mi. Ti nuk ke frike, ke nje pasaporte dhe te gjithe policet, duke buzeqeshur, na lene te kalojme. Gjithcka eshte e heshtur dhe e qete dhe ne presim naten. Jemi te lumtur dhe e dime qe e duam shume njeri-tjetrin..."
Ne koridor u ndjene hapa. Matane murit, ne dhomen tjeter kur per pak kohe nuk u degjuan me zhurma, u ndje nje shul dere qe rrotullohet. "Faleminderit" tha zeri i portierit "shume faleminderit!".
- Po mua cfare do te me japesh, shpirt? - e petyi nje ze i merzitur.
- Nuk kam shume para, - u pergjigj burri. Do te thoshe gje per pesedhjete franga?
- Nuk je ne rregull nga trute. Ne qofte se nuk me jep te pakten njeqind franga, une s'zberthej as edhe nje kopse.
- Por vogelushja ime... - zeri humbi ne nje peshperime grykore.
"Ne jemi me pushime ne breg te detit", vazhdonte Kerni me gjysme zeri gjithe ngrohtesi. "Ti je lare ne det dhe po fle ne reren e ngrohte. Deti eshte i kalter dhe ne horizont duket nje vel i bardhe. Pulebardhat kelthasin dhe era fryn me embelsi..."
Dicka u perplas pas murit dhe u degjua nje goditje. Ruti u drodh e gjitha. - Cfare eshte? - pyeti gjysem e pergjumur.
- Asgje, Asgje! Fli, Rut!
- Ti ketu je?
- Po, te dua shume...
Ajo fjeti: "Ja ne jemi prane njeri-tjetrit dhe ky llum nuk na prek, ky llum ku ata na kane hedhur" peshperiti Kerni mes zhurmes se ndyre te hotelit me ore. "Jemi vetem dhe te rinj, edhe gjumi yne eshte i paster, Rut, bukuroshja ime e vogel. Eshte njesoj sikur te ishim larg ne livadhet e lulezuara te dashurise."
-----------
Leter e Erih Maria Remarque, derguar Marlene Ditrihm ( e dashura e tij)

"Shpirti im, qielli im i dashur, ti me ke shkruar kaq e kaq letra te bukura e, une perseris ate qe kam thene gjithmone: shkrimtaret nuk duhet te shkruajne letra dashurie. Sepse ka te tjere qe shkruajne shume me bukur se ata. Ti me quan "Rezonance qe merr fryme" - e si do te mund te arrija une valle, te gjeja nje figure te tille kaq prekese? E, pervec kesaj edhe dicka tjeter! Ti, arrin, dhe ke ate aftesine magjike qe t'i thuash dikujt se sa shume e si e dashuron ate - kurse une, une, e di, nuk arrij ta them ate ne menyre te plote.Sa mire ndjehem kur ti me thua se, edhe pse je vetem, ndjehesh e qete dhe e lumtur. Une, kete, kam uruar vazhdimisht per ty. Nuk kam uruar kurre qe ti te ndjehesh e merzitur dhe fatkeqe. Kam dashur gjithmone qe ti te jesh e lumtur, ne forme, vezulluese, plot drite dhe e bukur si kurre here tjeter e, dua qe kjo gjendje e jotja te jete e dukshme edhe se largu ne kilometra e, qe ti t'a dish me siguri absolute qe dikush tjeter nuk jeton ne kete bote, vecse per ty.Sot gjeta dhe lexova edhe nje here poemen tone te Getes. E lexova dhe e rilxova vertet me nje emocion te thelle: A s'eshte e vertete qe fati po na bashkon? / A nuk po na lidh ai per jete? / Ah, dhe ne kohet qe shkojne, / nuk di, ti je motra a nusja ime? / Ti njeh me imtesi cdo pjese te qenies sime, / Ti ndjen tek une dhe nervin me te holle, / ti lexon cdo gje ne shikimin tim, / me syrin tend hyn ne brendesine time / Hyn ne gjakun tim te ngrohte qe rrjedh ne deje / dhe ecen si i cmendur ne drejtimin tend / e qe me krahet e tua prej engjelli gjoksin tim sheron .Po, e dashura ime, a nuk eshte pikerisht keshtu? Nganjehere, me ndodh te eci i vetmuar nen shi e te mendoj e ndjej qe lidhja jone eshte gjithmone e forte e askush nuk mund t'a prishe ate e, ne ato caste, me hapa te lehta ndjej te vije dikush drejt meje e, ajo je ti e, atehere, une jetoj nje ndjenje te vecante lumturie qe asnje qenie tjeter njerezore nuk e ka jetuar kurre. E, atehere, ndjej qe se bashku me ty, te kthehen tek une vitet e rinise qe lufta dhunshe mi mori e, ato vite je ti qe mi sjell e mi shumezon me dy e bashke me to ndjej te prek me delikatese - freskine, gjallerine dhe aventurat e rinise. E, keshtu, ti behesh, ne te njejten kohe: aventura e gruaja ime.Ti je bere per mua e une jam bere per ty; nuk mund te jete ndryshe. Nuk je vetem ti ajo rezonance qe une ndjej e thith si ajer, por i tille jam dhe une. E di?... Une jam nje pasqyre konkave qe kap plot ethe driten tende, e mbledh ate plotesisht ne gjoks dhe, duke e djegur fort, e dergoj krejt refleksin ne drejtimin tend. Here te tjera vehtja me duket si nje merimange qe end nje pelhure vezulluese, te trendafilte e plot reflekse, - nje pelhure mendimesh, ndjenjash, pune, fjalesh ngohtesie e cila do te te kape e pastaj te behet banesa jote, - e mbushur plot gjera te cilat ty te mungojne, nje pelhure plot trendafile e dafina, e thurur me fije te ndritshme argjendi, e lehte dhe e forte per te mbajtur ty dhe hapat e tua te lehte si kaprolli, nje pelhure te ngritur nen nje qiell te kalter e mbi ujin blu te detit, nga ku ti mund te hidhesh e te kridhesh gjithe qejf ne ujrat e kristalta e te kthehesh pastaj perseri tek ajo, si nje loder e kendshme femijesh e cila t'a mbush zemren plot ngasherim .O, drita ime e dashur!... E di?... Nganjehere, une nuk mund te ulem per te shkruar librin qe kam nisur e te cilin e urrej, sepse ai me largon prej teje. E atehere tehiqem nga studioja, nxjerr fotografite e tua dhe i vendos ne radhe para meje edhe pse e di qe kjo gje nuk me qeteson, perkundrazi, e ben edhe me te rende gjendjen. Por, megjithate, edhe pse kete e di, nuk nderroj mendje e, duke i veshtruar ato, nis e flas me ty e, pastaj, ndjej qe gjendja ime shpirterore behet edhe me e rende, sepse eshte nje gjest i veshtire ky, i padurueshem por edhe i mrekullueshem e, pastaj une terhiqem perseri aty tek vendi im, ulem ne tavolinen e shkrimit per te vazhduar librin...Ja, tani ndalova perseri, sepse ndjej qe dora s'me bindet. Me duaj! Me thuaj qe ti me do, kjo fjale me ben mire, me sheron. Kur ti me thua qe me do, une gjej forca e shkruaj edhe me bukur e me shpejt. Sepse une nuk jetoj vecse per dashurine tende. Me duaj, puma*!...

*Puma - quan ai me perkedheli Marlene Ditrih.
 
Titulli: Erich Maria Remarque

Pak Remark.

Ti je pranvera ime, bota ime, qënia ime
gjithshka e imja, më tepër nuk kam..
je ylli i shndritshëm që më shkëlqen
jetën qe shkon drejt fundit

Je qielli im që rrotullohet,
parajsa ime, gjithshka që dua
vetëm kur ti të më mbyllësh sytë një herë
do mund të fle i qetë...

Mare nga Mbreteria e Endrave
-----------
La tua vita è la tua vita.
non lasciare che le batoste la sbattano nella cantina dell’arrendevolezza.
stai in guardia.
ci sono delle uscite.
da qualche parte c’è luce.
forse non sarà una gran luce ma la vince sulle tenebre.
stai in guardia.
gli dei ti offriranno delle occasioni.
riconoscile, afferrale.
non puoi sconfiggere la morte ma puoi sconfiggere la morte in vita, qualche volta.
e più impari a farlo di frequente, più luce ci sarà.
la tua vita è la tua vita.
sappilo finché ce l’hai.
tu sei meraviglioso gli dei aspettano di compiacersi in te.
 
Titulli: Erich Maria Remarque



"Ajo qe e huaj per te, po ashtu sic ndihej edhe ai kudo i huaj, dhe kjo ne nje menyre te pashpjegueshme, sikur i afronte me shume sesa mijera fjale dhe sesa forca zvarritese e zakonit dhe e kohes...
Ku mbeten lajthitjet e zemres? U vrane nga lajthitjet e ngrysura te jetes..."

E.M. Remarque
 
Erih Maria Remark

Në çdo kohë ka breza të humbur, rini të djegura. Dhe Erich Maria Remark, e dinte fare mirë këtë. Jo sepse ai ishte profet, por sepse përjetoi dy luftëra, pa t’i shuheshin një nga një shokët, prej çmendurive të nazizmit.

ndesarchiv_Bild_183-R04034%2C_Erich_Maria_Remarque.jpg


“Gjithmonë besoja se çdo njeri ishte kundër luftës-derisa e kuptova se kishte edhe disa që ishin në favor të saj; në radhë të parë, ata që nuk kishin nevojë të shkonin në luftë !”, - shkruan në një prej veprave të tij shkrimtari.
Në 25 shtator 1970, vdiq në një spital të Lokarnos nga një atak në zemër Erich Mara Remark (Kramer). Një shkrimtar, vepra e të cilit nuk njeh moshë.
Një vepër humane, prej të parit sukses "Asgjë e re nga fronti i Perëndimit" e që vijoi si një fill lidhës në gjithë krijimtarinë e tij. Një vepër anti luftë, që do të bëhej shkak i përndjekjeve nga nazistët, të cilët pasi i morën vitet më të bukura të rinisë në luftë, e detyruan të largohej nga vendi, i konfiskuan dhe dogjën librat, e dënuan në mungesë, i vranë të motrën, madje i hoqën dhe nënshtetësinë. “Do të kalojnë edhe shumë vjet, ndoshta edhe dhjetëvjeçarë, dhe Remarku do të vazhdojë të lexohet nëpër botë, sepse, fatkeqësisht, breza të humbur, do të ketë në njëfarë mënyre gjithmonë”, - shkruan përkthyesi Robert Shvarc në pasthënien e romanit “Obelisku i Zi”, një ndër 5 veprat e përkthyera prej tij në shqip (“Tre shokët”, “Shkëndija jete”, “Harku i Triumfit”, “Asgjë e re nga fronti i perëndimit” dhe “Obelisku i zi”) .
Remark lindi në 22 qershor 1898 në Osnabryk të Gjermanisë. Një vit, pasi kishte filluar kolegjin si mësues, në nëntor të vitit 1916 shkruhet në ushtri. Plagoset nga një granatë në këmbën e majtë, krahun e djathtë dhe në qafë.
Atëherë fillon të punojë për një roman mbi luftën. Del nga spitali, për të kaluar në batalionin e parë të këmbimit, në regjimentin 78 të ushtrisë në Osnabrück.
I jepet medalja “Ylli i Ferrit”, klasi i parë, në Duisburg nga ana e Këshillit të Punëtorëve dhe Ushtarëve të Osnabrückut, por shkarkohet nga ushtria dhe heq dorë nga medaljet dhe dekorimet. Rifillon studimet e lëna për gjysmë dhe më pas punon për pak kohë si mësues filloreje.
Në 29 janar të vitit 1929, publikohet si libër “Asgjë e re nga fronti i perëndimit” në Berlin. Ndërkohë punon për dy vepra paralelisht. Në 29 prill vjen shfaqja e parë e filmit “Asgjë të re nga fronti i perëndimit” me regji të Lewis Milestone, i cili për herë të parë shfaqet në Gjermani në muajin dhjetor.
Ka reagime nga nacional-socialistët e Gjermanisë të udhëhequr nga Joseph Goebbels. Fimi ndalohet dhe çohet për kontroll në Berlin. Në vitin 1931 propozohet për اmimin Nobel për paqen. Një vit më vonë fillon punën për një nga kryeveprat e tij “Tre shokët”. Në 10 maj ndalohen të gjitha librat e Remarkut në Berlin dhe në nëntor policia konfiskon “Asgjë e re nga fronti i perëndimit”. Në vitin 1938 publikohet në gjermanisht “Tre shokët” në Amsterdam dhe në 20 maj vjen shfaqja e parë kinematografike e këtij romani me regji të Frank Borzage.
Në 4 korrik çatdhetarizohet nga Gjermania dhe disa muaj më vonë edhe bashkëshortja e tij Ilse Jutta Zambona.
Nis punën për “Harkun e Triumfit”.
Në shtator të vitit 1939 shkon në Los Angelos ku do të nisë një histori dashurie me Marlene Dietrich. Atje njihet me Greer Garson, Orson Welles, Igor Straëinsky, Arthur Rubinstein, Lion Feuchtwanger, Emil Ludwig, Thomas Mann, Bertolt Brecht, Cary Grant, Luggi Wolff e Brigitte Neuner-Wolff dhe shumë artistë të tjerë emigrantë.
I jep fund lidhjes së ngushtë me Marlene Dietrich dhe disa muaj më vonë do të krijojë një lidhje të shkurtër me Greta Garbo.
Në shtator të vitit 1942 zhvillon një takim me zv/ presidentin amerikan Wallace për të diskutuar mbi një aksion të mundshëm anti-fashist.
Në tetor të vitit 1943 vendoset përfundimisht në New York.
Në 15 dhjetor: Elfriede Remarque (e motra) dënohet me vdekje nga Gjykata Naziste për “sabotim” dhe vritet në Berlin, lajm të cilin shkrimtari e mësoi dy vjet më vonë. Në 25 gusht 1944 përfundon versionin e parë të “Harkut të Triumfit”, i cili botohet në muajin dhjetor në Neë York dhe disa muaj më vonë edhe në gjermanisht.
Shumë shpejt fillon të punojë mbi romanin “Kohë për të jetuar, kohë për të vdekur”. ثshtë koha kur shëndeti i tij fillon të lëkundet.
Fillon mjekimet dhe mëson se ka diabet. Në janar të vitit 1952 botohet romani “Shkëndijat e Jetës” në New York, ndërsa në gjermanisht botohet në muajin korrik.
Në dhjetor fillon punën mbi romanin tjetër “Obelisku i Zi”, i cili botohet në vitin 1956. Interpreton rolin e mësuesit në filmin e bazuar mbi romanin e tij “Kohë për të jetuar, kohë për të vdekur”. Në vitin 1962 boton “Qielli nuk ka preferenca”, ndërsa dy vjet më vonë “Një natë në Lisbonë”. Në 25 prill të vitit 1967 i jepet “Groكes Verdienstkreuz”, Medalia e vlerave më të larta nga Republika Federale e Gjermanisë. Në 25 shtator 1975 vdes në klinikën Sant’Agnese në Locarno.


Jeta kronologjike e Remark

Erih Maria Remark
1898, 22 Qershor : Lindja e Erih Paul Remark në ora 20:15, bir i Peter Franz Remark (lindur me 14 Qershor 1867 ne Kaiserwerth) dhe i Anna Maria Remark, mbiemri i vajzërisë së cilës ishte Stallknecht (lindur me 21 Nëntor 1871 në Katenberg).
1900, 6 Shtator : lindja e motrës Erna Remark.
1901, 30 Tetor : vdekja e vëllait Theodor Arthur Remark (lindur më 9 Korrik 1896 në Osnabrück).
1903, 25 Mars : lindja e motrës Elfriede Remark.
1904, Shkolla fillore (Shkolla Katedrale, Shkolla Johanis) në Osnabrück deri më 1912.
1912, Shkolla Përgatitore Katolike në Osnabrück deri më 1915.
1915, Miqësi e madhe me Fritz Hِrstemeier dhe Friedrich Vordemberge, Erika Haase, Rudolf Kottman, Fritz Erpenbeck, Bernhard Nobbe, Hans Ballhausen, Pauline Spencker në rrethin “Barraka e Endrrave” e Liebigstraكe 31. Po në të njëjtin vit më 2 Korrik fillon kolegjin real për formimin e mësuesve në Osnabrück deri në fund të vitit 1919.
1916, Qershor : publikon “Për gëzimet, për pendën, për rininë e armatosur”. Më 21 Nëntor po të njëjtit vit shkruhet në ushtri. Rekrut në batalionin për këmbim, regjimenti 78. Stërvitja në kazermën e Osnabrück.
1917
20 Qershor : certifikate i një viti pjesëmarrës dhe i shkruar vullnetarisht.
5 Maj : transferim në Kompaninë e pare, batalioni i këmbimit, regjimenti 78.
12 Qershor : transferim në frontin perëndimor, kompania e dyte të divizionit të dyte në Hamlenglet.
31 Qershor : i plagosur nga pjese granate në këmben e majte, krahun e djathte dhe në qafe. Përpara 25 Gushtit transferohet nga spitali i kampit 309 në spitalin S. Vincenz të Duisburg.
9 Shtator : vdekja e të ëmës Anna Maria Remark në spitalin Marien të Osnabrück (shkaku i vdekjes : kancer).
13 Shtator : në Osnabrück për varrimin e të ëmës varrosur në Hasefriedhof.
Nentor : fillon të punoje për një roman mbi luftën.
1918, Lidhje e ngushte me Erika Haase.
6 Mars : vdekja e Fritz Hِrstemeier, ndjek varrimin ne Brema.
Prill : publikimi i “Ti dhe Une”, “E Bukura”
Fillimet e Prillit : familia Remark transferohet ne Hakenstraكe 3.
Ne vere dhe vjështë te atij viti: lidhje e ngushte dhe dashuri jo e dyanshme me Lucile Dietrichs.
31 Tetor: del nga spitali i Duisburg, vendoset ne batalionin e pare te kembimit, ne regjimentin 78 te ushtrise ne Osnabrück.
15 Nentor : i jepet Ylli i Ferrit, klasi i pare, ne Duisburg nga ana e Keshillit te Punetoreve dhe Ushtareve te Osnabrück.
1919, Janar: rifillon studimet ne Kolegjin Katolik per mesues fillore.
5 Janar : shkarkohet nga ushtria, heq dore nga medaliet dhe dekorimet.
14 Shkurt : martesa e dyte e te jatij, Peter Franz Remark, me Maria Anna Henrika Bahlmann (lindur me 26 Shkurt 1872 ne Cloppenburg).
25 Qershor: provimi per mesues filloreje.
1 Gusht: fillon mesues ne Lohne, afer Lingen deri ne fund te Marsit, 1920.
1920
4 Maj: jep mesim deri me 31 Korrik ne Klein-Berssen/Hümmling.
20 Gusht: jep mesim a Nahne, afer Osnabrück, deri ne 20 Nentor.
20 Nentor jep doreheqjen nga mesimdhenia. Ne Osnabrück ben punera te rastit, shites guresh te cmuar, mesues piano etj.
1921: lidhje e ngushte me aktoren Ida-Lotte (Lolott) Preuك. Fillimet e Marsit: punon si kritik teatral.
10 Mars: i pari dokument me emrin Erih Maria Remark, e shfaqur ne gazeten “Kontinental” firmosur prej tij me kete emer.
Qershor: ne nje leter i shpreh keqardhjen per krijimet e tij letrare shrimtarit Stephan Zweig.
1922
29 Prill: transferim ne Hannover. Punon si redaktor i testeve dhe i te perjavshmes “Kontinental”.
1923, Qershor: punon mbi nje roman dhe behet redaktor i pergjithshem i gazetes “Kontinental”.
1924
Shkurt: publikon “Mbi rremujen e markave te shtrenjta”.
9 Tetor: takimi i pare me Edith Doerry, bija e Kurt Doery, organizuesi i pare i revistes “Sport im Bild” ne Hannover, qe i jep Remark te drejten te transferohet ne Berlin.
1925 : apartament ne Berlin-Charlottenburg, Kaiserdamm 114.
1 Janar : behet redaktori i revistes “Sport im Bild”.
14 Tetor : martesa e pare me Ilse Jutta “Jeanne” Zambona, e ndare nga Winkelhoff (lindur me 25 Gusht te 1901 ne Hildesheim).
1926 : merr titullin "Baron i Buchwald” per 500 RM (Marka gjermane) dhe vihet re nga Baroni Hugo von Buchwald.
1927
1 Janar : largohet bashke me Jutta Zambona nga Kisha Katolike.
Vjështë/dimer te ketij viti: punon mbi romamin “Asgje e re nga fronti i perendimit”.
25 Nentor : fillon stampinim e “Stacion ne Horizont”, qe publikohet me pjese ne “Sport im Blid” deri me 17 Shkurt 1928.
1928
Mars : shtepia boteuse Fischer refuzon “Asgje e re nga fronti i perendimit”.
Gusht : shtepia botuese Ellstein pranon publikim e romanit “Asgje e re nga fronti i perendimit”.
3 Gusht : behet redaktor i pergjithshem i revistes “Sport im Blid”.
10 Nentor : boton “Asgje e re nga fronti i perendimit” ne gazeten “Vossische Zeitung, deri me 9 Dhjetor.
15 Nentor : largohet pa njoftim nga revista “Sport im Bild”.
1929
29 Janar : publikohet si liber “Asgje e re nga fronti i perendimit” nga shtepia botuese Propylنen ne Berlin.
Shkurt : lidhje e ngushte me Brigitte Neuner deri me 1931. Ne Davos deri ne Prill, miqesi me Rudolf Herzog e Kasimir Eschmid.
30 Gusht : visite tek Harry Graf Kessler.
Shtator : Bjِrnstjerne Bjِrnson propozon Remark per Cmimin e pare Nobel te letersise.
Tetor : Udhetim me Georg Middendorf nga Osnabrück deri ne Paris.
Nëntor : Punon mbi “Rruga e Kthimit”
1930
fillimet e vitit : lidhje e ngushte me Ruth Albu deri me 1932. Me sygjerim te Ruth fillon te bleje opera arti dhe piktura te vlefshme. Lind miqesia me shitesin Walter Feilchenfeldt.
4 Janar : divorci i pare me gruan Jutta Zambona.
24 Janar : është ne Arosa dhe Davos deri ne Mars bashke me Jutta Zambona dhe me Felicitas Reznicek.
29 Mars : fillon publikimi i tregimit “Armiku”.
29 Prill shfaqja e pare e filmit “Asgje te re nga fronti i perëndimit” regjizuar nga Lewis Milestone.
Korrik : punon ne shtepine botuese Hoburg House deri ne shtator ne Osnabrück, ketu takon Ruth Albu.
Tetor : Eshte ne Paris per te nenshkruar nje kontrate.
Mes Tetori: Remark sheh filmin e sapo dale “Asgje e re nga fronti i perendimit” orgazizuar vetem per te ne Osnabrück.
4 Dhjetor : Shfaqja e pare e filmit “Asgje e re nga fronti i perëndimit” ne Gjermani. Merren masa nga nacional-socialistat e Gjermanise te udhehequr nga Joseph Goebbels.
11 Dhjetor : filmi “Asgje e re nga fronti i perendimit” ndalohet dhe cohet per kontroll ne Berlin.
Madam Butterfly:
1931 : propozohet per Cmimin Nobel per paqen nga profesor i Legates se Varshaves, Sigismond Cybichowski dhe nga N.M.Buter.
26 Janar : merr pjese, neperjet nje deklarimi te shkruar, ne manifestimet e protestes te organizuara ne Berlin nga Legata Gjermane kundra ndalimit te filmit “Asgje e re nga fronti i perendemit”.
Prill : është ne Cannes, Capo d’Antibe e Monte Carlo per Cmimin e Madh.
Vere : është ne Heidelberg me Ruth Albu.
20 Gusht : me sygjerim nga Ruth Albu, blen vilen “Casa Monte Tabor” ne Porto Ronco, mbi Lago Maggiore (Tessina, Svicer).
1932 : punon mbi librin “Tre Shoke”.
Nga Prilli : jeton ne Porto Ronco, mbi te gjitha me Ilse Jutta Zambona. Njihet me Emil dhe Elga Ludwig, me te cilet do takohet shpesh ne vitet ne vazhdim ne Porto Ronco. Fillimi i miqesise me Jacob dhe Martha Wassermann, Thomas Mann, Ernst Toller, Carl Zuckmeyer, Else Lasker-Schüler, Fritz von Unruh, Ludwig Renn dhe me shume artiste e shkrimtare te tjere ne Zvicer.
Nentor: është ne Berlin, qendron ne Hotel Majestic, ne Brandeburguscher Straكe (deri ne fund te Janar 1933).
1933: Fund Janar mbaron Pat (nga libri “Tre Shoke”). Pranvere: Remark i ofron vendbanim emigranteve nga Gjermania ne Porto Ronco. Fillim Maji: gazetari çifut Felix Manuel Mendelssohn gjendet i vrare ne banesen ne “Casa Monte Tabor”, besohet qe ishte vrasje e organizuar nga nacional-socialistet. 10 Maj: ndalohen te gjitha librat e Remark ne Berlin. 20 Nentor: policia konfiskon “Asgje e re nga fronti i perendeimit. (12 Dhjetor).
1934: 20 Janar: fillon publikimi i “Ne Rruge” marre nga shtepia botuese Collier’s. Mars: vazhdon punon mbi librin “Tre Shoke”.
1935: Kِrner, sekretar i shtetit, viziton Remar ne Porto Ronco dhe e fton te kthehet ne Gjermani, por Remark refuzon. Korrik: është ne Paris, merr pjese ne konverencen e autoreve te emigruar. Dhjetor: qendron ne Paris deri ne Janar 1936.
1936: lidhje e ngushte me Margot von Opel. 1 Prill: denohet ne proces nga gjykata e Charlottenburg. Maj: me Margot von Opel gjendet ne Budapest deri ne 22 Maj. 25 Maj: rikthehet ne Vjene, takohet me Ruth Albu. 12 Qershor: me Margot von Opel ben nje udhetim te gjate ne Itali.
1937: 19 Janar: stampimi i “Tre Shoke” marre nga shtepia botuese Good Housekeeping. 17 Qershor: shfaqja e pare kinematografike e “Rruga e Kthimit”, me regjizim nga James Whale. 19 Qershor: pashaporte per Republiken e Panamas per Remark dhe Ilse Jutta Zambona (kerkuar nepermjet consullates ne Athine).
1938: publikim ne gjermanisht i “Tre Shoke” ne Amsterdam. 22 Janar: martesa e dyte me Ilse Jutta Zambona ne St. Moritz. 9 Prill: fillon te punoje mbi librin “Duaje Tjetrin”. 20 Maj: shfaqja e pare kinematografie e “Tre Shoke” me rregjizim nga Frank Borzage. Korrik: është ne Antibe me Marlene Dietrich dhe familjen e saj; takon Ruth Albu. 4 Korrik: çatdhetarizohet nga Gjermania. 19 Nentor: Ilse Jutta Zambona catdhetarizohet gjithashtu. Dhjetor: është ne Porto Ronco deri ne fund te Shkurtit. 9 Dhjetor: fillon te punoje mbi librin “Harku i Triumfit”.
1939: 23 Mars: arrin ne New York. Udheton me tren ne Chicago deri ne Los Angelos, ku qendron deri ne Qershor. 8-10 Maj: merr pjese ne Kongresin Boteror te Shkrimtareve te Qendres Amerikane. 13 Qershor: arrin ne New York. 24 Qershor: është ne Paris deri me 25 Korrik. 4-8 Korrik: hera e fundit ne Porto Ronco perpara se te emigroje ne U.S.A 29 Gusht: arrin ne Paris, per te vazhduar udhetimin drejt New York me anijen Queen Mary. Arrin ne Los Angelos dhe qendron ne Beverly Hills Hotel. Ne Los Angelos lidhje e ngushte me Marlene Dietrich; miqesi e madhe me Josef von Sternberg, Maria “Kater” Dietrich-Sieber, Elisabeth Bergner dhe Paul Czinner, Dagmar Godowsky, Elsie Mendl; Otto Klement (agjent); njihet me Greer Garson, Orson Welles, Igor Strawinsky, Arthur Rubinstein, Lion Feuchtwanger, Emil Ludwig, Thomas Mann, Bertolt Brecht, Cary Grant, Luggi Wolff e Brigitte Neuner-Wolff dhe me nje numer te madh personash te tjere, mbi te gjitha nga industria e kinematografise dhe emigranteve gjerman. Vazhdon te punoje mbi “Harku i Triumfit”.
1940: 2 Mars: është ne Mexico City me Ilse Jutta Zambona per te marre lejen e qendrimit ne U.S.A (deri ne fund te 3 Prill). Prill: bashkepunon me projekte kinematografike. 23 Prill: transferohet ne nje shtepi me adrese: 1050 ne Hilts Avenue, Westwood, Los Angelos. 19 Qershor: takimi i pare me Paulette Goddard. Nentor: fillon te punoje per versionin kinematografik te “Mbrapa”. Nentor-Dhjetor: fund i lidhjes se ngushte me Marlene Dietrich.
Madam Butterfly: 1941: 12 Janar: fillimet e nje lidhjeje te ngushe me Natasha Paley Brown. 20 Shkurt: len New York dhe udheton nepermjet Chicago ne Los Angelos. 31 Mars: publikohet libri Flotsam. 14 Prill: fillimet e nje lidhjeje te ngushe me Greta Garbo, deri me 25 Maj. Vazhdon te punoje mbi “Harku i Triumfit”. 8 Tetor: kerkon per dokumenta ne Los Angelos.
1942: 15 Janar: transferohet ne Beverly Wilshire Hotel. 27 Mars: fillimi i shteterrethimit: si lejohet te dale naten dhe te largohet nga vendbanimi me shume, se 5 milje. Shator: takim me zevendes presidentin amerikan Wallace per te diskutuar mbi nje aksion te mundshem anti-fashist. 28 Tetor: largohet nga Los Angelos dhe vendoset ne New York; banon ne Sherry Netherland Hotel. Ne New York lidh miqesira me Sam Salz, Terence Philip dhe Toni Hollingsworth, Elisabeth Bergner, Elsie Mendl, Elsa Maxwell, Dr. Graefenberg, Carl Zuckmayer, Rudolf Sieber, Greta Garbo, Fritz von Unruh, Dorothy Thompson, Gloria Swanson dhe shume persona te tjere, duke perfshire emigrant rus dhe gjerman, dhe personashe te ambienteve teatrale. Vazhdon te takohet rregullisht me Ilse Jutta Zambona. 16-17 Dhjetor: ne Washington, per te biseduar serish me zevendes presidentin Wallace dhe stafin e tij.
1943: Prill: mbas nje shkeputjeje disa mujore rifillon punen e tij me librin “Harku i Triumfit”. 12 Shtator: arrin ne Los Angelos, ne Beverly Wilshire Hotel. 8 Tetor: transferohet perfundimisht ne New York. 15 Dhjetor: Elfriede Remarque(e motra) denohet me vdekje nga Gjykata Naziste per “sabotim”, vritet ne Berlin.
1944: 25 Gusht: perfundon versionin e pare te “Harku i Triumfit”. 27 Shtator: fillon shenimet mbi “Edukimi ne Gjermani mbas luftes” nje memorandium per sherbimet sekrete amerikane OSS mbas renies se nazismit.
1945: Janar: fillon te punoje mbi romanin “Kohe per te jetuar, kohe per te vdekur” dhe njekohesisht merret me “Harku i Triumfit”. 15 Shtator: stampimi pergatitor i “Harku i Triumfit” marrre nga shtepia botuese Collier’s . 26 Shtator: vetevrasja e nenes adoptive Maria Anna Henrika Bahlmann ne Aschendorf. Dhjetor: publikimi i pare i “Harku i Triumfit” nga shtepia botuese New York, Appleton-Century.
1946: Maj: publikimi gjermanisht i “Harku i Triumfit” marre nga shtepia botuese Roman; Zurigo, Micha. 11 Qershor: njoftimi i vrasjes te se motres Elfriede Scholz (mbiemri i vajzerise Remark), mbas dy vjet e gjys. Korrik: fillon punon mbi librin “Shkendija e fundit”.
1947: 27 Mars: shfaqja e pare e “Dashuria tjeter” me rregji te André de Toth. Korrik: perfundon versionin e pare “Kohe per te jetuar, kohe per te vdekur”.
1948: 16 Shkurt: shfaqja e pare e “Harku i Triumfit” me regji te Lewis Milestone. 19 Maj: rikthim ne Evrope mbas 9 vjetesh emigrim ne USA. Arrin ne Havre, udheton ne Paris, ku qendron ne Hotelin “George V”, takohet me Natasha Paley. 29 Maj: niset nga Parisi per ne Porto Ronco, ketu takohet me te babane Peter Franz Remark. 11 Korrik: është ne Rome, takohet me Nata Paley. 21 Tetor: arrin ne New York, ne Hotel Ambasador. 9 Nentor: semuret rende deri ne mes te Dhjetorit.
1949: Prill: gjygj ne Los Angelos kunder Enterprise Production (kompania qe mori persiper shfaqjen e “Harku i Triumfit”) per vonesen e pagimit te $10,000. 31 Gusht: idea e pare mbi romanin “Nje nate ne Lisbon” 19 Shtator: është ne Zyrih me Ellen Janssen, takohet me babane Peter Remark. 30 Shtator: niset per ne New York, ne Hotel Ambasador bashke me Jutta Zambona.
1950: 25 Prill: fundi i lidhjes me Natasha Paley, mbas gati 10 vjetesh. Maj – Qershor: punon mbi “Shkendija e fundit”. 27 Maj: arrin ne Paris, Hotel Lancaster, shkon ne Porto Ronco (31 Maj). 18 Qershor: nata e pare per “Hije ne Parajse” 4 Nentor: vazhdon te punoje mbi “Shkendija e fundit”. 16 Nentor: është ne New York, ne Hotel Ambasador. Vazhdon terapia me Karen Horney.
1951: 26 Mars: takim me Soma Morgenstern. 4 Maj: lidhja teper e ngushte me Paulette Goddarde (lindur me3 Korrik 1910 me emrin di Marion Godulard Levy). Giugno: punon per perkthimin ne anglisht te “Shkendijat e Jetest”. 1 Korrik: largohet nga Hotel Ambasador mbas afersisht 8 vjetesh dhe transferohet ne nje apartament me numer 320, rruga 57, kati 15, Manhattan. 14 Korrik: është ne Paris, per te udhetuar drejt Porto Ronco me 23 Korrik. Dhjetor: punon mbi romanin “icembre: lavora a “Kohe per te jetuar, kohe per te vdekur”.
1952: Janar: botimi i “Shkendijat e Jetes” marre nga shtepia botuese Appleton Century, New York. Semuret serish. 24 Korrik: arrin ne New York. Korrik: botimi gjermanisht i “Shkendijat e Jetes” marre nga shtepia botuese Roman; Cologne, Kiepenheuer & Witsch. 5 Korrik: arrin ne Rotterdam, udheton deri ne Amsterdam, 10 Korrik: ndodhet ne Osnabrück, takon te jatin Peter Franz Remark dhe te motren Erna. 12 Korrik: Shtator: punon mbi librin “Kthimi ne Atdhe i Enoch J. Jones”. 18 Shtator: është ne Venezia me Paulette Goddarde deri me 29 Shtator. Takohet me Th. Csokor dhe Kasimir Edschmid. 14 Tetor: rikthim ne New York. Tetor: është nen mjekime dhe merr lajmin, se ka diabet. Fund Tetor: vazhdon te punoje mbi romanin “Kohe per te jetuar, kohe per te vdekur”. Dhjetor: fillon punen mbi romanin tjeter “Obelisku i Zi”.
1953: 25 Janar: semuret serish ne gjendje te rende. Mars: vazhdon puna mbi “Kohe per te jetuar, kohe per te vdekur”. 19 Prill: takimi i pare me Ernst Glaeser mbas 20 vjetesh. Maj: punon mbi nje roman tjeter “Stacioni i Fundit”. Dhjetor: perfundon romanin “Kohe per te jetuar, kohe per te vdekur”. 9 Dhjetor: vdekja e Walter Feilchenfeldt.(miku i tij shites)
1954: 12 Shkurt: është ne S. Moritz me Paulette Goddarde ne Hotel Palace. Prill: botimi i pare i “Kohe per te jetuar, kohe per te vdekur” marre nga shtepia botuese Harcourt, Brace, New York. Fillimet e Majit: punon gjate gjithe kohe mbi romanin “Obelisku i Zi”. 9 Korrik: vdekja e babait Peter Franz Remark. 11 Korrik: ndodhet ne Osnabrück, takohet me kusherijte Aloys dhe Josef Remark. Me 12 Korrik ndodhet ne varrimin e te atit. Korrik: fillon punimet e tij mbi librin “Akti i Fundit”. Shtator: botimi i pare ne gjermanisht i “Kohe per te jetuar, kohe per te vdekur” marre nga shtepia botuese Roman; Cologne, Kiepenheuer & Witsch. 22 Shtator: mbaron versionin e pare te “Akti i Fundit”.: completa la prima versione di Dhjetor: punon mbi “Obelisku i Zi”.
1955: 19 Janar: ndodhet ne Viene me filmimet kinematografike te “Akti i Fundit” me regji te Georg Wilhelm Pabst deri ne fund te Janarit. 17 Prill: shfaqja e pare e “Akti i Fundit”.
1956: 17 Dhjetor: ndodhet ne Berlin per provat finale te “Stacioni i Fundit”. 20 Dhjetor: “Stacioni i Fundit” nata e pare per Festivalin e Berlinit. Tetor: Botimi i pare i “Obelisku i Zi” marre nga shtepia botuese Cologne, Kiepenheuer & Witsch. 23 Nentor: është ne New York.
1957: 20 Maj: divorcimi i dyte me Ilse Jutta Zambona ne Juarez, Meksike. 23 Shtator: ndodhet ne Berlin per filmimin kinematografik te “Kohe per te jetuar, kohe per te vdekur”. Remark ka rolin e Pohlmann, mesuesi.
1958: 25 Shkurt: Martesa me Paulette Goddard ne Branford, Connecticut, USA. 19 Mars: shfaqja e pare e “Kohe per te jetuar, kohe per te vdekur” me regji te Sirk Douglas. Tetor: është ne Venezia.
1959: 18 Mars: arrin ne New York. Tetor-Nentor: bashke me Josef Wolf, punon per rishfaqjen e Ultra-Film te nje regjizure gjermane per filmin “Ne Plazh” bazuar ne romanin e Stanley Kramer nga romanca e Nevil Shutes. 27 Tetor: është perseri ne Porto Ronco.
1960: 30 Mars: është ne Rome. 2 Maj: qendron ne Paris per nje kohe disa mujore. 1 Shtator: nga Paris rikthehet ne Rome.
B;wikipedia.

Thenie nga :_Remark

1-Ne dashuri pyet gjithmone teper dhe kur njeriu kerkon te mesoje pergjigjen ajo ka mbaruar.
2-Nuk ka asgje qe mbetet pergjithmone.
3-Te gjitha dashurite kerkojne te jene te perjetshme dhe pikerisht ketu e kane burimin mundimi dhe vuajtjet e tyre pa fund.
4-Nuk është e tmerrshme te presesh dicka,e tmerrshme është kur nuk ke c'te presesh.
5-Harresa është sekreti i rinise se perjetshme.Njeriu plaket vetem nga kujtesa.
6-Dashuria është e mrekullueshme,vetem ka nje te keqe:te prish karakterin.
7-Semundja me e keqe ne bote është te menduarit,ajo s'ka sherim.
8-Enderrojme sepse pa enderrat nuk do te mund ta duronim te verteten.Njeriu nuk genjehet vetem nga endrrat.Njeriu genjehet edhe me te verteten.Kjo është nje enderr akoma me e rrezikshme.
9-Askush nuk kthehet me, po ashtu sic nuk kthehet kurre me nje ore e jetuar me pare.
10-Ka me shume prostituta mes atyre vajzave qe s'kane shkuar asnjehere me nje mashkull sesa ato qe jane te detyruara te jetojne me kete profesion te veshtire.

11-Ti mund te kthehesh ne kriminel a shenjtor dhe asnjeri s'e ve re por ne te mungofte ndonje kopse kete e vene re te gjithe.Kjo është cudia dhe lezeti yne.



-Troket aq fort,-peshperiti ajo.
-Kush? Ora?
Ajo tundi koken paksa ne shenje pohimi:
-Bubullon...
Une e hoqa oren nga dora.
Ajo veshtroi gjithe ankth akrepin e sekondave.
-Hiqma nga syte!...
Une e mora oren dhe e perlasa fort pas murit.
-Ja, tani nuk troket me! Tani koha eshte ndalur ne vend.E kemi shqyer ne mes. Vetem ne te dy kemi mbetur ketu, vetem ne te dy, ti dhe une dhe askush tjeter.
Ajo m’i hoqi syte qe i qene zmadhuar tejmase.
-I dashur ...- peshperiti me ze te shuar.
Une s’munda ta duroja me ate shikim. Vinte qe nga larg ,kalonte permes meje dhe tretej diku.
-Trimeresha ime, - murmurita une,- Trimeresha ime e shtrenjte ,e dashur...

Drite. Drite verbuese,e padurueshme. Njerez. Mjeku. Une hapa ngadale doren time. Dora e Patit u leshua pertoke. Tipare te shfytyruara nga ankthi. Sy te ngrire e te munduar. Floke geshtenje e te mendafshte.
- Pat,- thashe une.- Pat!
Dhe,per here te pare, ajo nuk me dha pergjigje...
- Dua te rri vetem- thashe une.
- Te mos e...?- pyeti dikush.
- Jo,- thashe une,- Dilni perjashta! Mos e prekni!

Ia lava pastaj gjakun. Ishte si cope dru. Ia kreha floket. Ajo filloi te ftohej. E shtriva ne krevatin tim dhe e mbulova me batanijet. U ula prane saj dhe s’isha i zoti te mendoja me asgje. Rrija ne karrige dhe e veshtroja krejt i shastisur. Qeni u fut ne dhome dhe m’u shtri ne preher...
E pashe se si i nderroi fytyra. S’munda te beja asgje tjeter,vecse te rrija ashtu i ngurosur, ashtu krejt bosh, dhe ta sodisja...

Pastaj erdhi mengjesi dhe ajo nuk ishte me...

_Remarque-

pjese nga:3 shoket.


 

Attachments

  • ndesarchiv_Bild_183-R04034%2C_Erich_Maria_Remarque.jpg
    ndesarchiv_Bild_183-R04034%2C_Erich_Maria_Remarque.jpg
    43 KB · Shikime: 0
Redaktimi i fundit:
Titulli: Erih Maria Remark

Nje nate ne Lisbone

E si mund te dime pernjemend a jemi te lumtur e ne ç’shkalle, perderisa nuk dime se çfare mbetet dhe si mbetet?

Mrekullia kur njeriu e jeton nuk eshte kurre e perkryer, vetem kujtesa e ben te tille dhe kur lumturia vdes, ajo nuk mund te ndryshoje me e te shnderrohet ne zhgenjim.
Ajo mbetet e perkryer.Po sikur te pergjerohem tani per te edhe nje here, atehere a s’do duhej qe ajo te mbetej ashu siç e shoh une?
A nuk do te duhej te ishte e pranishme per sa kohe sa egzistoj dhe une?....
 
Titulli: Erich Maria Remarque

-"Shume zhurme . . . ? Cfare bente shume zhurme? Vetem heshtja. Heshtja, ne te cilen pelcisje si ne nje dhome pa ajer."


 
Titulli: Erich Maria Remarque

Tri gjërat më të çmuara të jetës?
- Virtyti, naiviteti dhe rinia!
Po i humbe njëherë, nuk i gjen më kurrë!

 
Pe: Erich Maria Remarque

Eshte perfaqesuesi me i denje i shkrimtareve te `brezit te djegur`.E kam filluar qe adoleshent me HARKUN E TRIUMFIT dhe nuk jam ndalur me me Remarque.Eshte nder te preferuarit e mi te te gjitha koherave.
 
Remarque

Ata e dënuan shpirtin e luftës në veprën e tyre. Erich Maria Remarque-n e brohoritën, Ernst Jüngerin për këtë e kritikuan, me të padrejtë. Një vështrim tek dy shkrimtarët dhe letërsia e tyre plot kontradikta.

Në përvjetorin e 100-të të Luftës së Parë Botërore dy klasikët e letërsisë u ribotuan. Jüngeri u plagos 13 herë në luftë dhe u nderua më vonë me medaljen më të lartë prusiane të trimërisë. Remarque e botoi romanin e tij fillimisht në një gazetë. Bomba me erë të keqe dhe minj, në prezantimin për herë të parë të romanit të Remarque, NSDAP (partia naziste e Hitlerit) bëri skandal.Me sa duket ata nuk e duronin dot njëri-tjetrin. Kështu të paktën i përshkruajnë bashkëkohësit ata të dy. Ernst Jünger, djalë nga familje borgjeze e ka parë nga lart Erich Maria Remarque-n, duke e quajtur atë "playboy snob me ambicie dhe pa talent". Remarque aq i bënte për prejardhjen e tij nga shtresat e ulëta dhe thoshte për Jüngerin, se "shkruan thatë si ushtar" dhe e ka zili konkurencën.

Kohë kthese

Librat e tyre janë ribotuar me rastin e 100 vjetorit të luftës së parë botërore
Kjo në një kohë, kur ishin të dy, që ofruan dy prej dëshmive më të rëndësishme për Luftën e Parë Botërore. "Asgjë e re në Perëndim" nga Erich Maria Remarque konsiderohet sot si romani i mirëfilltë "antiluftë". Eshtë përkthyer në më shumë se 50 gjuhë dhe është shitur më shumë se 20 milionë herë në të gjithë botën. Ernst Jüngeri i përpunoi përvojat e tij të luftës në ditarin e tij "Në stuhi çeliku". Përshkrimet e tij të sakta me detaje bëjnë që njerëzit të debatojnë deri sot. Disa e akuzojnë se ka estetizuar dhunën, të tjerët e lëvdojnë, që është treguar i pamëshirshëm.
Dy klasikë shumë të ndryshëm të letërsisë, dy autorë të ndryshëm në themel, kështu duket të paktën në vështrim të parë. Në të vërtetë Ernst Jünger dhe Erih Maria Remarque kanë qenë më të ngjashëm, se sa kujtohet. Të dy lindën në fund të shekullit të 19-të, në kohë shndërrimesh. Përparimi teknologjik ecte me ritme të shpejta, ekonomia botërore përjetonte zhvillime të vrullshme. Për të drejtat e tyre gratë dilnin në rrugë, ndërsa psikonanalistët ndriçonin nënndërgjegjen e njeriut. Ky ndryshim solli një pasiguri të madhe në të gjithë Evropën.

Jeta e Jüngerit në llogore

Jünger u plagos 13 herë në luftë dhe më vonë u nderua me urdhërin prusia të trimërisë
Si shumë prej bashkëmoshatarëve të tij Ernst Jüngeri i ri iu fut më 1914 vullnetarisht aventurës së madhe të luftës. Por në vend të një lufte heroike blic, atë e priti pamja e ndyrë e hendekut. Deri në fund ai luftoi në vijën e parë të frontit, u plagos disa herë dhe u nderua pas luftës me medaljen më të lartë ushtarake, Urdhërin Pour le Mérite.

Gjatë viteve të luftës, Jüngeri mbante ditar të hollësishëm. "Stuhitë e çelikut" nuk iu ndanë më. Ai e përpunoi tekstin në vitet në vazhdim dhe la shtatë versione, të cilat dallohen në forcën e tyre shprehëse. Në shënimet e para të ditareve, Jüngeri i ri i lodhur nga lufta pyet në mënyrë paralajmëruese "اfarë kuptimi kanë këto vrasje, gjithmonë të vrasësh? Kur do të marrë fund kjo luftë e ndyrë."

Më vonë këto dyshime ia lënë vendin pa pushim përshkrimeve metaforike. Pafuqia autentitike ia lë vendin një gjuhe artificiale.

"Fusha moderne e betejës i ngjan një makine përbindësh, që pushon. Pastaj si uverturë e zjarrtë shkrehet në ajër një fishek i vetëm gjurmëlënës dhe menjëherë vepra fillon."

Përpunim manjak

Kjo ngritje lart e luftës e bëri Ernst Jüngerin një figurë kryesore të konservatorëve të djathtë në një kohë, kur vetë autori e sheh veten më tepër si pjesë të avantgardës dhe vepra e tij ka më shumë paralele me futurizmin. Edhe përvetësimi i saj i mëvonshëm prej nazistëve nuk i pëlqeu Jüngerit, për sa qe gjallë. Për më tepër, mania e përpunimit, që ai i bën veprës së tij, tregon se sa e thellë ishte tek ai trauma e luftës.

Pas stilizimit të Jüngerit qëndron një proces psikologjik përpunimi, i cili është unikal nga ana letrare. Vetëm krahasimi i botimeve të ndryshme të "Stuhive të çelikut" tregon se çfarë gjurmësh la tek ai lufta, të cilat nuk u shëruan me të vërtetë.

Brezi i humbur i Remarque


Erich Maria Remarque e botoi fillimisht romanin e tij në një gazetë.
Në mënyrë shumë më të drejtpërdrejtë e përshkroi Erich Maria Remarque Luftën e Parë Botërore. "Asgjë e re nga fronti i Perëndimit" është portreti i një brezi, i cili shkoi që nga bankat e shkollës me eufori në luftë dhe që u vra në fund nga makina vrastare e luftës.

"Ne mësuam se një kopsë, që shkëlqen, është më e rëndësishme se katër vëllime të Shopenhauerit. Në fillim të habitur, pastaj të hidhëruar dhe më në fund indiferentë, ne pranuam se me sa duket se nuk është mendja vendimtarja, por (...) stërvitja e disiplinuar."

Përleshjet në llogore, nata në breshërinë e granatave, mërzia midis sulmeve, të gjitha këto rekruti i ri i Remarque, që tregon në vetën e parë, i përjeton shumë afër. Nxënësi fin kthehet në gjysmëqënie të shurdhët.

"Një tetar (...) tërheq pas vetes gjunjtë e thërrmuar; një tjetër shkon të ndërrojë fashot dhe mbi duart që i mbajnë derdhen zorrët. (...) Tmerri durohet po të strukesh e të mos e vështrosh; po ai vret, po të mendosh për të."
Trupat e policisë para kinemasë, ku shfaqej filmi asgjë e re nga fronti i perëndimit, inskenim i Holivudit

Trupat e policisë para kinemasë, ku shfaqej filmi "asgjë e re nga fronti i perëndimit", inskenim i Holivudit

"Asgjë e re nga fronti i Perëndimit" u botua në vitin 1929 dhe u bë brenda natës një nga librat më të suksesshëm të letërsisë gjermane. Kritikë në të gjithë botën e brohoritën romanin si "aktakuzë pacifiste kundër luftës." Pak më vonë librin madje e filmoi edhe Hollywood-i.

I djegur dhe i ndaluar

Qarqe të djathta në Gjermani, nga ana tjetër, thanë se është ndotur kujtimi i ushtarëve të tyre. Në vitin 1933, pas ardhjes në pushtet të nazistëve, libri i Remarque-t u dogj publikisht dhe u ndalua. Autori i librit në këtë kohë kishte emigruar prej kohësh në Zvicër.

Derisa vdiq, Remarque gëzoi imazhin si pacifist dhe jetonte me lavdinë e dikurshme. Vepra të tjera të ngjashme ai nuk shkroi dot më. Vite më vonë ai pranoi se kishte qenë gjithmonë njeri apolitik.


0,,17600262_303,00.jpg

DW
 

Attachments

  • 0,,17600262_303,00.jpg
    0,,17600262_303,00.jpg
    47 KB · Shikime: 0
Titulli: Antipode të luftës - Ernst Jünger dhe Erich Maria Remarque.

Remarque eshte nje nga shkrimtaret e mi te preferuar, edhe per vete faktin qe si perfaqesues i denje i brezit te djegur vepra e tij nuk arriti te njihej atehere kur duhej ndersa Junger e njoh me pak edhe pse e di mire qe nuk ka pasur kurre te njejtin meter vleresimi si Remarque
 
Titulli: Antipode të luftës - Ernst Jünger dhe Erich Maria Remarque.

Remarque eshte nje nga zerat me kuptimdhenes te letersise boterore... Junger disi me pak,por te dy mendoj se jane shkrimtare me vlera te pamohueshme..
 
“Thonë se jeta është e vështirë 70 vitet e para” – 15 thënie brilante të Erich Maria Remarque



Shkrimtari Erich Maria Remarque, ishte një person jashtëzakonisht i zhytur në mendime, tejet inteligjent, me një shpirt jashtëzakonisht të ndjeshëm dhe talent të hollë, të cilin ai gjithnjë dyshonte nëse e zotëronte. Librat e tij, janë shprehje të sinqerta të ndjenjave të vërteta, si dhe karaktereve të gjalla që dolën nga vetë jeta dhe zemra e autorit.

Në romanet e Remarque, dashuria është e pasionuar, e konsumuar deri në fund, dhe e pavdekshme. “Lufta e tij” është e tmerrshme, ajo rrënon vullnetin, besimin dhe fatin e dikujt. Librat e tij kanë të bëjnë me brezin e humbur – “të humbur” në kuptimin që vlerat e trashëguara të tij, nuk qenë më të rëndësishme në botën e pasluftës, dhe për shkak se pjesëtarët e atij brezi mendonin se nuk kishin më vend në mesin e të gjallëve.

Më poshtë kemi përzgjedhur thëniet më të jashtëzakonshme, më frymëzuese dhe më të bukura nga romanet “Tre shokët”, “Harku i Triumfit”, ”Asgjë e re nga Fronti i Perëndimit”, dhe “Jetë e marrë hua”. Sekreti i çdo romani, është se të gjitha përvojat, dhe në fakt, një pjesë e zemrës së autorit, janë të fshehura aty brenda:

“Jo”, tha ai me shpejtësi. “Kurrë. Të mbetemi miq? Pa mundohuni të rritni një kopsht të vogël me trëndafila, mbi hirin e ndjenjave të thyera? Jo, nuk do të funksiononte kurrë për ju, dhe as për mua. Kjo ndodh vetëm pas çështjeve të vogla, dhe duket çdo gjë e rreme. Dashuria nuk duhet të prishet nga miqësia. Fundi është fund”.

“Askush nuk mund të bëhet më i huaj, sesa personi që dikur e dashuronit”.

“Sa me ngathtësi sillet një person, që ka rënë vërtet në dashuri! Sa shpejt zhduket vetëbesimi i tij! Dhe sa i vetmuar ndihet; të gjitha përvojat e tij të lavdëruara duket se janë zhdukur, ashtu si mjegulla, dhe ai ndihet kaq i dobët dhe i pafuqishëm”.

“Vetëm ai që e di se çfarë është vetmia, e njeh vlerën e vërtetë të takimit me të dashurit e tij”.

“Një grua bëhet më e zgjuar kur ka rënë në dashuri, ndërsa një burrë thjesht e humbet toruan”.

“Vetëm njeriu i palumtur e vlerëson lumturinë. Një njeri i lumtur, nuk ndien më shumë gëzim sesa një manekin. Ai vetëm sa e shfaq, por nuk e zotëron atë. Drita nuk ndriçon në dritë; ajo shkëlqen në errësirë“.

“Sa më primitiv është një njeri, aq më shumë konsiderata të larta ka për vetveten”.

“S’ka asgjë më të lodhshme, sesa të shohësh se si një person e tregon intelektin e tij, veçanërisht nëse nuk ka asnjë të tillë”.

“Cinikët kanë karakterin më tërheqës, idealistët më të keqin. A nuk është e çuditshme?”

“Gratë duhet të adhurohen ose të braktisen. اdo gjë tjetër është vetëm një gënjeshtër”.

“اfarëdo që ju nuk mund ta keni, duket gjithmonë më e mirë se çdo gjë që keni. Kjo është romanca dhe budallallëku i jetës sonë!”.

“Thonë se jeta është e vështirë 70 vitet e para. Pastaj gjërat fillojnë të përmirësohen”.

“Pendimi është gjëja më e padobishme në botë. Asgjë nuk mund të kthehet pas, apo të ndryshohet. Asgjë nuk mund të fiksohet. Përndryshe të gjithë do të ishim shenjtorë. Jeta nuk do të thotë se që ne të jemi të përsosur. Ata që janë të përsosur, duhet të vendosen nëpër muzeume”.

“Ndonjëherë duhet të thyeni parimet tuaja. Përndryshe ato nuk do t’iu sjellin kurrë kënaqësi”.

“ثshtë më mirë të vdesësh kur dëshiron të jetosh, sesa të jetosh kur dëshiron të vdesësh!”.

“اfarëdo që ndodh me ju, mos e merrni kurrë si personale. Asgjë në këtë botë nuk është aq e rëndësishme”.

Burimi: sh-filozofike
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top