"El Azizi”, lugina e vdekjes

Tuana

Nada é por acaso!
el-azizi.jpg

Zyrtarisht, mbane titullin e zones me te nxehte te planetit tone!
Per me shume se 100 vjet, zona El Azizi ne bregdetin e Libise, mbante titullin e vendit me te nxehte te planetit tone, ku ishin shenuar temperaturat me te larta ndonjehere.

Por tashme, citon alb-observer.com, Organizimi Boterore Meteorologjik (WMO) zbuloi se matja e temperatures ishte e gabuar, keshtu titulli dhe rekordi i akordohet “Lugines se Vdekjes” qe ndodhet ne Kaliforni, ku temperatura e shenuar me 10 qershor te vitit 1913, arriti 56,7 grade celsius.
Ketu e disa dekada rresht, meteorologet ishin te rezervuar me rekordin e temperature prej 58-te grade celsiuseve te shenuar nga nje baze italiane ne Luginen El Aziz, me 13 shtator te vitit 1922. Keshtu, deri me sot nuk ishin gjetur fakte qe te vertetonin kete temperature, apo te vertetonin se kjo matje ishte e gabuar.

Por, nje ekip nderkombetar meteorologesh, qe moren iniciativen te kryenin nje studim per llogari te WMO, arriten te zbulojne vendin ku ishte regjistruar temperatura. Analizimi i te dhenave, zbuloi pese gabime serioze: matja e temperatures u krye nga nje vezhgues i papervoje, termometri i perdorur konsiderohej i vjeter edhe atehere, vendndodhja nuk ishte perfaqesuesja e gjithe zones perreth, matja nuk koordinonte me matje te tjera te bera ne El Aziz dhe se temperatura nuk koordinonte me matje te tjera te kryera ne rajon.
“Zbuluam gabime sistematike ne matjen e vitit 1922”, thote Randy Tserveni i State University, te Kalifornise, e cili jep dhe nje liste me te dhena te ndryshme me rekorde te ndryshme te temperatures se shenuar ne gjithe boten.

Me e mundshmja, referojne studiuesit e “Bulletin of the American Meteorological Society”, eshte se dikush beri gabime sistematike ne matjen e temperatures, duke e “lexuar” gabim matesin e termometrit te Six-Bellini, i cili ishte hartuar te regjistronte temperaturat me minimale dhe ato me maksimale, si dhe ngjason me termometrat qe perdorin sot kopshtaret.

Analizimi i te dhenave te matjes se vitit 1922, ishte e gabuar, duke devijuar rreth 7 grade celsius.
Persa i perket rekordit te temperatures me te ulet, titulli i perket Bostok, Antarktide, ku temperatura ne 21 qershor te vitit 1983 ra ne -89,2 grade celsius.
/infoa/
 
Lugina e vdekjes…!

Zyrtarisht, mbanë titullin e zonës më të nxehtë të planetit tonë!
Për më shumë se 100 vjet, zona El Aziz në bregdetin e Libisë, mbante titullin e vendit më të nxehtë të planetit tonë, ku ishin shënuar temperaturat më të larta ndonjëherë.


El-Aziz-300x204.jpg


Por tashmë, citon alb-observer.com, Organizimi Botërorë Meteorologjik (WMO) zbuloi se matja e temperaturës ishte e gabuar, kështu titulli dhe rekordi i akordohet “Luginës së Vdekjes” që ndodhet në Kaliforni, ku temperatura e shënuar më 10 qershor të vitit 1913, arriti 56,7 gradë celsius.

Këtu e disa dekada rresht, meteorologët ishin të rezervuar me rekordin e temperaturë prej 58-të gradë celsiusëve të shënuar nga një bazë italiane në Luginën El Aziz, më 13 shtator të vitit 1922. Kështu, deri më sot nuk ishin gjetur fakte që të vërtetonin këtë temperaturë, apo të vërtetonin se kjo matje ishte e gabuar.

Por, një ekip ndërkombëtar meteorologësh, që morën iniciativën të kryenin një studim për llogari të WMO, arritën të zbulojnë vendin ku ishte regjistruar temperatura. Analizimi i të dhënave, zbuloi pesë gabime serioze: matja e temperaturës u krye nga një vëzhgues i papërvojë, termometri i përdorur konsiderohej i vjetër edhe atëherë, vendndodhja nuk ishte përfaqësuesja e gjithë zonës përreth, matja nuk koordinonte me matje të tjera të bëra në El Aziz dhe se temperatura nuk koordinonte me matje të tjera të kryera në rajon.

“Zbuluam gabime sistematike në matjen e vitit 1922”, thotë Randy Tserveni i State University, të Kalifornisë, e cili jep dhe një listë me të dhëna të ndryshme me rekorde të ndryshme të temperaturës së shënuar në gjithë botën.

Më e mundshmja, referojnë studiuesit e “Bulletin of the American Meteorological Society”, është se dikush bëri gabime sistematike në matjen e temperaturës, duke e “lexuar” gabim matësin e termometrit të Six-Bellini, i cili ishte hartuar të regjistronte temperaturat më minimale dhe ato më maksimale, si dhe ngjason me termometrat që përdorin sot kopshtarët.

Analizimi i të dhënave të matjes së vitit 1922, ishte e gabuar, duke devijuar rreth 7 gradë celsius.

Përsa i përket rekordit të temperaturës më të ulët, titulli i përket Bostok, Antarktidë, ku temperatura në 21 qershor të vitit 1983 ra në -89,2 gradë celsius.ina
 
Back
Top