Endometrioza

Kresha

A pretty face can never trick me


Endometrioza është një nga tre arsyet më të rëndësishme të infertilitetit tek gratë.

Endometriumi është zona që zakonisht ndodhet brenda mitrës dhe hidhet çdo muaj gjatë ciklit menstrual dhe pastaj zhvillohet përsëri që embrioni të vendoset në të për të krijuar kështu shtatzaninë.Në endometriozë , endometriumi zhvillohet jashtë mitrës në vende që nuk duhet të zhvillohet normalisht.

Mund të gjendet tek overet , tek gypat e fallopit dhe në indet e tjera në afërsi të mitrës.Madje ka raste që mund të gjendet në gojën e mitrës , vaginë , zorrë të trashë , dhe fshikëzën e urinës.

Përveç shkaktimit të infertilitetit, efektet e tjera të Endometriozës janë :

Marrëdhënie seksuale me dhimbje , dhimbje gjatë urinimit , lëvizje të shoqëruara me dhimbje të barkut gjatë ciklit menstrual , dhimbje e fortë barku para dhe pas ciklit menstrual.

Përcaktimi i Endometriozës bëhet me laparoskopi.Me anë të laparoskopisë hyhet brenda barkut dhe kontrollohet indi endometrium nëse është në vende të ndryshme ose jo dhe pastaj vërtetohet përcaktimi me anë të biopsisë.

Pas caktimit të simptomës së endometriozës , shikohet gjendja e të sëmurës dhe zgjidhet kura sipas forcës së endometriozës. Zakonisht nxirren kirurgjikisht me sa është e mundur fokusimet e endometriumit në bark.Përveç kirurgjisë nëse i shtohen kurës dhe kurimi me ilaçe , dhimbjet pakësohen mjaft.Kura kirurgjikale në të njëjtën kohë, ngren mundësinë për të ngelur shtatzënë.Nëse dhe pas ndërhyrjes kirurgjikale nuk ndodh shtatzania , përdoren me rradhë metodat e induksionit të ovulacionit, pllenimit me shiringë dhe bebes në provëz. //keshilla
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top