Elbasan, plagoset me thikë vëzhguesi i LSI-së, drejtor i "Elber"-it

WxP

Staf në FV.AL
Gazetarja Bardha Nergjoni raporton se rreth orës 16:00 në qytetin e Elbasanit është plagosur me thikë drejtori i kompanisë "Elber" dhe njëkohësisht vëzhgues i LSI-së, Ardian Zhitro. Ngjarja ka ndodhur jashtë qendrës së votimit në shkollën "Qamil Guranjaku". Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, ndërsa Zhitro ka përfunduar në spital.

Ndërkohë, raportohet se në fshatin Xibrakë të komunës Shalës një person ka tentuar të votojë familjarisht. Pasi nuk është lejuar nga kryetari i komisionit i cili i përket Partisë Socialiste, kryefamiljari ka reaguar duke goditur kryetarin, si dhe ka tentuar të thyejë kutitë e votimit. Për këtë rast ka reaguar edhe deputetja socialiste e Elbasanit Shega Ligori.



***
Kandidati i Aleancës për të Ardhmen në qytetin e Elbasanit tha sot se ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, dhe deputetët të tjerë të Partisë Demokratike janë të pranishëm në afërsi të qendrave të votimit në këtë qytet.

Kandidati Qazim Sejdini u ka bërë thirrje qytetarëve të tij të mos intimidohen nga prania e ministrit dhe deputetëve të PD, pasi vullneti i tyre është ajo që ka më shumë rëndësi dhe që do të respektohet deri në fund.


Ndërkohë, probleme janë hasur edhe në disa komuna. Në komunën Stravaj, në fshatrat Sopot e Gaferr, janë larguar komisionerët e Partisë Demokratike, ndërsa në komunën Hotolisht, fshatrat اerçë dhe Hotolisht qendër, po votohet nën presionin e komisionerëve të PD dhe jashtë dhomës së fshehtë.


Elbasan, PS: Po u jepen para votuesve, armë në qendër votimi


Një votues, shumë fletë - 11:30
Një person ka hyrë në qendrën e votimit nr.3217 në shkollën "Qemal Haxhihasani" me pesë fletë votimi çka ka bërë që komisioni të vendosë bllokimin e procesit të votimit. Pritet të merret një vendim për rifillimin e votimit.


10:15
Partia Socialiste e Elbasanit denoncoi dhënie parash votuesve, si dhe probleme të ndryshme në qark.
Kreu i bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini, i cili rikandidon, pasi votoi në qendrën e votimit në shkollën e muzikës u shpreh se ka ndodhur në një incident te lagjja "i poshter Dardha" ku është nxjerrë armë brenda qendrës së votimit.
Gjithashtu Partia Socialiste në Elbasan u shpreh se ka informacione që në zonën e kombinatit të drurit në vendin e quajtur Kubi, pranë kopshtit, po shpërndahen para nga e djathta, të cilat u jepen votuesve.
Në rang qarku gazetarja Bardha Nergjoni raporton se në komunën Papërr, ashtu si në komunën Pishaj ka probleme me fletët e votimit u emri i kandidatit dhe koalicioni janë të shtypura gabim. Në komunën Papërr procesi është bllokuar pjesërisht dhe pritet të merret një vendim
Ndërkohë në fshatin Gurishtë të komunës Tregan komisioni nuk ka listën e votuesve dhe si rrjedhojë është i bllokuar procesi i votimit, ndërsa është bërë ankesë në KZAZ 14.
Një helikopter ka sjellë dy kuti votimi të dëmtuara në cilën komunën Zavalinë.


Në komunën Pishaj të rrethit të Gramshit, votimet nuk do të zhvillohen sot. Shkak për anulimin e procesit është bërë një gabim në shtypjen e fletëve të votimit. Sipas korrespondentes së "Shekullit", Bardha Nergjoni, në fletët e votimit janë ngatërruar emrat e kandidatëve dhe aleancave për të cilat ata kandidojnë.

ثshtë vënë re që kandidati i Aleancës për Qytetarin është vënë në emër të Aleancës për të Ardhmen dhe e anasjellta, në një kohë kur në këtë komunë janë 4 kandidatët që duhet të votohen.

Përplasje e simpatizantëve PS me policinë
Ndërkohë, në orët e para të mëngjsit të sotëm është shënuar një përplasje e simpatizantëve të Partisë Socialiste me policinë në këtë komunë. Simpatizantë të PS-së kanë dalë në rrugë me flamujt e tyre, pas përfundimit të heshtjes zgjedhore. Ndërkohë, forca të policisë u kanë bllokuar atyre dokumentet e mjeteve.
Procesi i votimit ka nisur kudo në qytetin e Elbasanit, përveç njërës nga qendrat e votimit në KZAZ nr 12, ku për shkak të mosmarrëveshjeve mes përfaqësuesve procesi ka filluar me vonesë. Në disa qendra votimi të kësaj KZAZ-je, votuesit kanë vënë në dukje probleme me bojën e përdorur nga komisioni, e cila hiqet menjëherë. Kryetari i KZAZ nr 12, Shkëlqim Duka, i tha korrespondentes tonë se kjo është përgjegjësi e KQZ.
Ndërkohë është vënë re një pjesëmarrje e lartë e votuesve, sidomos në periferi.


Policia: Gjithçka vijon normalisht
Strukturat e Drejtorisë Policisë Qarkut Elbasan dhe të Komisariateve pjesë përbërëse e saj, Elbasan, Librazhd, Peqin, Gramsh, janë angazhuar për kryerjen e detyrave dhe shërbimeve policore për ruajtjen e objekteve zgjedhore deri në çeljen e votimit, garantimin e rendit dhe të qetësisë publike gjatë ditës së votimit dhe shoqërimin e kutive të votimit me materialet e tjera zgjedhore nga QV-te për në VNV, si dhe parandalimin e veprimtarive kriminale në këtë periudhë.
Sot më datë 08.05.2011, rreth orës 07.15, janë dorëzuar të gjitha QV (qendrat e votimit), nga punonjësit e policisë të dislokuar me shërbim për ruajtjen e tyre, në KZAZ (komisioni zonal administrimit zgjedhor), ku gjatë dorëzimit të tyre nuk është konstatuar asnjë problem.
Rreth orës 07:30 ka nisur procesi i votimit normalisht dhe pa probleme rrethin Peqin.
Rreth orës 07:40 ka nisur procesi i votimit në rrethin Librazhdit.
Rreth orës 07:50 ka nisur procesi i votimit në rrethin e Elbasanit
Rreth orës 08:00 ka nisur procesit i votimit në rrethin e Gramshit procesi i votimit ka filluar normalisht dhe pa probleme.
Që nga momenti i dorëzimit të qendrave të votimit, të gjithë punonjësit e policisë të dislokuar me shërbim për ruajtjen e tyre, janë larguar nga qendrat e votimit duke qëndruar larg tyre, me qëllim ndërhyrjen në rast incidentesh të mundshme (nëse do të ketë).
Në qytetet dhe ne zonat rurale në të gjithë qarkun e Elbasanit, në periudhën e fillimit të procesit të votimit në afërsi të qendrave të votimit apo në rrugë nuk ka pasur asnjë mjet apo forcë policie, përveçse në rastet e kërkesës së ndihmës nga komuniteti për probleme të ndryshme.
Në qarkun e Elbasanit, gjatë natës, nuk është konstatuar asnjë incident.

Shekulli
 

Attachments

  • QAZIM_SEJDINI_VOTON-thumb-250x280-24683.jpg
    QAZIM_SEJDINI_VOTON-thumb-250x280-24683.jpg
    29.3 KB · Shikime: 21

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top