Ekspozohen thesaret, ja çfarë fsheh deti i Shqipërisë

AnGeLiC

VIP
V.I.P
auto_img-20170213-101557_1487010013-11328031487013204.jpg

Auron Tare, Artan Lame dhe Artan Shkreli, ‘tre musketieret’ e trashëgimisë historike dhe kulturore shqiptare, ishin sot bashkë për të promovuar një tjetër thesar shqiptar.

Agjensia Kombëtare e Bregdetit të Shqipërisë dhe Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me Komisionin Kombëtar të Shqipërisë për UNESCO-n organizuan ekspozitën “Pasuritë nënujore të Shqipërisë”. Rreth 30 fotografi të vendosura në ambientet e Pedonales në kryeqytet, dëshmojnë pasuritë e jashtëzakonshme të funddetit shqiptar. Drejtori i Agjensisë Kombëtare të Bregdetit, Auron Tare thotë se nëpërmjet këtij projekti të nisur 10 vjet më parë, mund të njihet ose edhe ndryshohet historia, ku prova janë materialet e gjetura.

“Zbulimet që ne kemi bërë kanë shumë rëndësi, pasi konceptet historike që janë vendosur, mund të ndryshojnë. Më parë besohej se bregdeti i lirë ka qenë i mbushur me piratë. Në të vërtetë nga gjetjet,ka shumë materiale që e hedhin poshtë. Nëpërmjet këtyre zbulimeve kemi kuptuar që në zona të ndryshme ka pasur shumë shkëmbime tregtare. Pasuritë nënujore janë një aspekt i panjohur i trashëgimisë tonë dhe ato kanë nevojë të mbrohen e pasqyrohen. ثshtë një projekt i cili ndodh në kuadër të një bashkëpunimi me një grup amerikanësh. Ata kanë sjellë pajisjet më të sofistikuara dhe kanë dhënë një fond gati 3 milion euro. Ne kemi skanuar gjithë funddetin e Shqipërisë, nga jugu deri në Vlorë.”

Sipas Tares, detet e Shqipërisë nuk kanë vëmendjen që meritojnë, duke bërë qe këto pasuri kulturore të mos përdoren dot për atë që shërbejnë më shumë, zhvillimin e turizmit.
img-20170213-094528_1487009945-6683191487013223.jpg

“Këto zbulime – shton Auron Tare, jo vetëm që sjellin një këndvështrime tjetër të pasurive tona kulturore, por shërbejnë shumë edhe për zhvillimin e turizmit. Flasim për një pasuri të jashtëzakonshme si në pjesën e trashëgimisë kulturore dhe të pasurive bimore dhe shtazore, që janë një atraksion më vete.

Edhe këtë vit do të vazhdojmë me kërkime, ku më tepër do përqendrohemi në gjirin e Vlorës. Kjo ishte faza e para, njohja me këto zbulime. Më pas vjen pjesa e dytë, krijimi i një muzeu për paraqitjen e këtyre pasurive nënujore. Projekt i cili pritet të realizohet”, e mbyll Tare.

Artan Shkreli, këshilltar i Kryeministrit për kulturën, e cilëson ekspozitën si mundësinë më të mirë për t’u njohur me nëndetin shqiptar dhe bën thirrje për sensibilizim të publikut që të mos shkatërrojnë këto monumente.

“Përmbajtja e kësaj ekspozite është shumë interesante dhe e paparë më hershem. Tani mund të flitet për një arkiv dhe fototekë të mirëfilltë të këtyre gjetjeve me karakter historik-arkeologjik, por edhe natyror e biologjik.
img-20170213-094448_1487009927-43699691487013226.jpg

ثshtë një fat i madh që shumica e njerëzve nuk i janë qasur zhytjeve, në të kundërt një pjesë e madhe e kësaj pasurie do të ishte dëmtuar. Po kalojmë në kohëra shumë të vështira përsa i përket trashëgimisë tonë, agresioni i biznesit dhe reagimi ligjor, i kanë vënë në mbrojtje pasive monumentet. Në këtë mënyrë ato dëmtohen. Por ekspozita të tilla rrisin sensibilizimin e publikut, sepse në fund janë njerëzit që shkaktojnë, si mbrojtjen ashtu edhe shkatërrimin e monumenteve”, shprehet Shkreli.

Ndërkohë, Artan Lame, drejtor i ALUIZNIT-t, bën thirrje institucioneve të marrin masa në mbrojtjen e këtyre pasurive të nëndetit, në të kundërt ato do të degradohen.
img-20170213-101509_1487009915-76958571487013228.jpg

“Kjo është një trashëgimi e mrekullueshme e cila deri tani flinte e pazbuluar. ثshtë e domosdoshme që tani që po e zbulojmë, të jemi në gjendje edhe ta mbrojmë. Sepse zbulimi pa mbrojtje, do të çonte në degradimin dhe masakrimin e këtyre pasurive. Auroni bëri pjesën e tij për t’i shpalosur publikisht, që ato të mos përfundojnë si mrekullitë e mbi tokës, institucionet shtetërore duhet të marrin masa. E para të bëhet një ligj për trajtimin e pasurive të nëndetit dhe e dyta ka të bëjë me kontrollin e të gjitha zhytjeve e licencave që jepen. T’i jepet vëmendja e duhur, detit shqiptar”, thotë Lame. /dritare.net/
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top