Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Eliza Dushku- Projekt për Shqipërinë

Aktorja hollivudiane me prejardhje shqiptare Eliza Dushku është duke punuar në projektin e saj dedikuar Shqipërisë.
Eliza-Dushku-Wavy-Hairstyle.jpg
Ky dokumentar ka të bëjë me vizitën e saj në Shqipëri gjatë vitit të kaluar. Eliza së bashku me vëllanë e saj Nate Dushku si dhe me të dashurin Rick Fox, kishte vizituar Shqipërinë me ç’rast edhe ishte fascinuar nga bukuritë të cilat ofron ky vend. Për t’i ndarë këto emocione dhe pamje të filmuara gjatë vizitës së saj në Shqipëri, Eliza ka vendosur që të realizojë një projekt dokumentar dedikuar Shqipërisë.

Projekti në fjalë sipas Elizës është në përpunim e sipër mirëpo i duhet ndihma e të gjithëve për realizimin përfundimtarë të këtij projekti. اdokush mund të kontribuojë aq sa ka mundësi deri në grumbullimin e 60 mijë dollarëve, shumë e cila kërkohet për ta finalizuar këtë projekt.

/Telegrafi/

 
Last edited by a moderator:
Titulli: Eliza Dushku- Projekt për Shqipërinë

Perveçse eshte nje aktore e madhe, me pelqen dhe per faktin qe nuk haron orgjinen e saj.
Urime :)
 
Pe: Eliza Dushku- Projekt për Shqipërinë

Dushku: Dokumentari, letër dashurie për Shqipërinë


Eliza Dushku thotë se dokumentari i realizuar prej saj, “Dear Albania”, është një letër dashurie drejtuar Shqipërisë.

Aktorja e Hollywoodit aktualisht është në Shqipëri për të marrë pjesë në “Tirana Art Days” dhe për të promovuar dokumentarin e saj dhe është shprehur e kënaqur që ndodhet sërish në vendin e të parëve të saj.

“Jam shumë e kënaqur që jam këtu. Jemi këtu, për të festuar këto ditë arti të cilat janë të shkëlqyera. Unë jam Eliza Dushku, jam aktore ndërkohë që jam një qytetare mjaft e re shqiptare, vetëm vitin e kaluar unë kam marrë nënshtetësinë”.

“Do të doja t’ju thosha se kjo është një përvojë mjaft e re. Unë kam ardhur këtu së bashku me familjen time, së bashku me fotografin e nderuar Fadil Berisha, në mënyrë që ne të festojmë dhe në fakt ky është një festim. Jemi shumë të kënaqur të shohim këtë lloj ndërthurje të artit, arkitekturës dhe të festës që ne bëjmë këtu”.

“Në fakt, jemi këtu për të festuar Tiranën dhe jam këtu gjithashtu për të treguar premierën e dokumentarit tonë, “E dashur Shqipëri”, letra ime e dashurisë për këtë vend”.

“ثshtë shumë kënaqësi të them se kemi marrë mbështetje edhe nga vende të ndryshme të rajonit, Mali i Zi, Maqedonia dhe vende të tjera, të cilat do ta shfaqin këtë premierë në të gjithë kinematë e tyre, ndaj do të doja t’ju thosha se për mua është vërtet një emocion i jashtëzakonshëm dhe jam jashtëzakonisht e kënaqur që gjendem këtu dhe të festojmë së bashku”, ka thënë Eliza.

infokusi/
 
Titulli: Eliza Dushku- Projekt për Shqipërinë

Origjinen se ka harruar,por gjuhen se ka mesuar!

Gjithsesi urime per projektin.
 
Titulli: Eliza Dushku- Projekt për Shqipërinë

qa aktoret ska 60 mije $ ahahahahha
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back