Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Ekskluzive: Ja çka thonë defteret turke për origjinën serbe të Hashim Thaçit!

“Babai i jot Hashim, Haxhiu ishte shumarë (roje pylli). Babai i Haxhiut Sinani a ishte Sinan Idrizi?

Po babai i Sinanit, a ishte Radosllav Daniloviç, pop serb. A ishte martu me rome, dhe kisha a e kishte përjashtuar? E ky prej inatit të tyre a e pranoj fenë islame dhe e merr emrin Jusuf? Pra, Jusufi, që në të vërtetë është Radosllav Danilloviç, ka vdekur në vitin jo të largët 1929.

Molla Ibrahimi i Mitrovicës myfti në Shkup, shkruan me 1989, për Radosllav Danilloviqin, i konvertuar në islam, por vazhdon myftiu, duke pohuar se nuk i beson atij. Ky informacion vërtetohet nga lista e arkivit serb të Malit të Hilandarit, lista e priftrinjëve (popave) serb. Në Serbicë (Skendederaj) vërtetohet se ishte Radosllav Danilloviçi – Jusufi se ka vdekur në vitin 1929.

Mulla Ibrahimi, myfti në Shkup ka shkruar se fenë islame e ka pranuar prifti i Serbicës, Radosllav Daniloviç. Ai e mori emrin Jusuf Sinani, por konsiderohet si njeri shumë i respektuar, në mesin e të afërmve. Të shumt ishin të famullisë së tij që shkuan gjurmëve të tij dhe e morën besimin islam.

Unë nuk guxoj ti besoj sepse, kauri mbetet kaur, prandaj e mbaj atë në distancë, citohet letra e molla Ibrahimit, dorëshkrimi ruhet në arkivin historik në Ankara. Edhe si mysliman Jusufi, nuk e fiton administrimin fetar mbi popullsinë lokale, por që shumicën e famullisë së tij, ai arriti ta konvertojë në islam, duke shpresuar që të bëhet hoxhë dhe ta fitojë të drejtën e administrimit fetar në Serbicë-Skenderaj. Deri në fund të jetës nuk ia doli këtij qëllimi. Një dokument për Danilloviçin (Jusufin) ruhet në bibliotekën e Manastirit Hilandar, dhe daton nga viti 1898.

Kjo është një listë e priftërinjve dhe e pastorëve ortodoks serb. Si pastor i Serbicës në këtë listë figuron edhe prifti Radosllav Danilloviç, i cili është njëri nga priftërinjtë më të mirë dhe më të zellshëm, vlerësohet aty.

Jusuf Idriz Thaçi martohet edhe me një grua shqiptare nga rrethi i اiçavicës, ajo vdes në lindje të parë. Martohet pastaj me një shqiptare tjetër nga Gllogovci. Pra, Jusufi atëherë e lind gjyshin e Hashim Thaçit si dhe katër fëmijë të tjerë”, përfundon zbulimi i Murat Jasharit, vëllai i Komandant “Kumanovës”.

Ndërsa, ditë më parë numri dy i Qeverisë së Kosovës, Hashim Thaçi – kandidat për president të vendit e ka shpërndarë një postim me një foto të gjyshit të tij me veshje kombëtare. Ndoshta si një kundërvënie apo kundërpërgjigje ndaj akuzave të ngritura nga Murat Jashari, vëllai i komandant Kumanovës.

“Nuk na kanë mbetur shumë fotografi të para luftës, si shumë familjeve të tjera të Kosovës – por këtë foto e ruajmë me nder. Ky është gjyshi im: Sinan Thaçi, baba i Haxhi Thaçit, pjesëmarrës në dy luftëra, mbijetues i shumë sfidave. HTH”, ka shkruar Thaçi në atë postim.

Por, Murat Jashari hedh dyshimet e bashkëpunimit edhe dy breza përpara me serb, të familjes së Thaçit, duke i lidhur me praninë ushtarake franceze në Ballkan dhe në Kosovë.

Sipas tij edhe gjyshi i ish shefit të EULEX-it në Kosovë, Bou de Marnhac kishte qenë në Luftën e Parë Botëror bashkë me ushtrinë serbe, dhe se nën komandën e Franchet d’Esperey kishte luftuar me serb kundër çetës së Azem Bejtës.

Dhe më tej, ai beson se gjyshi i Thaçit kishte punuar në Serbi. “Nëse nuk gaboj z. Thaçi edhe babagjyshi yt ishte po në atë kohë punëtor i Serbisë në kohën e Kralit? Nipat e atyre francezëve që përkrahën Esat pashë Toptanin, sot a të përkrahin ty !!! O Hashim Tadiqi???? O Hashim Pashë Toptani !!!!

Nipat e atyre shqipfolësve që luftuan patriotët shqiptar bashkë me Serbinë janë prapë në krye të Kosovës?”, pyeste dhe konstaton Jashari.

Ai po ashtu ka pyetur Thaçin: “A je nipi i OZNA-s? A je produkt i UDB apo i KOS-it? Historia është e njëjtë, vetëm se përsëritet apo jo?”, thotë Jashari.

Shqiptari.eu

Murat Jashari: [email protected][IMG]http://www.shqiptari.eu/wp-content/uploads/2016/02/thaqikrt.jpg[/IMG]http://www.shqiptari.eu
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back