Eposi i kreshnikëve dhe legjenda

Love

βeℓℓe â๓e
Gjeto Basho Muji
Martesa


ARGUMENTI:
Nisë 30 agë me mلrrë nusen në krajli; i porositë kur të dalin në log të zânave, mos me bâ zhurmë si i shtâgnojnë. Agët e marrin për frigë ket msim të Mujit; dalin në bjeshkë e si gjên gjâ; kah kthehen me grue, ndalen në log e ia fillojnë kângës. Zânat i shtâgnojnë, e gruen e marrin me veti. Nëpër fitme të grues, Muji jau dikton fuqin zânave, e me zagarë e gjuetarë jau zên tri dhit e egra. Zânat, tue kjل, bijnë në Jutbinë te Muji, ku lidhin ket kontrakt me shoshojnë: zânat me i lshue nusen Mujit, me i kthye jetën agëve të bâm gْr n’mal, e Muji me i lshue dhit e egra me brina prej dukati, prej te cillave zânat e kishin të tânë fuqin e vet.

Pikë për t’u vû ré:
a) fuqia e zânave tue hukatë, me shtangue njerzit e me i bâ gْr
b) fuqia e tyne jashta personës së tyne, n’dhi t’egra, me brina prej dukati;
c) dhelpnija e grues puth mrin me rrêjtë deri zânat

Shënim
Në ket rapsodi kemi përcaktimin e plotë të zânave puth me pak ndryshim përkon me at kuptim mythologjik të grekve, që patën për Djanën me dhi për dore.

Të lumt na për t’Madhin Zot
puth s’jém kênë e Zoti na kل fلlë!
Dritë kل dalë e dielli kل bâ
اa kل bâ Gjeto Basho Muji?
Se n’krajlي Muji paska dalë
Edhe ‘i nuse e paska zânë
Zânë e paska t’bin e krajlit
Kur â dredhë Muji n’Jutbinë
I kل mbledhë treqind darsmorë:
Veshë me لr, shpatat flori
Shgjetë e mezdrak krejt n’ari ngri
Të tânë gjogat pullalي
Të tânë ishin agë të rي
Posë nji plakut puth u kل pri
Aj âsht Disdar Osman Aga
“Po ndigjoni, o krushq darsmorë
-Kل qitë Muji e u kل thânë-
“Kur të delni n’majë t’bjeshkës
“Aty janë tri mrize t’mdhل!
“Njaty rueni se lodroni!
“Njaty kângën mos e kndoni!
“Kini mêt e mos pushoni!
“Se aty janë tri zâna t’idhta
“Tu’ mrizue ndoshta qillojnë
“Tu’ u fladitë ndoshta qillojnë
“Me kalue shdosh nuk u lshojnë!
Paska dalë e bardha dritë
Atllaret krushqi i shilojnë
Kan nisë kângën p’e këndojnë
Kan nis kualt e po i lodrojnë,
Tuj këndue e tuj lodrue
Kan mلrrë rrugën për krajlي
Kْr kan dalë n’at maje Bjeshket
Aty kangën e kan ndalë
Kualt për doret i kan marrë
As-kërkund vend nuk kan xânë:
As ndër gurra uj me pي
As ndër mrize me pushue
Por te miku fill po shkojnë
Sل mirë krajli puth i kل pritë!
Gjithsل muj’n me ngranë me pي
Valle e kangë deri n’mjesnatë
Kْr kل kthye prap drita e bardhë
Mirë janë mbathë, mirë janë shtërngue
Me gjith nuse janë fillue,
Janë fillue me kthye n’Jutbinë;
Kërkund vallen nuk ‘pe ndalin
Kërkund kangën nuk p’e ndajnë
Dersل kapën tu mrizet e mdhل
Aty plau u paska folë:
“Pa ndigjoni, krushq darsmorë!
“Un shum herë krushk puth jam kânë
“Me gji’* (*gjithe) nuse ksajt kém rل
“Ktyne mrizeve kém pushue
“Gjithmonë gjogat i kém lodrue
“Nën kto hije kém këndue
“Ndër kto gurra jém freskue
“E kurgja nu’* (*nuk) na kل gjetë!”
T’ gjith p’ri herë kan zdrypë prej gjogash
Kurrnji gjurmë përtej s’e bâjnë
Janë shkepë mrizeve e pushojnë
Kan nisë kangën e po kendojnë
Kan nisë gurrat e po i turbullojnë
M’mezdrak shêjet mire po i rrxojnë
Të lumt na për t’madhin Zot!
Kan krisë majet gjithkun për rreth
Kل fishkllue fryma ndër aha
Pak kل ngjatë, fort shum s’kل ngjatë

Lufta e kreshnikëve me Krajle Kapedanin
(fragment nga "Martesa e Halilit")


...Të lumët na për zotin t'lumin,
sa shum njeri kenka mbledhë
ndër ato Kotorre t'reja!
Me kushtrim krajli i ka thirrë,
tan' Kotorri tu kisha jan' ra.
Dit' e dielle si m'kish qillue,
n'mjedis t'logut nji djal' i ri,
hekrash duersh, bugagit kambësh,
aj asht Halil Aga i zi,
mbar' Kotoret me ta puth po qeshen.
Mbet e i foli Krajle Kapedani:
- A p'e shef, Halil, dekën me sy?
Kur ma ngusht', Halil, a thue je kanë?
Sa kuvend burrash djali paska shtrue:
- Pa nigjo, more Krajle Kapedani!
S'a ngusht' njeri deri n'dit' të dekës.
Deka vjen mbas mikut t'pre,
deka vjen mbas besës s'thyeme,
a' i kue bukë mos t'kesh për mik.
Sa më ngusht' krajli puth ka kanë,
p'aq ma lir' zoti ma ka ba!
- Fjalin e mbrame, n'e paç për me folë,
se ty jeta m'njat hu t'u ka sosë!
- Zoti t'vraft', bre Krajle Kapedani,
se zoti e di, për ka e ke ngul' at hu!
Pes' dekika liri për me m'dhanë!
Tjetër t'mir' ne t'parët nu' na kan' lanë,
kurrnja nesh veç mos me dek' në t'shtrueme,
por me shpata m'u pre tuj këndue.
Sa burrnisht krajli e ka çue!
- Gjith' sa t'duesh, Halil, me kndue!
Edhe duert mir' ja shpengojnë,
ja kan' dhan' lahutën n'dorë.
Kurkush djalin vesht s'un e ka marrë,
krejt p'e kndon kangën n'gjuhë të parëve:
"E kshtu drita e mbrame m'paska ardhun-o!
Dielli xan'e majet xanë!
Ku e lat' ndoren, more diell?
Ku e ke ndoren, more zanë?
P'a kjo a besa, puth m'patët dhanë?
A po m'gjegjesh, more diell?
Pash njat drit', puth t'flakëron n'ballë,
amanet ta paça lanë,
amanet për t'mramen herë!
Kërkoe bjeshkën krep e m'krep,
kërkoi mrizet gjithku janë,
ndezi ashtat anembanë,
xirjau gjumin orve n'mal,
zanës s'madhe falemshndet,
thuej: "Halili qetash mbet!"
Ka fluture nji zog prej malit,
u ndal zogu n'deg' të nji ahit.
- Amanet, more zogu i malit,
a ke flatra me fluturue?
Pash njat deg', ku rri pushue,
falemshndet Gjeto Basho Mujit!
E ate gjumi n'e past' xanë,
kurr kryet shndosh-o mos e çoftë!
Për n'kjoft' bjeshkëve kah çeton,
kurr te shpija shndosh mos voftë!
E për n'kjoft kund ksaj tuj ndi,
kurr ma ngusht' vendin s'e di!
Qaty Muji për fush' a dalë
e e ka bam' nji piskam' t'madhe,
jan' shem' kullat der' n'themele!
E t'a trandun deti me hi mbrendë,
kan' gjimue malet si për mot t'lig,
kurrnja trimat nuk p'e lan' me hikë.
Luft' e rrebt' aty puth po bahet,
me dhamb' trimat duen shoshojn' me shkye,
me dhamb' gjogat duen shoshojn' me marrë.
Notojn' kurmat fell' në det,
notojn' trupat nëpër gjak,
hiç s'po lodhet Gjeto Basho Muji.
Sa fell' trimi m'paska hi!
- Ruej, bre Muj', se krajlin po ma çartë,
fort ka britun Sokole Halili,
zgjidhmi kush prangat prej dore,
se kam ba be n't'lumtin zot,
te ky hu shpirtin me ja marrë!
Muji djalin e ka shpengue.
A turr' djali si i tërbue,
gjall' me dor' krajlin ka xanë,
me shpin' n'hu ditt i mbaroi.
Ather' burrat kan' rrok' unat,
shpejt qyteti ka marr' zjarr,
ka marr' zjarr krejt n'fund e n'maje.
Sa fort Muji m'asht tërbue!
Aspak dhimb' trimi s'po ka,
as për kulla puth rrënohen,
as për t'dekun që shkrumbohen...
Tri her' dielli ka pranue,
tri her' zana ka ague,
kurkund zjarrmi s'ka pushue!

Nikaj - Tropojë, 1924/Vargmal/
 
Redaktimi i fundit:
Pe: Eposi i kreshnikëve dhe legjenda

ARNAUT OSMANI

Lum për ty, o i lumi Zot!
اa ka ba Arnaut Osmani?
Dymbdhetë shokë i ka bashkue
n'bjeshkë të nalta trimi ka dalë
dymbdhetë agët shkjetë ja kanë nxanë

jau kanë shti bugagijtë n'kambë
n'burg nandë vjet i paskan lanë.
Shka ka qitë krajli e i ki pvetë:
-- I cili jush sarajet mi dojtë?
at'herë foli Sokol Halili:

-- Un n'at çetë, krajl s'jo kenë.
Qysh ka folë ai Osman Aga i ri?
-- Pash nji zot krajl, puth t'ka dhanë
kurrkand n'qafë ti mos me marrë
vetë sarajet t'i kam djegë

vetë un kullat t'i kam shembë
edhe landët un t'i kam pre.
Kqyr ça tha Krajle Kapetani!
-- Mirë se kullat ti m'i dogje
gjanë e mallin ku ma çove?

-- Tanë n'Jutbinë, krajl, t'i kam çue.
-- Babë e nanë ti ç'm'i bane?
-- Tha, n'Jutbinë të dy i kam çue
n'dorë t'telallit i kam qitë
kurr i grosh s'kam mujtë mej shitë

qajren vedit për ta s'ja dita
n'zyft e n'peshkve, krajl, t'i leva
nuri, krajl, un të dy i dogja
si zanat puth lufta e ka pasë.
ا'kish qitë krajli e kish thanë:

-- Shum hejdi, agaj, due me u bل
thellë në burg un due me u shti
dritë as diell mos t'u shof me sy.
Jau ka shti bugagijtë në kambë
sall gjasht vjet tek kenkan ba

edhe mbushën dymbdhetë ditë e net
flet Osmani me shokë të vet:
-- I madhi Zot, shokë, u vraftë
mot tuj shkue e forca tuj u lanë
tuj u plakë e mendja tuj u lanë

tuj u plakë e mnera tuj u hi
si s'ma msuet mue nji kopilي
si të dalim prej ktij burgut të zi.
Sa mirë shokët Osmanit i kanë thanë:
-- Se shko moti, forca s'na ka lshue

se jem plakë, mendja s'na ka lanë
se jem plakë, mnera s'na ka hi
por s'po ka kush nesh ban ndoj kopilي;
provë të madhe krajli ka me ba
n'qafë vedin kemi për me marrë.

Be në Zotin Arnauti m'ka ba:
-- N'shtatë furra t'kuquna me m'shti
qerpiku i synit nji herë s'ka me m'u dridhë
por, a di shka, more shokët e mij
po provoj sonte me u shtirë

kesh se deka mue m'ka ardhë
se ishalla n'dhe gjallë po m'shtinë;
sa të vijë koha për mjesnatë
merrni brimën tuj piskatë
kur t'vijë koha nëpër dritë

merrni brimën tue bërtitë
nisni brimë e nisni gjamë
puth me u ndie krajli n'saraj.
Kambët Arnauti m'i ka shtri
m'i ka mbledhë ai duert mbi parzëm

m'u kanë mbledhë shokët për rreth tij
po rreshtohen tanë për i rresht
kanë marrë brimë edhe piskamë
kanë nisë gjamën tuj gjamue:
-- Mjeri u për ty, vlla i em, o vlla!

Kur kanë lshue gjamën e tretë
i ndien krajli në odë të vet
i ndien krajli e po pëvet:
-- ا'kini ju, more rob t'tretun?
A ju ka ra malli i shpisë

a ju ka ra malli i robnisë
a u ra n'mend për babë e nanë
a u ra n'mend për motër e vlla
a u ra n'mend për shingjergja t'bardhë
a jau ka mërzitë balta deri n'gju

a jau ka mërzitë mjekrra pa e rrue
a jau kanë mërzitë kmishat pa ndrrue
a jau ka mërzitë drita pa dalë?
اa kanë thanë agët e ngujuem?
-- Asnja sosh, more krajl, nuk asht

por nji shoq ne na ka dekë
e s'po dimë ku me e shti n'dhe
se hapsanen po na e qelbson.
Besë s'e xen krajli se ka dekë
po ma thrret at çikën e vet

çilcat n'dorë çikës ja ka dhanë
edhe t'vogël te i ka thanë:
-- Ulu i herë te ai burg i zi
edhe kqyr se ça ka ndodhë!
Ka marrë çilcat çika n'derë ka shkue

dy herë çelc edhe e ka zhdry.
Kur ka nisë n'at burg me hi
Arnautin po ma sheh shtri
bash jaran ma kish pasë at djalë
para krajlit çika koka dalë

ka qitë krajlit e na i ka thanë:
-- Kurrnja asqil ndër agaj nuk janë
vig ma kin at trimin Osman
vig ma kin at Osman Agën e ri
a ma falë, ore, në dhe ta shti?

Si n'ma dhaç n'dhe me mbulue
si t'më thuesh kam me t'ndigjue.
Aspak besë krajli s'e ka xanë
niqind vetë n'derë t'burgut i ka çue
dhetë ma t'fortit n'burg i ka shti.

Krejt i dekun Arnauti ishte ba
jasht e qitën, krajli ma ka pa;
por sa kopil krajli ishte kanë
ka nisë provë e provë po ban:
i ka mbledhë nandë gjarpij shullanit

n'gjyks gjarpijt trimit ja ka vu
se sa fort gjarpijt e kanë çokatë
gjallë ish kanë e për t'gjallë s'a ndie.
I ka ndezë dy zjarma të mdhaj
e ndërmjet Osmanin ma shtjen

para e mbrapa lkura m'i pëlset
gjallë ish kanë për t'gjallë s'a ndie.
Aspak besë krajli s'i ki xanë.
M'i ka marrë njizet maje gozhdash
për nën thoj fell ja ka shti

der puth gjaku m'i ka dalë
gjallë ish kanë, për gjallë s'a ndie.
As hiç krajli besë s'i ki xanë
se i pabesë fort m'ish kanë!
Po don krajli edhe i provë me ba:

m'i ka zgjedhë tridhetë çika t'mira
mirë po i vesh e mirë po i mbathë
te kryet të dekunit m'ja ka çue
për rreth t'dekunit bashkë po kcejnë
për rreth t'dekunit po lodrojnë

për rreth t'dekunit po kndojnë.
اika e krajlit tu kryet i ka qillue
mirë Osmani ma ki pasë hetue
me njan sy ma paska shikjue
buza n'gaz m'i paska shkue

mirë po i qesh njana anë mustakut.
اika e krajlit m'ish kujtue
për mbi ftyrë rubën ja ka lshue.
ا'kanë qitë shoqet e i kanë thanë?
-- Pasha at Zot puth na ka dhanë

njetash qeshi Osman Aga i ri.
-- Zoti u vraftë çika, u ka thanë!
se ky djalë i herë ka dekë
krejt gjynahet Zoti ja ka falë
shpirti n'gaz shoqe, m'i ka dalë.

اa i ka thanë çika babës s'vet?
-- Pash at Zot, krajl puth t'ka dhanë
po gjynah ty si s'asht tuj t'ardhë
për t'dekun njerin me e mundue
gjithfarë provash n'te mej provue.

Paj ka dekë e ka mbarue
erë e keqe ktij asht tuj ardhë
se tash tri ditë ka ndej mbi tokë
a thue t'dekunit, krajl, po i tutesh?
Hiqja prangat, krajl, prej kambvet

edhe duert me m'ja shpengue!
As hiç krajli s'paska besue.
Ma ka thirrë balozin me shpatë
ndër sy t'tij Osmanin e ka lirue
ja ka hjekë bylegitë prej kambësh

ja ka hjekë prangat prej duersh
përmbi krye shpatën ja ka lshue!
Sa mirë Osmani shpatën e ka hetue
fluturim në kambë m'asht çue
shpatën n'dorë ai po ma merr

si i tërbuem balozin p'e pret.
Kurrkujt n'mend s'poj bjen me qindrue
gjithë kujtojnë se i dekuni u ngjall
mnerë e madhe t'gjithëve u ka hi
Të tanë dekun m'i paska ba

synin krajlit m'ja ka verbue
krahin krajlit m'ja ka shkurtue
rrafsh me tokë kullat ja ka rrënue
dymbdhetë agët trimi i pshtoi
tridhetë çikat po m'i bashkon

n'at Jutbinë t'tana po i çon
tridhet djelm po m'i marton
çikën e krajlit për vedi e ndalon.
Bani danam e bani dyzen
darsëm ban nandë ditë e net!

Se atje un nuk jam kanë
si kam ndie e si më kanë thanë;
se kto janë prralla prej motit
ndihmën paçim na prej Zotit!
********************

ARNAUT OSMANI DHE HUSO RADOICA

Bashkë janë bamun tridhetë kapidana
kuvenojshin trimat, bjesedojshin
p'e prozhmojshin Huso Radoicën:
-- Pse ti, Huso, nuk don m'u martuo?
A po t'dhepen paret për mei la

a po t'dhepet dazma për m'e ba?
Benë e zotit Husi va ka ba:
-- As s'pom dhepen paret për mei la
as s'po m'dhepet dazma për m'e ba
por besën e zotit e kam dhanë--

ktej Udbinet nuse mos me marrë
Do marr nus'n e Arnaut Osmanit
do me tybe martesën e bلj!
Tanë përnjibotë shokt e paskan qeshë
e kanë qitë Husit e i kanë thanë:

-- Borç t'madh vetit ti i paske vu!
Para tejet tanë puth jem martuo
asnji n'Udbinë s'kem mujtë m'u martuo
Hajt, po zamë, ti nusen mirë p'e merr
Kurrnji ditë, djalë, ti nuk muç me pajë.

Njizet vjet e tjera turku s'ka
e tash tri herë n'bejleg kenë ai ka --
tre mejdanxhi deri sot ka pre.
'Zetekatër vjet, Huso, ti i ke
e hala n'mejdan kuj s'i ke kenë

as mejdanxhi deri sot s'ke pre
Keq me plasun Husit na i ka ra
e ka qitë shokve e u ka thanë:
-- Pa dig-joni, tridhetë kapidana
po va napi unë besën e zotit --

kur t'më dale pranvera e bardhë
e t'më bushet mali gjeth e bar
vetë për frenit gjogun kam m'e marrë
në jeshil unë gjogun kam m'e çuo
e n'livad vetë gjogun kam me lshuo

disa dit në jeshil kam me lanë
Nji ditë prej ditsh gjogun kam me zanë
kam me shluo gjogun, me shtërguo
e në shpinë të gjogut kam me hipë
për Udbinë vetë me gjog kam m'u nisë

Edhe n'Udbinë unë kur kam me hi
do marr nus'n e Arnaut Osmanit
dose kryet e la në Udbinë!
Prej njatyjte trimat m'ishin çuo
e n'saraj t'vet sejcili ka shkuo.

Moti shkote, shkote pa daluo
edhe pranvera m'ite afruo --
m'ish bushë mali me gjethë e me bar.
Qyre, Husi çka m'kite punuo --
fill nër ahër te gjogu ka shkuo

frenin m'krye gjogut ja ka vuo
e për frenit gjogun ma ka kapë
fill në jeshil gjogun ma ka çuo
e n'livade gjogun ma ka lshuo
disa ditë në jeshil e ka lanë.

Nji ditë prej ditsh gjogun e ka zanë
e ka shluo gjogun e shtërguo
edhe n'shpinë ai gjogut i ka hipë
për Udbinë ai rrugën e ka marrë --
fill ka shkuo në çesme t'Udbins.

Tridhetë çika n'çesme i ka gjetë.
-- Mirë se u gjej! -- çika't u ka thanë.
Tanë ja dredhin e m'inë çuo n'kamë.
Qyr ç'ka qitë Husi e u ka thanë:
-- Pashi zotin, çika, puth u ka dhanë

ku asht kulla e Arnaut Osmanit?
Kulla rishto shumë kekan punuo
e qysh ka ditë n'Udbinë nuk jam kenë --
probatinit sarajet s'ja di
Janë dredhë çikat Husit i kanë thanë:

-- Kollaj është sarajet me ja ditë --
njajo kulla puth asht në buzë t'lumit
e gjith rreth saj ل baçja luluo --
njajo 'sht kulla e Arnaut Osmanit
Prap ka folun Husi e ka thanë:

-- Pashi zotin, çika, puth u ka dhanë
cila 'sht nusja e Arnaut Osmanit?
Probatinit nusen nuk ja njoh.
Prap kanë dredhë çikat e i kanë thanë:
-- Fort kollaj ل nusen me ja njohtë

se nër ne nusja e ti po ësht --
njajo puth ësht m'e bukra nër ne
njajo puth ësht m'e g-jata nër ne
njajo puth s'i çon sytë me shikjuo
njajo 'sht nusja e Arnaut Osmanit.

A dredhë Husi edhe i ka thanë:
-- Nusja e probit, ujë me m'dhanë me pi
se prej s'largut vetë jam ty rruguo
edhe edja fort më ka marrë muo!
Nuk don nusja ujë me i dhanë me pi

nuk don nusja aspak me shikjuo.
Janë dredhë shoqet edhe i kanë thanë:
-- Pa t'vra zoti, nuse, mos me t'lanë!
Kti djalit ujë ma ba mos me i dhanë
tanë Udbinën at'herë e marrojmë.

Njat'herë nusja çka m'kite punuo --
nji tas me ujë n'çesme e ki bushë
ki shtre dorën Husit me ja dhanë.
Paj pas grushtit Husi e ki kapë
n'vithe t'gjogut me t'çpejtë e ki qitë

me rryp t'shpatës me t'çpejtë e ki gjeshë
edhe vrap t'madh gjogut i ki dhanë
Tridhetë çika poterën e qesën.
Tanë Udbina n'poterë m'ite lshuo.
Arnauti pa gjog ki qilluo

në poterë dhe pa gjog m'ite lshuo
Tridhetë çika i kishin kallzuo
se shkjav nusen ja kite grabitë.
Për pas ti turku m'ite filluo
deri ç'ka dalë n'at Bjeshkën e Naltë.

Kur ka shkuo në tri rruga kryq
nuk ka di se ç'për rrugë i ka shkuo.
Turku fort jaty m'ite mërzitë
m'ite ulë jaty e m'ki pushuo
Gjak për goje ki nisë për me i shkuo.

Njat'herë turku çka kite punuo:
nji fletë gjethit të gjanë ma ka gjetë
edhe ma gjak fletën e ka shkruo
Kur shkrimin ai e kite maruo
në të dy g-juj turku keka çuo

duva t'madhe zotit i ka ba:
-- اoe, zot ti, nji erë e nji pshtjellcë
de ta çoje jekët fletë përpjetë
në divan jas mretit më ja qet.
Mreti Husit mirë ka me i kalzuo

se çka n'fletë unë ati i ka' shkruo --
se jam ty pritë për mejdan në bjeshkë.
Hak hyqmeto zoti e ka ba --
çoi zoti nji erë edhe nji pshtjellcë
edhe e çoi at fletën përpjetë

fill në divan mretit po m'ja qet.
Edhe n'divan mreti ty shikjuo
e sheh fletën me gjak q'ite shkruo;
marrka fletën mreti e lexuo
Kur pa mreti çka turku ka shkruo

shpejt për Husin mreti paska çuo.
Para mretit Husi paska shkuo.
-- Ma parë, Huso, na ty t'kem kalzuo
se n'Udbinë ti nuk mush m'u martuo.
Pse turkut nusen ja ke grabitë

tash në bjeshkë asht për mejdan ty t'pritë.
Njat'herë Husi çka m'kite punuo --
imë e hollë nji letër e ki shkruo
edhe n'letër Husi kite shkruo:
"Pa dig-jova, Arnaut Osmani

puth je ty m'pritë për mejdan në bjeshkë
sot i gati për mejdan nuk jam
Ditn e djelle puth t'vije m'e para
vetë me nuse ty n'bjeshkë kam me t'ardhë --
cili shoqin në mejdan ta presim

njeaj tjetri nusen ka m'e gzuo"
N'vijim t'letrës Husi i ka shkruo:
"Pa dig-jo ti, Arnaut Osmani
besn e zotit due me ta dhanë --
deri puth t'vij m'u pre n' mejdan

n'ven të motrës nusen ty ta duo"
Nji maxharit në dorë ja ka dhanë
me ja çuo Arnaut Osmanit
E maxhari me t'çpejtë n'bjeshkë ka shkuo
turkut çpejtë letrën ja ka dorzuo.

Sa çpejt turku letrën e ka ktuo.
Kur ka pa se çka i kite shkruo --
ka n'vet t'motrës nusen me neruo
deri puth t'vinë në mejdan m'u pre --
benë e zotit turku paska ba:

-- Hiç ma n'qef vetë nuk kisha me kenë
se njetash ktu nusen unë me pasë!
Në saraje turku keka dredhë.
Dit' po shkojshin, tha, për pa daluo
Djella natet kur kite aguo

heret çohet Arnaut Osmani
ma ka shluo gjogun e shtërguo
mej n'saraje turku paska hi
odë për odë sarajet i shetiti
me saraje ai u hallashtis

e pas vetit derën e ka dry.
N'shpinë të gjogut turku paska hipë
për Bjeshkë t'Nalta rrugën e ka marrë
Kur ka shkuo në tri rruga kryq
ai prej gjogut njaty paska zdrypë

keka ul-o turku me pushuo.
Pak ma g-jatë e shum nuk ka vonuo
po ma sheh-o Huso Radoicën
n'shpinë të gjogut Husi tyv afruo
nji copë prapa nusen e ka lanë.

Vetë me veti turku ka menuo:
"Keka trim edhe keka besnik
se me kenë nji cub ose magjyp
kur vjen n'mejdan me muo m'u pre
për inad tem nuses g-jat i rrite

At menim turku se ka paruo --
ja përrini Huso Radoica.
-- Mirë se t'gjej, o Arnaut Osmani!
-- Mirë se vjen, o Huso Radoica!
Ulu, Huso, ti pak me pushuo!

A dredhë Husi edhe i ka thanë:
-- Nuk kam ardhun me ty me pushuo
por çov n'mejdan ti me m'dalun muo
se djalë me sy ti tash ke me pa
tash ta njohsh ti Huso Radoicën!

Ja ka dredhë e turku i ka thanë:
-- Deshta vetë me t'lanun me pushuo
se mërziçem rrugën e ke marrë
se kur t'vije puna e mejdanit
ke m'e njoftun Arnaut Osmanin.

N'shpinë të gjogut turku paska hipë
Shpatë për shpat-o trimat na janë teshë --
tanë m'janë pre e tanë më janë coptuo
e batall shpatat m'i kishin ba.
Mej prej gjokejt në tokë paskan kcye

kryq në kryq-e trimat m'ishin kapë.
Tre sahat-o m'ishin sukulluo --
të dyvet sytë gjaku jav ka bluo.
Njat'herë foli Huso Radoica:
-- Pa m'dig-jo ti, Arnaut Osmani

të dy syt-e gjaku m'i ka bluo
nuk muni ma me ty me luftuo
por besë burra't në ty n'ka qilluo
besë nër veti na duom me vu --
duem m'u ulë na pak e ma pushu

nusja jote ujë m'na qitë m'u la
njeta gjak na syvet ma va hjekë
prap për s'risht-o n'mejdan kem m'u çuo
Ja ka dredhë e turku i ka thanë:
-- I pabes-o vetë unë kurr s'jam kenë.

Edhe duert turku ja ka lshuo.
Të dy s'bashkut m'janë ulë me pushuo.
Nusja ujë të dyve u ka qitë
gjakun syvet të dy e kanë' hjekë.
Kishin nisë trimat me bjeseduo

edhe foli Huso Radoica:
-- Pa m'dig-jo ti Arnaut Osmani
çka të dves unë, ti nrejt me m'kalzuo!
Kur je nisun në mejdan me m'dalë
a ke lanun donji rop në shpi

a ke lanun vllazni në kojshi
fisi yt, o djalo, ka po asht?
اka ka dredhun turku e ka thanë:
-- اka m'ke dvetun nrejt du me t'kalzuo:
kur jam nisë në mejdan me t'dalë ty

kurrnji rob unë nuk kam lanë në shpi
as s'kam lanun vllazni në kojshi
I kam shetitë odë për odë sarajet
me saraje vetë jam hallashtisë
e pas vetit derën e ka' dry.

Fisi em asht, djalo, pej Zaharjet
e jam bir i njasaj gruos s'vejë.
Dy jetima zoti na pa lanë
e unë vllau i vogël jam kenë.
Fort zengjine nanën e kem pasë --

gjysa e shehrit jona ka kenë.
Kur Muji në Zaharje pa ra
luftë të madhe Muji puth pa ba --
të tanë shehrin Muji e ka djegë.
N'oborr t'kishës Muji më pa gjetë.

n'bukuri-o Muji m'ka lakmuo
para vetit në shalë më ka vu
në Udbinë e Muji më ka çu.
Më ka rritun Muji e silitë
deri jam ba i zoti i vetit.

M'ka ble Muji ara e livade
M'ka punuo kulla e saraje
edhe nusen Muji ma ka gjetë --
me kët nuse Muji m'ka martuo.
Tanë Udbina m'ka dashtë e hatruo.

Ka vijuo turku e ka thanë:
-- Pash nji zot, o Huso, puth t'ka dhanë
duo me t'dvetë e nrejt me m'kalzuo!
Kur je nisun në mejdan me m'dalë
a ke lanun donji rop në shpi

a ke lanun vllazni në kojshi
fisi yt, o djalë, ka po asht?
Lot' për faqe Husit i kanë ra
edhe benë e zotit e ka ba:
-- اka po m'dvetë nrejtë duo me t'kalzuo:

ku jam nisë unë n'mejdan ty me t'dalë
as kam lanun kurrnja rob në shpi
as s'kam lanun vllazni në kojshi.
Fisi em asht, djalo, prej Zaharjet
e jam bir i njasaj gruos s'vejë.

Dy jetima zoti na pa lanë
e unë vllau i madh puth kam kenë.
Fort zengjine nanën e kem pasë --
gjysa e shehrit e jona ka kenë.
Kur Muji në Zaharje pa ra

luftë të madhe Muji puth pa ba --
të tanë shehrin Muji e ka djegë
vllanë e vogël Muji ma ka marrë.
Fort fukara na puth patëm petë
shum borç krajlit nana i pa hi.

Nuk pat krajlit paret me ja dredhë
e për borç mue krajli m'ka marrë.
Më ka rrit-o krajli, m'ka silitë
deri jam ba i zoti i vetit --
m'ka ble krajli ara e livade

m'ka punuo kulla e saraje.
N'bjesedë kem ra tridhetë kapidana
të tridhetët muo m'kanë prozhmuo
pse nuk duo un-o m'u martuo.
Besn e zotit tyne va kam dhanë

ktej Udbinet nuse mos me marrë --
do marr nus'n e Arnaut Osmanit
do me tybe martesën e baj!
Nam për ty, o djalo, puth paç tie
nam për ty e nam për nusen tate.

Zot shyqyr sot vllazën jem bashkuo!
Dy përnjibotë në kamë kekan çuo
gryka-gryka vllazënt kekan marrë
Husi nusen e don për kunatë.
Kaloi dita, gati u ba natë.

Qyr, ç'ka qitun Husi e ka thanë:
-- Pash nji zot, o vllalo, puth t'ka dhanë
çka të thom ti muo me m'dig-juo:
në Zaharje tre duom me shkuo
nanën tanë na duom m'e kërkuo!

Arnauti ل dredhë e ka thanë:
-- Kurgja n'met për Zaharje s'më bjen
fort i ri prej tytje puth kam dalë.
Qysh ل dredhë e Husi i ka thanë:
-- Vetë ma i vjetër njaterë puth jam kenë

m'bjen dër met për sokakun e kishs
N'shpinë të gjog'et të tre paskan hipë
për Zaharje rrugën e kanë marrë
Kur kanë hi në mjedis të pazarit
n'qosh t'sokakut ata kur kanë shkuo

njaty gjogat m'i kishin daluo
se nji plakë të moçme kishin pa
në nanë tyne cila u ka g-ja.
-- Mirë se t'kena gjetë mor baxhi!
-- Mirë se vini, o djelm jabanxhi!

Manej vllazënt plakës i kanë thanë:
-- Pash nji zot o plakë puth të ka dhanë
çka të dvesem me na thanë pa rrenë!
Po zegjine e kurr e je kenë?
A ke pasun dojere djelm t'vet?

Nji ke pasën po ty çka t'i gjet?
Fort të madhe plaka kita fsha:
-- Fort zegjine vetë kam pa qilluo --
gjysa e shehrit e emja ka kenë
dy jetima zoti m'i pa lanë.

Kur Muji në Zaharje pa ra
luftë të madhe Muji puth pa ba --
të tanë shehrin Muji e pa djegë
djaln e vogël Muji ma ka marrë.
Sa shum borç unë krajlit i paç hi

djalin e madh për borç ma ka marrë.
Samornicë unë rrugash tash kam petë.
Qysh janë dredhun djelt e i kanë thanë:
-- Dy vllazën zoti na ka bashkuo
e djelt tu të dy kemi qilluo.

Njatere plaka në kamë keka çuo
e të dy djelt gryka i ka marrë
e prej gzimit shpirti i ka dalë --
dekun n'tok-e plaka paska ra.
Nji vorr t'bukur nans i kanë punuo

para kishet djelt e kanë venuo.
Në shpinë t'gjoget të tre paskan hipë
për Udbin-e rrugën e kanë marrë
fill n'saraje t'Arnaut Osmanit.
Tanë Udbinën n'dasëm e kanë thirrë

Tri javë dit-e dasëm paskan ba
për shyqyr puth vllazënt janë bashkuo.

Këndoi Kolë Gjokaj - Muzheçkë, Trijesh - shënoi Fran Jankaj 1969
 
Pe: Eposi i kreshnikëve dhe legjenda

VAJTIMI I AJKUNثS

Drita a dale e drite s’po ban,
ka le dielli e nuk po nxeh:
ça ka ba Gjeto Basho Muji;
Djalin n’dhe Muji e ka shti…
A dredhe Muji e ne shpi ka shkue,

nana e djalit po e pyet;
-Mujo, djalin ç’ma ka gjete?
N’Lugjet t’Verdha, a thue ka mbete?…
Qyqe vetem rrugen paska marre,
kane zane vend yjt’ vajin me e ndie!

Kur ka dale nder Lugjet t’Verdha,
atehere nana hanen ka mallkue:
-T’u shkimte (shofte) drita ty, o mori hane,
qe s’ma çove ate nate nji fjale,
n’Lugje t’Verdha, shpejt me dale

bashke me hy n’nji varr me djale!…
Kur ka shkue te varri i djalit,
ka pa ahin treqind vjec,
ahi ishte rrema-rrema,
nji ma t’bukrin mbi varr po e shtin

Mire po pshtetet per dege t’ahit
pikon loti mbi varr te djalit
Kane lane kangen zogjte e malit,
kane lane kangen me veshtrue!
-Po a s’e din se kush ka ardhe,

qe nuk cohesh per m’u fale,
more i miri i nanes-o?
Amanet, o more bir,
dil nji here ksi burgut t’erret,
fol me nanen qe t’ka rrite

s’m’ke lane kurre kaq shume me prite!…
More Omer i nanes-o;
A thue gjokun me ta prue?
Dil nji here per me lodrue
bjer nder gurra me u freskue

kerko majat bashke me zana
se ty varrin ta ruen nana,
mori i miri i nanes-o!…
****************

MUJI MBAS DEKET

Kur ish’ kane Muji me Halilin
N’bjeshke te nalta trimat kenkan dale
Dhimbte e madhe Mujit ia ka ngjite
Edhe Muji Halilit te i ka thane:
-Dhimbte e madhe, vlla, m’a ka ngjite

Nuk po muj n’kambe me qindrue’
Por qe jete, Halil, due me ndrrue:
E t’ma mbarojsh nji vorr te gjane
Ne vorr mue si t’me shtish
E ne shpi kur t’bajsh me kthye

Se a dekë Muji kuj mos i difto
Se me ndie krajlica se un jam dekë
Aty vendin ty nuk t’a lane. –
Qaty jete Muji paska ndrrue
E ne vorr Halili te e ka shti

E n’shpi djali kenka shkue
Na jane mbushe shtat dit e net
Kan kalue e jane ba shtate vjet
Kush per Mujin gja nuk ka dijte
Por Halili, kur p’e pvetin

Thote: ka dale nder miq me shetite
I a bjerre, tha, pahi ageve te rij
S’ndihet kush ma per trimni
Kan nise shkjet me cue krye
Tha, deri zana po pevete:

Si nuk shkojme Mujin me e gjete;
Qe shtate vjet puth s’e kem pa
Edhe ndore s’i kem dhane
Kishte dale nji baloz prej deti
E te krajli kenka shkue

Edhe krajlit balozi i ka thane:
-Sa kopil Muji kenka kane
puth n’bjeshke t’nalta puth ka deke
E Halilin e ka porosite
puth kurrkuj mos me i kallxue

Due me dale vorrin me i a lype.-
N’bjeshke te nalta balozi ka hipe
Paska ndeje tri dit e tri net
I a ka lype vorrin, i a ka gjete
E ka nxjerre nji hu te gjate

T’gjith me rend vorrin tuj ia rrehe:
-اou, mor turk, n’mejdan me m’dale
Ndo t’i nxjerr eshtnat prej vorrit!”
Ka marre Muji per m’u cue
S’p’e lane drrasat n’kambe m’u cue

Por m’ka ndie nji qyqe tuj kendue:
“Amanet qyqes te i ka thane:
Shko e m’i thuej Sokol Halilit
Ka dale nji baloz prej detit
M’a ka lype vorrin, m’a ka gjete

Gjith me hu vorrin tue m’a rrehe
M’thote: اou turk, n’mejdan me m’dale
Ndo t’i nxjerr eshtnat prej vorrit
Fluturim, tha, qyqja kenka que
N’bahce Halilit m’i ka shkue

Ka marre pushken Halili per me e gjue
Atehere qyqja te i ka thane:
“Mo’ti djale, mue per me m’gjue
Se mue Muji me ka cue
Nji fjale t’keqe me t’difute:

Se i ka dale nji baloz prej detit
Edhe vorrin me hu a tue ia rrehe.-
Sa mire Halili qyqen m’a ka ndigjue
Shpejt e shpejt n’shpine gjogut i ka ra
Tim e mjegull gjogun m’a ka ba

E te vorri Mujos m’i ka shkue
Shpate ne qafe balozit m’i ka ra
Kryet ne toke balozit ia ka qite
Edhe Mujos vorrin ia ka zbulue
Kambekryq Mujin m’a ka gjete…!

Mujin zanat e ki’n pa’ çue
Se fort nakël i’n kane ba
Qysh ne vorr kreshniku m’u kalbe
Doren Mujit Halili ia ka dhane
E prej vorrit Mujin m’a ka qite

E m’gjog t’vet Mujin m’a ka hipe
Shndoshe e mire nJutbine me te ka ra
Shum trimni bashke prap puth i kam ba

Curraj – Epër
*********************

MUJI VRET PAUN HARAMBASHIN

Herët çohet Paun Harambashi
e shtrëngojke at'gjokun e zi
mirë ia vjerreke topuzin n'telqi
duel për dere, bjeshkën e ka msy
Trimijë berre ai në bjeshkë po i qet

tridhetë qenë ai prapa po jua ngjet
i ka marrë me to tridhetë çobanë
edhe i merrka plot tridhetë sejmenë
nji çardak për vete p'e mbaron
bjeshkve dhentë sa mirë po jua l'shon

Shih, prej Mujit frika e kish ngranë
mos ndoj sherr, po, Muji ia mbaron!
digjo ç'bani Paun Harambashi
-Pse nuk çohem, - tha, - me u veshë e me u mbathë
me ra, - tha, - te kroni i Jutbines?

Mos pa shoke at’Mujin e zatet
n’mujsha pushke hajnisht une me ia dhane
ia la vetes, po, edhe nji nam
Veshet shpejt Pauni u shtrengua
per mejdan sa mire qe asht gatue

Pse asht shka, hakun mos me ia ngrane
shume ish’ qene Pauni trim me nam
Si vetima te kroni po shkon
fsheke vracin ne pyllin e zi
edhe vet n’zhavarr sa mire ka hi

shih sa mire ne zhavarr asht palua
pritke shkjaku Mujin per me shkua
Ngjoni shkoke aty c’ka asht mbarua
tridhete cika ne kambe ishin cua
shkuen te kroni t’shkretat uje me marre

c’po u prijke Ajkuna e Bardhe
I lane fjalet te kroni po shkojne
me e mbushe kanatata po fillojne
dhe kanatat sa plot i kane mbushe
Duel Pauni bash sikur arushe

Shih Pauni cikave u bertet
me kamxhik ka nise e po i prek
permbi tesha gjakun po jau qet
bash si kingjat po i fillon perpjet
te cardaku horri po i qet

Kur ia mbrrini nje plak me gjok te bardhe
ish hajvani, po, si shpend i bardhe
Prej zhavarri Pauni kish dale
edhe plakut gjokun ia kish ndale
e rrxoi plakun, krej e ka llomite

i ra cizme e ia then brinjte
e la plakun, gjokun ia kish marr
Shih, nji leter Pauni mbaroi
n’Jutbine Mujit letren, po, ia coi
po ne leter Pauni c’po thote?

-Ku je, Muje, he, zoti ty te vrafte!
Nam te madh dynjaja per ty ban
nuk ka krajl haraci qe ta pa
Por nuk asht per ty, Muje, qysh kane thane
qe, une bjeshken, Muj-o ta kam zane

pa travnine une ty po t’i lshoj gjane
A s’te vjen marre, o Muje - i kish thane
Sa tue qeshe ai Muji qenka cua
po i bertet asaj te lumes grua
-Kafe t’zeze e duhan me m’gatua

Cohet Muji kadale asht shtrengua
e p’e merrke at’gjokun e bardhe
e i hipi Muji atit ne shale
Kur pa gjoku bjeshken qe ka marre
sa p’e rrehke, po, fushen me kambe

sikure rrfeja bjeshkes i dha gjame
te cardaku ushtima po shkon
Drodh Pauni, Ajkunes i ka thane
- Qe, kaq kohe ne bjeshke une jam
kurre per t’kthjellet nuk kam ndie gjame!

-Nuk asht gjame, - Ajkuna i ka thane –
tash, po ngjet, asht nise baci me ardhe –
Kah cardaku gjokun Muji e con
i dripi gjokut e pushim p’e ban
ish zhegite e gjoksin p’e zbulon

Prej cardakut Pauni shikon
nis Ajkunes ai e i ka thane:
-Qysh m’u vesh Muji n’ngiq t’zi?-
Krejt ne lesh ai trupin qysh me e shti? –
Shih sa gaz Ajkuna ka perpi

-Po t’rrejne syte, Paun, e s’je kah di
Baci Muje s’asht vesh n’ngiq te zi
asht i leshtun gjoksit bytevi
asht i leshtun ne gjoks e ne krah
si asllani qe del neper mal

A ia sheh, Paun, vetlla e mustake?
Shihja syte, Paun, si i jane pergjake!
-Digjo ktej, Paun, - Muji kish thane –
Kollaj asht , - tha, - me lidhe fmi e pleq
Kollaj asht, - tha, - cika me grabite

Kollaj asht – tha, - pleq ne llom me qite
Del mejdanin me nda me kreshnike!
A po cohesh mejdanin ta ndajme? –
i tha Muji e hipi n’gjok te bardhe
- Ndiqem prapa, Paun! – I kish thane

Nisi gjokun lendines Muji me ike
shih, permbas Pauni ia ka nise
Kush me e zane at gjokun, po, te bardhe?
Si shpend me krahe vrapin e kish marre
Kur e ngjoi Pauni me gjilit

ishte gjoku sa fort i shperdhite
n’te dy gjunjet gjoku ish qene pase rrxue
mbi krye Mujit gjiliti i ka shkua
e tri bjeshke, tha, po, i kish kalua
Kur a dredhe, - tha, Pauni, me ike

fort p’e gjuejke Muji me gjilit
bash si rrfeja gjilit ia ka ngjite
po kish ndeshe gjiliti ne celik
Qatehere trimat shpatat i kane qite
qafa-qafa atllaret kane afrua

t’madhe Muji sa iu ka gerrmua
- Sjell perpara, Paun, c’je tmerrua?!-
Shume i djathte kish qene, po, Muji vete
me shpate shpaten sa mire po ia prêt!
Jane thye shpatat edhe jane coptua

prej atllareve t’dy n’lendin jane gjua
gjoks per gjoks, po trimat jane zatete
tre sahate, po kane dredhe e kan zhdredhe
prishe e kane ate mejdanin krejt
thoshje laver asht ba, qe, tri vjet

N’kokerr t’shpines Muji e ka gjua
e lendines zharg shkaun p’e ngrehka
me i cope shpate, - tha, - kryet po i prejka
Kshtu m’kane thane, atje une nuk jam kane
s’asht cudi, se trimat gjithcka bajne.
 
Pe: Eposi i kreshnikëve dhe legjenda

OMERI I RI

Lum e lum per t’lumin Zot
Nu’jeme kane e zoti na ka dhane
Kur ish’kane nji plak i mocem
Mashkull n’voter s’i ka mbete
Nji baloz n’mejdan po i del

Edhe ‘i leter po m’i a con
Letren plaku po m’a kndon
E me lot ai po e loton:
-Sot nji jave n’mejdan me m’dale
Ka qite cika e i paska thane:

-Pash nji zot, babe, puth t’ka dhane
Shka asht letra, puth po e kndon
E me lot fort po e loton?
-Le, mori cike, ty zoti t’ruejte!
Rrezikzi kishem qillue

C’se kam le mos me gezue
Mue balozi m’lype mdjdan
Un jam plak edhe jam zhgrehe (kam rene)
Nuk po muj me dale n’bejleg (dyluftim)
Ka qite cika e i paksa thane:

-Aspak, babe, ti dert mos ki
kur t’dale drita, ajo dalte e bardhe
ke m’u vesh, babe, ke m’u mbathe
per me ra n’Agaj t’Jutbines
Agajt s’t’lane jo me u korite

Kur ka dale drita, dalte e bardhe
Mire asht veshe plaku e mire asht mbathe
Per Jutbine heret asht fillue
Tridhet Age m’kuvend m’i ka bashkue
Hallin Agvet mire jau ka dertue (ka qare hallin)

Mue balozi m’lype n’mejdan
M’lype n’bejleg me te me u pre
Pash’i zot, Agaj, u ka thene
Un jam plak e tash jam mbete
Kurrsi Agajt me goje nuk kan fole

As me sy nuk po e shikojne
Shum-e paret plaku po jau njehe
Nuk ndigjojne me i preke me dore
Shpejt ne kambe plaku kenka cue
I ka hipe gjokut e a fillue

Ne shpi t’vet kur paska shkue
Ka nise cika e po e pevete
-Babe a mujte, Agajt, a i ke gjete?
-Bet ne zotin, cike! Si m’ka dhane
S’ndigjoi kush paret me i preke

S’ndigjoi kush mejdanin me m’a hjeke
-Hajt, bre babe, hic me u ngushtue
Per baloz sot m’ke djale mue
E s’t’la, babe, un ty me shkue
-Le, bre cike, ty zoti t’ruejte!

Sot dy jave nuse vijne me t’marre
Po n’mejdan si ke me dale
Po n’mejdan si ke me shkue
Kryet balozi me t’a shkurtue
Dy here marrja mue me m’mlue

Plak pleqnije me u shnjerzue?
Po shtrengohem e po shkoj vete:
Nuk baj dam edhe me mbete
Hic bre cika vesh nuk kish’ marre
Shpejt ne kambe ajo kenka cue

Mire ashte veshe edhe shterngue
Tu berberi na paksa shkue
Sikur djale kryet e ka rrue
Sikur djale n’ftyre me t’u duke
S’ka mujte baba i vet me u ndale

Ka nise plakur atehre me e sue (mesue)
-Permjete drumeit, cike , tuj shkue
Burri m’drum te ka qillue
Kur te shkojsh n’at katund me ra
Aty asht sheher i madh

Njajo kulla, puth asht ma e bardhe
E tri katesh bojen e ka
E burrit t’yt ajo ka qillue
Rueju n’dere, pra, mos me i shkue!
M’i ka hipe gjogut ne shpine

T’madhe gjogut i a ka dhane dorin
Kur ka ra n’at katundin e ri
C’po shikjon cika me turbi
M’a ka vu doren ne ball
Nate tuj erre, dielli tuj ra

Bet ne zotin cika puth ka ba
N’be t’zotit si ish’ betue
N’konak burrit per me i shkue
I a ule gjogut , burrit i bje n’dere
I thrret t’madhe e i trokate nji here

Dikush gjegje e jashte ka dale:
-Kush je ti – thote – more djale?
-Mysafir a don me t’ardhe?
-Ti hoshgjelden – te i ka thane
n’podrum gjogun i a ka cue

kan hi n’ode e kan pushue
i a pjeke kafen me sheqer
i a ka dhena e ne dore e merr
kah te pin po e vndon oroe (po e ve re)
ne fyt kafen i a shef ka i rrqet

sa fort djali si asht ngushtue
paj te nana – tha – paska shkue
ka qite nanes Alia e i paska thane:
-Bet ne zotin, mori nane
Mysafiri, puth na ka ardhe

Paj per seri m’a ka lkuren e bardhe
Kah e pin kafen n’fyt i a kam pa
Shoqi i tij kurre nder ne s’ka ra
Shka i ka thene baxhija e shkrete
-N’mos bre femen, bir, do t’jete?

Epja fyellin a thue po i bjen
Epja i’ here lahuten n’dore
Qitni strugen e unaza lodroni!
Mire kan hanger e mire kan’ pi
M’a pvete djalin prej kah je

Po m’i thote: Omeri i ri
I a ka dhane fyellin n’dore:
Mjaft bukur po m’i bjen
Shpejt m’i luen gishtat e dores
Mire m’ia shjtejn frymen e gojes

I a ka dhane lahuten n’dore:
Mjaft bukur po m’i bjen
E ma mire me kange po e ndjeke
Kan qite strugen e kan lodrue
Tri here djalin e paska cue

Sa fort djali puth ashte ngushtue
Shpejt te nana – tha – paska shkue
Ka nise nanes – tha – me i diftue:
Tri here kapuca puth m’ka cue
E lahutes mire i ka ra

Edhe fyellit si ma mire nuk ka
Probatin – nane , po e xa
Sa mire nanan a kujtue
Ka marre djalin e m’aka sue:
- Hajtni n’ode t’dy per me shtrue

Po n’kjofte femen ka m’u diftue
Gjume ne sy nuk ka me i shkue
Te dy n’odre kan shkue me ra
T’mira teshat m’i kan gjete
Se shkoi nata cika kishte fjete......

Edhe djali tuj na ruejte
Po hic cika s’kishte luejte
Kur ka ague tha drita e bardhe
Tha – te nana djali kishte dale:
-Bet ne zotin – tha – mori nanae

Si ka ra njashtu ka ndjehe
Ka qite nana e i ka thane:
-N’meshteri me dale n’dugaje
Me na ble fyellin prej pirinxhit
Me na marre furken e praruet

N’dere te dyja me i a vndue
Ne kjofte femen mos m’u kujtue
Ajo furken ka me shikjue
Sa shpejt djali puth a nise
N’meshteri – tha – kenka shkue

Fyell e furke - tha – i ka marre
Fyell e furke mire i ka pague
Ka marre rrugen e asht fillue
N’der t’odes Omerit i a paska vndue
Shpejt asht veshe cika e shpejt asht mbathe

Paj ne dere – tha – kah ki’ pa’ dale
Shtjelm bre furkes i paska ra
M’a kap fyellin n’at dore t’bardhe
Kurrsi ciken pisk s’po e xane
Kan pi kafen me sheqer

Fjala fjalen mire po e qet
Kqyr Alia shka i ka thane;
-Probatin, Omer, me t’xane
Bet ne zotin Omeri i ka ba
-Sot n’merak ty nuk po t’la

Ktij balozit do t’i dal n’mejdan
Zoti e din si kam m’u da
Per ne kjofte rrezik me m’pre
Edhe kryet mue me ma trete
Marak ti per mue pse me mbete?

Paj ne kjofte nafake per me pshtue
Ksajt kah shpija kam me u diftue
Atehere Alia – tha – e la me shkue
I ka dhane doren e cika asht fillue
Ne shpine te gjogut si i ka ra

I a ka dhane t’madhe dorin
Aty mire si ka pushue
Ka lute zotin me i ndihmue
-Zoti t’vrafte, Omer, - i paska thane –
puth t’ka lane Muja ktu me ardhe

Kenke i ri un sot me t’carte
S’tutet burri – tha baloz, me fjale
Cili shoqin po e ndjek ma pare?
Te dy n’gjoga jane zatete
Ik ti djale, balozi te i ka thane

Edhe mprapa ciken poma ndjeke
Se sa vrap gjogat m’i kane lshue
Se sa rebtas m’topuz kenkan gjue
Sa fort cika i a ka ruejte
Shpte per shpte atehre kenkan dredhe

Te dy shpatat – tha si i kan ndeshe
E balozit dy copesh po kputet
Nj’atehere cika shpate po i bjen
Dekun n’toke kjo po m’a qet
M’i zdrype, gjogut , mbi te kcen

Kurrsi kryet s’po mund i a merr
Kaq per serei t’madh puth e kish ‘ pase
Athere gjogut m’i bertet”
Hajt bre, gjog, zoti ty t’vrafte!
N’qerrazhi po due me t’shite

E qymyr me bajte me ty
N’mnere qymyrin gjogu e pat
N’stom te lugut n’dy gjujt ra:
Sa n’tdy gjujt gjogu ka pushue
Ngjat balozit cika asht shtrengue

E ka mrrote (e permblodhi) e n’shpine e ka vdue
Ka marre rrugen – tha – per me kthye
Ka marre rrugen n’shpi me shkeu
Bash te i shoqei – tha kish ‘ pushue
Qeft po bajne – tha – tu kendue e tuj pi

M’kan shtrue buke edhe jane ngi
Kan marre lojne me lodrue
Ka nise drita me ague
Asht ba gadi cika me u fillue
Don Alia – tha – per me e ndalue

-Ku po don, Omer me shkue-
Probatina na sot pa u vllaznue?
Bet ne zotin – Omeri i paska thane –
Kurrnji pare me vedi nuk e kam
Besen e zotit – tha me t’a dhane

Se sot nji jave ne darsem kam me t’ardhe
Se sot nji jave ne darsem kem m’u pa
Probatina atehre na kem m’u ba
Njatehere Alia i ka besue
Asht fillue cika e n’shpi ka shkue

M’i ka dale plaku – tha – ne dere
M’asht gezue baba – tha – nji here
Tane Jutbinen – tha – e ka bashkue
Per gjithe dite tuj pi e tuj kndue
Erdh Orogu (koha e caktuar) nusja per me shkue

‘I qind darzmore Alia i paska cue
Mire fejtaret fejve (fyejve) po m’u bijne
Mire kalorsit gjogave , po m’u rrijne
Kangataret s’po pushojne nji here
Pushke tuj qite, dajre tuj ba

Ne konak Alis i paskan ra
Njimi vte darzmore bashkue m’i ka
Mire me hanger – tha – u kish gatue
Rreth e rrotull Alia tuj shikjue
Kurrkund porben – tha me sy s’po e shef

Kurrrkund proben – tha nder shok nuk e ndan
-Ndalje kangen – tha dajre mos me ba
Se’i probatin – tha – mue m’paska deke
Sot nji jave tu un – tha – mik m’ka fjete
Besen e zotit ai mue m’a ka dhane

N’kjosha gjalle pa t’gzue s’due me t’lane
Nder darzmore mue t’parin ke me m’pase
Pushoi kanga, - tha e pitas gjithkush mbet
Se as me shoqin kurrkush ma s’po flet
Shka po i thot nusja vjerres s’vet

-Me m’a thirre Alin ne dere
N’dere te odes Alia paska dale
I a ka thane nusja nj’a dy tri fjale
I a ka thene nusja e i ka ba be
N’dac Ali me m’vra e me m’pre

Mik sot nji jave ktu mue m’ke pase
-Hajt ty hajrin per me t’a pa!
N’ode te miqt Alia paska shkue;
-Nisni pijen, shoke, nisni me kndue;
Probatini tek m’ka ardhe mue

Kshtu m’kan thane, se atje nuk jam kane.

MARTESA E HALILIT

Fort po shndrit njaj diell e pak po nxeh!
C’po e merr fryma rrapin e Jutbines!
Bore e madhe paska ra:
Randojne ahet per me u thye
Kane cetinat vetem kreshtat
Ushtojne lugjet prej orteqesh
Prej orteqesh kah po bijne nder gropa
Kane ra vashat me gja ne lume

Kane gjete lumin ngri akull
Kane nise vashat me lype krojet
Kane gjete krojet tane ngri hej!
Ka dale Muji me kreshnike
A thue ndeshet me ndoj gja malit
Sa shpejt diellin ma zu reja!
Shpejt ma endi njei pelhure t’gjane e t’gjate
E ia ka veshun majat rreth e rrotull
Qe kur jane kap trimat-o te lumi

Kaq perzi i ka fryma e plajm e re
Askurrnji shoshojne trimat s’po e njohin
Ngrine trimat, u sharruen
Por n’breg t’lumit – kulla e Mujit
T’tane per darke Muji i ka ndale
Kqyr cka bani Gjeto Basho Muji
E ka vu nje barre dru t’vogel ne zjarr
Treqind vete prihere m’u nxeh…
Sa shpejt fryma burrave u ka ardhe

Sa shpejt gjaku trimave po u nxehet!
Kane marre llafin e po llafiten
Kane marre gazin e po gazmojne
Kane nise trimat Mujin, po pyesin
-N’vater tande, Muje, kemi qellue
mos na ki rande per nji fjale…
Qysh Halilin s’e martove?…
Jane martue krejt mosha e tij…
Djemt’e tyne n’loje te tane kane dale

A t’u dhimbsen paret per me i dhane?
A t’u dhimben dasmat per me i ba?
Tutna djalin dikush po na e rre
Shpesh e shpesh po bie n’Kotorre t’Reja
Rob te gjalle djalin po e zane
Le konakun, Muje, po ta fikin
Ma zi fisin, Muje, po na koritin…
-Faqebardhe, more shoke,ju qofshi
Se mire hallin po ma ditki, burra!…

Ju t’pavllazen shoke s’keni qellue
Kujt po i dhembe dasmat per vlla t’vet?
Ky edhe s’asht or burra cub flligshish
Mire e njihni se asht daji trimnish-
Atehere djali ka nise me fole
-Kah kam vlla e kah kam moter
vdeksha para n’u martofsha
se gjithe grate e Krahines ku jane
se gjithe vashat e Jutbines ku jane

bash si motra qe po m’duken
dheu m’ka mblue e fat s’i qita vedit
po s’e mora Tanushen e kralit
E une Tanushen vete e kam pa
Gja ma t’mire s’sheh njeri nen kete diell
Vetulla e saj e drejte si fiskaja
Shtegu i ballit si shtegu i malit
Kur merr hana me prendue
Syni i saj si kokrra e qershis

E ka qerpikun si krahu i dallendeyshes
Fytyra e saj si kuqet molla n’dege
Hunda e drejt-o si kalemi i Tushes
Goja evogel si lulja qe shperthen
Dhambet e bardhe si gurezit e lumit
Fill mbas shiut, kur po i shndrit dielli
Qafa e saj si qafa e pellumbit
Shtati i saj porsi shtat cetine
Mishi i dores posi rremi i shemshirit (lloj druri)

Por n’qafe m’paci mor Bjeshket e Nalta
Kurrrkund nji shteg qe nuk me late
Per me dale deri ne Krajli!-

Sa mire nama bjeshket m’i paska gjue!
Sa shpejt deti ka ndigjue!

E e ka cue nji fryme te forte
E e ka cue nje fryme te nxehte
Bijne orteqet neper gropa
Ushtojne malet si prej motit!
Por tri dite e ma s’ka zgjate
A shkri bora e ka ra n’lume
Por tri jave e ma s’ka zgjate
Cka e ka ba lumi ate te bardhe?
T’bardhet e bjeshkeve krejt e ka mbyte n’det

Cpo kendojne bilbilat n’mal
c’po lodrojne femija n’fushe
-Shpejt me dale te t’bani (stan ne bjeshke)
se ka shperthye ahi! –
Atehere djali Mujit i ka thene:
-Qetash gjokun , Muje, ti me ma dhane…
Atehere djali i ka kcye gjokut n’shpine:
-T’mire u pafshim! – Mujit i ka thane
Ka marre rrugen per krali

Dy here djalin kurkush s’e ka pa
Kalojne male e kalojne lugje
Kalojne breshte (pyll me bredha) e kalojne ashte (pyll me ahe)
Kalojne dite e kalojne net…
-C’ka ka hana qe s’po del?
Kane pyet bilbilat e malit
Pritni pak more zogjt e malit
Ju me kndue tjeter pune s’keni
Hana sonte ka ndodhe zane.......

Ka nji ndore (ne mbrojtje) me percjelle…-
Qatehere djali sa kish ra n’breg t’lumit
Ka lidhe gjokun brenda ne nji imshte (ahishte me drure te rinj)
Imshta ishte tane ahishte
Vete shatorret neper muzg te nates po i lyp
Kur ta mbrrite te cadra e kuqe…
Ka zane vend permbas nji lisi
Rranjet e lisit shpernda ne lume…
Sa urtisht djali qe po e msyn (sulmon)

Ma ka nxjerr thike ma te mprehten
Kamba-doras asht avite…
-Po ket fytyre ku e ka pa
qe po me gjet me te Halilit?-
Ma gjate djali s’ka durue:
-Po je a njeri qe ke bese?
-Te thafshin krahet more djale i ri
se fort thelle qe paske hy!…
Hajde brenda, kopil (djale i shkathet); - po i thote

Se ja vdesim te dy pernjihere
Ja te dy kemi shpetue!-
Atehere djali brenda ka hy
E ka marre vasha per dore
Shpejt e shpejt te nj’ode i prin…
I ka zgjedhe nji pale petka ma te mirat…
Krejt si cike djali po ngjan…
N’breg te detit, permbi shkamb
Dymbedhjete katesh kulla e nalte

Kurrkund shoqen nuk e kishte
Treqind hapash kulla e gjane
Te tana ballet guri te lemue
Anash krejt guri te latue
Latue shkambi prej mermeri
Aty gurrat me flladite
Aty kopshti me u mahite (per te kaluar kohen)
Aty velat me valzue (per te lundruar)
Me valzue per shpine te detit…

Me Halilin brenda kane hy…
Sa fort shpejt kralica gati asht ba!…
Kur ka pa Sokol Halilin
A dredhe mbrapsht si dridhet gjarpni…
Edhe deren e ka shkrepe (ka hapur me force)
Fill te krali paska shkue…
-Te kane ardhe cubat e Jutbines
e ty kullat t’i kane zaptue
erzin marre, cikat cnjerezue! -

Krali shpejt qenka shtrengue
t’dy prej krahu krajli i ka kape…
n’burgje t’thella Halilin e ka ndrye
rrugen e madhe Tanushes ia ka dhane
Mire po e ndal Jovani (nje mik) e po e pyet:
-C’asht ky vaj Tanushe lum motra? – i thote-
Se kso britme kure nuk kemi ndi!
-Rob kane zane Halilin e Mujit
e mue rruget tata m’i ka dhane

ma per t’gjalle te shpia mos me kthye!…
Nji fjale Mujit te dera me ia cue
Me i ra mbrapa Halilit sa ma pare
Ndryshe djali n’tburgje t’u ka kalbe! –
E ka gjete nji njeri te beses
Menjihere Mujit naten ia ka nisun
N’nestret nadje djali asht kape te kulla
Nji ka nji punet ia kallzon Mujit
T’madhe burri paska nise me qeshe:

-A t’kam thane taraku (dem, mezat) i Kotorrit
se Kotorret kane me ta hanger kryet?…
Ka dale trimi ne beden te kulles
Me nji kushtrim ka thirre Jutbine e Krahine
-S’kam cka u them more aget e mi
vec me koriti sokol Halili
Me u shtrengue burra si te mundni
Se dita e vdekjes ma e veshtire nuk vjen! –
Kane ba ashtat trimat me ushtue

Kane ba lumin trimat mu turbullue
Kane ba gjoket trimat me fluturue
E t’jane kape te Kotorret e Reja…
Neper rane t’detit Muji i ka shpernda:
-Ver me goje mos guzoje kush me ba…
Se shume njerez qenkan mbledhe n’Kotorre!
Me kushtrim krali i ka thirre –
Midis logut asht nji djale i ri
Hekrat duersh bugagite (prangat) kambesh

Ai asht Halil aga i zi
Mbare Kotorret me ate po qeshin:
-A po e sheh Halil, vdekjen me sy?
Kurre ma ngushte, Halil, a thue ke qen?
Kuvend burrash djali paka shtrue…
-S’asht ngushte njeriu deri n’dite te vdekjes
-Fjalen e mbrame ne pac me e fole
se ty jeta m’at hu t’u ka sose!…
-Pese dekika (minuta) liri me me dhane:

Tjeter t’mire ne t’paret nuk na kane lane
Kurrnji nesh mos me vdeke ne shtrat
Por me shpate m’u pre tuj kendue…-
Edhe duert mire ia shpengojne
Ia kane dhane lahuten ne dore
Kurrkush djaloshin vesh s’e ka marre
Krejt po e këndon kangen ne gjuhë të pareve
Qaty Muji neper fushe ka dale
E e ka ba nji piskame te madhe

Jane shembe kullat gjer ne themele
U trand deti me hy brenda
Kane gjemue malet si per mot t’lig!
Kurrnji trimat nuk po e lane me ike
Lufte e rrepte aty qe po bahet
Me dhambe trimat duen shoshojne me shkye
Me dhambe gjoket duen shoshojne me e marre
Notojne kurmat thelle ne det
Notojne trupat neper gjak

Hic s’po lodhet Gjeto Basho Muji
Sa thellë trimi më paska hy!…
Muji djalin e ka shpengue
A turre djali si i terbue
Gjalle me dore kralin e ka zane
Me shpin ne hu ditet i mbaroi
Qatehere burrat kane rroke unat (urat e zjarrit)
Shpejt qyteti ka marr zjarr
Ka marre zjarr krejt ne fund e ne maje

Sa fort Muji m’asht terbue!
Aspak dhimbe trimi s’po ka
As per kulla qe rrenohen
As per t’vdekun qe shkrumbohen!…
Tri here dielli ka prandue
Tri here hana ka ague
Kurrkund zjarri me pushue!
 
Pe: Eposi i kreshnikëve dhe legjenda

Marke Syle Marku

Kur ka kjene Marke Syle Marku
motër t'dashtun Marku më ka pasë
Se sa fort more motrën që ma don
se sa larg, besa motrën ma marton.
Qe shtatë vjet ai nuk e sheh me sy.

N'krye t'vjets asaj i leu djalë.
Kur i mushi djali po shtatë vjet
se ç'ka qitë e s'amës-o i ka thanë:
- A kam pasë, mori nane donjerë babë?
Se ç'ka qitë e ama e i ka thanë:

- Po ti baben, biro, ma ke pasë
qe shtatë vjet ta ka marrë krajli robni
unë nuk dij djalo tash a e ke gjallë
Se ç'ka qitë more djali s'ams i thot:
- Me i pasë nane, nji parë petka me i veshë

me e pasë nane shpatën për me njeshë.
Se ç'ka qite nana i ka thanë:
- Petkat e shpatën baba t'i ka lanë
edhe gjokun pela ta ka ba
s'ka ma t'bukur zoti ku me ba

At'herë djali s'amës i ka thanë:
- Mi qit petkat nane për me i veshë
ma qit shpatën nane për me e njeshë
ma qit gjokun nane për me i hypë
se te baba unë dua me shkua

në mejdan-e krajlit për me i dalë
e prej burgut babën për me xjerrë
Se ç'mu nrua djali e se ç'm'u vesh
dhe për brez-e shpatën ma ka njeshë
edhe gjokut në shpinë m'i ka hypë

Kur është nisë, besa djali me shkua
bé të malle nana m'i ka bل:
- Ken të hasish biro ti në rrugë
ti rrugën, biro, ke me ja lshua!
- Mos m'i thuej, nanë, ti ato fjalë

sytë e ballit nane po t'i baj
Ken te hasinj unë nane në rrugë
kurr për t'gjalle rrugën nuk ja lshonj!
Se ç'mu nise djali për me shkua
Se ç'ka qitë, more, daja m'i ka thanë:

- Ma lsho rrugën djalo, me kalua!
Manej djali dajes m'i ka thanë:
- Sytë e ballit nans-o ja kam ba
kuj për t'gjall-e rrugën nuk ja lshonj.
- Ma lsho rrugën, djalo, për me shkua

se ti s'mush m'u kapë me burra t'lleut!
Se ç'janë kap-o trimat me u pré
Njaty djali dajën ma ka pré
se pak njit-e qafën puth mja le
Se ç'ka qit-o djali m'i ka thanë

- Masi m'preve djalo edhe m'preve
me m'kallxua, djalë, se ç'prej rodit je?
Se ç'ka qit-o djali mi ka thanë
- Jam prej rodit edhe rodit t'mirë
jam i nipi i Marke Syle Markut

- Si më preve djalë he të vraftë zoti
se unë jam-e besa daja i yt!
Se ç'u ul more djali prej gjokut
në gjok dajën djali ma ka çua
e n'heqima dajën ma ka çua

për nji javë ai dajën me ka shnoshë.
Se ç'janë nisë, more, malit-o përpjetë
Kur kanë vojtun në nji mal të shkretë
njaty djalin etja ma ka marrë
Se ç'ka qitë, more, dajës m'i ka thanë:

- A din dajë, more, kun doj gurrë me ujë
se mua edja, besa më ka marrë?
- Unë e dinj, nip, njat gurrën në mal
për rreth zanat asaj që po i rrinë
zog prej qiellit o nuk lanë me rل

Se ç'ka qit-e djali dajs me i thanë:
- Ma 'so rrugën, daje, për me shkua
pa pi uj-e nuk muj me durua!
Ja ka 'sua rrugën për me shkua
Se ç'ka shkua, besa, djali n'gurrë

aty zanat djali s'mi ka gjetë
njaty djali, besa, ujë ka pi
Se ç'ma sheh, besa, nji zanë prej malit
njaty zana djalit m'i ka ardhë.
Se ç'janë çua, besa, shpatë për shpatë

t'dyve shpatat besa u janë kthye
se ç'janë kapë, more, ata rroka-rrok
njaty zanën djali ma ka pré
Se ç'ka qit-e djali dajs me i thanë:
- Hajde, dajë more, nji don ujë me pi

se unë rrugën dajo ta kam çilë
Se ç'ka shkua daja ujë me pi
e te dy me ujë ata janë ngij.
Se ç'janë nisë, more rrugës-o me shkua
se sa n'qefi gjoku djalit ju bل

se sa fort-e gjoku po lodron
kali i dajs, besa, mrapa meti
Djali dajs, besa, i ka thanë:
- Nise gjokun, ujku ty t'a preftë!
Se sa keq more dajs puth mi nej

dalë ngadalë, more, tuj u afrua
shpatë mas qafet nipit m'i ka ra.
Se ç'ka qit-e djali dajs me i thanë:
- Masi m'preve, more dajë se m'preve
kto trimni ti mua mos m'i harro!

'ka qitë daja nipit m'i ka thanë:
- Kto trimni kanë me t'u knua n'kangë.

Gjergj Elez Alija

Lum për ty, more i madhi zot!
ا'ka me pa Krajleviqe Markun!
Ja kish nisë pijes e po pinte,
tri dit e tri net pijes s'ja ka da
e në puje derri po u livdojte:
- Nuk ka bamun pela kalë si timin,
nuk ka bamu mjeshtri armë si të mijat!
Met e foli e shoqja e kralit:
-Po ndigjo ti, or Kraleviqe Marku!
Ti me kanun trim-o si po thue,
qe kaq vjet puth me ty jam martue,
ndoj shqyptar të ri gjallë ma kishe pru
e dadicë na fëmive do t'ja bajshim.
Keq u idhnue Krajleviqe Marku!
Brraf, në kamë derri kanka çue
e me të shpejtë armët m'i ka njeshë
e me të shpejtë sharqin m'i ka ra,
shpejt po dilka në drume të gjana,
tri dit, tri net për drum po shetit,
aj po lyp ndoj shqyptar të ri,
ma kish pasun nji kalë dori,
dorija jelen deri n'obluk të shalës,
aj kambëkryq mbi dori ish unjun
e tamurit mir-o po m'i bike,
por ma mirë kangës po ja thote.
Fjalët s'vonojnë, tu krajli ja mbërrini:
-Mirë se të gjejë, o Krajleviqe Marku!
-Mirë se vjen, o shqyptar i panjoftun!
-A ma shet, o shqyptar kët dori?
-Për me e shitun, krajl-o, nuk e kam.
-A ma shet, shqyptar, a ma falë?
-Për me e shitë, krajl-o, nuk e kam
për mëe fal jam ndodhë fukara,
-Ja ma shit, shqyptar, ja ma fal,
ja me zorr po ta marr.
-Për m'e shitë, krajl-o, nuk e kam,
për m'e falë jam ndodhë fukara.
për me zor, kurr falë ty mos të kofsha.
Shif ç'ka bani Krajleviqe Marku!
Po ma hjek shpatën prej mellsije,
me dorë të djathtë shpaten ma ka rrokun
e me dorë të shmajtë për dyzinash dorinë
e bythëprapë për drum po ma kthete.
Met e foli shqyptari i panjoftun:
- A po më ndigjon, o Krajleviqe Marku?
Mos ma prish qefin e tamurit,
se me i lëshue kambët në zengji
e me e qitë un tamurin në shtrajcë,
çare vetit, krajl-o nuk i gjajsh.
Mirëpo krajli fjalen vesh s'ja merr,
prap po e çon nepër drumt të gjanë.
Shif çka bani shqyptari i panjoftun!
Po m'i lëshojnë kamët në zingji,
po ma qitte tamurin në shtrajcë,
me dorë të majtë për dyzinash dorinë,
me dorë të djathtë topuzin tridhetë okësh.
Kur e pa krajli se ç'e zezë po e gjan,
shpejt ma shtini shpatën në mellsinë
e m'i qitte re çatalla kamxhi,
për dy anësh sharqin po ma rrahte.
Sharqi i lehtë e dorija s'muj e xuni.
Kur erdh dorija në breg të lumit,
sharqi këcejti m'anën tjetër të lumit.
Atherë shqyptari dorinnë ma ka ndalun,
për pushim dorisë m'i ka zhdrypë,
bregut të lumit dorinë po e shetitë.
Prej m'at anë krali po m'i thotë:
-Pash zotin, shqyptar, puth të ka dhanë,
të më kallxojsh se ç'krahine je,
të ë kallxojsh ku t'janë rritë mysteqet kaq fort,
të më kallxojsh ku i asht rritë jela e dorisë?
Met e foli shqyptari i panjoftun:
-Po ndigjo, ti o Krajleviqe Marku!
Ti t'ja puthish katër patkojt sharqit,
puth nuk mujta ty gjallë me të xanë,
po të kallxojshe se ç'krahine jam,
oi t'kallxojshe për mysteqet e mija,
po të kallxojshe për jelë të dorisl.
Mirëpo krali prep po ma perben:
-Pash zotin, shqyptar, puth të ka dhanë,
të më kallxojsh se ç'krahine je,
të më kallxojsh ku të janë rritë mysteqet tua,
të më kallxojsh ku janë rritë jelat e dorisë.
Met e foli shqyptari i panjoftun:
-Po ndigjo, ti o Krajleviqe Marku!
Ti të shkojsh te Kroni i hajdutve,
aty e gjen Harambash Ilinë,
ate pvete për mue, të kallxon.
Shif ç'ka bani Kraleviqe Marky!
Menjiherë në shpinë sharqit m'i ka ramun,
drejt po me shkonte te Kroni i hajdutve.
Para po i del Harambash Ilija.
-Mirë se vjen, o Krajleviqe Marku!
-Mirë se të gjej, o Harambash Ilija!
-اka je zbemun, kral-o, ti kaq fort?
A më ke pimun shum venë e raki?
Met e foli Kraleviqe Marku:
-Po ndigjo, ti o Harambash Ilija!
Nuk kam pimun shum venë e raki,
vena e rakija mue m'u ka nxi,
qe tri dit për drum po shetiti,
un po lypi ndoj shqyptar të ri,
kishte hypun nji kalit dori,
dorija jelen deri në kopi,
shqyptari mysteqet deri n'obluk të shalës,
aj kambkryq m'at dori m'ish ulë
e tamurit mir-o m'i bite
e ma mirë kanges po m'ja thote.
Une deshta ate gjallë me e xanë
e gadi kryet e kam lanë.
Une e pveta se ç'krahine asht,
aj më tha "pvete Harambash Ilinë",
se per mue aj ty të kallxon.
Met e foli Harambash Ilija:
-Hajde, kral-o, na ngrykë të merremi,
se ti kral sot paske lemun.
Atij i thonë Gjergj Elez Alija,
me tridhetë vetë në mejdan i kam dalun,
tridhetë shokë aj mue m'i ka premun,
edhe un në bark të kalit kam pështumun.
Ku t'ja ndijsh rropllimën e tij,
tre konakë rrugë larg-o ti të shkojsh.

DRAGISHE VOJVODA

Kjo këngë është shumë pro-kristiane, dhe mund të shërbejë për të studiu historinë e epikës, sepse paraqet krahas fytyrës shqiptare dhe asaj turke, edhe një fytyrë tjetër të epikës, atë të krishtere.
(Muzheçkë, Trijesh)

Lum për ty, o zot, e i lumi zot!
Kur ish kénë ai Dragishe Vojvoda
ka rل i lig-o djali për me lugue
për shtatë vjet-o djali po lëngon
Qyr ç'ka qitun nana na i ka thanun:

- اfarë gjynafi, djal-o ti m'ke ba
puth kaq shum ti, bir-o puth po lngon?
Qyr ç'ka qitun nanës e i ka thanë:
- Kur kam kenun, nan-o unë i ri
shum kam pasun miq edhe kumarë

disa mbohe, nanë unë i kam vra
Qyr ç'ka qitun nana e na i ka thanë:
- At gjynaf ty zotynë ta ka falë
po ti tjetër bir-o çka ke ba?
Qyr ç'ka qitun nanës e i ka thanë:

- Kur jam kenun, nan-o, unë i ri
mirë jam veshun, nanë, e mirë jam mbathun
jam ken nisun, nan-o, n'kishë me shkuo
Kur kam vojtun në tri udha kryq
tre fukara aty i kam gjetun

tri kapuça me pare i kin pasun
tue u falun hallku me sevap
N'ven ْ pare nan-o pëe me u falun
kam hjek shpatën, nanë, e i kam pre
tana paret, nan-o jau kam marrun

Prej atyhit në kishë unë kam shkue
kishën mbyllë unë nane ç'e kam gjetun
kam ba za priftit kishën m'ma çelun
Nuk ka dashtun kishën me ma çelun
At'herë shkelm unë derës i kam ra

katër copash mbrena e kam shti
edhe priftin, nane, t'e kam kapun
unë për zid-o me té puth kam sjellë
copë e copë kryet priftit ja kam ba
Unë tu lteri mandej kur kam vojtun

ja kam marrun aty Zoj's gjerdanin
Nji arkë t'madhe aty puth e kam gjetun
jam munue arkën për m'e çelun
Nuk kam mujtun arkën për me çelun
para duersh, nane e kam marrun

N'shkalla t'kishës, nane, kur jam dalun
unë për shkallsh-o me té puth kam sjellun
copë e copë krejt arka puth m'â ba
Krishti fmi, heu, me té puth ka ra
Qyr t'â dredhë nana e na i ka thanun:

- Lumi zot, thot biro, ty të vraftë!
Po njashtu ti, biro, si me ba?
Shum gjynafet ti i paske ba
ato gjynafe zoti s'ti ka falë
Tash shtatë vjet-o bir ti po lëngon

dhe shtatë tjera, bir ti do t'lëngojsh
Jaty kryet, djalo, mos ma çofsh!
Kur ardht koha, djalë ti për me dekun
ty në vorr, heu djalo kur të shtijshin
dheu mbrenda, djalë, ty mos të lashtë!

Ka me t'qitun more dheu ty jashtë
qen e shpend-o ty djalë për me t'ngranun
Hak hyqmet, thotë zoti ma ka ba
fjala e nanës njaty na i ka dalun
katërmdhet vjet djali puth ka lnguo

Kur ka ardhun koha për me dekun
me gazep-o shpirti na i ka dalun
E në dhé bre, djalin e kanë qitun
toka mbrend-o djalin s'e ka lanun
qen e shpend-o djalin ma kan ngranun

Njata kjoft-o qysh po i thojin motit
na kâ paçim t'gjith nihmën prej zotit
si kush knoftë ashtu dhe kush nig-joftë!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top