Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Elbasan – Në vijim të informacionit të dhënë për sulmin me armë mbi forcën e posaçme “Shqiponjat” të DVP Elbasan, nga shtetasi Lefter Zhidru, 71 vjeç,

Pas 5 orë negociatash, fillimisht nga Policia Vendore e Elbasanit dhe më pas nga grupi negociator i Renas dhe i grupeve taktike të Reneas me shtetasin Lefter Zhidru, për t’u dorëzuar, ky shtetas nuk i është bindur në asnjë çast thirrjeve të Policisë për t’u dorëzuar, por ka reaguar me armë ndaj grupit negociator dhe grupeve taktike të Reneas që po negocionin me të.

Ndodhur në kushtet e mosbindjes për t’u dorëzuar, forcat speciale Renea kanë ngushtuar rrethimin e banesës ku ndodhej 71-vjeçari.

Shtetasi Lefter Zhidru, kur ka parë që forcat Renea po i afroheshin derës së banesës, ka hapur përsëri zjarr në drejtim të Policisë.

Në kushte të larta sigurie për jetën e punonjësve të Policisë, Renea i ka bërë përsëri thirrje për të hapur derën dhe t’i dorëzohej Policisë, por përsëri 71-vjeçari ka reaguar me armë dhe në këto kushte Renea ka shpërthyer derën për të hyrë në banesë.

Në momentin që forcat speciale Renea po ndërhynin në banesë 71-vjeçari ka sulmuar përsëri me breshëri plumbash Forcat Renea duke rrezikuar seriozisht jetën e tyre, por falë mburojës metalike kolektive nuk është lënduar ansjë punonjës i Reneas.

Në kushtet e vetëmbrojtjes forcat speciale Renea i janë kundërpërgjigjur më zjarr dhe gjatë shkëmbimit të zjarrit, 71-vjeçari ka mbetur i vrarë.

Grupi Hetimor, nën drejtimin e prokurorit, ndodhet në vendngjarje dhe në banesën e 71-vjeçarit ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri kallashnikov, një sasi të konsiderueshme municioni luftarak dhe disa kallëpe me lëndë plasëse të montuara me kapsolla detonatore gati për shpërthim.
 
Ja dhane mundesine te dorezohej ktij trimit po donte te bente sherifin ?
 
Epo kesaj i thone Lleshaj mbytu me 1 pike shurr me te sjell verdalle edhe nje plak 71 vjec lol
 
Epo kesaj i thone Lleshaj mbytu me 1 pike shurr me te sjell verdalle edhe nje plak 71 vjec lol
Ishte i pergatit xhaxhi,sishte nje 71 vjecar normal ??
 
Ppsl, te sjell verdalle kallashi qe mbante ne dore jo mosha ?
Po po edhe te shkoje Renea se person me rrezikshmeri te larte 71 vjecari. Krim terrorist :D
 
Po sikur te kishte vrare nja 10 vete ai plaku?
Se fundja moshen per pjerdhje truri me paramandim e kishte?
Po pra prandaj eshte policia ta neutralizoje brenda castit jo mbas 10 oresh se lane nam. Ket po them
 
2 i ka qelluar me sa degjova ktu ne zyre , se paskam qene ne erresire :P
 
Mos u zini se do pyes nje shokun tim qe e ka me te punume jo me te ngjume lool lool
 
Arsyeja .. pse ishte nen mbikqyrjen e policise .. cfare kishte ber deri ne ato momente?
 
Arsyeja .. pse ishte nen mbikqyrjen e policise .. cfare kishte ber deri ne ato momente?
E dononcoi gruaja per dhune.Ne momentin qe vajti patrulla per ta shoqeruar qelloi ndaj policise duke plagosur dy kalimtare.Pastaj nuk pranonte te dorezohej po qellonte me kallash mga dritarja.
 
Po ça pati? Nga se i erdhi? ?
 
Kocke e forte xhaja. 71 vjec ne sdo ngrejme dot breket e jo mo t'gjujm 5 ore me kallash lol
Pra ideja se gruja se ka mbajtur mire bie poshte, per aq kohe sa kish takat me e kercit mire...mitralozin lool
 
Opo te tereeeee
Kshu si e thua ti i bie te ecim me kembe perpjete dhe breckat ti veshim ne goje lool , per te evituar sherret e kishja llafn
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back