Embelsira

Titulli: Embelsira

Tortë me lajthi

Nevojiten (për 6 veta):
* 150 gr gjalpë në copa
* 150 g sheqer
* 4 vezë
* 100 g miell
* 1 qese tharm pluhur
* 100 g lajthi të pjekura
* 200 g çokollatë për gatim
* pak kripë

Për mbushje: 100 ml ajkë
Për shtresën e sipërme:
* 150 gr çokollatë për gatim
* disa pika esencë vanilje
* 60 ml ajkë e lëngshme
Përgatitja:

Me anë të miksit punojeni gjalpin me sheqerin derisa të bëhet si shkumë. Shtoni të verdhat e vezëve, një nga një, miellin e situr (duke e hedhur si shi) dhe në fund tharmin.
Ngjizni lajthitë dhe çokollatën e grirë bashkë; rriheni si borë të bardhën e vezëve me pak kripë dhe shtojani përzierjes, duke u kujdesur që të mos ulet. Hidheni brumin në tavën e bërë me gjalpë dhe miell dhe piqeni në furrën tashmë të nxehtë për afro 50 minuta.
Ndërsa ëmbëlsira është në furrë, rrihni ajkën. Për të bërë shtresën e sipërme të tortës, shkrini çokollatën në banjomaria (enë mbi enë me ujë) dhe punojeni me një shpatull duke i shtuar ca pika esencë vanilje dhe ajkë të lëngshme.
Kur ëmbëlsira të jetë pjekur, vëreni të ftohet në rrjetën për ëmbëlsira, pastaj ndajeni në dy disqe. Mbusheni me ajkë të fryrë dhe mbulojeni me shtresën e kremit të përgatitur duke e zbukuruar me lajthi të copëzuara.
 
Titulli: Embelsira

ثmbëlsirë me çokollatë të zezë dhe të bardhë

Nevojiten (për 24 copë):
* 400 a margarinë
* 400 g çokollatë për gatim
* 8 vezë
* lëkura e renduar e 1 limoni
* 2 lugë lëng limoni
* sheqer vanilje
* 2 lugë kafe të bluar
* 2 lugë niseshte misri
* 275 g miell
* 100-150 g çokollatë të bardhë të thyer në copëza
* 100-150 g çokollatë qumështi e thyer në copëza
* 3 lugë sheqer pluhur

Përgatitja:
Margarina dhe çokollata për gatim shkrihen në avull. Të verdhat e vezëve ndahen, të bardhat miksohen, bëhet një shkumë e fortë, së cilës i shtohet lëngu i limonit.
Të verdhat e vezëve miksohen me sheqer, me lëvoren e limonit, me sheqerin e vaniljes dhe me instantin e kafesë, në këtë masë shtohet edhe çokollata e shkrirë. Pastaj i shtohen shkuma e të bardhave, mielli dhe niseshtja e misrit, të gjitha përzihen mirë.
Kallëpi mbështillet me letër për pjekje, në të derdhen 2/3 e masës së përgatitur.
Mbi masën qiten copëzat e çokollatës së bardhë dhe të çokollatës qumështore, pastaj derdhet pjesa tjetër e masës. Piqet në furrë të nxehur në 180 gradë C për 45 minuta. Sipërfaqja e ëmbëlsirës përmiellet me sheqerin pluhur, lihet për t'u ftohur.
Shërbehet e prerë në kube.
 
Titulli: Embelsira

Tortë e lehtë

Për brumin nevojitën: 12 ve, 12 lugë të gjellës sheqer, 9 lugë miell dhe 9 lugë arra të bluara. Preferohet të piqen tri pjesë veç e veç por bën të piqet edhe një e mandej të ndahet në tri pjesë.

Pra, nëse vendosni ti bëni veç e veç atëherë duhet të veproni në këtë mënyrë: 4 ve; 4 lugë sheqer tundën me mikser deri sa të trashet masa mandej i shtohen 3 lugë miell dhe tri luge arra të bluara. Pastaj qiteni në tepsi dhe piqeni. Kështu veprohet edhe me dy të tjerat.

Përgatitja: Në një enë qitet ½ e një gote qumësht dhe vlohet. Në anën tjetër merret një enë, qitën 6 lugë miell, 6 lugë sheqer treten dhe qiten në qumështin e vluar më parë dhe përzihet deri sa të fitohet një masë e trashë.

Hiqet ena nga zjarri dhe i shtohen 150 gr çokollatë për zierje dhe 100gr arra të bluara, 2 qesë arome (sheqer vanile). Në anën tjetër merret një margarinë, zbutet me 100gr sheqer pluhur dhe i shtohet masës se përgatitur më parë. Në fund rrihet mire me mikser dhe fillojmë lyerjen e tortës.

E marrin një padispanjë e ulim me qumësht të ftohtë, mandej e lyejmë me fill pastaj padispanjen tjetër me fillin dhe i lyejmë deri në petën e tretë. Në fund lyhet me shllag sipas dëshirës.
 
Titulli: Embelsira

Krofne
krofne-490x320.jpg

Për 18 copa nevojiten:

500 g. Miell, 50 g. sheqer, 1 lugë (kafeje) kripë, 40 g. tharm, 150 ml. qumësht i vakët, 2 ve, 2 lugë (ushqimi)vaj, pak miell për tavolinën e punës, 1 të bardhë të vesë, 150 g. marmelatë kajsie (apo tjetër), yndyrë për tepsi, sheqer pluhur

Marrim miellin, sheqerin dhe kripën i hedhim në një enë, në mes e shtypim një gropë dhe në të e grimcojmë tharmin. Me qumështin e vakët e përziejmë dhe para-brumin e krijuar e lëmë, të mbuluar në një vend të ngrohtë, nja 15 min. të vijë.

Vetë dhe vajin i rrahim dhe pastaj ia shtojmë brumit të cilin e ngjeshim në një brumë të lëmueshëm. E mbulojmë dhe në vend të ngrohtë e lëmë të vijë rreth 30 min.

Brumin e ngjeshim edhe njëherë dhe në tavolinë të pluhurosur me miell e hapim në trashësi gishti. Me një gotë (apo formë tjetër të rrumbullakët) me diametër rreth 6 cm i presim. Gjysmën e rrumbullakëve të prerë i lyejmë rreth e rrotull me të bardhë të vesë dhe në mes ia qesim një lugë (kafeje) marmelatë. Gjysmën tjetër e palojmë përmbi dhe rrathët (skajet) i ndrydhim mirë (që të ngjiten).

Krofnet i vendosim në një tepsi të lyer me yndyrë dhe të mbuluar i lëmë në një vend të ngrohtë nja 15 min. të vijnë.

Yndyrën (apo vajin) në fritezë e nxejmë në 175 `C dhe krofnet i fërgojmë në të duke i rrotulluar kohë pas kohe deri sa të marrin një ngjyrë të artë në të kaftë. Krofnet së pari i kullojmë (i terim) mbi letër kuzhine dhe pastaj i pluhurosim (shumë) me sheqer pluhur.
 
Titulli: Embelsira

Torta Elizabeta

Përmbajtja

300 ose 500 gr keksë të bluar; 4 gota qumësht ose lëng molle; 250 gr margarinë; 1 sheqer pluhur; 300 gr arra të bluara ose (rrush terur); 1 çokoladë; 2 shllaga dhe zbukurime tortëje...
Brumi i tortës ka këtë përmbajtje: 9 ve; 9 lugë sheqer; 8 lugë miell; 3 lugë kakao; 1-2 luge vaj. ( pas pjekjes e ndan përgjysmë )

Përgatitja :
4 gotat e qumësht ose lëngun mollës i zbrazë në keksët e bluar. Pastaj i përzien. Margarinën dhe sheqerin pluhur i bën bashkë në një enë tjetër ku janë edhe keksat. Njëjtë veproni edhe me arrat dhe rrushin e terur.

Pas përzierjes së tyre i ndan ato në pjesë të barabarta dhe njerëz pjesë të keksëve ua qet çokoladën e shkrirë e cila ua ndërron atyre ngjyrën, Njërën petë të tortës, do të thotë gjysmën tjetër, e lyen me njërën prej pjesëve të tjera të keksëve dhe mbi të e vendos pjesën tjetër. Kështu vazhdoni gjersa torta ta merr formën e bukës dhe më pastaj e zbukuroni atë me shllag.
 
Titulli: Embelsira

Dardha të mbushura me akullore

Mënyra e përgatitjes:

Lëreni të zbutet akulloren në temperaturën e ambientit, për 20 minuta. Lani me kujdes pjeshkët pa i qëruar dhe me mjetin përkatës hiquni pjesën e bërthamave, duke u lënë vetëm një shtresë të hollë në fund.

Me ndihmën e një thike zgjeroni kanalin e përftuar duke hequr gati gjysmën e tulit të çdo fruti.

Kur akullorja të jetë zbutur futeni në qeskën e pasticierit dhe mbushni të gjitha dardhat. Shtyjeni me lugë, në mënyrë që të mos krijohet boshllëk. Futini në ngrirje për një orë e gjysmë. Grini veç e veç bajamet e manaferrat dhe këtyre të fundit shtojuni lëngun e limonit dhe sheqerin. Pasi t'i keni hequr pjeshkët nga ngrirja, i lini të zbuten në temperaturë ambienti dhe pritini në mënyrë tërthore. Hidhuni sipër bajamet e grira dhe shërbejini të shoqëruara me salcën e manaferrave.

Koha e përgatitjes: 40 minuta

Përbërësit: (për 4 persona)
4 dardha të mëdha, 200 g akullore me luleshtrydhe 100, g bajame të qëruara, 150 g manaferra, Lëngu i 1 limoni, 4 lugë sheqer.
 
Titulli: Embelsira

Receta per "Trelece"

Perberesit :

1 e 1/4 filxhane caji miell
1 luge caji sode buke
1 filxhan caji sheqer
1/3 filxhan caji vaj
5 veze
2 luge caji vanilje
1 e 1/2 filxhana caji qumesht te zakonshem
1 filxhan caji qumesht te kondensuar
1 e 3/4 filxhana caji pana
1 luge gjelle rum
pak fare kripe

Pergatitja :

Perziejme miellin, soden e bukes dhe kripen. Ne nje tas tjeter , perziejme vajin sheqerin dhe vaniljen.Shtojme gjithashtu vezet ( nje nga nje ) deri sa te jene perzier mire. Shtojme gjysem filxhani qumesht dhe ngadale e hedhim tek masa e miellit. E hedhim tere perzierjen ne nje tave dhe e pjekim per 30-40 minuta ne 325 F .

Pasi piqet mire e hedhim ne nje pjatance me ane te ngritura. E shpojme kekun ne 20-30 vende me pirun. E veme te ftohet ne frigorifer per nja 30 minuta. Ne nje ene rrahim 1 filxhan qumesht te zakonshem , 1 filxhan qumesht te kondensuar, 1 filxhan pana dhe rum. Ngadale e hedhim kete mase mbi kekun. E leme ne frigorifer edhe per 1 ore tjeter duke e shtypur me luge , ne menyre qe keku te thithe qumeshtin.
Ne nje tas perziejme 3/4 filxhani pana , 1 luge caji vanilje dhe 1 luge gjelle sheqer. E rrahim deri sa te krijohet nje mase e njetrajtshme e me te lyejme siperfaqen e kekut. E sperkasim me kanelle dhe me fruta te fresketa ose recelra te tyre.
 
Titulli: Embelsira

Tortë çokollate

Recetë nga Fikrie Ukelli - CEKA
Për patishpan: 8 ve, 8 lugë sheqer, 2 lugë miell, 150 gr arra të bluara, lëvore e portokalli e kaluar në rende.
Kremi: 6 të verdha të vesë, 2 të bardha të vesë, 8 lugë sheqer,100 gr sheqer pluhur, 250 gr gjalpë, 2 lugë kakao pluhur, 100 gr çokollatë.
Shurupi: 1 dcl ujë (7 lugë ujë), 100 gr sheqer, 1 lugë rum.
Glazura: 100 gr çokollatë,3 lugë vaj

اokollata shkrihet mbi avull. Tunden të bardhat e vezëve me sheqer gjersa të shkrihet sheqeri dhe të krijohet një shkumë e qëndrueshme. Shtohen të verdhat e vezëve duke i tundur edhe më tej.
Shtohet mielli dhe arrat e bluara lugë duke e përzier masën me lugë e jo me mikser. Hidhet pastaj çokollata e shkrirë dhe lëvorja e portokallit. Masa derdhet në kallëp në formë zemre ose të rrumbullakët, të lyer me yndyrë dhe të përmiellur, ose të shtruar me letër të yndyrshme. Piqet në furrë me temperature 170 gradë C për 50 min.
Sherbeti vlohet 5 min. pastaj hidhet rumi. (Me këtë sherbet të ftohur spërkaten koret e patishpanit pasi të priten,e pastaj lyhen me krem).
اokollata shkrihet në avull. Gjalpi i zbutur tundet me sheqer pluhur deri sa të filloj të fryhet. Në enë të veçantë, mbi avull, tunden të verdhat e vezëve me sheqer gjersa të zbardhen dhe të shkrihet sheqeri. Vezët i shtohen gjalpit të tundur duke i tundur së bashku gjersa masa të kompaktësohet. Një e treta e masës veçohet, kurse në pjesën tjetër shtohet çokollata e shkrirë mbi avull dhe kakaoja duke e tundur deri sa të bëhet e njëllojtë.
Patishpani i ftohur pritet horizontalisht, spërkatet me sherbet dhe lyhet me kremin me çokollatë, kurse mbi dhe anash lyhet me kremin e veçuar pa çokollatë.
Shkrihet çokollata mbi avull duke ia hedhur vajin dhe duke e përzier vazhdimisht. Glazura hidhet mbi torte duke e lyer tërë sipërfaqen dhe anash.
 
Titulli: Embelsira

ثmbëlsirë me dardhë dhe me miell misri

Përbërësit për 6 persona:
* 600 g dardha
* 360 g miell misri
* 900 ml qumësht
* gjalpë
* 300 g sheqer
* 1 gotë e vogël konjak ose rum
* 2 kokrra lëkurë limoni
* kripë

Gatimi:
1. Në një tenxhere zieni qumështin, shtojini lëkurën e limonit, gjysmën e sheqerit, dhe pak kripë.
2. Ngadalësojeni zjarrin, shtoni pak nga pak miellin dhe trazojeni vazhdimisht pa ndërprerje me lugë druri derisa të trashet, shtojini edhe pak gjalpë. Hiqeni enën nga zjarri dhe lëreni të ftohet pak.
3. Përgatitni një tavë me pak gjalpë dhe spërkateni me pak sheqer.
4. Hidhni brumin kurse gjalpin e mbetur shtojeni lart në kubike të vogla. Vendoseni në furrë për t'u pjekur për 15-20 minuta.
5. Lajini e pastrojini dardhët, pritini përgjysmë dhe ziejini me sheqer si komposto. Lëngun e kompostos aromatizojeni me konjak ose rum dhe ziejeni edhe pak sa të trashet, të bëhet si shurup.
6. Kur të jetë gati vendosini dardhët sipër kekut të pjekur, shtoni shurupin dhe vendosini në furrë përsëri për rreth 10 minuta.
7. Servirini të ngrohta në pjata ëmbëlsi re, të prera në formë rombi me nga një dardhë përsipër.
 
Gurabija

Shije e paharueshme e gurabijave shtëpiake.



Receta e gurabijeve turke

Përbërësit

• 1 margarin250gr

• 1 filxhan sheqer pluhur

• 1 filxhan niseshte

• 1 çokollatë për gatim

• 1 portokall

• 1 pluhur për fryrje

• 1 vanilin sheqer

• miell



Udhëzime për përgatitje

Margarinën e zbutur në temperaturë të dhomës e qesim ne një enë të thellë dhe ia shtojmë sasinë e sheqerit. Pastaj e rrahim me mixer dhe ia shtojmë niseshten, pak miell, pluhurin vanilin dhe çokollatën e gërryer në rende. Këtij brumi po ashtu ia shtojmë edhe lëvoren e portokallit të cilën e ngjeshim me dorë dhe ia shtojmë miell sipas nevojës. Brumin e fituar e lëmë të qëndroj gjysmë ore dhe më pas i ndajmë në toptha dhe vendosim në letër për pjekje. Brumi i gatshëm duhet të piqet në temperatura jo shumë të larta.

Pas pjekjes, gurabijet i spërkatim me lëngun e portokallit. Ju bëftë mirë ...
 
Krem karamele



Se pari përgatisni karamelen duke përzier mirë sheqerin deri sa të përfitoni një lëng ngjyrë kafeje
Përbërësit
6 vezë
1 litër qumësht
Një pakete vanilje
1/2 kg sheqer
Për karamelen: 5 lugë sheqer

Përgatitja:
Se pari përgatisni karamelen duke përzier mirë sheqerin deri sa të përfitoni një lëng ngjyrë kafeje të cilin do ta shpërndani nëpër tasa. Nga ana tjetër zieni qumështin në një tenxhere dhe lerëni të ftohet pak.
Në një tas rrihni duke përdorur mikser vezët se bashku me sheqerin dhe vaniljen deri sa të bëhen si shkumë. Më pas përziejeni me qumështin e vaket në zjarr të ulët.
Shpërndajeni këtë masë nëpër tasat që hudhët kremin e karameles si për parë dhe lerëni të ftohët në frigorifer për disa orëve ta shërbeni kthejini tasat mbrapsht në mënyrë që karameli të vijë sipër dhe zbukurojeni me thela qitroje.
Ju bëftë mirë!

/Express/
 
Krem karamele

krem_karamele.jpg



Së pari përgatisni karamelen duke përzier mirë sheqerin deri sa të përfitoni një lëng ngjyrë kafeje të cilin do ta shpërndani nëpër tasa. Nga ana tjetër zieni qumështin në një tenxhere dhe lerëni të ftohet pak.

Në një tas rrihni duke përdorur mikser vezët se bashku me sheqerin dhe vaniljen deri sa të bëhen si shkumë. Më pas përziejeni me qumështin e vaket në zjarr të ulët.

Shpërndajeni këtë masë nëpër tasat që hudhët kremin e karameles si për parë dhe lerëni të ftohët në frigorifer për disa orëve ta shërbeni kthejini tasat mbrapsht në mënyrë që karameli të vijë sipër dhe zbukurojeni me thela qitroje.


Përbërësit:

6 vezë
1 litër qumësht
Një pakete vanilje
1/2 kg sheqer
Për karamelen: 5 lugë sheqer


albeu
 
Tortë me lajthi

torte_lajthi.jpg



Punojeni gjalpin me sheqer, derisa të behet shkumë (përdorni më mirë mikserin). Futini të verdhat e vezëve, një e nga një, miellin (duke e hedhur ne forme shiu) dhe në fund majanë. Hidhni lajthitë dhe çokollatën të grira bashke; rrihini në shkume të bardhat me pak kripe dhe ia shtoni përzierjes, duke u kujdesur që të mos shpërbehet.

Hidheni brumin në tavën e bërë me gjalpë dhe me miell dhe piqeni në furrën e nxehur për afro 50 minuta.

Ndërsa ëmbëlsira është ne furre rriheni ajkën. Për të bërë kremin, shkriheni çokollatën ne banjëmari dhe përpunojeni me një shpatull duke shtuar ndonjë pikë esence të vaniljes dhe ajkë të lëngshme.

Kur ëmbëlsira të jetë bërë, mund ta ftohni mbi skarë, pastaj ndajeni në dy disqe. Mbusheni me ajkë të fryrë dhe mbulojeni me çokollatë duke e zbukuruar me lajthitë e copëtuara.

Nevojitën:

• Gjalpë në copa, 150 g
• sheqer kallami, 150 g
• 4 vezë
• miell 0,100 g
• maja për ëmbëlsira, 1 lugë
• lajthi të pjekura, 100 g
• çokollatë e shkrirë, 200 g
• 1 dorë kripë
• lajthi të copëtuara, 30 g për zbukurim

MBUSHJA:
• ajkë, 100 ml

KREMI:
• çokollatë e shkrirë, 150 g
• ndonjë pikë esencë të vaniljes
• ajkë e lëngshme, 4 lugë


albeu
 
Trileçe

Përbërësit:6 vezë,400 gr sheqer,400 gr miell,1 pluhur paste,1vanil sheqer,1/2 lit ajkë “Hoplla”1 ½ lit qumësht,300 gr qumësht pluhur “Nestlle”,1/2 kg karamel.

Tunden të bardhat e vezëve gjersa të shkumojnë mirë.Shtohet sheqeri për të vazhduar tundja,gjersa masa të formohet shkumë e qëndrueshme.Shtohen të verdhat dhe vazhdon tundja.Kësaj mase i shtohet mielli i përzier me pluhur paste dhe sheqer vanilje,duke e përzier me lugë,gjersa masa të kompaktësohet.Brumi derdhet në tepsi shporeti të shtruar me letër të yndyrshshme,ose të lyer me yndyrë dhe të përmillur.Futet në furrë të nxehtë me temp.180 * C që të piqet për afro 30 min.Pasi të ftohet pak përmbyset,largohet letra.

Në tepsi ku është pjekur,derdhet ajka dhe mbi të vendoset pandispanja e pjekur.Me ½ lit.qumështë të ftohtë trazohet qumështi pluhur dhe pasi të përzihet mirë,në mënyrë që mos të mbesin kokrriza qumështi,përzihet me 1 lit. qumësht të vakët.Kjo masë qumështi (1,1/2 l.) hidhet mbi pandispanjë duke e shpuar me piru në rast nevoje,që ta pijë mirë qumështin.Nëse karameli është mjaftueshëm i trashë,hidhet mbi,e nëse është i hollë,mirë është ai të qitet mbi trileçe atëherë, kur edhe shërbehet,kuptohet pasi të pritet në katrorë.



Ps.. un kerkoi ni ndihm te vogel ketu ?nese dikush ka ba ket torte te me tregoj si ka ba pregaditjen e karamelit ? une e kam ba po me ka dal shum e fort karameli
 
Last edited by a moderator:
Pe: Tortë me lajthi

Kek me portokall

9289_MEDIUM.jpg


Nevojiten:

80g gjalp (pa kripe)
100g sheqer
200g miell
Maja (mund te perdoresh edhe sode buke por maja e fryn me mire dhe keku del me i bute)
2 veze
2 portokalle

Metoda:

Portokallin lajeni mire me gjithe lekure dhe fshijeni. Me rende, grini holle lekuren e portokallit por kini kujdes te mos grini pjesen e bardhe pasi eshte e idhet dhe do ju thartoje masen.

Ndizni soben tek 180 grade celcius, qe te ngrohet.

Ne nje ene, perzi gjalpin e shkrire, sheqerin dhe 2 te kuqet e vezes. Mases hidhi lengun e portokallit dhe lekuren.

Ne nje pjate, rrifni 2 te bardhat e vezes derisa te ngrije (aq sa te kthehet pjata permbys e mos te derdhet).
Hidheni tek masa e pergatitur dhe perpara se ta perzieni, hidhni nje pike kripe per te balancuar masen, kini kujdes qe ta perzieni masen nga poshte siper qe e bardha e vezeve te mos bie. Me pas hidhni mases miellin e perzier me maja (do te jete me e lehte per perzierje nqse nuk e hidhni njeheresh miellin, por pak nga pak).

Tepsine mbulojeni me leter pjekje qe te mos njitet dhe hidhe masen ne nje ene te rrumbullaket. 180 grade celcius per 40 minuta. Mos e hap furren pa bere 35 minuta sepse keku bie.
Proven a eshte pjekur apo jo u sugjeroj ta beni me nje kunj dhembesh, dhe nqse kunji del i paster keku eshte pjekur.

Sherbeti:

1 portokall
40g sheqer

Shtrydhe portokallin dhe sheqerin. Zie per 2/3 minuta. Hidhe siper kekut.

p.s. Kjo recete eshte personale imja, ne kuzhine (e sidomos per embelsira) duhet te ndiqni instinktin dhe zemren pasi gjithnje e di a eshte bere tamam, sikur e ndjen. Ju uroj gatim te mbare nqse e provoni.
 
Tiramisu me fruta

ImagesCAPRS6AU.jpg



Perberesit per 8 persona

Per salcen me fruta pylli

-500gr fruta pylli te fresketa (ose te ngrira)
-100gr sheqer
-150gr uje


Per kremin e Tiramisù-se

-400gr biskota savoiardi
-500gr krem maskarpone
-100gr sheqer
-5 veze mesatare
-2 gota leng frutash pylli (ose luleshtrydhe)
-1 bustine vanilje
-kakao pluhur ose copeza cokollate
-pak kripe


Pergatitja:

Ziejme ne nje tenxhere te vogel per afer 3 minuta 400gr fruta pylli (100gr do ti mbajme per zbukurim ne fund) me ujin dhe sheqerin. I leme te ftohen plotesisht, i kalojme ne mikser dhe me pas ne site duke ndare purène e frutave nga lengu. Lengut te perftuar i shtojme 2 gota leng frutash pylli (te blera me kuti ne supermarket) dhe e leme ne nje ane.

Nderkohe pregatisim kremin e Tiramisù-se duke rrahur me ndihmen e nje rrahesi elektrik te verdhat e vezeve me gjysmen e sheqerit derisa te formohet nje perberje kremoze dhe me ngjyre te verdhe te hapur. I shtojme ketij kremi maskarponen dhe vaniljen pluhur duke vazhduar rrahjen edhe per pak minuta me shpejtesi minimale derisa e gjithe masa te homogjenizohet.

Ne nje ene tjeter rrahim te bardhat e vezeve me pak kripe, dhe pasi te jete formuar nje perberje qe nuk bie nga ena i shtojme gjysmen e mbetur te sheqerit duke e perziere edhe per pak minuta. Kete mase ia shtojme kremit me te verdha vezesh dhe maskarpone duke e perziere nga poshte lart; ne kete menyre kemi perftuar kremin e Tiramisù-se.

Vendosim me rradhe biskotat Savoiardi ne nje bazament te qendrueshem apo ne nje tave te madhe qelqi dhe fillojme ti lagim me lengun e frutave mesiper derisa te jene komplet te buta, por jo te squllura. I mbulojme biskotat me nje shtrese kremi, shtojme purène e frutave te pyllit dhe veprojme ne te njejten menyre edhe me shtresen e dyte duke patur kujdes qe; nqs ne shtresen e pare biskotat i kemi vendosur horizontalisht, tani i vendosim vertikalisht. E mbulojme embelsiren me kremin e mbetur duke e sperkatur siperfaqen me kakao pluhur apo copeza cokollate te prera imet dhe duke e zbukuruar ne siperfaqe me frutat e pyllit te mbetura (100gr). E vendosim ne frigorifer per 3-4 ore dhe ne kete menyre embelsira jone eshte gati per tu servirur./recetakuzhine/
 
Pe: Embelsira

Trileçe

222173_197172993658450_183802578328825_493471_6158181_n.jpg


Torta e ftohte Trilece ose ne gjuhen origjinale 'Pastel de Tres Leches' e ka marre kete emer pikerisht nga 3 llojet e qumeshtit qe ajo perdor. Ekziston akoma konflikti se cili vend e krijoi i pari qe ne vitet 1900. Mendohet te kete ardhur nga vendasit e Niakaraguas apo te Meksikes, por versioni i dyte ka themele me te forta. Kjo embelsire shijohet shume edhe ne Kube, Porto Riko, Guatemale dhe....sigurisht ne Shqiperi!

Per pandispanjen
200gr miell
400gr sheqer pluhur
6 veze te medha (te ndara te bardhat nga te verdhat)
10gr pluhur pjekes
5gr vanilje
125ml qumesht te plote
Pak gjalpe

Per kremin me qumesht
350gr qumesht pluhur
240ml qumesht i kondesuar
250ml pana per embelsira
Rum (fakultative)

Pergatisim kekun: Ngrohim paraprakisht furren ne 180 grade celcius. Lyejme me pak gjalpe dhe miell nje tave te rrumbullaket ose katrore dhe e leme ne nje ane (23cm x 33cm). Ne nje tas rrahim te bardhat e vezeve me shpejtesi te ulet derisa te formohet nje krem i bute. Shtojme sheqerin gradualisht dhe vazhdojme rrahjen derisa te formohet nje mase kompakte dhe e qendrueshme. Shtojme nje te verdhe veze dhe e rrahim mire derisa te bashkohet me kremin e te bardhave dhe te njejten gje bejme edhe me te verdhat e tjera. Gjithashtu shtojme dalengadale miellin, pluhurin pjekes dhe qumeshtin duke vazhduar rrahjen (e bejme shpejte qe perberja te mos humbasi volumin). Shtojme vaniljen. E fusim ne furre dhe e pjekim derisa keku te marre nje siperfaqe te arte, per rreth 25 minuta.

Pergatisim kremin me qumesht: Ne nje tas tjeter, rrahim qumeshtin pluhur, qumeshtin e kondensuar dhe panen me shpejtesi te larte. E heqim kekun nga furra dhe kur te jete akoma i ngrohte derdhim kremin me qumesht mbi te. E leme te pushoje dhe te ftohet ne temperature dhome. Me pas e mbulojme me nje leter transparente dhe e fusim ne frigorifer derisa te ftohet plotesisht, minimumi 4 ore ose gjith naten.

Si perfundim pergatisim salcen me karamel* dhe ja hedhim siper trileces pasi te jete ftohur.

Salca me karamel:
150gr sheqer
2 luge uje
100ml pana e fresket

Pergatisim karamelin duke vendosur ne zjarr nje tigan te thelle (ose nje tenxhere) me sheqerin dhe 2 luge uje. E gatuajme ne zjarr te forte duke e perziere shume dhe shpesh me nje luge druri. Sapo sheqeri te filloje te kristalizohet, ulim flaket dhe vazhdojme perseri perzierjen derisa sheqeri eshte karamelizuar komplet. E leme karamelin te ftohet. Per te perftuar salcen me karamel, i shtojme karamelit te mesiperm panen te cilen e kemi ngrohur me pare ne nje tenxhere. E perziejme me luge druri dhe e leme te ftohet.
 
Titulli: Embelsira

Cupcakes - ngjyra pranverore sepse erdhi 8 Marsi....

brent2012030600415.jpg
 
Toptha gështenje me vishnje

Për toptha: Lini sheqerin dhe ujin të valojnë. Shtoni margarinë, çokollatë, biskota dhe arra. I përzieni mirë në një masë të vetme dhe e lini të ftohet pak.
Për mbushje: Përzieni margarinën me sheqer pluhur, shtoni gështenjat e bluara, arrat dhe rumin. E vendosni në një shiringë për ëmbëlsira. Përgatisni topthat prej letre. Nga masa e ftohtë formoni toptha. Në secilin topth vendosni nga një vishnje. Mund ta dekoroni me çokollatë të shkrirë apo me arra të bluara.

Përbërësit:

Për toptha: 200 gr. sheqer, 4 lugë ujë, 125 gr. margarinë, 125 gr biskota të bluara, 100 gr. arra të bluara, 50 gr. çokollatë për zierje.
Për mbushje: 200 gr. gështenja të bluara, 75 gr. sheqer pluhur, 75 gr. margarinë, 75 gr. arra të bluara, 1 lugë rum, 30-35 copë vishnja të qëruara.
 
Titulli: Embelsira

23.jpg

Tortë e mbushur


Perbersit:

-10 vezë
-10 lugë sheqer
-2 lugë kakao

Për krem:

-6 lugë niseshte
- 1 l qumësht
- 8 lugë sheqer
-150 gr çokollatë për gatim
-125 gr gjalpë
- 100 gr arra të thërrmuara
-100 gr sheqerka zhele
-100 gr rrush i thatë
-10 krem banane

Gatimi:

Fillojmë me përgatitjen e pandispanjës. Në enë të thellë i thyejmë vezët, shtojmë 10 lugë sheqer dhe i rrahim me mikser. Pasi shkrihet sheqeri, në enë e shtojmë kakaon dhe i rrahim derisa të bashkohet masa. Pastaj, në enë e shtojmë miellin dhe aditivin për brumë. Përziejmë me tel kuzhine, derisa të bashkohet masa.

Kallëpin e rrumbullakët e lyejmë me gjalpë. Brumin e derdhim në kallëp. Kallëpin e vëmë në furrë. Pjekim 20 minuta, në temperaturë prej 180 gradë.

Ndërkohë e përgatisim kremin. Në tenxhere në zjarr e hedhim pjesën më të madhe të qumështit dhe 8 lugë sheqer. Përziejmë me tel kuzhine. Në qumështin e mbetur e shtojmë niseshtenë dhe përziejmë me tel. Duke përzier pandërprerë me tel, në qumështin e valuar e shtojmë niseshtenë e zbutur. Pasi kremi e fiton dendësinë e duhur, tenxheren e heqim nga zjarri. اokollatën e thyejmë në copë dhe e shtojmë në tenxhere. E shtojmë edhe gjalpin. Përziejmë me tel, derisa të shkrihet çokollata dhe gjalpi. E lëmë kremin të ftohet. E nxjerrim pandispanjën nga kallëpi dhe e presim pjesën e sipërme të pandispanjës.

Pastaj, në mes të pandispanjës bëjmë vrimë. Copët nga mesi i pandispanjës i vëmë në enë të thellë. Kremin e ftohur e rrahim me mikser. Gjysmën e kremit nga tenxherja e vëmë në enën me copët e pandispanjës. Në enë i shtojmë arrat e thërrmuara dhe rrushin e thatë.

Sheqerkat zhele i presim në copë dhe i shtojmë në enë. Edhe 4 krem banane i presim në copë dhe i shtojmë në enë. Kremin e vëmë në vrimën e pandispanjës. Tortën e mbushur e lyejmë me kremin e mbetur në tenxhere. Sipër kremit e vëmë copën e prerë të sipërme të pandispanjës.

Tërë tortën e lyejmë me kremin nga tenxherja. Kremin e mbetur e vëmë në shiringë kuzhine. Me shiringë, me krem e zbukurojmë pjesën anësore dhe pjesën e sipërme të tortës. Mes topëzave të kremit zbukurojmë me sheqerka zhele. Në mes të tortës i vëmë 6 krem bananet e mbetura. Me një topëzë krem dhe me një copë sheqerkë zhele e përfundojmë zbukurimin e tortës.
 
Titulli: Embelsira

23.jpg


Embelsire ne forme zemre


Perberesit

* 200 gr pasta flora te gatshme
* 3 limon te vegjel
* 90 gr sheqer
* 2 te verdha vezesh
* 15 gr gjalp
* buke pandispanje te gatshme
* limoncello
* disa gjethe mente

Pergatitja

1) Me buken e pandispanjes beni nje shtrese te lart rreth 1 cm dhe vereni ne nje ene ne forme zemre me permasa 15x15 cm duke e prere ne anet e enes buken. Shtrini pasta floren ne anet e brendeshme te enes per rreth 2-3 mm. Shponi fundin e brumit me nje pirun, dhe futeni ne furre ne 180' per 20 minuta.

Pergatisni kremin:

2) Lani dhe thani limonat, grijini lekuren dhe me pas shtrydhni lengun, kullojeni dhe me pas perziejeni me lekuren e grire dhe 40 gr sheqer te gjitha keto ne nje ene. Ngrohni perberjen dhe nderkohe rrihni te verdhat e vezeve me sheqerin e mbetur. Kur lengu i limonit do te filloj te ziej, hiqeni nga zjarri, dhe shtojeni ne perberjen e vezeve duke e perzier, me pas lereni perseri ne zjarre derisa perberja te trashet. Pasi ta keni hequr nga zjarri hidhni gjalpin dhe lereni te ftohet.



3)Brumin e perfunduar hiqeni nga forma dhe vendesoni ne pjate, mbusheni zemren me pandispanjen e mbetur dhe sperkateni me limoncello, hidhni kremin dhe kompletojeni me gjethet e mentes, limonat e mbetur prejini ne feta shume te holla.
 
Titulli: Embelsira

23.jpg

Koha e pergatitjes: 25 minuta
Koha e gatimit: 10 minuta
Perberesit:

1 filxhan gjalp (mos e zevendesoni me gje tjeter), te zbutur
1/2 filxhan sheqer
2 veze
1 luge caji me ekstrakt vanilje
2-1/4 filxhan (caji) me pluhur mielli
1/4 filxhan kakao
1/4 luge caji krip
3/4 filxhan lajthi te pjekura
3/4 filxhan me copeza cokollate gjysem te embela
3/4 filxhan me vanilje ose cokollat te bardhe.

Procedura:

1. Ne nje tas perzieres hedhim kremin e gjalpit dhe sheqerin. Rrahim vezet dhe vaniljen. Perziejme miellin me kakaon dhe kripen dhe dy kremerat e perziera me pare. Hedhim ne te lajthit. E ndajme brumin pergjysem. E mbulojme dhe e ftohim ne frigorifer.
2. Punojme me nje porcion brumi ne te njejten kohe duke e rrotulluar ne 1/4-ten e hollojme mbi nje shtrese te holle mielli. E presim sipas dy forma zemre. vendosim menjane copa ne forme rripi. E pjekim ne temperature 350 per 9- ne 10 minuta (duhet qe pasi te piqet te jete e bute). E ftohim per nje minute.
3. E vendosim ne nje tas me temperatur te ulet, shkrijme copezat e cokollates drei sa te behet e lemuar. E vazhdojme kete proces duke i hedhur dhe vaniljen. Futim brenda gjysmen e asaj qe kemi gatuar ne nje cokollate gjysem te embel, futim pjesen tjeter te mbetur te gatimi ne nje cokollate te bardhe. Formojme me to dy forma zemre perpara se cokollata te kete ngrire. Dhe me pas e lem deri sa te ngrije.
 
Titulli: Embelsira

408572_417936731604580_1705378099_n.jpg



GLIKO ME PORTOKALLE:

2 kg portokalle
2 kg sheqer
1 luge kafeje me leng limoni
3 tuba vanilje

Pergatitja :
Lajme dhe fshijme portokallet dhe i gervishtim pak nga ana e holle e rendenit qe te pastrojme pjesen e kuqeremte deri ne te verdhe qe eshte e hidhur por mos te arijme ne te bardhe.

Vendosim ne nje tenxhere te madhe uje te bollshem e leme te valoje dhe vendosim brenda portokallet sic jane te ziejne per rreth 30-40 minuta deri sa te zbuten.

I provojme me nje kruajtese dhembesh dhe kur te jene zbutur dhe shpohen lehte, i heqim dhe i vendosim ne uje te ftohte .I leme 5-6 ore duke nderuar ujin dy tre here. Vendosim mbi nje tepsi nje derase guzhine dhe i presim ne mes dhe heqim pjesen e bardhe qe ka dhe cdo pjese e ndajme ne tre apo kater thela te bukura te njellojta ne varesi sa e madhe eshte cdo portokalle.

Te gjitha thelat i vendosim ne nje kullese perseri mbi tepsine qe i preme me pare qe te mbledhim te gjitha lengjet qe do leshojne.I leme per rreth dy ore.

Vendosim ne nje tenxhere sheqerin ,lengun e portokalleve dhe pak uje deri sa te arije dy gisht mbi nivelin e sheqerit.E trazojme dhe e leme te mare vale dhe shtojme portokallet dhe vazhdojme zierjen per 15 minuta pa i trazuar por duke luajtur tenxheren qe te veje sherbeti mbi te gjitha thelat. E mbulojme dhe e leme nje nate.

Per aresye se portokallet leshojne shume lengje , nxjerim thelat me nje luge me vryma dhe ziejme vetem sherbetin te trashet dhe te lidhet mire deri sa te leshoje flucka ,pastaj shtojme brenda portokallet lengun e limonit dhe vaniljen i leme 5 minuta te ziejne bashke ,i heqim .I vendosim te ngrohta sic jane ne vazo te sterilizuara i mbyllim me kapak dhe i kthejme vazot permbys duke i lene keshtu nje nate.

Ne ke te forme ruhen te konservuara per nje kohe te gjate.Kur hapim vazot per ti konsumuar duhet ta vendosim pastaj ne ruajtje ne frigorifer.
 
Titulli: Embelsira

386823_397983230266597_1834288841_n.jpg


Llokume sulltani:

Perberesit:


* 1 kg qumesht
* 250 gr gjalp
* 2 gota uji sheqer
* 1 paket vanilie
* 2 gota uji+2 luge gjelle miell
* arra
* kanelle
* arre kokosi

Pergatitja:
Ne fillim skuqni miellin me gjalp, shtoni sheqerin dhe vazhdoni ti skuqni. Shtoni qumeshtin pak e nga pak dhe perzini mire (rriheni). Hiqeni nga zjarri pasi te jete bere si muhalebi e trashe dhe shtoni menjehere vanilien dhe perzieni mire (rriheni)per 10 minuta. Lereni ne frigorifer per 2-3 ore, pasi te ftohet ndani copeza sa nje arre, verini brenda arra dhe kanelle, mbyllini dhe bejini top.
Rreshtoni llokumet ne nje tepsi ku te keni hedhur arre kokosi, rrotullojini qe te marrin arre kokosi gjithandej. Mund ti vini stikadenti qe ti kapni me lehte. Lerini ne frigorifer deri per servirje
 
Titulli: Embelsira

391447_401588486572738_1426141044_n.jpg


Rafaeollo:

Perbersit:

-300 gram arra kokos
-1/2 kg sheqer
-400 gram qumesht pluhur
-250 gram margarin
-2 vanilin sheqer
-2 filxhana caji uje
-lajthia sipas deshires

Pergatitja:

2 filxhana uji i vendosim ne nje tenxhere dhe e lejme zieje . we hedhim margarin ,sheqerin pasi te zieje dhe e heqim nga zjarri .I shtojme qumeshtin pluhur e perziejme prap me mikser ,ne pas i shtojme edhe arra kokosin ,vanilin sheqerin prap e perziejme me mikser fen .Masa duhet te qendroj ne frigorifer 2 ore dhe pastaj i bejme toptha ku seciles ia vem nga nje lajthi.
 
Titulli: Embelsira

527990_380060592058861_686937468_n.jpg


Torron me bajame:

Torroni eshte nje embelsire e cila gatuhet sidomos ne Itali , origjinia e se ciles daton qe ne vitet 1440. Perbehet nga e bardha e vezes, mjalte, fruta te thata, por shpesh edhe cokollate dhe fruta te sheqerosura.

Realizimi i kesaj embelsire nuk eshte i veshtire; kerkon vetem pak kujdes dhe vemendje ne cdo hap. Gjithashtu, mjeti me i rendesishem qe duhet te keni patjeter ne kuzhine duhet te jete termometri i kuzhines!

Perberesit :

100gr sheqer
100gr mjalte
1 te bardhe veze mesatare (40gr)
30ml uje
350gr bajame pa lekure
100gr fistike te qeruar
lekuren e nje portokalli ose limoni
1/2 luge te vogel vanilje
2 flete vaferi (ose leter furre)

Si fillim, pjekim ne furre te parangrohur ne 120-130°C bajamet dhe fistiqet per rreth 15 minuta derisa te marrin ngjyre te arte dhe i leme brenda ne furre qe te qendrojne te ngrohta.

Ne nje tenxhere pregatisim shurupin duke hedhur fillimisht sheqerin, me pas ujin dhe duke e vendosur ne zjarr te ulet derisa te arrijne temperaturen 135°C pa i perziere asnjehere. (nese deshirojme qe torrona te jete pak me e forte, e leme te arrije ne temperaturen 145°C)

Nderkohe, rrahim ne banjomari me ndihmen e nje mikseri elektrik te bardhen e vezes me mjaltin derisa e gjithe perberja te shkeputet nga anet e enes.

Ne momentin qe shurupi ka arritur temperaturen 135°C, e hedhim ne perberjen me veze duke e perziere shpesh, shtojme frutat e thata te ngrohta dhe i perziejme shume mire derisa e gjithe masa te homogjenizohet. Shtojme se fundi edhe lekuren e grire te nje portokalli ose limoni dhe vaniljen dhe vazhdojme perzierjen derisa masa te lidhet.

E hedhim perberjen ne nje tave drejtkendore te shtruar me leter furre (ose flete vaferi nese arrini te gjeni), lagim duart me uje te akullt dhe e sheshojme siperfaqen me dore derisa ti japim nje forme pak a shume te rregullt. Vendosim siper leter tjeter furre, e mbulojme mire me nje pecete te paster dhe e leme ne nje ambjent te fresket, psh jashte ne ballkon, per minimumi 10 ore.

Ne momentin e servirjes, e presim ne copa te vogla me ndihmen e nje thike shume te mprehte. E ruajme ne nje vend te fresket dhe te thate per me shume se 2 jave.
 
Titulli: Embelsira

225324_486656488065937_1260390526_n.jpg


Rolate me Banane:

Përbërësit:
2 banane,
1 puding,
1 اokollatë të zezë arra,
6 vezë,
8 lugë sheqer,
ujë,
6 lugë miell kokosi,
½ qeses pluhur për pjekje,
qumësht,
margarinë.

Përgatitja:
Për petë: vezët të rrihen mirë, më pas gradualisht shtoni sheqerin. Shtoni miell, ujin, miellin e kokosit, pluhurin për pjekje, të gjitha i përzieni mirë. Shtoni masën në tepsi dhe për 20 minuta e piqni në 180 gradë. Më pas petës i jepni formës e rolatës. E lini të ftohet derisa të krijoni mbushjen.

Mbushja:
Zieni 2 pudingë në qumësht, shtoni margarinën dhe përzieni. Në masë shtoni pak miell kokosi dhe i përzieni. Bananet i spërkatni me lëng limoni dhe i radhisni. Rolatën e lyeni me krem puding dhe shtoni arrat. Ju bëftë mirë!
 
Titulli: Embelsira

Po u sjell nje recete embelsire qe e gatova mbrem, e mire, e lehte dhe teper e lezetshme... 

Rollatë me banane

Perberesit:
6 veze
20 luge sheqer
20 luge vaj
20 luge qumesht
12 luge miell
1 pluhur per fryerje
1 vanille


Vezet dhe sheqerin i rrahim mire me mikser dhe me pas i shtojme me rradhe perberesit e tjere.
Marrim nje tepsi katrore, shtrojme nje leter per pjekje dhe vendosim brumin.
E pjekim 10-15 min ne furre te nxehte.
Si e nxjerrim siper i hedhim nje lecke te lagur dhe e lem te ftohet pak. (Jo te ftohet shume sepse ka mundesi kur e mbeshtjellim te plas brumi)
Me vone marrim tepsin dhe e kthejm permys, ja heqim letren e pjekjes dhe siper e lyejme me marmalate (vete me shume e prefereoj marmalate/recel dredhezash), hedhim sipas deshires arra, kokos, etj etj… vendosim kater banane (sic e shihni dhe ne foto) dhe pastaj e mbeshtjellim, i japim formen e rolates dhe siper e lyejme me krem shanti dhe i hedhim cokollate te kaluar ne rende.





 
Titulli: Embelsira

Bonbonet e fëmijërisë tonë

Duke marr shkas nga nje foto rastesisht ne facebook, mendova te sjell receten e "femijerise" sone. Mezi prisnim nga nena te beheshin bonbonet dhe ti hanim me nxitim :D mjammmmm mjammmmm sa te mira qe kan qen.
ek211.jpg
RECETA ME TE CILEN JANE BERE KETO ESHTE :
1 gote qumesht + 2 gota sheqer +2 luge gjalpe te fresket.I zieni dhe i lini te ftohen.Kur te jene ftohur disi u jepni forme .Ju befte mire ! Nenat tona dinin te embelsonin edhe gurin.
Mund ti shtoni edhe kakao nese deshironi.
Forma i jepej ne pjesen e pasme te nje shtrydheseje limoni.
 

Attachments

  • ek211.jpg
    ek211.jpg
    15.3 KB · Shikime: 0
Titulli: Embelsira

Rolladë me fruta të ndryshme



Përbërësit:

4 veze
120 g Sheqer
Pakëz krip
2 Lugë të ngrënjes ujë te vaket
2 Lugë kakao
80 g Miell

Për kremin:

200 g Shllag
2 lugë sheqer nëse është nëvoja
Fruta simbas dëshirës

Përgaditja:

I ndan të verdhat e vezëve nga të bardhat në dy enë të ndryshme pastaj në enën ku i kemi vendos vezet e verdha e shtojmë sheqerin, ujin dhe kripen, i tundim me mikser derisa të arrijnë në ngjyrë të qelet.

Të bardhat e vezëve i rrahim me mikser derisa te fitojmë një masë të trashe, dhe i bashkojmë më të verdhat e vezës duke e përziere me lugë.

Miellin ja hedhim mbi me sitë dhe vazhdojmë të përzijmë me lugë.
Nga pandispanja e sapo përgaditur marrim dy lugë prej sajë dhe e përzijm me kakao dhe e fusim në shiringën për kuzhinë, pastaj marrim një letër për kuzhinë dhe e dekorojmë me lule, dhe e fusim në furrë, e lejmë në 100°C për 4 min.

E nxjerrim nga furra dhe siper ja hedhëm pandispanjen e bardhë dhe përseri e fusim ne furrë për pjekje 220°C për 10 min.

Për kremin:

Me mikser përgadisim shllagin bashkë me sheqerin, dhe pandispanjen e lyejmë me të, mbi të hedhum frutat simbas dëshires dhe per fund fillon t'a mbështjell.Ju beftë mirë. //mesazhi
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top