Eneida Zhullima, fituesja e “Elite Model Look Albania”, fluturon drejt Kinës

Gjarperesha

Anëtar i Respektuar
Eneida Zhullima, fituesja e “Elite Model Look Albania”, fluturon drejt Kinës

Një ndër evenimentet më të rëndë sishme të modës në Tiranë, përzgjedhja e modeles përfaqësuese nga Shqipëria për kompaninë prestigjioze “Elite”, duket se ende nuk e ka përfunduar rrugën e saj. Modelja që u kurorëzua e para, tashmë ka fluturuar drejt Kinës për në finalen e madhe të “Elite Model Look; World Final”. Në këtë kompeticion do të përzgjidhen 15 bukuroshet më të mira nga e gjithë bota, për të realizuar më pas kontrata me kompanitë me të fuqishme në treg. 70 bukurosheve nga i gjithë globi, i është bashkuar me datë 22 shtator dhe shqiptarja Eneida Zhullima, gjimnazistja 17-vjeçare, që studion në shkollën “Sinan Tafaj” në kryeqytet dhe që u përzgjodh nga juria e “Elite”, si fituesja e edicionit të parë në Shqipëri.
Fituesja
Ajo është 17 vjeç, rreth 1.78 cm dhe me përmasat e një modeleje të vërtetë. Bukuroshja brune, është zgjedhur si më e mira ndër 14 vajzat finaliste të “Elite Model Look Albania”. Ka qenë pikërisht Anna Maria Da Silva, përfaqësuesja e “Elite” që i ka dhënë asaj të drejtën për të konkurruar me 70 pjesëmarrëset nga e gjithë bota në edicionin botëror që do të zhvillohet në Sanya, një lokalitet 3 orë larg kryeqytetit Pekin. 17-vjeçarja tregon dhe emocionet e saj dy ditë përpara nisjes për në aktivitetin botëror që do të zhvillohet në Kinë. “Sigurisht, jam shumë e emocionuar për nisjen. Jam duke u marrë me pjesën përfundimtare të gjërave përpara se të marr avionin për në Kinë. Gjithashtu, e di që për të ndjekur këtë rrugë më duhet të sakrifikoj shumë, duke filluar nga ndarja nga familja, vajtja në një vend tjetër shumë të largët, etj”. E pyetur për frikën e saj më të madhe, Eneida duket se nuk i trembet konkurrimit me vajzat, ndër më të bukurat në botë, por udhëtimit, duke qenë se është hera e parë që largohet nga Shqipëria. Ndërsa për rrugën që ka vendosur të zgjedhë, ajo tregohet shumë e vendosur. “Kjo nuk është hera e parë që jam angazhuar nëpër sfilata, por padyshim që eksperienca në “Elite Model” ka qenë më emocionuesja dhe më e bukura për mua. ثshtë një mundësi e shkëlqyer për mua në rrugën e modës dhe dua t’ia dal në këtë shans që më është ofruar. Jam e bindur për rrugën që kam zgjedhur, si dhe jam e ndërgjegjshme që ‘Elite’ nuk është një eksperiencë që fillon dhe mbaron këtu”, - shprehet Eneida për rrugën e saj drejt modës. Pas finales, nëse Eneida do të arrijë të hyjë në 15 vajzat më të mira, ajo do të vazhdojë drejt “Elite Paris” dhe më pas në vendet ku do t’i ofrohen kontrata. Nëse bukuroshja shqiptare do të arrijë të triumfojë mes 3 finalisteve, për të do të ketë dhe një çmim në para, duke u shpërndarë kështu premion prej 350.000 dollarësh që “Elite” ofron për 3 më të mirat.
Finalja Botërore
ثshtë zgjedhur pikërisht Sanya, lokaliteti 3 orë larg Pekinit për të, ku jetonte bashkëshortja e Mau Ce Dunit. Një vend me bukuri ekzotike për të mirëpritur vajzat konkurrente nga e gjithë bota. “Me mbërritjen e Eneidës dhe konkurrenteve të tjera, do të nisin rreth dy javë parapërgatitjesh të cilat do të përfshijnë sesione ecjesh, fotosh, grimi dhe padyshim, sesione me mediat. Ndërkohë që me datë 1 nëntor do të zhvillohet dhe finalja e madhe”, - shpjegon Edlira Kodheli, një nga organizatoret e “Elite Model Look, Albania”.
Karriera
Një mundësi e shkëlqyer për të ecur si profesioniste në fushën e modës, nuk është një ekskluzivitet vetëm i fitueses së këtij edicioni. Edhe vajzat e tjera që plotësojnë kriteret dhe për të cilat ka kërkesa, mund të arrijnë të përfitojnë kontrata me agjencitë e “Elite” në të gjithë botës. Kështu të dhënat e vajzave pjesëmarrëse janë të pasqyruara në agjencinë “Kosova Models” e cila është e lidhur në network-un e madh të kompanive “Elite”. “6 nga vajzat pjesëmarrëse janë tashmë duke mbyllur kontratat me agjenci të vendeve të ndryshme, si “Elite Milano”, “Elite Athine” dhe “Elite Turkey”, etj. Në bazë të kërkesave të ndryshme që një treg i caktuar ka për modele, dhe “Elite” përzgjedh imazhe të ndryshme për vende të ndryshme. Natyrisht për të gjitha modelet të dhënat e të cilave, janë depozituar në network-un e kësaj agjencie, ekskluziviteti i imazhit i përket vetëm “Elite”, - sqaron Kodheli.
Konkurrimi në Shqipëri
Pas një përzgjedhje shumë të hollësishme, vajzat që arritën të bëhen pjesë e edicionit të “Elite Model Look Albanina”, kaluan rreth 8 ditë në qytetin bregdetar të Durrësit, ku stafi i udhëhequr nga regjisori Arben Milo dhe skenaristja Edlira Kodheli, kanë parapërgatitur konkurrentet për të qenë profesioniste të vërteta. Krahas seancave të fotove, ata janë kujdesur për t’i mësuar atyre shumë gjëra në lidhje me modën, duke filluar nga mënyra sesi duhet të ushqehen, duke pasur dhe asistencën e një dietologe të specializuar, si të sillen dhe vishesh si profesioniste të vërteta. Gjithçka kjo sipas kritereve dhe rregullave të përcaktuara mirë nga “Elite.


Gazeta shqiptare.
 
Me vjen keq por i gjithe mendimi i ketij spektakli mua nuk me pelqen, s'me pelqen se si behet ne Shqiperi. Pata rastin ta shihja kalimthi, dhe po tregonin nja dy goca jashte mase te bukura [me vete mendoja, patjeter jemi rrace e bukur ne shqiptaret] por ngela e zhgenjyer kur u tregua mosha e atyre: 15 vjec! Lere njehere qe dy 15 vjecaret dukeshin si 20-22 vjecare, por nuk duhet te lejohet pjesemarrja e modeleve aq te vogla ne spektakle te tilla. Elite Model eshte bere ketu per here te pare, dhe ketu s'lejohen femrat nen moshen 18 vjec, dhe me duket vendim me i mire.
 
keta organizatore nuk po gjejne te virgjer mbi 18 vjec dhe detyrohen te pranojne kalamaje nen moshe qe per mendimin time keta jane manjake dhe duhen denuare sepse fotografojne femije nen moshe
 
keta organizatore nuk po gjejne te virgjer mbi 18 vjec dhe detyrohen te pranojne kalamaje nen moshe qe per mendimin time keta jane manjake dhe duhen denuare sepse fotografojne femije nen moshe

Po nuk hyn ne pune fare virgjeria ne keto konkurse! Ne fakt, do te ishte komplet e paligjshme per cfaredolloj konkursi, se eshte dicka private.
 
Po nuk hyn ne pune fare virgjeria ne keto konkurse! Ne fakt, do te ishte komplet e paligjshme per cfaredolloj konkursi, se eshte dicka private.

nuk ma kuptove thelbin se nuk ju kame mbajture pishen se jane apo jo te virgjera por nga mosha qe ata kerkonin duke bere reklamat ne nje televizore kombetare te lene nje pershtypje te tille .
pastaj flasim per mbrapa skenes jo pasareles
vetem ne shqiperi shikon gjera te tilla dhe pa u vene re fare
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top