EKSPERIMENTI SHOKUES I MJEKEVE TE "CALIFORNIA-s" !!! Efektet shkaterruese te duhanit

AnGeLiC

VIP
V.I.P
1494968047471.jpg

Pirjae duhanit na bën keq, këtë e dimë të gjithë! Gjithashtu nga pirja e tij mund tëvdesim! اdo vit në të gjithë botën numri i të vdekurve për shkak të duhanit porritet me ritme të frikshme. Por efektet e cigareve në trupin e njeriut janë tëshumta dhe ato ndikojnë çdo ditë në jetën e duhanpirësit. Duhani gjatë djegiesçliron 4 mijë lëndë, që nga nikotina dhe monoksidi i karbonit dhe deri tekatranet, substancat me përbërje benzopireni, kobalti radioaktiv, që janë ndërshkaktarët e kancerit të mushkërive. Në qoftë se do të bëjmë një listë tëdëmeve që shkaktohen drejtpërdrejt nga duhani, ato që ndikohen apo rëndohenprej tij, ajo do të jetë tepër e gjatë, por le të përqendrohemi mbi dëmetkryesore.

Heqfrymëmarrjen

SipasOrganizatës Botërore të Shëndetësisë, 90-95% e tumoreve të mushkëriveshkaktohen nga pirja e duhanit dhe cigaret në Itali janë përgjegjës për rreth30 mijë vdekje në vit nga kanceri në mushkëri. Duke folur po për mushkëritë,pirja e duhanit shkakton bronkit akut afatgjatë, bronkit kronik dhe emfizemë,si dhe incidencën dhe ashpërsinë e episodeve astmatike dhe infeksionet epërsëritura të frymëmarrjes.

Zemrae “çmendur”

Pirjae duhanit është shkaktari kryesor i infarktit dhe i sëmundjeve koronare të zemrëste gratë dhe burrat dhe veçanërisht ajo është e lidhur me 30% të vdekjeve ngasëmundjet koronare të zemrës. Duhani rrit rrezikun e arteriosklerozës dhe tëinfarktit miokardik, sepse ai favorizon formimin e pllakave dhe formimin etrombeve. Sëmundja koronare arteriale shkaktohet nga monoksidi i karbonit dhenikotina. Ajo është një nga sëmundjet më të zakonshme në vendet e zhvilluara.Duhanpirësit rrezikojnë të sëmuren dy herë më shumë sesa ata të cilët nuk epinë atë.

Duhanpirjadhe seksi

Tymii duhanit është një faktor rreziku shumë i rëndësishëm në mosfunksionimin eorganeve gjenitale të meshkujve. Një studim i kryer në Masashuta ka treguar sesi pirja e duhanit rrit rrezikun e impotencës, me një incidencë mes 5% dhe 15%më të lartë sesa ajo e joduhanpirësve. Por duhani nuk ka një efekt të dëmshëmvetëm mbi nivelin e enëve të gjakut, por ai ka një rol të drejtpërdrejtë edhenë indet gjenitale të mashkullit.

Mëshumë cigare, më të shëmtuar

Edhenga pikëpamja estetike duhanpirja ka një ndikim negativ mbi trup. Në faktduhani zvogëlon mbrojtjen imunitare përkundrejt pllakave bakteriale, shkaktonnjë zverdhje të dentinës dhe rrit rrezikun e gingivitit. Përveç këtyre, duhanipërshpejton plakjen e lëkurës.

Shtatzënianë rrezik

Tëpish duhan gjatë shtatzënisë do të thotë të bësh një krim, sepse kjo gjë mundt’i shkaktojë dëme të përhershme fëmijës tuaj ose në raste të tjera mund t’jushkaktojë dështim spontan. Një grua shtatzënë e cila pi duhan ka një rrezik mëtë madh për të lindur fëmijë të vdekur ose të lindë një fëmijë nën peshë.Gjithashtu pirja e duhanit gjatë shtatzënisë mund të shkaktojë një vonesë nërritjen dhe zhvillimin mendor të fëmijës, si dhe të mushkërive.

Kancerjo vetëm në mushkëri

Pirjae duhanit rrit rrezikun e kancerit të fshikëzës, mëlçisë, laringut, ezofagut,pankreasit dhe gojës. Duhani, përveç këtyre, është një faktor rreziku përzhvillimin e diabetit në kohë të hershme. Kur kombinohet me pirjen e alkoolitky rrezik shkon 150/1 në raport me popullsinë joduhanpirëse. Duhani, dukekontribuar në vazokonstruksionin (ngushtimin) e enëve të gjakut të stomakutrrit përqindjen për ulcerën e stomakut, ndërkohë që rritet 2,7 herë rrezikunpër kancer në stomak. Duhani shkakton shumë sëmundje dhe është i dëmshëm përshëndetin e njeriut. Njerëzit mundohen ta lënë duhanin, por nuk munden, pasiata janë mësuar ta konsumojnë shumë atë. Disa njerëz mendojnë se duhani tëlargon dhimbjen e kokës, por përkundrazi ai e shton akoma më shumë atë, por nenuk e ndiejmë.



Tetë këshilla ngaspecialistët për ta lënë duhanin

1.Besoni në vetveten dhe në suksesin tuaj

2.Lexoni materiale serioze që t’i mësoni dëmet e cigares

3.Qëndroni larg mjedisit ku pihet duhan

4.Pranë vetës mos mbani sende që ju kujtojnë cigaren

5.Rrini me njerëz të cilët ashtu si ju po përpiqen ta lënë cigaren

6.Qëndroni larg pijes së kafes dhe të çajit të cilët mund t’ju nxitin për të pirëduhan

7.Kur t’ju lindë dëshira për të pirë cigare shmangeni këtë ndjenjë duke ngrënëndonjë frutë

8.Mjaft me duhanin! Lëre atë të shpëtosh.shqiperia-sot
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
valla me nuk besoj hiq, 83 vjeq mbushi nje i njohur i familjes , dhe qe nga mosha 12 vjeqare vetem duhan te mbeshtjellt ka pi( ketu i themi duhan kacak) ........................................



veqse gruan e ka ne spital !!mushkrit si foto pare zi ishin ber..:girlshok:

po me rendesi plaku festoj per vete 83 vjet.
 
Kam patur dy gjysher

Njeri konsumonte alkol dhe duhan
Tjetri as njeren as tjetren, por bente nje regjim per t'u patur zili

I pari vdiq 80 vjec nga pleqeria
i dyti vdiq 65 me tumor ne mushkeri.....

Me pak fjale si ta kemi riskun se sjam tu e vra mo mendjen!
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top