Elbasan, simpatizantët e PD-së me zarfe me lekë blenë votat e romëve

WxP

Staf në FV.AL
Një incident tjetër është shënuar në qytetin e Elbasanit, në qendrën e votimit në lagjen 5 maj te shkolla Hamit Mullici, është konstatuar se disa persona shpërndanin zarfe me lekë në shkëmbim të votave.
Sipas burimeve të siguruara nga “Shekulli Online” bëhet me dije se lekët i shpërndaheshin kryesisht votuesve të komunitetit rom.
Mësohet se personat që shpërndanin lekët ishin simpatizantë të Partisë Demokratike dhe qëndronin në hyrje të qendrës së votimit. Policia deri tani nuk ka marrë asnjë masë kundrejt këtyre personave që blinin votën e romëve kundrejt një pagese minimale prej 500 deri në 1000 lekë të reja.
/Shekulli Online/ Përgatiti: E.L/
 

Attachments

  • zarfi-me-para.jpg
    zarfi-me-para.jpg
    76.1 KB · Shikime: 19
Titulli: Elbasan, simpatizantët e PD-së me zarfe me lekë blenë votat e romëve

Esht turp te blihet nje vote ja pra ku ka arritur populli shqiptar me vjen shume keq :( :( :( :( ..perderisa esht e lire te votosh jo ti mashtrosh ..kjo nuk eshte e drejt una flas per veten time se nuk do e beja kete kurre qe te ma blej kush voten time ..I mjeri ai qe po jeton ne shqiperi ku ka arritur situata tani te blihet nje vote..
 
Titulli: Elbasan, simpatizantët e PD-së me zarfe me lekë blenë votat e romëve

Ehh me PD jemi mësuar tashmë këtu e 20 vjet asnjëherë nuk kanë fituar me ndershmëri ;).. Vec me vrasje, korruptime ..
 
Titulli: Elbasan, simpatizantët e PD-së me zarfe me lekë blenë votat e romëve

hahahah pse vec te PD ?? ata qe se dine rendesine e votes blihen me lek bravo u qofte atyre qe i blejne dhe un kam dhen lek kam ble ca vota hihihi :p
shkova ndimova nje plake te votonte se slexonte dot dhe ajo me tha per edi ramen po i thash un dhe ja cova te 44 :D:D
 
Titulli: Elbasan, simpatizantët e PD-së me zarfe me lekë blenë votat e romëve

Sa kulture te dobet te zgjthjeve skam pa kund ne evrope se ne ballkan hiq se hiq se behen keso gjerash te uleta si nga pozita si opozita qe deklarohen per rryshfete vrasje per politike e populli ska buke me honger
 
Titulli: Elbasan, simpatizantët e PD-së me zarfe me lekë blenë votat e romëve

Edhe ne kosova keshtu ka ndodhe gjat zgjedhjeve eshte ble vota me euro
 
Titulli: Elbasan, simpatizantët e PD-së me zarfe me lekë blenë votat e romëve

Edhe ne kosova keshtu ka ndodhe gjat zgjedhjeve eshte ble vota me euro

Shqiptari në kulturë të tillë është rritur pasi erdhi demokracia dhe ska si të jetë ndryshe sot..
Si në Kosovë dhe Shqipëri mungon ndershmëria ..

Provat e çdo gjëje që kanë ndodhur këto vite pas komunizmit e kanë treguar këtë fakt që mbarë bota e kritikon .. korruptueshmërinë shqiptare duke nisur nga koka e shtetit deri tek qytetarët e thjeshtë..

Vete të nxjerrësh një pashaportë shqiptare do lek miku atje, vete për kartën e identitetit po dhe atje do lek mikja, vete në spital po dhe atje do lek në xhep, të ndalon polici rrugës me makinë po dhe atje lek, shkojnë japin provimet studentët po dhe atje lek ..

Ctë presesh më kur veç korrupsion ka kudo në Shqipëri..

 
Titulli: Elbasan, simpatizantët e PD-së me zarfe me lekë blenë votat e romëve

Edhe ne kosova keshtu ka ndodhe gjat zgjedhjeve eshte ble vota me euro

valla shume gabim je me sjell veq mke artokull ku thuhet se jan ble vota ne kosove e atehere te jepi te drejte
 
Titulli: Elbasan, simpatizantët e PD-së me zarfe me lekë blenë votat e romëve

hahahah pse vec te PD ?? ata qe se dine rendesine e votes blihen me lek bravo u qofte atyre qe i blejne dhe un kam dhen lek kam ble ca vota hihihi :p
shkova ndimova nje plake te votonte se slexonte dot dhe ajo me tha per edi ramen po i thash un dhe ja cova te 44 :D:D

lol ahhahaha... sa te forta qe shkruan ti, gjthss TURP! TURP! nuk mashtrohet nje plake keshtu :p
 
Titulli: Elbasan, simpatizantët e PD-së me zarfe me lekë blenë votat e romëve

Une ketu e pash nje postim nga WxP qe nuk ka nje anshmeri ne kete forum ! por vet WxP eshte ka ben nje propagand te madhe kunder PD-s !
kjo qka eshte postu ketu mund te jete e vertet por nuk ka fakt ! vetem pse ka than dikush QE JAN TE PD-s ! sdon te thot qe vertet ata jan te PD-s ! pastaj ne bastionet e tyre te PS-s nuk bejn gjana te tilla ! pra nje anshmeria po shihet ashiqare ketu dhe do ta njoftoj sali berishen pasi te i fitoj zgjedhjet qe ta mbyll faqen :p
 
Titulli: Elbasan, simpatizantët e PD-së me zarfe me lekë blenë votat e romëve

Ehh me PD jemi mësuar tashmë këtu e 20 vjet asnjëherë nuk kanë fituar me ndershmëri ;).. Vec me vrasje, korruptime ..

qe 20 vite nuk jan PD-ja ne qeveri !? njehere ne 99 e di qe kan qene te PS-s ? Pandeli Majko qe ka qene kryeminister pastaj ka qene edhe Fatos Nano pra PS-ja ne qeveri !?
 
Titulli: Elbasan, simpatizantët e PD-së me zarfe me lekë blenë votat e romëve

hahahah pse vec te PD ?? ata qe se dine rendesine e votes blihen me lek bravo u qofte atyre qe i blejne dhe un kam dhen lek kam ble ca vota hihihi :p
shkova ndimova nje plake te votonte se slexonte dot dhe ajo me tha per edi ramen po i thash un dhe ja cova te 44 :D:D

Sa me krenari e thua kte gje...uroj mos ta kesh seriozisht se nuk eshte noi gjest per te cilin ti te jesh krenare dhe ta tregosh ne forum sikur te jete dicka e drejte.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top