Eksperiencat e paravdekjes

bledikorcari

Anëtar i Nderuar
Vajtje-ardhje në parajsë

Sot, shkencëtarët janë duke studiuar eksperiencat e paravdekjes, domethënë tregimet e atyre që janë ringjallur në çastin e fundit. Duke zbuluar se mes jetës dhe vdekjes ka........

Një krevat i madh, çarçafë jeshilë dhe drita të bardha. Defiblirator, bombola oksigjeni, aparate për të matur tensionin dhe të tjerë për të regjistruar rrahjet e zemrës e të trurit. Salla e reanimacionit në spitalin e Universitetit të Virxhinias në SHBA, nuk ka asgjë ndryshe nga simotrat e saj në të gjithë botën përveçse një të veçante shumë të vogël. Në një lartësi të paarritshme nga mjekët dhe infermierët të mbështetur mbi një monitor të lartë, qëndron një lap-top, që nuk fiket kurrë. Në ekran, që prej dy vjetësh shfaqet e njëjta sekuencë me 12 imazhe: një bretkosë, një aeroplan, një gjethe, një kukull... Sa herë që një pacient hyn në sallë, shfaqet nga një e ndryshme. Nga poshtë është e pamundur ta shohësh, sepse ekrani është i drejtuar drejt tavanit.

Pamjet në kompjuter

Njeriu që e ka vendosur kompjuterin në atë pozicion ka qenë Bruce Greyson, psikiatër në të njëjtin universitet, që prej 20 vjetësh studion eksperiencat e paravdekjes: me pak fjalë, "udhëtimet" jashtë trupit, që pacientët tregojnë se kanë përjetuar, atëherë kur edhe mjekët i kishin humbur të gjitha shpresat për të jetuar.

Disa prej tyre, pas kthimit nga "zona hije", që ndan jetën nga vdekja, arrijnë madje të përshkruajnë se çfarë ka ndodhur përreth trupit të tyre, kur ishin në gjendje të pandërgjegjshme. Duke marrë shkas nga këto dëshmi, arsyetimi i psikiatrit Greyson ka qenë si vijon: nëse shpirti ose diçka e jona shkëputet nga trupi në momentin e vdekje dhe nëse janë të vërteta rrëfimet e atyre që thonë se kanë parë nga lart trupin e tyre të shtrirë mbi krevat, atëherë për logjikë ka shumë mundësi që ata të shohin edhe imazhet që shfaqen ne kompjuter. Megjithatë, deri tani, Greyson ka qenë i pafat: asnjë nga pacientët që kanë hyrë në atë sallë reanimacioni nuk ka treguar se ka jetuar eksperiencën e pasvdekjes.

Eksperienca mendore

Eksperimenti i Greyson duket i çuditshëm, edhe për mjekët që studiojnë të njëjtat fenomene, sepse, tregojnë ata, ato "fluturime" sipër trupit janë tërësisht mendore. Por, ndonjëherë ndodh diçka që nuk mund të shpjegohet dot. Disa vjet më parë, një grup kardiologësh holandezë, iu referuan rrëfimit, që, sipas tyre, ishte shumë i besueshëm, të një infermiereje, e cila kishte ndërhyrë për të shpëtuar një burrë të goditur nga një arrest kardiak, pas një aksidenti që kishte pësuar. Infermierja arriti kur pacienti ishte në gjendje të pandërgjegjshme dhe iu desh t‘i hiqte nga goja e tij disa dhëmbë që ishin thyer, për të futur gjuhën, që e kishte lejuar të merrte frymë. Manovrat e ringjalljes ishin me të vërtetë dramatike: mjekët ishin gati të dorëzoheshin, kur zemra e tij filloi të rrahë. Kur hyri në dhomën e pacientit, disa ditë më pas infermierja u shtang kur dëgjoi fjalët: "Oh, ja ku është infermierja që e di se ku shkuan dhëmbët e mi!" Më vonë, pacienti tregoi gjithashtu se e kishte parë gjithë skenën nga "lart" dhe se kishte pasur shumë frikë kur kishte kuptuar se mjekët ishin duke u dorëzuar, pasi nuk mund të bënin më asgjë për ta shpëtuar.

Më shumë se një shpjegim

Pa marrë parasysh rolin e një fuqie mbinatyrore, psikologia amerikane, Susan Blackmore, tregon se ekzistojnë shumë shpjegime të mundshme për ngjarje të tilla. Mes të cilave edhe: "Informacionet që pacienti kishte kur ishte akoma me sy hapur, forca e imagjinatës, forca për të "gjetur" gjëra të veçanta tek ajo që ka ndodhur kur tregon eksperiencën që ka përjetuar, ekziston mundësia që, ndjenjat tona të vazhdojnë të na transmetojnë ndonjë informacion për botën që na rrethon". Gjithashtu, shton Christopher French, i departamentit të psikologjisë në Universitetin e Londrës "kujtimet e pacientëve mund të ndikohen edhe nga fakti se kanë dëgjuar eksperienca të tilla në të kaluarën". Megjithatë, kjo nuk mjafton, që rrëfime të tilla ti klasifikojmë si fantazira ose sugjestione. ثshtë fakt se, dëshmitë e atyre që kthehen nga "bota tjetër" vazhdojnë të çudisin shkencën. Në të vërtetë, shumë rrallë pacientët dinë ta ndërtojnë atë që ka ndodhur përreth tyre, ndërsa ishin në gjendje të pavullnetshme. Shumë shpesh, kur i është afruar vdekjes, tregon se ka parë se çfarë ka në anën tjetër dhe eksperiencat e treguara përsëriten me të njëjtat karakteristika, edhe në kultura shumë të ndryshme nga e jona. Kështu, në një studim të publikuar në revistën "Lancet" në vitin 2001, Pim van Lommel, kardiolog i spitalit Rijsstate të Arnhem (Holandë), është përpjekur të kuptojë se cilat ishin ndjenjat që përjetoheshin, duke intervistuar 344 pacientë, të cilët i ishin nënshtruar manovrave të ringjalljes, pas një ataku kardiak. Kështu, nga studimi doli se 18 për qind e të intervistuarve tregoi se kishte përjetuar një eksperiencë paravdekjeje (ndërsa të tjera studime paraqesin përqindje më të vogla, nga 5 në 10 për qind).

Përjetime të këndshme

Më shumë se gjysma e të intervistuarve tregonin se kishin provuar ndjenja shumë të këndshme (dhe asnjë nuk ka pasur frikë nga vdekja); një në tre tregonte se kishte kaluar përgjatë një tuneli, kishte parë bukuri hyjnore dhe kishte takuar të afërmit që i kishin vdekur; një në katër e kishte ndjerë se po shkëputej nga trupi dhe kishte parë drita të forta e ngjyra. Disa të tjera kishin ndjerë se ishte një kufi, të cilin pasi e kaloje nuk ishte e mundur të ktheheshe pas, madje pikërisht aty u shfaqeshin episode të ndryshme nga jeta e tyre. Eksperiencat e paravdekjes "ishin më të shpeshta te pacientët e rinj dhe më intensive te gratë", lexohet në artikullin e "Lancet". Por "nuk dukeshin të influencuara nga frika e vdekjes, që pacientët kishin para se të shtroheshin në spital, as nga bindjet e tyre fetare dhe as nga lloji i ndërhyrjes që ishte praktikuar".

Më bujar se më parë

Në një largësi prej dy vjetësh, studiuesit kanë intervistuar sërish pacientët, duke zbuluar se eksperienca i kishte ndryshuar rrënjësisht. Pothuajse të gjithë ndiheshin më të disponueshëm e bujarë dhe pjesa më madhe e tyre nuk kishte frikë nga vdekja, gjithashtu kishin forcuar bindjen se edhe përtej jetës "ka diçka". Megjithatë, disa shkencëtarë janë përpjekur t‘i japin një shpjegim fiziologjik këtij fenomeni. Një studim amerikan i publikuar në prill në revistën "Neurology", ka identifikuar një parapërgatitje individuale për të jetuar eksperienca të paravdekjes, të fshehura në mënyrën se si njerëzit flenë. Në fakt, ka persona, ku faza e gjumit REM (gjatë së cilës shihen ëndrra) nuk është e ndarë mirë nga ajo jo-REM (gjumi i thellë): ndodh që këta persona të zgjohen natën dhe të ndihen në "kurth", sepse nuk arrijnë të lëvizin asnjë muskul, ose në përgjumje dëgjojnë zhurma që të tjerët nuk i dëgjojnë. Sipas studiuesve, këta persona kanë 20 për qind më shumë mundësi për të pasur eksperienca paravdekjeje, nëse do të gjenden në rrezik për jetën. Ndërsa studiues të tjerë "mendojnë se këto eksperienca janë një reaksion psikologjik normal, që vijnë nga siguria se vdekja është e pashmangshme dhe mund të shkaktohen nga zvogëlimi i përqendrimit në tru", thotë Pim van Lommel.

Shkëputja nga trupi

Neurologët kanë zbuluar gjithashtu, se duke stimuluar në mënyrë elektrike koren ballore të trurit është e mundur të arrihet artificialisht ndjenja e shkëputjes nga trupi dhe që e njëjta eksperiencë mund të arrihet edhe nga përdorimi i disa lloje drogave (në veçanti, allucionogenet). "Eksperiencat e vërteta të paravdekjes duhet të kenë diçka shumë të ndryshme nga ato të prodhuara artificialisht", përfundon Van Lommel. "Në fakt, as drogat dhe as eksperimentet e neurologëve nuk e ndryshojnë mënyrën tonë të konceptuarit të jetës dhe asnjëherë nuk arrijnë të na heqin frikën e vdekjes".




mare nga revista elektronike e studenteve te Univerzitetit Mbreteror Iliria
__________________
 
Akoma s'kam ngju noj 1 qe ka arrit nirvanen..
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 6 46.2%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 15.4%
  • Bora e parë

    Votat: 3 23.1%
  • Larg

    Votat: 2 15.4%
Back
Top