Follow along with the video below to see how to install our site as a web app on your home screen.
Note: This feature may not be available in some browsers.
Mirësevini në forum 👋, Vizitorë
Për të aksesuar përmbajtjen e forumit dhe të gjitha shërbimet tona, ju lutemi regjistrohuni ose hyni në forum. Anëtarësimi është plotësisht falas dhe zgjat vetëm një minutë.
Kombëtarja sot në Maltë, Han ka një grup të plotë
Kombëtarja shqiptare do të udhëtojë sot rreth orës 6 të mëngjesit në drejtim të Maltës, për ndeshjen që do të zhvillohet të mërkurën në mbrëmje në stadiumin "Ta'Qali". Kuqezinjtë do të bëjnë tranzitin në Romë dhe rreth orës 14 do të jetë në kryeqytetin maltez, La Valeta. Shqipëria do të jetë e grumbulluar në qendër të qytetit, në hotel "Corinthia Palace", duke mos i kushtuar shumë rëndësi pranisë së gazetarëve apo njerëzve të federatës vendase. Trajneri Ari Han do të ketë në dispozicion thuajse të gjithë lojtarët që sot, përveç Ervin Skelës, Arjan Beqajt, Erjon Bogdanit e Samir Ujkanit, që do t'i bashkohen ekipit ditën e nesërme. Holandezi nuk dëshiron të humbasë kohë dhe seanca e parë stërvitore do të zhvillohet që sot. Përgjithësisht do të jetë një seancë shplodhëse, ndërsa nesër ngarkesa do të jetë me dy seanca në ditë. Të martën, Han dhe stafi i tij kanë planifikuar vetëm një seancë, atë në orarin dhe në stadiumin e ndeshjes.
Maltezët
E ndërsa Shqipëria shkon në La Valeta për të luajtur ndeshjen e edicionit, atmosfera në kampin e Maltës duket elektrizuese. Përballja me Shqipërinë konsiderohet ndeshja e sezonit dhe maltezët besojnë se është momenti për të marrë fitoren e parë në grupin 1 të Botërorit 2010. Në një shkrim të publikuar në faqen zyrtare të Federatës Malteze, ajo konsiderohet si ndeshja më delikate. "Ky takim do të jetë padyshim mjaft delikat, jo vetëm sepse e përball skuadrën tonë me mundësinë për të bërë diçka pas 4 humbjeve, por edhe sepse kundërshtar do të jetë një ekip që nuk përbën një emër të madh në arenën ndërkombëtare, por që është rritur shumë së fundmi", thuhet në uebsajtin zyrtar të Federatës. "Në fakt, barazimi pa gola që Shqipëria mori kundër Portugalisë tetorin e kaluar dhe që e çoi këtë skuadër në kuotën e 5 pikëve, tregon se kemi të bëjmë me një vend të fortë në futboll. Trajnerit Fitzel i duhet të ketë në maksimum të gjitha kapacitetet fizike, teknike dhe psikologjike të lojtarëve tanë për të lënë pas serinë negative që kemi me asnjë gol të shënuar", thuhet më tej në sajtin e Federatës. Po kështu, një thirrje e fuqishme u bëhet edhe tifozëve për mbështetje në këtë takim.
Transmetimi
Në Maltë, një rëndësi mjaft të madhe i kanë kushtuar edhe transmetimit të ndeshjes. Një kompani televizive me një emër kuptimplotë "Where's Everybody" (Ku është gjithkush) do të prodhojë sinjalin televiziv satelitor të sfidës Maltë-Shqipëri, e vlefshme për eliminatoret e Kampionatit Botëror 2010. Sipas asaj që raportojnë mediat malteze, takimi i Maltë-Portugali u transmetua në 15 vende, ndërsa Maltë-Hungari sinjali televiziv iu ofrua miliona njerëzve. Për prodhimin e sinjalit televiziv të ndeshjes Maltë-Shqipëri do të angazhohet një ekip prej 40 personash, ndërsa ajo do të "monitorohet" nga 11 kamera.
Switch between full screen and narrow screen modes.
Grid View
Easily review content and get an organized view with grid mode.
Image Grid Mode
Display your content in an organized and visually rich way with background images.
Sidebar Close
Create a larger workspace by hiding the sidebar.
Fixed Sidebar
Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.
Box view
You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.
Radius Control
Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.
Choose your color
Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.
Kjo faqe përdor cookie për të ndihmuar në personalizimin e përmbajtjes, për të përshtatur përvojën tuaj dhe për t'ju siguruar mbarvajtjen në këtë ueb faqe
Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqe, ju jeni duke pranuar përdorimin tonë të cookies.