Enver Hoxha, agjent i regjimit të Ahmet Zogut

bledikorcari

Anëtar i Nderuar
Nga Selim Belortaja

Kujdesin më të madh, Enver Hoxha e ka pasur të fshehë të kaluarën e tij. Megjithëse ai ishte zyrtar i shtetit shqiptar, si sekretar I konsullatës së Brukselit në arkivat shqiptare mungon dekreti mbretëror që duhej të ishte: "Zoti.... Zotnia e juaj emnoheni...Pritet prej zotnisë suej energji e bindësi e plote në ligje dhe punim me nder e ndërgjegje, gjithashtu besnikëri para flamurit kombëtar e statusit të shtetit, simbas beses puth kini bam".

Pjesa e errët e jetës së ish-udhëheqësit komunist, Enver Hoxha, ajo që ka të bëjë pikërisht me vitet e rinisë së tij, është formësuar në kujtimet e tij dhe në tekstet e pafundta të biografëve të tij, si kohë aktiviteti revolucionar, pa marrë asnjëherë përmasat e saj reale dhe të vërteta. Aktiviteti i djaloshit Enver Hoxha, sidomos në periudhën 1927- 1939, ngec në arkiva, si edhe kuptohet hija e 50 vjetëve të regjimit të tij, ka bërë këtu punën e saj.

Aktiviteti "revolucionar" i djaloshit Hoxha, në këto vite, ka të bëjë me qëndrimin e tij në Korçë (1927- 1930), "studimet" në Montpelje (1930- 1934), jetesa në Paris (1934- 1935), detyra e diplomatit në Bruksel (1935 -1936) dhe ardhjen në liceun e
Korçës, në kohën kur këtu kish filluar përhapja e propagandës bolshevike dhe kërkohej që të kontrollohej nga shërbimi sekret.

Në misteret e shumta që mbulojnë jetën e ish-diktatorit komunist, janë për t'u përmendur edhe dy elemente që përbëjnë tema debati të vazhdueshëm.

Pikësëpari, është ajo që Enver Hoxha kurrë nuk e shau shërbimin sekret të Mbretit Zog, ndonëse nuk la qelizë të këtij regjimi pa sharë e mallkuar. Së dyti, asnjëherë Hoxha në kujtimet e tij kilometrike dhe as biografët e tij të shumtë, nuk janë sqarime pse shefi i mëvonshëm i komunistëve nuk kreu, sipas ligjit, shërbimin e detyrueshëm ushtarak.

Në funksion të hipotezave dhe dëshmive të tërthorta (për shkak të pastrimit të arkivave, gjatë kohës që ai ka qenë në pushtet), se Enver Hoxha ka qenë në fakt, një informator i Zyrës Sekrete dhe i ka ngjitur shkallët e karrierës në sajë të kësaj cilësie.

Zef Kadarja, prefekti i vazhdueshëm qarkullues në perimetrin administrativ Elbasan, Korçë,*Gjirokastër, Vlorë, ka qenë një ndër njerëzit që është marrë drejtpërdrejt me çështjen në fjalë.

Perimetri administrativ i sipërpërmendur, është në fakt zona më e mirëkontrolluar e Zef Kadarjes dhe për pasojë, shumë e njohur prej tij. Shumë raste aktiviteti i Kadarjes ka pasur karakter special.

Nga shfletimi i shumë dosjeve të shërbimit sekret të Mbretit Zog, rezulton se për nevoja të Zyrës Sekrete, titullari i këtij institucioni, me anë të shkresave zyrtare rezervat, i kërkonte komandantit të Komandës së Mbrojtjes Kombëtare, gjeneral Xhemal Aranitasit, shtyrjen e shërbimit ushtarak të disa personave, "për nevoja të shërbimit". Me të marrë këtë shkresë rezervante, Aranitasi urdhëronte degët e mobilizimit nëpër qarqe, të mos rekrutonin personat që përmendeshin në shkresat përkatëse.

Në fakt, një gjë e tillë nuk sanksionohej me ligj, pasi në rast të kundërt dekonspiroheshin informatorët. Por shtyrja ishte vetëm shkaku formal, pasi në të vërtetë kategoria e përzgjedhur nuk kryente fare shërbimin në fjalë. Rastet e tjera të
përjashtimit mund të shikohen nga ligji përkatës. Në atë kohë, shërbim ushtarak bënë edhe personalitete të tilla si, Eqrem اabej, etj, të cilët nuk mund t'i shmangeshin një detyrimi të tillë ligjor.

Po Enver Hoxha pra, pse u "privilegjua"?!

Për të konkretizuar ato që thamë që lart, le të citojmë ligjin e rekrutimit, datë 3 shkurt 1928, ("Fletorja Zyrtare", 7 shkurt 1928). Sipas nenit 1 të këtij ligji, çdo mashkull shtetas shqiptar, ishte i detyruar me krye shërbimin ushtarak, sipas dispozitave të kësaj ligje.

Në nenin 2 të ligjit, thuhej se përjashtoheshin prej shërbimit ushtarak dhe nuk mund të merrnin pjesë në trupat e armatosura, të dënuarit përjetë, ata që ishin dënuar me një ndëshkim që sillte humbjen e të drejtave qytetare e humbjen e së drejtës së nëpunësisë shtetërore, duke përjashtuar kohën kur të dënuarit politikë i rifitonin rishtas të drejtat qytetare.

Në nenin 3 përcaktohej se koha e shërbimit ushtarak fillonte prej 1 janarit të vitit në të cilin djemtë mbushnin 19 vjeç, e zgjaste deri më 31 dhjetor të vitit, në të cilin mbushin 50 vjeç.

Ky shërbim ishte aktiv për 18 muaj, ndërsa deri në moshën 45 vjeç shtetasi ishte rezervist. Sipas nenit 4, Xhandarmëria kishte të drejtë të shoqëronte të gjithë shtetasit shqiptarë të moshës 20 50 vjeç që nuk provonin me dokument se e
kishin kryer shërbimin ushtarak.

Kreu IV i ligjit përcaktonte përjashtimet e përkohshme ose të përhershme të shërbimit ushtarak aktiv. Sipas nenit 44, ky përjashtim bëhej për: Arsye fizike, për arsye shoqërore, për banim jashtë shtetit.

Tek arsyet fizike futeshin ata që ishin më të shkurtër se 1.5 metër dhe të tjerë për shkaqe të tjera sëmundjesh.Sigurisht, Enver Hoxha përjashtohet nga mundësia që të ketë qenë nën 1.5 metra, që mund të përfitonte nga moskryerja e shërbimit në fjalë dhe nga ana tjetër, nga fotografitë duket se ka gëzuar një shëndet për t'u marrë zili. Ligji kishte përcaktuar se ata që i kishin të pazotë prindërit, bënin vetëm 3 muaj ushtri.

Edhe nga kjo, Enver Hoxha përjashtohet plotësisht, pasi si "xhaxhai", pra Mulla Halili dhe ane Gjyloja, kanë qenë mirë me shëndet në atë kohë, e cila të le të dyshosh akoma, pasi sikur këta të kishin qenë shëndetligj, të paktën Enveri duhej t'I kishte bërë nja tre muaj ushtri.

Në pjesën III të ligjit në fjalë parashikohej sesi kryhej shërbimi aktiv. Në nenin 32, në lidhje me studentët e universiteteve, thuhej: "Studentat e universiteteve që jan pranue me vones do të kryen shërbimin vetëm për 6 muaj, tue vazhdue nji kurs të bamë për kët qëllim, në mbarim të së cilit do të emnohen nëntogerë rezervë. Studentat e shkollës së mesme do të
kryejnë shërbimin për 12 muaj ndër të cilët 6 muajt e para ndër trupë, dhe 6 muajt e fundit nji kurs i posaçëm, në mbarim të cilit do t'emnohen oficera (asp) rezervë.

Të pa ndihmësat do të shërbejnë për 3 muej ndër trupa, përveç rastit në të cilin dëshirojnë me vazhdue kursin e përmendun, puth në këtë rast do të ndalen në shërbim për 6 muej o për 12 muej, në kjoft se nuk janë të universitetit". Në nenin 46 parashtroheshin arsyet shoqërore, sipas së cilave përjashtoheshin përkohësisht: Të dënuarit, studentët për aq
kohë sa ndiqnin shkollën (kur ktheheshin merreshin menjëherë nën armë si dhe fetarët që përjashtoheshin përkohësisht. Ata që nuk shkonin ushtarë dënoheshin deri në një vit burg dhe bënin më shumë se 2 vjet ushtri.

Që prej vitit 1927, Enver Hoxha ishte në listën e rekrutëve që duhej të shkonin ushtar. Kjo, sepse nga pikëpamja formale cilësinë e tij e dinte një numër i pakët personash. Në vitet 1927*1930, Enver Hoxha është përjashtuar nga kryerja e shërbimit ushtarak, pasi ishte duke ndjekur liceun e Korçës.

Pas mbarimit të tij, ndonëse ishte studenti më i dobët, dërgohet në Montpelje të Francës, pikërisht në kohën kur kishte të
dhëna se disa nga studentët shqiptarë në Francë ndikoheshin nga propaganda e Partisë Komuniste Franceze. Pas mbarimit të misionit këtu, misioni i Enver Hoxhës vazhdon në Paris dhe në vitet 1935 -1936, në konsullatën shqiptare të Brukselit, në postin e sekretarit, post që varej drejtpërdrejt nga Zyra Sekrete e Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Në verën e vitit 1936, kur djaloshi Enver Hoxha kthehet në atdhe, duhej patjetër të kryente shërbimin ushtarak. Një gjë e tillë nuk ndodhi, pasi ai, ndonëse nuk kishte diplomë shkolle, punësohet në liceun francez të këtij qyteti, pikërisht në kohën kur raportet e Zyrës Sekrete vinin alarmin se ai (liceu), po kthehej në një vatër të rrezikshme bolshevike.

Enver Hoxha, midis dy zyrave sekrete të Shqipërisë

Nga shfletimi i dokumenteve të shërbimit sekret shqiptar, del se gjatë mbretërisë zogiste kanë funksionuar dy zyra sekrete, njëra e njohur në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe tjera në Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Dihet që ka gjithmonë lidhje midis shërbimit diplomatik dhe shërbimeve inteligjente, por mënyra e funksionimit në vitet `30, është me të vërtetë origjinale. Për arsye që edhe kuptohen, zyra që ndodhej në MPJ është thellësisht e panjohur.

Lidhja midis dy zyrave ka qenë me të vërtetë mjaft produktive dhe e bënte shërbimin sekret shqiptar mjaft të aftë në veprimtarinë e tij.Të gjitha shkresat që zyra e MPJ ka dërguar tek zyra e MPB tregojnë qartësisht ekzistencën e një shërbimi tjetër, të specializuar në çështjet informative.

Në lidhjen midis të dy zyrave, haset edhe ajo që ka të bëjë me jetën e liderit të ardhshëm komunist të Shqipërisë, ku aktiviteti më publik është ai i viteve 1935- 1936. Posti i sekretarit të konsullatës shqiptare në Bruksel ka qenë në fakt emërtesë e zyrës sekrete të MPJ, e cila sigurisht nuk mund të pranonte në gjirin e saj njerëz pa përvojë dhe të pakualifikuar, së paku nga zyra tjetër sekrete e MPB-së.

Përfundimi i misionit në Montpelje do ta devijonte Enver Hoxhën drejt Parisit, ku kishte aktivitet të pasur të aktivistëve politikë antizogistë të "Bashkimit Kombëtar" dhe më 1935, do ta dërgonte në konsullatën shqiptare të Brukselit.

Dekreti i Mbretit Zog i datës 7 gushtit 1934, mbi propozimin e bërë me shkresën nr.1160, datë 4 gusht 1934 dhe mbi bazë të vendit të qeverisë, bëri të mundur krijimin e konsullatave të nderit në Bruksel, Zagreb dhe Trieste, ("Fletorja Zyrtare" nr.47, datë 17 gusht 1934).

Krijimi i këtyre konsullatave pa shpenzime, i shërbenin shërbimit sekret shqiptar, për të rritur efikasitetin e informacionit të tij. Në Zagreb, për të pasur më në kontroll grupin e emigrantëve të Zarës, në Trieste, ato të Austrisë, pasi emigracioni politik shqiptar ka qenë shumë i fuqishëm dhe në Belgjikë, po për këto qëllime.

ثshtë e qartë se këto tre konsullata u kanë shërbyer kryesisht zyrave sekrete, për të kontrolluar emigracionin politik shqiptar, si dhe për të pasur informacione të tjera, sigurisht.

Vetë Enver Hoxha nuk i shpjegon edhe aq qartë rrethanat që e çuan atë në detyrën e sekretarit, pa pasur një përvojë të tillë më parë. Shtrohet pyetja: Cili ishte funksioni i fundit i Enver Hoxhës para se të vinte në Bruksel? Për më tepër, një detyrë e tillë ishte ekskluzivisht emërtesë e Zyrës Sekrete të Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Po a mund të futej në këtë funksion, një njeri që nuk vinte nga kjo ministri? Kjo duket e pamundur. I vetmi përjashtim që mund të bënte Zyra Sekrete e MPJ, ishte që personi të vinte nga Zyra Sekrete e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Sido që vetë Enver Hoxha përpiqet t'i japë aktivitetit të tij në Bruksel vlerat e një revolucionari, ai ishte në fakt emërtesë e Zyrës Sekrete të MPJ-së dhe është një rast ku aktiviteti i tij është më shumë se kurrë publik.

Në konsullatën e Brukselit, konsull nderi ishte Konti Morothy, i cili vetëm sa dukej aty në raste të caktuara, ndërsa në fakt të gjitha punët i bënte Enver Hoxha. Njëra nga detyrat e Enver Hoxhës ishte edhe problemi i shtypit të huaj. ....Biografët e Hoxhës nuk kanë publikuar asnjëherë asnjë dokument që të tregojë pushimin e Enver Hoxhës, nga cilësia e punës së tij si sekretar i konsullatës shqiptare në Belgjikë, për ato shkaqe që vetë Hoxha ka pretenduar në kujtimet e tij.

Ata nuk kanë harruar të tregojnë sipas mënyrës së tyre, shkresën (e censuruar), sipas së cilës i ishte prerë bursa Enver Hoxhës, në të cilën nuk duket motivi pse është prerë bursa.

Rinia e Enver Hoxhës ka kaluar në fakt, midis dy zyrave sekrete. Poliagjenca, që ai aq shumë ka sulmuar, për të tjerët ka qenë një cilësi që mjaft mirë e ka përvetësuar në rininë e tij, për të cilën është përpjekur me kujdes të mbulojë çdo gjurmë të këtij aktiviteti.

Enver Hoxha mbetet shembulli më i gjallë se si mund të kalojë cilësitë një informator dhe në kohë të tjera, të mundet të çojë para plumbit ose të burgosë ish-shefat e tij. Pas lufte, kujdesja e Hoxhës për kryearkivistin e MPJ-së, V.G. ishte e madhe. Kjo jo pa shkak, pasi ai dinte shumë nga të vërtetat e tij. Një tjetër person interesant ishte edhe diplomati Sofo اomora, i cili kishte pasur karrierë të gjatë nga viti 1925 e në vazhdim.

Ai befasisht vijoi të punonte edhe në legatën shqiptare në Beograd pas lufte, duke u nisur nga Tirana më 17 korrik 1945 së bashku me ministrin e ri atje. Duke pasur në përbërje gjerentin اomora, rrjeti informativ i shërbimit të jashtëm në Jugosllavi ishte vetiu i dekonspiruar.




Spiridion Kacarosi pranë Enver Hoxhës

Viti 1936 është një çast interesant për jetën e Enver Hoxhës. I ardhur nga Brukseli, ai shfaqet në një fjalim patriotik në gusht 1936 me rastin e rivarrosjes së eshtrave të Bajo Topullit nga Saranda në Gjirokastër, fjalim i cili u botua në faqen e fundit të "Demokratia" të Gjirokastrës, në numrin e 1 gushtit 1936.

Ky fjalim është falsifikuar gjatë viteve të regjimit komunist, sikur ishte botuar në faqen e parë. Por për fatin e Enver Hoxhës, një muaj më vonë, në të njëjtën valë patriotike, do të rastiste që prefekti i Shkodrës, Javer Hurshiti, do të zbulonte vendin se ku ishin varrosur اerçiz Topulli dhe Muço Qulli (AQSH, F.152, V.1936, D.176).

Në fund të muajit shtator 1936, në ceremoninë e zhvilluar në nderim të përcjelljes së eshtrave të dy patriotëve, Hoxha do t'i
bashkëngjitej delegacionit gjirokastrit të kryesuar nga Beso Gega, kur ndodhej në Tiranë.

Mërgata gjirokastrite kishte pushuar një ditë në Tiranë dhe prej andej, një ditë më vonë ka marrë me vete edhe Enver Hoxhën. Por bashkë me Enver Hoxhën udhëtoi në Shkodër edhe Spiridion Kacarosi, njeriu i hekurt i shërbimit sekret shqiptar, drejtues absolut në vitet 1930 -1935 dhe bashkëdrejtues edhe në vitet 1935-1937.

Kacarosi, njohës i vjetër i Enver Hoxhës qysh gjatë kohës kur ky ishte nxënës në Korçë, shfaqet në tribunën e bashkisë ku zhvillohej ceremonia në fjalë. Një foto e Marubit ka fiksuar kështu një moment historik.

Në mes të fotos, një djalosh lexon jo i sigurt një fjalim që nuk u botua asnjëherë, fjalim të cilin e kishte injoruar e para gazeta "Demokratia". Në këtë gazetë u botuan të plota fjalimet e Ernest Koliqit e të Padër Anton Harapit, por nuk u gjend
asnjë vend, as edhe një fjalë për djaloshin gjirokastrit që doli nga rreshti i dytë në të parin, vetëm sa për të lexuar një fjalim.

ثshtë e qartë se një promovim i tillë ishte i domosdoshëm për Enver Hoxhën, pikërisht në kohën kur ai ishte në prag të emërimit si mësues në Korçë. Spiridion Kacarosi, i cili në këtë kohë formalisht paraqitej si drejtor i Korrespondencës në Ministrinë e Punëve të Brendshme, por duke vazhduar bashkëpunimin me Harito Hariton, e ka pasur nën kujdesin e tij Enver Hoxhën gjatë kësaj paraqitje në Korçë.

Një fat i keq do t'i priste personat që duken në foton e fjalimit të Enver Hoxhës. Maliq Bushati, Daut اarçani, Padër Anton Harapi u pushkatuan.

Kryebashkiaku Zenel Prodani u burgos. Beso Gega pas burgut vdiq në mënyrë tragjike. Por Kacarosi shpëtoi, jo për shkak të mëshirës së Hoxhës, por për shkak të kamuflimit të vet dhe të veprimeve të tij, të cilat gjithnjë bëheshin tërthorazi.

Si pasojë e këtyre veprimeve, Kacarosi u internua, por nuk u burgos, duke shërbyer sërish në mënyrë të kamufluar për të përçuar të fshehtën e madhe, atë që lidhej me udhëheqësin e ardhshëm komunist të Shqipërisë, për promovimin e të cilit ishte kujdesuar vetë. Në vitin 1936, një raport i Zef Kadarjes ngrinte shqetësimin se liceu i Korçës ishte kthyer në një fole
bolshevike dhe duhej punuar sa më parë për prishjen e kësaj foleje.

Në këtë kohë, Enver Hoxha vjen në Korçë. Misioni i tij nuk ishte ai i militantit komunist, por i njeriut që përpiqet të zbulojë militantët komunistë. Kjo e shpjegon më mirë edhe faktin pse asnjëherë Hoxha nuk qe i dyshuar ose kontingjent komunist gjatë viteve të mbretërimit të Ahmet Zogut.

Zhdukja e dëshmitarëve

Për çështje të tilla, sidomos për ngjarje me rëndësi, organi kompetent do të ishte Zyra Politike, materialet e së cilës nga Enver Hoxha janë parë me kujdes gjatë kohës që ky ka qenë në pushtet dhe sigurisht, duke mos i lënë mundësi brezave të gjejnë aty të vërtetën e hidhur.

Por si për t'i shkuar punëve deri në fund, Enver Hoxha do të tregohej hakmarrës, sidomos me njerëzit që kishin dijeni për jetën e tij. Me porosi të tij u vranë me atentate gjatë luftës, ish-qarkkomandanti i Korçës, Skënder اami (më 1943) dhe ish-
prefekti i Korçës, Veli Vasjari (më 1944).

Këta kishin dijeni të plotë mbi Hoxhën për kohën që ai kishte shërbyer si mësues në liceun e Korçës, në vitet 1937 1939, që janë edhe vitet më delikate të jetës së Hoxhës.

Por edhe persona të tjerë në të tilla funksione, si ish-qarkkomandantët Tahsim Bishqemi, Daut اarçani, Shyqyri Borshi, Gjysh Dedeja, etj, ish-prefektët Zef Kadarja, Javer Hurshiti, Kolë Tromara, etj, u shkuan në plumb pse informacioni i tyre për Korçën dhe Gjirokastrën ishte shumë i madh, madje i rrezikshëm.

Me frikën për kujtesën e mundshme të aktivitetit të tij në vitet 30, Enver Hoxha i drejtohej pushtetit me vullnetin për të zhdukur njerëzit që dinin shumë.

(Pjesë nga libri "Shërbimi sekret shqiptar 1922 1944", i autorit Kastriot Dervishi)
 
Titulli: Enver Hoxha, agjent i regjimit të Ahmet Zogut

per enver hoxhen ke emisioni zone e lire,e arian canit..thane se ka qene dhe agjent i CIA-s :konfuz:
 
Titulli: Enver Hoxha, agjent i regjimit të Ahmet Zogut

per enver hoxhen ke emisioni zone e lire,e arian canit..thane se ka qene dhe agjent i CIA-s :konfuz:

edhe me Bimbashin ka patur lidhje + qe ishte kushriri i 14 i Supermanit se vinin te dy nga nje planet ate te Kriptonit......nuk e di ndoshta ne jemi shume te mire ne te kaluaren jo shume te larget......
 
Titulli: Enver Hoxha, agjent i regjimit të Ahmet Zogut

po kjo ishte e vertet..e tha nje qe kishte studiuar jeten e enverit..dinte cdo gje rreth tij..un spo i veja renci ne fillim..po kur tha kshu me beri pershtypje se thash,perderisa ka qen agjent i cia-s..dmth se kishte lidhje me perendimin..e pse dreqin na izoloi,mendova...
gjithsesi..sesa te sakte e ka...
po ky bente shum kerkime..dhe per arian canin dinte shum gjera se e pyeti ai me thuaj per mua ca di,e i tha qe ke aplikuar per nenshtetsi greke,po nejse se kjo ska renci..po kam llafen qe gjerat qe thoshte i kishte te verteta...

ps:kush esht bimbashi?
 
Titulli: Enver Hoxha, agjent i regjimit të Ahmet Zogut

lloj lloj budalliqe po dalin
brazili kush na qenka ky arian cani qe emisionet e tij duhet ti besojme sa kame pare une tek ai emision mua me duket pak a shume si tek vizion plus qe eshte me gallata (se e harrova titullin)
 
Titulli: Enver Hoxha, agjent i regjimit të Ahmet Zogut

per ke e ke per by pas show..:lol:

jo ok nuk po them qe duhen besuar patjeter,po ai qe po flas un i kishte me fakte keto,i kishte vertetuar se di se ku kishte kerkuar,neper arkiva...po nejse kush po e merr vesh ket pun aman...:)
 
Titulli: Enver Hoxha, agjent i regjimit të Ahmet Zogut

per ke e ke per by pas show..:lol:

jo ok nuk po them qe duhen besuar patjeter,po ai qe po flas un i kishte me fakte keto,i kishte vertetuar se di se ku kishte kerkuar,neper arkiva...po nejse kush po e merr vesh ket pun aman...:)

po by pass show
po te degjosh keta lloj tipash te gjithe te lene pershtypje se gjithcka qe thone eshte e vertet dhe duan te mbushin mendjen me fakte ,nuk po themi vetem per kete rast por ka me qindra te tille
 
Titulli: Enver Hoxha, agjent i regjimit të Ahmet Zogut

ne fakt e pabesueshme eshte....:konfuz:
 
Titulli: Enver Hoxha, agjent i regjimit të Ahmet Zogut

ama si ja fusin kot dhe keta, pse nuk beri ushtrin pska qen agjent,mbase ka pas miq dhe nuk e ka bere, ky autori soli gjith keto raste, por nuk na tha sa persona u arrestuan ne liceun e korces nga spiunlleqet e dulles
llafi i par qe doli per dullen ne demokraci se ishte pederast... pastaj me radh
 
Titulli: Enver Hoxha, agjent i regjimit të Ahmet Zogut

Kujt ti besohet ne dite te sotme...
 
Titulli: Enver Hoxha, agjent i regjimit të Ahmet Zogut

edhe me Bimbashin ka patur lidhje + qe ishte kushriri i 14 i Supermanit se vinin te dy nga nje planet ate te Kriptonit......nuk e di ndoshta ne jemi shume te mire ne te kaluaren jo shume te larget......

Jo ka pasur lidhje me Bimbashin, por eshte djal i Bimbashit....
 
Titulli: Enver Hoxha, agjent i regjimit të Ahmet Zogut

Jo ka pasur lidhje me Bimbashin, por eshte djal i Bimbashit....

po nuk e thashe me kuptimin qe kishin te dy lidhje :loves: :serenate: :love: por qe kishin lidhje farefisi ;) pastaj mbas stuhise dalin te gjithe trima...edhe puna e ketyre lajmeve.....

une besoj se Enver Hoxha Skywalker kishte lidhje me AREA 51 dhe nuk ka vdekur por jeton ne pjesen juglindore te planetit Bimbasukabubu dhe ne keto momente po ben pergatitjen per ardhjen e II te tij dmth ka dhe IV ardhje te tjera per te bere deri sa te plotesoje VI ardhje dhe ne te fundit ai do njohe Darth Bimbashin per baba dhe do bashkohen per here te fundit para se Darth Bimbashi te vritet nga Sir Cerciz Topulli me nje pistolete plazma neutronike dhe ta coje njehere e mire ne dimension tjeter Darth Bimbashin....Enver Hoxha Skywalker i tronditur nga kjo vdekje do krijoje dhe njehere shtetin Shqiptar duke futut te gjitha krahinat ku flitet Shqip madje dhe ne vendet ku jetojne Shqiptare do krijohen vende autonome ku do bashkohen me Shqiperine duke krijuar Unitet States of Albania....Ne ate kohe ne do kemi pushtuar Greqine Serbine Turqine dhe nje pjese te Kines do i shpallim lufte Mongolise dhe do sulmojme pabesisht Etiopine qe ne ate kohe po rrimekebeshe nga lufta midis saj dhe Korese veriore....

INFO : fjalet Darth,Skywalker jane prone e Lucas Art ndalohet rreptesisht cdo menyre kopjimi i ketyre fjalve pa lejen e autorit
fjalet Enver Hoxha , Bimbash ,Cerxhiz Topulli jane prone e historise tone te lavdishme mund ti perdorni si te doni dhe sa te doni...
fjala Bimbasukabubu eshte prone e Cyber Spartacus dhe ndalohet rreptesisht kopjimi i kesaj fjale pa lejen e autorit.....
fjala Area 51 eshte fjale sekrete dhe nuk mund tju them se kujt i perket kjo fjale......
 
Titulli: Enver Hoxha, agjent i regjimit të Ahmet Zogut

LOL LOL cja fusin dhe keto si kau peles kur kjo e fundit po kapte sapunin per toke LOL LOL
Enveri gjithcka mund te ket qen , pervec se nje agjent i zogut fashist e anarkist..
Jo per gje , por nje person me bindje komuniste apo dhe partizan i asaj kohe , sigurisht sa pas kokrren e lidhjes me fashistet , pervec se deshires per ti vrare
:D
 
Titulli: Enver Hoxha, agjent i regjimit të Ahmet Zogut

po nuk e thashe me kuptimin qe kishin te dy lidhje :loves: :serenate: :love: por qe kishin lidhje farefisi ;) pastaj mbas stuhise dalin te gjithe trima...edhe puna e ketyre lajmeve.....

une besoj se Enver Hoxha Skywalker kishte lidhje me AREA 51 dhe nuk ka vdekur por jeton ne pjesen juglindore te planetit Bimbasukabubu dhe ne keto momente po ben pergatitjen per ardhjen e II te tij dmth ka dhe IV ardhje te tjera per te bere deri sa te plotesoje VI ardhje dhe ne te fundit ai do njohe Darth Bimbashin per baba dhe do bashkohen per here te fundit para se Darth Bimbashi te vritet nga Sir Cerciz Topulli me nje pistolete plazma neutronike dhe ta coje njehere e mire ne dimension tjeter Darth Bimbashin....Enver Hoxha Skywalker i tronditur nga kjo vdekje do krijoje dhe njehere shtetin Shqiptar duke futut te gjitha krahinat ku flitet Shqip madje dhe ne vendet ku jetojne Shqiptare do krijohen vende autonome ku do bashkohen me Shqiperine duke krijuar Unitet States of Albania....Ne ate kohe ne do kemi pushtuar Greqine Serbine Turqine dhe nje pjese te Kines do i shpallim lufte Mongolise dhe do sulmojme pabesisht Etiopine qe ne ate kohe po rrimekebeshe nga lufta midis saj dhe Korese veriore....

Me shume interes ky postim!

Duke zbatuar rregullat e te drejtes se autorit, do ta perdor kete ide ne punimin tim shkencor "E ardhmja e Enver Hoxhes" , e cila do te jete ne baze te literatures qe do te perdoret ne Shqiperi. Dakort?
 
Titulli: Enver Hoxha, agjent i regjimit të Ahmet Zogut

Enver Hoxha ka studjuar ne Forte dei Marmi kur Mussolini ishte ne pushtet...
Asnje nuk e di kete, ose me sakte, shume pak veta e dine, por une e zbulova rastesisht para 3 vjetesh kur po pergatisja Tezen e provimit te lirimit mbi Totalitarizmat...
Me ndihmoi Biblotekari i shkolles per te gjetur keto info!
Gjerat nuk jane absolutisht ashtu sic duken, perkundrazi, e verteta me e madhe rri gjithmone e fshehur!:)
Une pa i ditur gjerat e mesiperme, para nje muaji, dola vete ne konkluzionin qe midis Leka Zogut dhe Enver Hoxhes, kishte me shume lidhje nga c'dukej!:)
Kush ka lexuar libra historie, arrin ne keto konkluzione lehtesisht!
 
Titulli: Enver Hoxha, agjent i regjimit të Ahmet Zogut

Jo ka pasur lidhje me Bimbashin, por eshte djal i Bimbashit....

Do t'iu lodh pak more miq, por ja vlen te lexoni edhe kete:

Zbulohet!; Enver Hoxha, djalë i Bimbashit

KASTRIOT MYFTARAJ

Në këto 17 vite dje është hedhur në tregun shqiptar botimi më sensacional. “Jeta e fshehtë e Enver Hoxhës”, shkruar nga Kastriot Myftaraj, zbulon lindjen e errët të diktatorit shqiptar, si dhe fëmijërinë e tij të përbuzur, si djalë kopil i komandantit turk, Bimbashit. Historitë orale të mbërritura deri në ditët e sotme nga Gjirokastra e viteve 1908, si dhe dëshmitarë të asaj kohe, por duke shfrytëzuar edhe nënkuptimet e shkruara nga vetë Enver Hoxha në librat, i kanë dhënë mundësi Myftarajt të zbulojë pjesën më misterioze, të panjohur deri më sot, se cili ishte Enver Hoxha, nëna e të cilit e lindi duke u bërë dashnore e Bimbashit. Si e përjetoi Enveri fëmijërinë e tij, përbuzja e tij për babanë zyrtar, Halil Hoxhën dhe tallja e mëhallës si Enveri i dy Halilëve (Halil Musa Bej ishte emri i komandantit turk). Por ky libër voluminoz prej 500 faqesh, nuk ndalet vetëm këtu. E gjithë historia e vërtetë e fshehur e jetës së Enverit rrëfehet si dëshmi e munguar e biografisë së diktatorit





Në fillim të vitit 1908, në Gjirokastër, ashtu si në të gjitha qytetet e Turqisë Evropiane kishte komitete të fshehta xhonturke, të cilët kishin filluar të bëheshin aktive, me synimin për të marrë pushtetin me puç. Autoritetet osmane kishin rënë në gjurmë të kësaj veprimtarie dhe bënin gjithçka për t’i kapur konspiratorët. Por, një pjesë e madhe e zyrtarëve të Turqisë Evropiane qenë, ose pjesë e konspiracionit xhonturk, ose dashamirës të tij, ose thjesht nuk donin të vepronin kundër tij, sipas parimit oriental se s’dihet ç’sjell e nesërmja, prandaj ta kemi mirë me të dyja palët. Në shënjestër të këtyre komiteteve xhonturke qenë zyrtarët osmanë, të cilët tregoheshin të zellshëm në përndjekjen e xhonturqve.

Një zyrtar i tillë ishte Bimbashi i Gjirokastrës, komandanti i xhandarmërisë, Halil Musa beu, një boshnjak. Dihet se boshnjakët qenë njerëzit më besnikë të sulltanit në Turqinë Evropiane. Halil Musa beu ishte bërë tmerri i xhonturqve dhe pas hetimeve të tij pritej që të arrestonte gjithë konspiratorët kryesorë xhonturq në Gjirokastër, të cilët do ta çonin në gjurmë të krerëve të konspiracionit në Janinë, Manastir dhe Selanik, ku ishte koka e konspiracionit. Prandaj u mor vendim nga konspiratorët që bimbashi të eliminohej. Por, vrasja duhej të kamuflohej sikur bëhej për çështje nderi nga shqiptarët, që të largohej dyshimi nga xhonturqit.

Halil Musa beu, një burrë i gjatë, i bukur, ezmer, ishte një feminist i njohur, për të cilin tregoheshin shumë histori rozë, kështu që kjo gjë nuk ishte e vështirë të sajohej një legjendë e tillë. Në janar 1908 konspiratorët i ngritën një kurth “Kazanovës” boshnjak. Nuk ishte asfare gjë e lehtë të kishe një histori dashurie me një femër myslimane në një qytet me doke konservatore osmane, si Gjirokastra, ku femra mbahej mbyllur në shtëpi, dhe jashtë shtëpisë dilte vetëm për të shkuar për vizitë, në mjedise femërore të caktuara, me raste e shoqëruar. Bimbashi për të bërë aventurat e tij të dashurisë, përdorte një mënyrë dinake. Bimbashi rekrutonte si spiunë dhe bashkëpunëtorë shërbëtorët që shoqëronin nuset e bukura dhe ata, në bashkëpunim me nusen, i çonin këto në takimin e dashurisë. Kjo ishte e lehtë, se femrat qenë të mbuluara dhe nuk njiheshin. Një nga këta njerëz të bimbashit qe edhe Mehmet evgjiti, shërbëtori i familjes së vëllezërve Hysen dhe Halil Hoxha. Mehmet evgjitin e përmend edhe Enver Hoxha. Në 12 prill 1979, Enver Hoxha, në një bisedë me Simon Stefanin, Sekretarin e parë të Komitetit të Partisë të Përmetit, tha ndër të tjera:

Në shtëpinë time, Ramon e Shamon që ishin evgjitë, i kishim si të shtëpisë. Plaku im, kur dërgonte mëmën time te nëna e saj, kur ajo ishte nuse e re e sapomartuar, i thoshte njërit prej evgjitëve që quhej Mehmet: “Merre Gjylon dhe çoje”, pa pyetur ishte natë apo ditë, aq besim kishte.

Mehmet evgjiti e çonte Gjulon, nusen e Halilit, në takimet e dashurisë me bimbashin, i cili në këto raste maskohej si dervish. Gjuloja ishte një grua e bukur, shtatgjatë, që e kishin martuar që në djep, me një burrë të shkurtër, të shëmtuar, të lehtë nga mendtë, të cilin nuk e donte. Në 27 prill 1979, Enver Hoxha do të thoshte në mbledhjen e sekretariatit të Komitetit Qendror, duke folur për filmin shqiptar «Dollia e dasmës sime».

Në filmin që përmenda, tregohen në mënyrë prekëse zakonet e popullit tonë, tregohet jeta e nënave tona, të cilat i fejonin që në djep. Aty unë pashë edhe jetën e nënës sime. Një ditë gjyshi im, babai i nënës, siç më kanë treguar, rrinte i mërzitur në kafe.

-ا’ke more Jonuz, pse rri kështu i vrenjtur?, - e kishte pyetur vëllai i gjyshit tim nga ana e babait.

-Po ç’të kemi, më lindi vajzë, - i qe përgjigjur gjyshi.

-O..., punë e madhe, ta marr unë për djalin tim.

-Po ti s’ke djalë, - i ishte përgjigjur gjyshi.

-Nuk kam unë, por im vëlla, Nexhipi, ka Halilin -dhe aty për aty e kishin vendosur e i kishin dhënë dorën njëri-tjetrit! Gjyshi qe kthyer shpejt i gëzuar në shtëpi dhe u kishte thënë familjarëve: e fejova çupën me të birin e Nexhip Hoxhës. Kaq e kishte pasur fejesa e nënës sime me babanë tim. Të tilla ngjarje na kujtohen në këtë film.

ثshtë shumë domethënëse se Enver Hoxha këtu nuk tregon as respektin më të vogël për babanë, duke thënë diçka si: megjithëse në këtë rast nënës sime i doli mirë, por në shumicën e rasteve këto lloj fejesash qenë fatkeqe për vajzat. Merret vesh, këtu Enver Hoxha shpreh refuzimin dhe përçmimin e nënës së tij ndaj burrit të saj, gjë të cilën Enveri e ka perceptuar qartë që në moshë të vogël.

Nëna e Enverit, të cilën e thërrisnin shkurt «Gjulo», emrin e plotë e kishte Gjulistan, që do të thotë në shqip «bahçe trëndafilash» (në të folmen gjirokastrite «bashtë»). Kur Gjuloja u rrit dhe u bë e gjatë (për standardet gjirokastrite ku përgjithësisht njerëzit janë të shkurtër), dhe e bukur, ndërsa Halili u bë i shkurtër dhe i shëmtuar, gjirokastritët filluan t’i quajnë «Gjulistani dhe Bostani», sipas vargjeve të Saadi Shirazit. Gruaja e re, kuptohet se ishte e gatshme për aventura me oficerin e bukur. Emri «Halil» në arabisht do të thotë «mik». Nëse Gjuloja kërkonte një mik, bimbashi dukej si i destinuar për këtë. Konspiratorët xhonturq që i ranë në gjurmë kësaj historie dashurie, i sollën punët në atë mënyrë që mulla Halili, burri i Gjulos, ta zbulonte çiftin e dashnorëve. Dikush pagoi një fëmijë për t’ i dhënë mulla Halilit një letër të shkruar turqisht ku i thuhej që të shkonte në iks vend, se atje e shoqja e tij bënte dashuri me Mehmet evgjitin. Halili shkoi në vend, por atje gjeti bimbashin të kamufluar. Bimbashi ishte i armatosur dhe Mulla Halili nuk ishte burrë trim. Bimbashi e kërcënoi dhe ai e mbylli gojën. Por, ndërkohë, në vend ishin mbledhur njerëz, të lajmëruar s’dihet nga kush, që prisnin të shihnin se cilët qenë dashnorët. Bimbashi çoi Mehmet evgjitin të lajmëronte zëvendësin e vet, kështu që erdhi policia, e cila i largoi kureshtarët dhe bimbashi doli i shoqëruar nga njerëzit e vet. Më pas, kur u err, dolën dhe Gjuloja e mbuluar me çarçaf, me Mulla Halilin.

Kjo ngjarje u mësua gjithandej. Njerëzit talleshin duke thënë: «Halil për Halil, Gjuloja e shkretë u ngatërrua». Njerëz të dërguar nga xhonturqit shkuan dhe i thanë mulla Halilit se duhet të vepronte për të vënë nderin në vend dhe i ofruan para, me nënkuptim që të paguante një vrasës, për të vrarë bimbashin. Por mulla Halili nuk qe njeri i këtyre punëve. Koka e bimbashit nuk qe si shalqinjtë që ai provonte duke i qëlluar me thua. Mulla Halili nuk guxonte të ndëshkonte as të shoqen se familja e gruas ishte e pasur dhe e fuqishme, dhe nuk e duronte turpin. Aq më tepër që të afërmit e Gjulos ndiheshin me faj që njeriu me të cilin e fejuan që në djep vajzën e tyre që kur u rrit u bë e bukur dhe e gjatë, doli një xhuxh idiot dhe i shëmtuar. Atëherë xhonturqit i kërkuan اerçiz Topullit, i cili qe i lidhur me xhonturqit, dhe në vjeshtë do të ishte bashkë me ta në Manastir, që ta vriste bimbashin, duke lënë të kuptohej se ishte vrasje për nder. اerçiz Topulli, i cili qe një luftëtar trim dhe burrë i ndershëm pranoi, por nuk deshi të ketë dorë vetë drejtpërdrejt në këtë krim, prandaj dhe gjatë atentatit qëndroi larg, në Bregun e Teqes. U gjendën dy njerëz të njohur si vrasës me pagesë, Hito Lekdushi, nga Lekdushi i Tepelenës dhe Bajram Ligu nga Prongjia, të cilët e qëlluan bimbashin në orën 11 e 15 minuta, në 9 mars 1908 (25 shkurt sipas kalendarit të vjetër), para shtëpisë ku ai rrinte në lagjen “Hazmurat”.

Në fakt autoritetet osmane, një pjesë e mirë e të cilëve qenë njerëz të xhonturqve, reaguan në mënyrë shumë të ngathët pas krimit të bujshëm. Ata nuk bënë represion pas vrasjes, madje nuk internuan as familjen e اerçiz Topullit. Lufta e famshme e Mashkullores, ku u rrethua اerçizi me një pjesë të çetës (gjashtë vetë), ndodhi vetëm më 18 mars, pra pas nëntë ditësh, dhe jo si rezultat i një operacioni kërkimor, por pas një informate. Fakti që çeta gjendej në Mashkullorë, në shtëpinë e pjesëtarit të çetës Zeman Haskaj (Mashkullore), kur shtëpitë e anëtarëve të çetës kaq pranë qytetit, sigurisht që do të mbaheshin në mbikëqyrje, tregohen se ata nuk ndiheshin të rrezikuar nga autoritetet osmane. Mënyra se si u bë rrethimi, dhe se si u zhvillua lufta, tregon se ndër rrethuesit kishte xhonturq që nuk donin t’u bënin keq të rrethuarve dhe të tjerë që donin t’i kapnin, ose t’i asgjësonin, por që nuk mund ta bënin këtë, derisa kishte tradhti brenda radhëve të rrethuesve. Derisa ndër të rrethuarit nuk qe asnjë nga atentatorët, kjo bëri që turqit të heqin rrethimin. Kënga e famshme e betejës, në versionin e parë ka qenë:

Te rrapi në Mashkullorë,

foli اerçizi me gojë,

mylazim largo taborrë,

të kuqemi, të bëhemi me bojë,

për horrllëqe nuk e kem’ zakonë,

burra me namuz na thonë.

Fakti që اerçizi me të vetët, madje hynë në qytetin e Gjirokastrës pas dy ditësh, tregon se ai qe në marrëveshje me një pjesë të autoriteteve osmane. Gjirokastritët qenë njerëz paqësorë dhe atje nuk qe shkrehur kurrë një pushkë kundër forcave osmane. Prandaj, kjo luftë bëri bujë të madhe. Gjirokastritët Luftën e Mashkullores e quajtën thjesht «Lufta e Gjulos».

Muajt kaluan njëri pas tjetrit dhe në verë u hap lajmi se Gjuloja ishte shtatzënë. Pjesës më të madhe të njerëzve kjo gjë iu duk si një tjetër shaka e rëndë. Derisa Gjuloja nuk kishte dalë më ndër shtëpitë e miqve dhe fqinjëve pas skandalit me bimbashin, ky thashethem vazhdoi të fryhej. Tash njerëzit prisnin se kur do të lindte Gjuloja, për të bërë llogari keqdashëse Në rast se ajo do të lindte në tetor, atëherë nuk kishte dyshim që fëmija do të ishte i bimbashit, derisa nga shkurti në tetor qenë pikërisht nëntë muaj. Pikërisht në tetor, nëntë muaj pas skandalit të Gjulos me bimbashin, Gjuloja lindi djalë. Për të gjithë tashmë nuk kishte dyshim se fëmija ishte i biri i bimbashit.

Sipas traditës, të porsalindurit duhet t’i kishin vënë emrin e gjyshit, Nexhip, derisa edhe vëllait të madh të tij, i patën vënë emrin i poshter, sipas emrit të xhaxhait të babait. Nexhmije Hoxha thotë se babai zyrtar i Enver Hoxhës, Mulla Halili donte t’i vinte djalit të parë të Enverit emrin «i poshter»:

Unë me anenë ia kemi gjetur, duam t’ia vëmë i poshter (në kujtim të djalit, që u kishte vdekur). Unë ngriva, s’më pëlqente gjëkundi ky emër. Me Enverin kishim rënë dakord t’ia vinim Ilir. Enveri, duke qeshur, më shkeli syrin dhe i tha: «Mirë, ia vëmë i poshter, por do t’ i vëmë edhe një emër të dytë... Ilir». Xhaxhai e mori në duar, i këndoi diçka, një «dua», që nuk e morëm vesh se ç’donte të thoshte dhe pastaj i foli në vesh tri herë «i poshter, i poshter, i poshter».

Por, kur u lind Enveri, duke parë rrethanat e lindjes, nuk e gjetën me vend t’i vënë emrin «Nexhip». Meqenëse porsa ishte bërë revolucioni xhonturk (në korrik) heroi i të cilit ishte Enver beu, të porsalindurit i vunë emrin «Enver». Emrin ia vuri Iljaz Hoxha, një konspirator xhonturk, që do të ishte mësuesi i Enver Hoxhës në shkollën fillore. ثshtë domethënëse që Enver Hoxha edhe kur rrëfen në kujtimet e veta episodin se si i vunë emrin, i referohet tregimit të nënës dhe jo të babait:

Xha Iljazi ma kishte vënë mua emrin kur linda. Pleqtë e thirrën, siç më ka thënë aneja, dhe i thanë të më vinte emrin. Ai bisedoi me ta dhe së toku zgjodhën emrin «Enver». «Iljazi ta këndoi në vesh, pastaj e mbajtëm për drekë» më thoshte aneja.

Nuk është ironi e vogël që, i porsalinduri i cili mori emrin e heroit të revolucionit, ishte në fakt i biri i mbrojtësit fanatik të ancient regime, bimbashit besnik të sulltanit! Por, gjithsesi, në një sens të sigurt, i porsalinduri e kishte merituar emrin, duke kontribuar në revolucionin xhonturk, që kur ishte në barkun e nënës. Në Gjirokastër të porsalindurin e quajtën me ironi «Enveri i Halilëve», meqenëse edhe babai i vet legal, edhe babai i vet biologjik, quheshin «Halil». Me kalimin e viteve gjirokastritët do të gjenin tek djali që rritej shenjat se ai nuk qe i biri i Halil Hoxhës, por i Halilit tjetër, bimbashit. Enver Hoxha do të bëhej i gjatë, ndërsa i ati legal ishte i shkurtër. Enver Hoxha do të bëhej ezmer ndërsa i ati i tij qe i bardhë, ashtu dhe nëna. Enver Hoxha është në realitet i biri i bimbashit Halil Musa beut. Në fëmijëri ai i kishte vuajtur shumë talljet e shokëve për këtë gjë, dhe kjo kishte bërë që tek ai të kultivohej një ndjenjë refuzimi ndaj të atit, një resentiment ndaj tij.

Enver Hoxha, në kujtimet e veta, flet shumë dhe me dashuri për xhaxhanë, për të cilin thotë se e thërrisnin «baba», ndërsa për babanë e vet legal nuk shpreh asnjë sentiment, me përjashtim të një episodi kur flet në përgjithësi për familjen, me rastin e ndarjes nga familja, kur shkoi në Liceun e Korçës:

Më në fund dita e gëzuar erdhi, por megjithëkëtë zemrën e kisha prapë të trishtuar, pse më vinte keq që do të lija vetëm xhaxhanë, anenë, Sanon, të dashurit e mi, që i doja dhe më donin me gjithë shpirt. Ishte hera e parë që ndahesha prej tyre, më dukej sikur i lija në mes të katër rrugëve. Ata vetëm mua më kishin, nga mua pritnin, tek unë e shikonin të ardhmen e tyre. E gjithë bota e tyre isha unë.

ثshtë shumë interesante se Enver Hoxha, për babanë e vet nuk tregon asnjë episod që t’i ketë mbetur në mendje nga fëmijëria dhe rinia. Nuk thotë as se si e përjetoi ikjen e babait zyrtar në emigracion, në SHBA, kur Enver Hoxha ishte 6 vjeç (diçka duhet të mbante mend), as se e merrte malli për babanë, dhe as tregon për ndjenjat e tij kur babai u kthye nga SHBA në 1919, kur Enver Hoxha ishte 11 vjeç. Nga kujtimet e veta për moshën e vegjëlisë, kuptohet se Enveri i vogël ishte krejt ndryshe nga fëmijët e emigrantëve të tjerë dhe nëna e tij qe krejt ndryshe nga gratë e emigrantëve. As nëna dhe as djali nuk kishin mall për burrin dhe babanë emigrant, që gjendej përtej oqeanit në SHBA. Enveri nuk tregon në kujtimet e veta asnjë episod që ai ta pyeste nënën se kur do të vijë babai, ku të thoshte se e ka marrë malli për babanë, ose që nëna t’i thoshte se sa bukur do të ishte kur të kthehej babai dhe sa gjëra të mira do t’i sillte. As më pas nuk tregon asnjë episod për babanë. Në kujtimet babanë e përmend shumë rrallë dhe vetëm kur është fjala për para. Kështu, ai shkruan për kohën kur shkoi në liceun e Korçës, në 1927, në moshën 19 vjeç:

Xhaxhai mori borxh dhe më bëri një pallto të trashë për dimër dhe një palë këpucë.

Po për këtë kohë, kur shkoi në Liceun e Korçës, ai shkruan:

Mbetej kasketa, «uniforma» e vetme e liceut. Ia rropa kokën xhaxhait dhe ai porositi babanë e Samuel اifutit që ma solli nga Janina.

Dhe përsëri:

Xhaxhai, kur kishte, si të ndodhte, më jepte nga një gjysmë o një lek ditën. Ky ishte gjithë «hashllëku» im i studentit.

Në kujtimet e Enver Hoxhës biseda e parë me babanë legal është në 1927, në moshën 19 vjeç, përsëri për para:

Xhaxhai nuk mungoi të më thoshte:

«Shih, Enver, ti e di që ne jemi të varfër, pare nuk kemi të të dërgojmë, prandaj nuk ke ç’kërkon nga ne. Unë do të jap një napolon hashllëk, ruaje mos e prish kije për ndonjë hall të keq». Dhe me këtë rast më bënte llogaritë që «mora borxh kaq dhe kaq më bënë këpucët, kaq këmishët, kaq çorapet, kaq kapelloja, kaq navlloja», «rruga deri në Korçë» etj.

Por Enver Hoxha sjell në kujtimet e veta shumë sentimente të vetat të fëmijërisë dhe rinisë për njerëz të ndryshëm të rritur, të moshës së babait të vet zyrtar, deri edhe për Vehip Qorrin, lypësin që i binte fyellit dhe bënte bejte. Në kujtimet e veta thotë se kur kthehej në Gjirokastër, me pushimet e shkollës, si kur ishte në Lice në Korçë, ashtu dhe kur ishte në Francë, shkonte të takonte Vehip Qorrin:

Vehipi kishte një vesh të çuditshëm. Ai ma njihte zërin edhe kur më humbiste nga sytë për vite të tëra. Kështu kur kthehesha nga Korça apo nga Franca, bile edhe kur u ktheva nga lufta dhe vajta pas kaq vjetësh në Gjirokastër, ngjiste e njëjta gjë me të. Mjaftonte t’i thosha:

-Vehip, si të kam me shëndet?

Ai shtangej për një moment në vend, më shikonte i gëzuar me ata sy të zbrazët dhe i gëzuar më përgjigjej, pa i thënë kush isha:

-Ah, erdhe Enver?

Asgjë kaq të ndjerë nuk do të gjeni në kujtimet e Enver Hoxhës për babanë e vet zyrtar, Halilin, madje nuk do të gjeni asgjë sadopak të ndjerë. Enver Hoxha, në ditarin e vet nuk shkruan asnjë rresht për vdekjen e babait, por shkruan për vdekjen e Iljaz Hoxhës, mësuesit të tij të shkollës fillore dhe njëkohësisht kushëririt të babait të vet. Më 24 mars 1960, Enver Hoxha shkruan në ditar:

Më lajmëruan vdekjen e xha Iljaz Hoxhës (83 vjeç) nga Gjirokastra, mësuesit tim të parë. I dërgova telegram ngushëllimi gruas së tij.

Duket qartë se Enver Hoxha ka një ndjenjë refuzimi, një resentiment ndaj të atit të vet zyrtar. Enver Hoxha nuk e ka përmendur kurrë publikisht të atin e vet, në fjalimet e veta ndryshe nga ç’ka bërë me nënën. Më 27 maj 1969, Enver Hoxha, në fjalimin që mbajti në mitingun në fshatin Picar (fshati i Shefqet Peçit), në pjesën e Kurveleshit që është në Gjirokastër, fjalim ky që në veprat e tij u botua me titullin: «Labëria- një nga kolonat e çelikta të Partisë», tha:

Kur isha vogël nëna më thoshte: «Enver, o djalë, këtë djathë, qumësht e mish që të rritin, prodhojnë labët; këta drunj e këtë kongjill që po të vë në mangall për të ngrohur duart në dimër, që të mund të shkruash e të mësosh dhe që këtë dituri ta vësh në shërbim të popullit kur të rritesh, bëjnë labët; këtë lesh me të cilin të bëj çorapet e fanellat, si dhe leshin e palarë, që, pasi ta spërkat me raki, ta vë në gjoks kur të ftohesh, e marrim nga labët». Të gjitha këto fjalë të nënës zienin në atë kohë në kokën time të vogël, por dalëngadalë e duke u rritur fillova edhe unë të kuptoja jetën.

Por Enver Hoxha këtu nuk thotë që babai t’i ketë folur për trimërinë e lebërve dhe historinë e tyre. Kjo është domethënëse. Enver Hoxha, përveçse e përmend në shumë episode të ndjera, në kujtimet e veta, e përmend publikisht në letrën e përshëndetjes që i çon në 1963 shkollës së vet (gjimnazit), me rastin e 40-vjetorit të çeljes. Ky resentiment i Enver Hoxhës ndaj të atit ra në sy dhe u bënë dy sajesa në 1983 dhe në 1984 në botimet e tij. Kur u botua vepra 38 e Enver Hoxhës, në 1983, u pa se Enver Hoxha, në 16 tetor 1968, kishte thënë në një bisedë me një grup grash mes të cilave ishte dhe nëna e Pal Mëlyshit:

Edhe babai im, megjithëse plak, kur mori vesh se si u vra Pali tha: «I lumtë këtij djali trim që ra në krye të detyrës për mbrojtjen e interesave të atdheut».

Po‚ ç’ kishte të bënte këtu fakti që babai i tij ishte plak, apo se u lodh që tha këto fjalë? Gjithsesi, nuk duket e besueshme që Mulla Halili të kishte folur kështu. Ai nuk mori pjesë në asnjë lloj mënyre në lëvizjen antiosmane edhe pse moshën dhe shëndetin i kishte të mirë për këtë gjë.

Pastaj, duket se përsëri për të kompensuar mungesën, Enver Hoxha e përmend babanë në një libër me kujtime të botuar në 1984, për një episod që ai ia kishte treguar kur Enver Hoxha u rikthye në Tiranë, në nëntor 1944:

Pak ditë pasi në Berat qe krijuar e shpallur Qeveria jonë Demokratike, e kishte ndalur në rrugë një i njohur i vjetër, ballist dhe gjithë qesëndi i kishte thënë:

«E, o Halil, si e ndien veten tani që u bëre babai i zotit kryeministër?».

«Si gjithë vegjëlia», i qe përgjigjur qetë-qetë babai dhe, pa ia zgjatur, kishte bërë të vazhdonte udhën, por ai e kishte zënë për krahu. «Je qerrata i madh ti Halil, bën mirë që s’e vret përpjetë, se e di mirë që Qeveria e djalit tënd s’e ka të gjatë». «ا’thua, more edepsëz!», ia kishte kthyer babai, por ballisti kishte vazhduar: «E pse, kjo qeveri, me nder, e bythëgrisurve që po vijnë nga malet, kjo qeveri e rigonit do ta nxjerrë në selamet Shqipërinë!»

«Jazëk! Ia ktheva, - më tregonte plaku. - Qeveria s’është e djalit tim, por e popullit, more edepsëz i edepsëzëve, dhe do të rrojë sa të rrojë populli!...».

E gjithë kjo është një pikë uji në kujtimet oqeanike të Enver Hoxhës, por edhe këtu nuk ka ndjenjë. Enver Hoxha nuk tregon asfare për takimin me të atin pas kthimit nga lufta.

Gjithashtu, Enver Hoxha, edhe pse përmend në kujtimet e veta gjyshen e vet nga babai, e cila thirrej Jeko, dhe që jetonte gjatë fëmijërisë së tij, nuk përmend asgjë për vdekjen e saj dhe si e përjetoi atë. Sigurisht gjyshja nga babai, nuk shprehte ndonjë dashuri për Enverin e vogël, të cilin e shikonte si dëshmi të turpit të familjes, prandaj dhe Enveri në kujtimet ia kthen me të njëjtën monedhë, duke përmendur me dashuri Rabo jevgën dhe jo gjyshen e vet. Por ekzistojnë dhe gjëra të tjera që të bëjnë të besosh se Enver Hoxha ishte biri biologjik i bimbashit Halil Musa beu. Bashkëshortja e Enver Hoxhës, Nexhmije Hoxha shkruan në kujtimet e saj:

Disa nga familjarët e Enverit kishin pas vuajtur nga migrena (dhimbja e kokës), dy nga motrat e tij e kishin trashëguar, kurse Enveri fatmirësisht jo.

Enver Hoxha kishte tre motra, dy nga të cilat del se vuanin nga migrena. Derisa ai nuk vuante, ka shumë mundësi që migrenën ato ta kishin trashëguar nga babai i tyre, ndërsa Enveri nuk e kishte marrë, për shkak se ai nuk ishte i biri biologjik i Halil Hoxhës, por i Halilit tjetër, bimbashit.

Në moshën 65 vjeç, Enver Hoxha pësoi një infarkt të miokardit, gjë që praktikisht e shkatërroi shëndetin e tij deri në fund të jetës, pas 12 vjetësh. Me këtë ai nuk i ngjau babait të tij që pati shëndet të mirë dhe jetoi 92 vjeç. Madje, këtë gjë nuk mund të thuhej se e trashëgoi nga nëna, e cila gjithashtu jetoi 92 vjeç.

Djali i porsalindur, me emrin që i vunë, dukej sikur ishte një revolucionar i predestinuar. Ai lindi në një vit revolucionar, mori emrin e një prijësi revolucionar dhe praktikisht kontribuoi në revolucion, që para se të lindte. Por, duke konsideruar se ai qe biri biologjik i një gardiani konservator të ancient regime, tek djali i ri dukej se kishte më tepër një predestinim falstafian. Rrethanat e lindjes së tij dhe emri që i dhanë duket se qenë një kombinacion bizarr, ironik, që parathoshte një jetë prej revolucionari fals, në një dualitet «Taras»- «Herman».
 
Titulli: Enver Hoxha, agjent i regjimit të Ahmet Zogut

e kemi lexuar edhe ne forum tjeter kete, keshtu qe nuk do lodhemi
 
Titulli: Enver Hoxha, agjent i regjimit të Ahmet Zogut

Enver Hoxha ka studjuar ne Forte dei Marmi kur Mussolini ishte ne pushtet...
Asnje nuk e di kete, ose me sakte, shume pak veta e dine, por une e zbulova rastesisht para 3 vjetesh kur po pergatisja Tezen e provimit te lirimit mbi Totalitarizmat...
Me ndihmoi Biblotekari i shkolles per te gjetur keto info!
Gjerat nuk jane absolutisht ashtu sic duken, perkundrazi, e verteta me e madhe rri gjithmone e fshehur!:)
Une pa i ditur gjerat e mesiperme, para nje muaji, dola vete ne konkluzionin qe midis Leka Zogut dhe Enver Hoxhes, kishte me shume lidhje nga c'dukej!:)
Kush ka lexuar libra historie, arrin ne keto konkluzione lehtesisht!


Konkluzioni ishte se : enveri sapo erdhi ne pushtet , nje nga ligjet e para ka qen jo monarkis :D dhe largimi i zogut nga shqiperia e gjithashtu e cilesuar qe ai mos te kishte me te drejte te shkelte ne trojet shqipetare :D ah tjeter desh harrova dhe pasurit e patundshme te sekuestrohen e te shendrrohen per qeverine etj etj etj
Un nuk e di se ca historie ke lexuar ti , por ajo cka kam lexuar dhe e faktuar kjo esht ..
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top