Enigma pas “Syrit të Saharasë”

Guest2

Antarë i Respektuar
Shiko fotografinë 1427731

Për miliona vite “Syri i Saharasë” qëndronte i fshehur përpara nesh. Ai nuk mund të pikasej, sepse një fenomen i tillë si ai është e vështirë të vërehet nga një ekspeditat e bëra në terren, që janë në një nivelin e Tokës.

Ai u zbulua për herë të parë, kur u dërguan misionet e para hapësinore dhe që tashmë shkencëtarët kishin një pamje të Tokës nga lart.

Fenomeni i njohur si “Syri i Saharasë”, është një formacion shkëmbor i vendosur në pjesën perëndimore të shkretëtirës së Saharasë, në Mauritani dhe ka një shtrirje prej 40 kilometrash.

Në vitin 1965 gjatë misionit Gemini IV, austronautëve iu kërkua që nga hapësira të fotografonin foto të terreneve të Tokës, duke kërkuar për struktura rrethore që mund të jenë shenja të impaktit të trupave qiellorë në Tokë.

Krateret e krijuara në këtë mënyrë janë gjeologjikisht të rëndësishme, sepse tregojnë për historinë e Tokës. Gjithashtu duke ditur dhe se herë trupat e huaj qiellorë kanë goditur planetin, mund t’i vijë në ndihmë edhe shkencëtarët për të parashikuar të ardhmen.

Më parë studiuesit mendonin se “Syri i Saharasë” ishte i shkaktuar nga përplasja e një trupi qiellor, por ata nuk arritën të gjejnë një trup të tillë që mund të arrite të shkrinte rërën duke krijuar ujë.

Teoritë aktuale për këtë formacioni të pabesueshme natyror, sugjerojnë një histori shumë më e komplikuar, ajo që unaza kryesore e Syrit, janë mbetjet e asaj që dikur ishte korja e Tokës.

Sipas dy gjeologëve kanadeze, formimi i “Syrit” ka nisur mbi 100 milion vite më parë, kur superkontinetit Pangaea, u nda në dy pjesë, Afrika dhe Amerika e Jugut e sotme, si pasojë e ndarjeve të pllakave tektonike.

Lava doli në sipërfaqe po nuk mundi të kishte shumë fuqi, duke krijuar kështu një shtresë shkëmbore si një xhungë e madhe. Kjo krijoji dhe linjat që sillen dhe rreth Syrit.

Pak pas 100 milion vitesh Syri shpërtheu dhunshëm dhe më pas erozioni bëri punë e vet, duke krijuar imazhin që kemi sot për këtë fenomen të jashtëzakonshëm natyror.

Sot “Syri i Saharasë” është shndërruar në një pikë të rëndësishme për austronautët që e shikojnë Tokën nga sipër, sepse pikërisht ky ndërtimi shkëmbor, ndryshon nga deti i rërës që është shkretëtira rreth e përqark.

Madje disa njerëz e lidhin atë me mbetjet e qytetit antik të Atalantis, të cilën Platoni e ka përshkruar si një unazë rrethore me det dhe tokë./tvklan.al
 
Titulli: Enigma pas “Syrit të Saharasë”

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top