Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Embrionet e ngrira, lind fëmijë edhe pas 18 vitesh në frigorifer

NeVertiti

Staf në FV.AL
Themelues
Lorena Xhezairi - Një femër izraelite, Orit Koter-Cohen ka arritur të thyej rekordet e shtatzënisë. Rreth 20 vite më parë ajo kishte vendosur të bënte fëmijë “in-vitro”, por diçka shkoi keq dhe Cohen hoqi dorë, duke pranuar të ruajë embrionet e ngrira.


Orit-Koter-Cohen-noa.jpg


Pas 18 vitesh Cohen vendosi të bëjë fëmijë dhe pranoi të njëjtat embrione që kishte konservuar dikur. Profesori Elasar Schalev i universitetit Techion, i cili ka ndjekur rastin e Orit ka shpjeguar se nuk është një gjë e pabesueshme.

“Këto embrione janë të ruajtura në frigorifer, në një temperaturë të caktuar dhe një studim amerikan ka konfirmuar se celula e fekonduar nuk tregon asnjë tip inferioriteti për moshat në të cilat vendoset”, thotë Schalev.

Orit Koter-Cohen ka sjellë në jetë këto ditë vogëlushen Schirel, e cilësuar si një mrekulli e shkencës, duke parë se ka lindur pasi e ëma ka vendosur të provojë pas 18 vitesh fekondimin artificial.

l.r/noa.al
 
Pe: Embrionet e ngrira, lind fëmijë edhe pas 18 vitesh në frigorifer

Me pelqejne keta arritjet e shkences...
 
Titulli: Embrionet e ngrira, lind fëmijë edhe pas 18 vitesh në frigorifer

Bravo qe arriti te behet nene, deri ne final:) Ti rroj bebi.
 

Konkursi Letërsisë

  • Endacaku

    Votat: 3 33.3%
  • Ky qytet i trisht.

    Votat: 2 22.2%
  • Ndjenjë

    Votat: 1 11.1%
  • Pas gjurmëve të shiut

    Votat: 3 33.3%
Back
Top