Embelsira

Titulli: Embelsira

Anormalja, a ke mundesi mos me postu nja 10 min se jam tu bo perpjekje serioze me u fut aty te lista e rekordeve me postime?


Faleminderit paraprakisht.
I nderuar madam skam hyr ktu per rekorde e skom nmend me ndalu me postime
ajt shnet
 
Kek Çokollate pa Gluten
Pergatitja:20' , pritja:6 or , pjekja:30' , sasia:12 persona.
Per kekun:
200gr çokollat ( Nestlé desert )
12 te bardha veze
360gr sheqer
1 maj lug kafeje krip
12 te verdha veze
120 gr bajame pluhur
100gr Kakao Nestlé pluhur

Per kremin e çokollates bardhe:
90gr çokollate e bardhe ( Nestlé desert)
250gr krem qumeshti vegjetal
1L.G mjalt ( l.g= lug gjelle)
1L.G glukoze
1L.Kafeje ekstrakt vanilje
½L.k kanell pluhur
Per servirjen cokollata te vogla , nenexhik i fresket , dhe pluhur kakao .

Pergatitja e kekut:
Nxehim furrin ne temp 180°C ,
Ne nje tas hedhim çokollaten te thyer ne copeza , mbulojm tasin me nje plasmas kuzhine dhe e fusim ne furrin me mikrovale dhe e lejm per 2-2½ minuta ( 800watt) sa te shkrij , ne tasin e mixerit te bardhat e vezeve , gjysmen e sheqerit , kripen dhe trazojm derisa te veze e rrahur , pasi te jet gati e hedhim ne nje tas tjeter , Ne tasin e mixerit hedhim te verdhat e vezeve pjesen tjeter te sheqerit vanilian dhe e godasim derisa te behet si shkum , pasi te jet gati e heqim nga mixeri heshim çokollaten e shkrir dhe e trazojm te perzihet mir , shtojm pluhurin e bajameve , kakaon , hedhim pak veze te rrahur dhe trazojm , hedhim te gjith perzierjen tek tasi me vezen e rrahur ( te bardhen ) dhe e trazojm me ngadal dhe kujdes
Shtrojm leter te sulfurizuar ( leter gatimi ) ne nje tepsi ( 32•25cm ose forme per kek ) dhe hedhim gjalp pluhur dhe kakao pluhur , hedhim perzierjen dhe e pjekim per 25-30 minuta pasi te jet gati e lejm te ftohet .

Pergatitja e çokollates bardhe ( kremit):
Ne nje tenxhere hedhim kremin e qumeshtit vegjetal , e cojm ne zjarr dhe e lem te nxehet , ne nje tas hedhim çokollaten e bardhe te thyer me copeza te vogla , mjaltin glukozen , ekstraktin e vanillies , kanellen , kremin e qumeshtit te nxehte dhe e trazojm pas 15 sekondash , mbulojm me nje plasmas dhe e cojm ne frigorifer per gati 6-12 ore te ngrije ( sipas frigoriferit ) , e marim e hedhim ne tasin e mixerit dhe e rrahim derisa te behet si shkum ( krem) , pasi te jet gati e heqim nga mixeri nxjerrim kekun nga forma siper nje derrase ( derrase presere ) dhe e presim ne 12 copa ( sipas deshires ) e servirim duke shtruar perzieresin e çokollates bardhe duke e stolisur me copeza çokollate te vogela , nenexhik te fresket dhe pluhur kakao
Oreks te mbare.
 
Si te gatuajme sheqerpare Dibre – Receta gatimi për Sheqerpare Speciale Dibrane.
Përbërësit për 30 copë:
  • 1 kg Miell
  • 600 gr Gjalpë të tretur ose Vital
  • 350-400 gr Sheqer
  • 8 të verdha Vezësh
  • 3 gr Sodë
Për shurupin:
  • 1250 gr Sheqer
  • 850 gr Ujë
  • Pak vanilje
  • 75 gr Arra
Për të gatuar këtë ëmbëlsirëte bërë sipas specialitetit Dibran veprojmë në këtë mënyrë:
Përgatitet brumi i shkrifët duke rrahur gjalpin me sheqerin, shtojmë pjesë –pjesë të verdha e vezëve duke i punuar vazhdimisht, shtojmë miellin të përzier me sodën e bukës. Zihet brumi duke e punuar me kujdes për të mos e bërë elastik.
Brumi i përgatitur bëhet në formë kulaçi të rrumbullakët, shtypet në trashësi 7-8 mm dhe i vendosim në mes të çdo cope një ose gjysmë thelbi arrë.
Vendoseni në tepsi të thata të pa lyera me yndyrë. Piqen në temperaturën 230 gradë Celsius për 25-30 min. Pasi dalin nga pjekja, duke qenë të ngrohta spërkaten me shurup të ftohtë, i cili duhet të jetë i aromatizuar me vanilje.
 
Si te gatuajme embelsire per 10 minuta?

250 gr biskota sipas dëshirës suaj(sipas mundësisë te kualitetit me te mire)
• 100 gr gjalpë
• 400 gr çokollatë për zierje
• 200 ml ajke e ëmbël
Përgatitja:
Së pari zbutet margarina në zjarrë jo shumë të lartë dhe i shtohet ajka duke pasur kujdes që të mos vloj dhe largohet nga zjarri dhe duke e përzier i shtohet çokollata e copëtuar dhe përzihet gjithnjë.
Pastaj biskotat i copëtojmë në copa të vogla dhe i përziejmë me kremin jo krejtësisht te ftohur.
Kallëpi ku do ta vendosim mbulohet me folie alumini dhe e vendosim sipër ëmbëlsirën dhe pasi e rrafshojmë ngadalë me luge e lëmë të ftohet mire për 3-4 ore në frigorifer.
Preferojmë qe biskotat te jen nga me te mirat kualitative me shije karamele qe gjate ngrënies te kërcasin në dhëmbë dhe të mos shkrihen nga kremi.


Shiko fotografinë 1697660












 
Kek te thjeshte.

3 veze
2 gota sheqer
1 gote kos
1 pluhur per pjekje
1 luge te vogel sode bikarbone
10 luge mjell.

Furra nxehet ne 200 grad, dhe piqet 20 min.
 
Si te gatuajme embelsire per 10 minuta?

250 gr biskota sipas dëshirës suaj(sipas mundësisë te kualitetit me te mire)
• 100 gr gjalpë
• 400 gr çokollatë për zierje
• 200 ml ajke e ëmbël
Përgatitja:
Së pari zbutet margarina në zjarrë jo shumë të lartë dhe i shtohet ajka duke pasur kujdes që të mos vloj dhe largohet nga zjarri dhe duke e përzier i shtohet çokollata e copëtuar dhe përzihet gjithnjë.
Pastaj biskotat i copëtojmë në copa të vogla dhe i përziejmë me kremin jo krejtësisht te ftohur.
Kallëpi ku do ta vendosim mbulohet me folie alumini dhe e vendosim sipër ëmbëlsirën dhe pasi e rrafshojmë ngadalë me luge e lëmë të ftohet mire për 3-4 ore në frigorifer.
Preferojmë qe biskotat te jen nga me te mirat kualitative me shije karamele qe gjate ngrënies te kërcasin në dhëmbë dhe të mos shkrihen nga kremi.


Shiko fotografinë 1697660
Kete e bej dhe une, por i shtoj arra, fruta te thata ose llokum.
 
Simite me uje.

6 gote uje te nxehte si per buke.
1 gote e gjysem vaj.
1.gote e gjysem sheqer
1 luge kryp
1 luge Maje (kvasac)
E len Deri sa te vije brumi, e mbuluar mire.
I ben topa te vogla dhe I rendit ne tepci, dhe prap I lene te pushojne 20 minuta.
Siper I Luan me te verdhen e vezes dhe I hedh afion ose susam.
Piqen ne 150grad 40 minuta

Shiko fotografinë 1757157
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top