EL: Kukësi tutje, Teuta eliminohet

xhebrail1

INTERIST
EL: Kukësi tutje, Teuta eliminohet


Kukësi ka arritur të kualifikohet në rrethin e dytë kualifikues të Europa League, pas barazimit pa gola në Qemal Stafa ndaj ekipit estonez, Flora, teksa me rregullin e golave si myafir u eliminua Teuta e Durrësit, që pësoi disfatë me rezultat 2-0 ndaj Dacia Chisinau.
Në një atmosferë impozante në stadiumin Qemal Stafa ishte Kukësi që kërkoi kualifikimin, me lojën e shpejtë sulmuese dhe tejet agresive.

Kuksianët mbetën pa një lojtar në terren kur Musolli u largua 10 minuta pa pëfunduar takimi nga fusha e lojës.

Deri në fund nuk pati gola dhe Kukësi kualifikohet tutje për shkak të rregullit të golave në udhëtim, që favorizoi Kukësin pas barazimit 1-1 në Estoni.

Teuta e Durrësit në transfertë nuk arriti të shënonte asnjë gol, por pësoi me dy gola diferencë. Dy golat u shënuan nga Stoleru (20') dhe Pavlov (75').

Teuta e Durrësit eliminohet pas rezultatit të përgjithshëm prej 3-3 pas dy ndeshjes, që favorizon Dacian për shkak të golit të shënuar në Durrës.

Kështu, në rrethin e dytë kualifikues Kukësi do të jetë i vetmi ekip shqiptar që do të përballet ndaj një prej gjigantëve evropian për fazën grupore të Europa League. /Telegrafi/
 
Titulli: EL: Kukësi tutje, Teuta eliminohet

Ndeshja e ardhshme e Kukesi do te jete kunder Fk Sarajevo . Kjo skuader eshte teper e forte , nje arme tjeter e forte e kesaj skuadre eshte tifozeria e saj e cila rradhitet ne nje prej me te mirave ne bote .
 
Titulli: EL: Kukësi tutje, Teuta eliminohet

Forca Kuksiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiii ole oleeeeeeeeeeeeeeeeee
 
Titulli: EL: Kukësi tutje, Teuta eliminohet

Forca Kuksiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiii ole oleeeeeeeeeeeeeeeeee


Shpresojme te arrije sukses edhe ne fazat tjeraaa...Ole ole oleeeee KUKSI
 
Titulli: EL: Kukësi tutje, Teuta eliminohet

Perpara kuksi hajdeeeeee me erdhi mire po qe do asnje tv nuk e kishte ble ndeshjen ..........rracista o burr
 
Titulli: EL: Kukësi tutje, Teuta eliminohet

Perpara kuksi hajdeeeeee me erdhi mire po qe do asnje tv nuk e kishte ble ndeshjen ..........rracista o burr

Se shifje ne internet dot
 
Titulli: EL: Kukësi tutje, Teuta eliminohet

Se shifje ne internet dot

Pse e pe ti?? nuk munda ne shqiperi nuk e kishin blere mbase televizionet mbase e ka dhene te lituanise
 
Titulli: EL: Kukësi tutje, Teuta eliminohet

Po ne internet zakonisht e kqyri ,se televizionet sbejne hajer ne kete drejtim....
 
Back
Top