Eliminatoret ‘Brazil 2014’, Islanda parakalon kuqezinjtë

cent

...Lontano
TIRANث-Shqipëria e De Biazit pëson një humbje që djeg shumë brenda në “Qemal Stafa”, duke humbur kësisoj shansin për t’i shtuar pikë të tjera vetes në llogarinë që ka për momentin në Grupin E.
30uu4ir.jpg
Kuqezinjtë tanë janë mundur nga një rival jo i dorës së parë, sikurse është Islanda, e cila është ndihmuar në këtë mision të vetin edhe nga shiu i rrëmbyeshëm që ka rënë në kryeqytetin shqiptar, duke e kthyer tapetin e fushës së blertë në një gjol të vërtetë, ku topi mezi lëvizte në të. Në një situatë të tillë, natyrshëm do të dilte në pah përgatitja fizike e islandezëve, që me topin e gjatë kanë arritur ta përparësojnë lojën e tyre dhe të marrin maksimumin nga një transfertë, në të cilën tri pikët vështirë t’i kenë cuar nëpër mend. Por, minuta e 81-të i ka dërguar në “qiellin e shtatë” të besuarit e Lagerbak, që përmes një goiditjeje dënimi kanë gjetur golin e dytë dhe të fitores, ndërsa kishin zhbllokuar shifrat e sfidës të parët, në minutën e 19-të, për t’u barazuar më tej nga Edgar Cani, në minutën e 29-të. Një volum i madh loje dhe jo pak raste për shënim nga tanët, por që nuk mjaftuan ndaj një kundërshtari tepër të disiplinuar taktikisht, që vuri zemrën në fushën e lojës, iu përshtat më mirë terrenit të rënduar, prej të cilit e nxori “me thonj” fitoren, e cila u bekua deri diku edhe nga fati. Dalin kokulur kësisoj kuqezinjtë tanë nga kualifikuesja e parë e tetorit në shtëpi, të mundur, ndërkohë që pas katër ditësh do të kenë përballë një kundërshtar edhe më të vështirë, sikurse është Sllovenia. Shqipëria mbetet në kuotën e tri pikëve, ndërsa Islanda na parakalon në sfidën e drejtpërdrejtë, sepse e sheh veten me 6 pikë pas tri ndeshjesh.

Ballafaqimi i fundit me Islandën datonte më 31 mars 2004, po në Tiranë, kur tanët fitonin me rezultatin 2-1. Prej asaj kohe e deri më tani kanë rrjedhur shumë ujëra, palët gjenden në pozita krejtësisht të revizionuara, ndaj 90-minutëshi i sotëm grishte jo vetëm tifozët në stadium, por edhe tërë sportdashësit e tjerë shqiptarë ngado që janë, për ta pëcjellë këtë ndeshje kualifikuese. “Qemal Stafa” ishte arena ku Kombëtarja shqiptare nuk ka falur kollaj, të njëjtën gjë kishte premtuar edhe kësaj here, por ka dështuar, fatkeqësisht.

“Botërori 2014″, ndeshje kualifikuese, Grupi E
Stadiumi kombëtar “Qemal Stafa”
SHQIPERI-ISLANDE 1-2
Golat: Cani 29′ / Bjarnason 19′. G.Sigurdson 81′
SHQIPERIA: Ujkani, A.Lila, Cana, Mavraj, Dallku, Kukeli, E.Bulku, G.Lika (Salihi 75′), Meha (Roshi 46′), Sadiku, اani (Bogdani 85′). Trajner: De Biazi
ISLANDA: Halldorson, Steinson, Bjarnarson, G.Sigurdson, Gilslason (Sوvarsson 68′), Arnason, R.Sigurdson, Gunarson, Finbogson, Hallfredson, Skualson. Trajner: L.Lagerbak
Gjyqtarë: Gjyqtarë: T.Asumaa, M.Heininen, M.Hanninen (Finlandë)
Kartonë të verdhë: Cani 73′, Cana 61′, Kukeli 58′ / Arnason 51′, Gunarson 56′, Steinson 76′.


/d.b
 
Titulli: Eliminatoret ‘Brazil 2014’, Islanda parakalon kuqezinjtë

Bir futu ku ska qir!
 
Titulli: Eliminatoret ‘Brazil 2014’, Islanda parakalon kuqezinjtë

Futbolli lindi ne Angli, vdiq ne Shqiperi !
 
Titulli: Eliminatoret ‘Brazil 2014’, Islanda parakalon kuqezinjtë

Ishte me shume nje gabim se nje humbje e merituar do i rrafim atje keta islandezet mos te ju ngelet hatri
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 25.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 18.8%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 25.0%
Back
Top