El-ZAHRAVI (ALBUKASIS) 936 - 1013

Kresha

A pretty face can never trick me
Ebul Kasim El Zahravi, i njohur në perëndim si Albukasis, ishte padyshim kirurgu më i madh i mesjetës. Më së shumti njihet për zbulimet origjinale në kirurgji, si shpikës i instrumenteve të ndryshme kirurgjike si dhe për enciklopedinë e tij të famshme mjekësore. El Zahravi konsiderohet si babai i kirurgjisë moderne.


Emri i tij i plotë ishte Ebul Kasim Halaf ibn El-Abas El- Zahravi. Ai lindi dhe u rrit në Zahra, rreth mbretëror i Kordovës (Kurtuba, në gjuhën arabe), kryeqyteti i Spanjës muslimane. Historia informon se Zahra krahasohej me dinjitet dhe madhështi me Bagdadin dhe Kostandinopojën. El-Zahravi shërbeu si fizikant në oborrin mbretëror të mbretit El-Hakami II të Spanjës. Mbas një karriere të gjatë dhe të shquar si mjek ai vdiq më 1013 në moshën 77 vjeçare.

El Zahravi ishte një kirurg i dalluar. Pacientët dhe studentët nga gjithë vendet e Evropës vinin tek ai për mjekim si dhe këshilla. Simbas Uill Durant, në këtë kohë Kordova ishte vend i preferuar për evropianët për operime kirurgjike. Dr. Kampbell në librin "Historia e Mjekësisë Arabe" shkruan se metodat e El-Zahravit në shkencat mjekësore i kalojnë ato të Galenit në planet mësimore mjekësore evropiane.

El-Zahravi është i njohur me enciklopedinë mjekësore tridhjetë vëllimesh "El Tasrif li men axhaz anil-talif" (Një ndihmë për atë që i mungon aftësia për të lexuar libra të mëdhenj). Tre vëllimet e kësaj enciklopedie gjigante kanë të bëjnë me njohuritë kirurgjike duke përfshirë zbulimet dhe procedurën e tij. Vëllimi i fundit përmban më shumë se dyqind diagrama dhe ilustrime të instrumenteve mjekësore shumicën e të cilave ai i shpiku vetë. El-Zahravi përshkruajti në detaje shumë operacione kirurgjike dhe trajtimin e tyre duke përfshirë heqjen e gurit nga fshikëza, operimin e syrit, veshit dhe grykës, heqjen e fetusit - foshnjës së vdekur, amputimin, autopsinë e kafshëve dhe regjies.

Si shpikës i shumë instrumenteve mjekësore, El-Zahravi është i famshëm për veglat kontrolluese të brendësisë së veshit dhe uretës si dhe për heqjen e trupave të huaj nga gryka. Ai paraqiti procedura të reja si djegien e plagëve, shkatërrimin e gurëve brenda fshikëzës, viviseksionin dhe diseksionin. Ai përdori djegien për të ndaluar infeksionin në mbi pesëdhjetë operacione të ndryshme. Përveç kësaj, ai diskutoi përgatitjen e ilaçeve dhe aplikimin e teknikës si sublimimin dhe kullimin. Ai përshkruajti përdorimin e urinës, djersitjes, qitjes the larjes me ujë të nxehtë. El- Zahravi ishte i pari që shpjegoi në detaje homofilinë dhe i pari që përdori fije mendafshi për të qepur plagën.
El Zahravi ishte gjithashtu ekspert në kirurgjinë orale si dhe dentari. Ai diskuton problemin e dhëmbëve jo të drejtë dhe të deformuar dhe proçedurën për t`i kuruar këto defekte si dhe rregullimin e dhëmbëve artificial nga kockat e kafshëve.

Në epokën e mesjetës, Gerardi i Kremonës (1114 - 1187) përktheu "El Tansifin" në gjuhën latine. Më pas u përkthye në gjuhën hebreje, frënge, angleze dhe dialekte të tjera latine. "El Tansifin" i El Zahravit ishte libër esencial në programet mjekësore të vendeve Evropiane për shumë shekuj. Kirurgu i famshëm francez Guy de Chauliac (1300 - 1368) e bashkangjiti botimin latinisht me librin e tij mjekësor. Libri (pjesët për kirurgji) u botua disa herë si në Venecia (1497), Basel (1541), dhe Oksford (1778) dhe u përdor për pesë shekuj si libër shkollor për kirurgjinë në universitetin e Salernos në Itali, Montpelierit në Francë si dhe në universitete të tjera evropiane.
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top