Emigrantët në këmbim të anëtarësimit të shpejtë në BE, Rama u përgjigjet zërave për pazar me Melonin

Xhelozi

Staf në FV.AL
S/M
-900-0-1700481090x640-0-1691924380xrama-meloni-450-377.jpg
Në një intervistë për “France24”, kryeministri Edi Rama i ka dhënë përgjigje disa pyetjeve që janë ngritur, pas nënshkrimit më 7 nëntor të marrëveshjes midis Romës dhe Tiranës, që parashikon zbarkimin e 36 mijë emigrantëve në vit, në qendrat e pritjes që do të ndërtohen në portin e Shëngjinit dhe Gjadër.

Shefi i qeverisë u vendos përballë faktit se Brukseli ka shprehur shqetësime për bashkëpunimin e tij me Melonin. Ai po ashtu iu përgjigj zërave që pretendojnë se Shqipëria po pranon emigrantët në këmbim të një anëtarësimi të shpejtë në BE, duke e mohuar kategorikisht një pazar të tillë.

“Duhet theksuar një arsye shumë e thjeshtë. Është e vërtetë që Shqipëria nuk është ende vend anëtar i BE, por është vend plotësisht evropian, fqinj me Italinë, dhe sikur e njëjta marrëveshje të ishte bërë me një vend të BE, nuk do të ishte fare lajm i ditës. Por fakti që kjo marrëveshje bëhet me një vend jo anëtar shkakton, jo vetëm lajm, por dhe teori konspiracioni dhe dyshime që nuk janë serioze, për mua. Nëse ngremë pikëpyetje për metodën, duhet të ngremë pikëpyetje për gjithë Bashkimin Evropian, duhet të ngremë pikëpyetje për metodën në gjithë vendet e BE, sepse këto qendra pritjeje nuk janë gjë e re. Bëhet fjalë për një qendër pritjeje që është standard në të gjitha vendet e BE”, tha Rama.


Emigrantët në këmbim të anëtarësimit të shpejtë në BE, Rama u përgjigjet zërave për pazar me Melonin



Emigrantët në këmbim të anëtarësimit të




Meloni mbron marrëveshjen për emigrantët me Shqipërinë: Të jetë shembull për të tjerët

Marrëveshja me Italinë, qeveria çon “emigrantët” në parlament, duhen 71 vota

“Kur Italia thërret, Shqipëria përgjigjet”, Rama firmos marrëveshje me Melonin për të pritur emigrantët në Shëngjin
Lidhur me shqetësimet e komunitetit lokal në Lezhë e Shëngjin, ku do të ndërtohen dy qendrat e pritjes së emigrantëve, Rama ka kujtuar rastin kur Shqipëria i hapi dyert për strehim disa mijë shtetasve afganë që u larguan nga vendi i tyre pas rikthimit në pushtet të talebanëve.

Sipas shefit të qeverisë, askush në BE nuk duhet të skandalizohet për marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Italisë, por duhet ta konsiderojnë si ndihmë ndaj një vendi fqinj në kushtet e krizës migratore që ka mbërthyer Europën.

“Përse duhet të skandalizohemi nëse është e eksternalizuar nga një vend i Bashkimit Evropian në një vend plotësisht evropian që është fqinj me këtë vend evropian? Nuk duhet të skandalizohemi nga kjo, duhet të mendohemi si të reagojmë të gjithë ndaj këtij fenomeni që është gjithnjë e më i madh dhe që askush nuk i ka dhënë përgjigje. Ndoshta qendrat e pritjes nuk janë zgjidhja e vërtetë, por nuk na takon neve t’i japim mend Evropës. Ne thjesht po i japim një ndihmë të vogël një vendi jo vetëm fqinj, por me të cilin jemi të lidhur thellësisht prej një kohe të gjatë. Nga ana tjetër, duhet të them se nuk bëhet fjalë për 36.000 njerëz, por për një qendër pritjeje me 3000 vende në dispozicion. Kjo do të thotë që do të ketë 3000 njerëz në Shqipëri dhe asnjë më tepër, nëse ka rrotacion kjo është diçka normale, mund të ketë më tepër njerëz që priten dhe të cilëve u shqyrtohet kërkesa në Shqipëri. Por janë 3000 njerëz. Dhe nuk mendoj se këta 3000 njerëz do të tronditin industrinë e turizmit. Sepse kemi strehuar tashmë 4000 e ca afganë...”.

Ai i ka dhënë përgjigje edhe shqetësimeve të OJF-ve ndërkombëtare si Amnisty International, që gjykojnë se emigrantët do të kthehen në objekt trafiku për grupet shqiptare, pasi vetë ata synojnë të shkojnë në vendet e BE-së. Sipas Ramës, ka ardhur koha që historitë me mafiozë shqiptarë të mos bëhen më refren, pasi janë jo serioze.

“E gjithë kjo më duket e vështirë për t’u kuptuar. E përsëris, kjo nuk është e vetmja qendër pritjeje në Evropë, ka të njëjtin standard dhe natyrë si ato në Greqi. Greqia është vend anëtar i BE dhe nuk e di nëse ka ndonjë dallim dhe ku e shohin dallimin ata që kritikojnë. Dhe 3000 njerëzit që do të vijnë në Shqipëri në qendrën pritëse të bëhen shkas për refrenin e vjetër të historive me mafiozë, me trafikantë, me të drejtat e njeriut e të tjera si këto, nuk është serioze. Duhet të mendojmë më në thellësi për këto gjëra, duhet gjetur zgjidhje”, tha Rama.
A2news.com
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top