Presidenti i SHBA u takua në Zoom me kryeministrin e Kanadasë. Nga ky takim u shpenzuan më pak se dy orë kohë dhe disa orë parapërgatitje konsultative nga ana e stafit. Nëse takimi do të zhvillohej kokë më kokë, do të shpenzohej më tepër kohë, energji njerëzore dhe pará gjithashtu, duke konsideruar fluturimin, hotelet, sallat, sigurinë, mediat.
Humbim apo fitojmë, çfarë kursejmë, sa shpenzojmë? Si është e vërteta e jetës online? Nëse ka një të tillë…
Gjatë kësaj kohe izolimi ne pamë që mund të punosh edhe pa dalë nga shtëpia, dhe ndërkohë ke një mundësi për të vënë tavën në furrë, lavatriçen etj. Këto të mira i fiton dhe paralel kursen karburant dhe kohën e rrugës. Të merr malli për ca thashetheme me kolegen? Urdhëro shkruaji, ke dhe opsion chat.
Online mund të bësh dhe shkollë. I thua mësuesit se nuk ndihesh rehat me kamerën ndezur dhe ai të mirëkupton. Ti i fut një të shtrime në krevat dhe nëse profesori të thërret emrin ti me kufje në vesh i përgjigjesh shkurt. Po nuk e dite përgjigjen i thua kam problem interneti dhe kaq. Çfarë fitove? "Po ja detyrat i shkruaj më kollaj në kompjuter, i dërgoj me e-mail, i korrektoj online me aplikacione"-thua ti. Çfarë humbe të pyes sërish? "Eh mos pyet, s’ka më gallatë me shokët, jetë koti. Po s’ka gjë se luajmë online gjithë ditën. Më shumë lojra se ç’do luanim në shkollë. Po ata që s’kanë as shokë virtual e kanë keq fare punën. Gjynah"!
Online mund të bësh pazare me një klik tastiere, duke shkuar në më tepër dyqane se çdo shkelje me këmbë. Fiton sërish kohë dhe shmang bezdinë e shitësve që të vijnë nga pas me pyetje. Humb mundësinë e provës, e mirë se i kthen prapë.
Nëse jeton vetëm, je i moshuar dhe s’ke makinë, pazaret online janë një bekim. Supermarketi t’i sjell deri te dera porositë. Nëna 86-vjeçare e koleges sime e shijon kaq shumë këtë pjesë saqë fuqinë fizike e shfrytëzon për të shëtitur në park dhe jo për të mbajtur domatet.
Pa i hipur fare makinës madje, ti mund të kryesh vizitën rutinë nga mjeku i familjes dhe të marrësh recetën të cilën ia dërgon farmacisë e ajo t’i sjell medikamentet në derë të shtëpisë.
Nëse do duhet firma jote diku, nuk ia vlen të ngrihesh e të prishësh rehatin e të shkosh te avokati, noteri apo bankieri. Tashmë firma elektronike është e njohur ligjërisht. U kënaqën kompanitë online dhe bankat kanë qarkulluar paratë fare pa stres.
As për probleme të shëndetit mendor nuk të duhet të shkosh deri tek klinika. Lidhu me specialistin online dhe fol. Kaq e thjeshtë! Ah, sikur!
Marrëdhënie dashurore, lidhje intime? Kujto që ekspertët të kanë thënë se është e shëndetshme të ruhesh mos sëmuresh. Kështu që sërish ke një zgjidhje tepër ekonomike-online.
Vdekjet, lindjet, martesat, fejesat, ditëlindjet? Në Zoom janë nderuar të ndjerë, pritur online të porsalindurit. Dasmorë e krushq shpëtuan pa u tërbuar kur dikë martuan a fejuan.
Shoqëria? O shoku, ke Facebook, Amazon, Messenger, Viber, Insta, ç’kërkon më shumë? Aty blen gjithçka, gjen çdo të dhënë që nga lindja e deri tek trashëgimtarët e llogarisë pas vdekjes. Foto në plazh, në dush, në kuzhinë, duke gatuar, duke kërcyer, duke pirë, duke qeshur, shëtitur, blerë, udhëtuar. E pra të gjitha janë aty, të shkruara, dokumentuara. Online ke mundësi të ndërtosh një super rrjet miqsh deri në 5000 vetë, plus mijëra ndjekës. Ti mund t’i çosh kërkesa kujtdo pa i njohur dhe pa u skuqur fare. A do e bëje dot këtë në jetën reale? E pra, e sheh, fiton.
Atëherë si na leverdis nëse bëjmë llogari? A të pyesim Xhefin e Amazon apo Markun e Facebook-ut? Jo më mirë, ç’lidhje kanë ata nëse qytetarët rrinë në shtëpi apo bashkë me shtetarët punojnë online? Nuk u hyn në qese se çfarë fitojmë ne ose çfarë humbim?
1. Fitojmë dhe kursejmë kohë dhe pará. Presidenti i SHBA dhe Kryeministri i Kanadasë zhvilluan takimin e parë virtual, duke kursyer kohë dhe para nga buxheti i shtetit. Po të zëvendësohen me stilin virtual këto tip udhëtimesh e takimesh shuma e kursyer mund t’u shpërndahej bizneseve ose familjeve që kanë pësuar rrjedhje të ardhurash gjatë periudhës së virusit. Mbase për këto shtete të fuqishme ky lloj hesapi nuk vlen, por për zyrtarët e Shqipërisë kufizimet e bredhjeve e takimeve nëpër botë do bënin punë.
E pra pse mos të vazhdojnë me stilin online të punës në disa sektorë? Kostoja e takimeve virtuale është e ulët, madje ekziston mundësia për të bërë më shumë takime se ç’do bëheshin nëse do fluturonin diku. Biles, online gjen sallën më të madhe të mitingjeve që asnjë hotel apo shesh publik s’do të mund ta siguronte. Nevojitet vetëm internet dhe dy rroba nga brezi e lart. Qejf o qejf të punosh nga shtëpia me pizhama veshur ose edhe pa ato, e për më tepër të gëzosh të njëjtat privilegje. Shpenzohet më pak në produkte luksi, qejfi apo bukurie.
Çfarë do të kishin bërë më shumë Biden dhe Trudeau në një takim kokë më kokë? Do kishin ngrënë e pirë?! Rrahur shpatullat apo ku i dihet, kërcyer ndoshta…
2. Kështu dalim në konkluzionin e dytë se jeta virtuale na çon drejt humbjes së kënaqësisë prej gjërave të vogla, bazike, të nevojshme për trupin dhe shpirtin. Si t'ia bëjmë?
Ca thonë shëndeti mbi të gjitha, por ca të tjerë mendojnë se gëzimi është çelsi i shëndetit të mirë. Hajt kujt t’i besosh tani. Gjithsesi, për të respektuar të dyja rrymat, rregullatorët e dynjasë luajnë ngriva-shkriva me vendimet e hapjes së çdo burimi argëtimi për popullatën. Ja për shembull, gjatë kësaj jave pushimi në Québec, na lejohet të bëjmë qejf. Sa do zgjasë qejfi? Epo, sa t’i dojë qejfi qeverisë!
FlasShqip.ca