Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Ekskluzive: Dokumente zyrtare të vrasjes së Bajram Kelmendit dhe djemve të tij

Në natën e 24 marsit të vitit 1999, që përkon me fillimin e bombardimeve të NATO-s, pesë policë me uniformë ishin futur me forcë në shtëpinë e familjes Kelmendi në rrugën “Vellusha” të Prishtinës. Ata, pas bastisjes nëpër shtëpi, më vete kishin marrë Bajramin me dy djemtë e tij, Kastriotin dhe Kushtrimin.
Në mëngjesin e 26 marsit, bashkëshortja e Bajram Kelmendit, tashmë e ndjera Nekibe Kelmendi ishte informuar se kufomat e Bajramit dhe dy djemve të saj ishin afër një distributori gazi në rrugën që lidh Prishtinën me Fushë Kosovën (tash afër auto-tregut), transmeton Republika.info.



Avokati Bajram Kelmendi kishte përgatitur një dosje për krimet e regjimit të Sllobodan Millosheviqit në Kosovë dhe atë planifikonte ta dorëzonte në Hagë. Puna e tij rreth kësaj dosje, por edhe aktivitetet që zhvillonte për çlirimin e Kosovës kishin rënë në sy të regjimit dhe ato ia morën jetën avokatit dhe dy djemve të tij, njëri prej tyre vetëm 17 vjeçar.

Republika.info ka siguruar disa dokumente zyrtare të vrasjes së avokatit Kelmendi dhe dy djemve të tij. Në njërin prej këtyre dokumenteve, atë të datës 31 maj 1999, Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë e kishte njoftuar Prokurorin e Qarkut të asaj kohe, Sllavko Stevanoviq, se foto-dokumentacioni i rastit të Bajram Kelmendit dhe djemve të tij është djegur në ndërtesën e “SUP”-it (Ndërtesa e Komandës së Punëve të Brendshme).



Kërkesën për foto-dokumentacion e kishte bërë prokurori Stevanoviq më 26 maj të vitit 1999.

“Me rëndësi për kërkesën tuaj KTN numër. 125/99 dhe KTN numër. 113/99 të datës 26.03.1999 që t’ua japim në dispozicion foto-dokumentacionin, me këtë shkresë ju njoftoj se foto-dokumentacioni për lëndën e lartpërmendur është djegur në ndërtesën e SUP-it, e cila është bombarduar”, thuhet në shkresën e nënshkruar nga nënkoloneli Aleksandar Petroviq.

Në dokumentin tjetër të datës 18 maj 1999 të lëshuar nga Gjykata e Qarkut në Prishtinë dhe të nënshkruar nga gjyqtarja Danica Marinkoviq, thuhet: “Të bashkëngjitur gjeni përshkrimin nga vendi i ngjarjes të datës 26.03.1999, në Prishtinë, te vendi auto-tregu, ku janë gjetur trupat tanimë të të vdekurve të Bajram, Kastriot dhe Kushtrim Kelmendit”.



Në anën tjetër, më 3 maj të vitit 1999, sipas dokumenteve të siguruara nga Republika.info, Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë, zyra në Prishtinë i kishte dorëzuar Prokurorit Publik të Qarkut kallëzim penal kundër, siç thuhet në dokument, kryerësve të panjohur të veprës penale “Vrasje”.

Pra, në korrespodencën e ish-regjimit serb në Kosovë për vrasjen e Bajram Kelmendit dhe dy djemve të tij shihet një lojë e ndyrë e autoriteteve të asaj kohe, ku MPB-ja ushtron kallëzim penal ndaj kryerësit të panjohur të krimit dhe atë gjoja ia dorëzon Prokurorisë.
Në këtë kallëzim penal thuhet: ”Kundër: Kryerësve të panjohur të veprës kriminale VRASJE nga neni 47 i Kodit Penal të Republikës së Serbisë, që është kryer në dëm të Bajram Kelmendit nga Prishtina dhe djemve të tij, Kastriot dhe Kushtrim Kelmendit”.
Tutje në këtë kallëzim penal thuhet: “Ditën e 26.03.1999 është vërtetuar se në Prishtinë, në afërsi të tregut të veturave, pranë rrethojës së majtë të “Energoinvest – Energomonatazha” është kryer vepra kriminale VRASJE nga neni 47 i Kodit Penal të Republikës së Serbisë, në dëm të Bajram Kelmendit nga Prishtina, i lindur në vitin 1933, Kastriot Kelmendit i lindur më 07.07.1968 dhe Kushtrim Kelmendit, i lindur më 18.09.1982, të gjithë nga Prishtina”, transmeton Republika.info.
Gjatë bisedës me Ejup Koliqin, i cili ka raportuar gjetjen e trupave, vazhdon korrespodenca e tyre, kemi kuptuar se Bajram Kelmendi, me djemtë e tij, një ditë para se të gjendet është rrëmbyer nga shtëpia e tij dhe është dërguar në drejtim të panjohur nga ana e personave të panjohur dhe të maskuar.

Shikimi i vendit të ngjarjes është bërë nga ana e punonjësve të SUP-it në Prishtinë dhe gjyqtarit të rastit nga Gjykata e Qarkut në Prishtinë, sipas këtyre dokumenteve, ndërsa në afërsi të trupave janë gjetur gjithsej 35 copë gëzhoja, të kalibrit 7.62X39mm, të prodhimit kinez.

Me urdhër të gjyqtarit, në fakultetin e mjekësisë në Prishtinë është bërë obduksioni i trupave, thuhet më tej, ndërsa kryerësit e kësaj vepre thuhet se po kërkoheshin intensivisht.

Në një dokument tjetër të nënshkruar nga Lela Grkoviq (dokumenti është dukshëm i dëmtuar dhe emri mund të mos jetë i saktë, mbiemri po), kërkohet që të vazhdohet kërkimi ndaj një personi, emri i të cilit është fshehur në dokument ose është NN (pa emër).



Pra, organet shtetërore serbe të asaj kohe i kishin identifikuar disa prej vrasësve potencial të Bajram Kelmendit dhe dy djemve të tij, mirëpo kanë kaluar edhe më shumë se 16 vjet nga ky krim makabër dhe ata ende mbesin të lirë. /Republika.info/
ekskluzive-dokumente-zyrtare-t-euml-vrasjes-s-euml-bajram-kelmendit-dhe-djemve-t-euml-tij_hd.jpg
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back