Ekstraktet e farave të rrushit luftojnë leuceminë

Gjarperesha

Anëtar i Respektuar
Ekstraktet e farave të rrushit përmbajnë molekula, që janë në gjendje të luftojnë në mënyrë efikase qelizat neoplastike malinje. Megjithëse bëhet fjalë vetëm për të rezultate të kryera në fazë eksperimentale, rezultatet e para të studimit të kryer nga ekipi i prof. Xianglin Shi, i Universitetit të Kentakit (SHBA), në këtë drejtim janë vërtetë inkurajuese.
Shkencëtarët kanë realizuar në kushte laboratorike një ekstrakt të farave të rrushit dhe ua kanë injektuar më pas kavjeve të prekura nga leucemia, brenda 20 orëve, nga të cilët 76% e qelizave leucemike ishin çuar në prag vetëvrasjeje, nëpërmjet një procesi të njohur si apoptosi, ndërkohë që qelizat e shëndetshme nuk kanë qenë të dëmtuara në asnjë mënyrë.
Studimi klinik i publikuar në revistën "Clinical Cancer Research" u hap rrugën terapive të mundshme për tipa të ndryshme tumoresh, edhe duke ngrënë rrush mund të jetë një kurë apo një parandalim antikancer. Efektet dobiprurëse që sjell ekstrakti i farave të rrushit duket se janë induktuar nga molekula antioksidante, që përmbajnë, ashtu si resveratrol, i pranishëm dhe në verën e kuqe dhe arrat, i njohur për vetitë antitumorale dhe mbrojtëse të aparatit kardiovaskular. Studimi i kryer nga Universiteti i Kentakit nuk është i pari i kryer për farat e rrushit: studime të mëparshme kishin treguar në laborator për efektin mbi qelizat malinje të neoplazive në: lëkurë, gji, mushkëri, pankreas, stomak dhe prostatë. Gjithsesi ekipi i prof. Shi ka testuar fillimisht efikasitetin e ekstraktit të farave në një nga tumoret e gjakut. Siç u përmend më lart, i injektuar te minjtë një dozë të lartë të ekstrakteve të farave të rrushit, në trupin e brejtësve është aktivizuar apoptosi e qelizave tumorale, procesi natyral i organizmit për t'u çliruar nga molekulat e rrezikshme.
Në mungesë të apoptosi, tumoret mund të rriten dhe të japin dhe metastaza. Mesa duket ekstraktet e farave të rrushit aktivizojnë një proteinë, të quajtur JNK, e aftë të rregullojë mekanizmin dhe ecurinë e apoptosit./panorama
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top