Ekografia gjatë shtatzanisë

sensuu

sweet
V.I.P
Ekografia, ose e quajtur ndryshe ultra-sonografia, është një metodë për të përftuar imazhe të organeve të brendëshme duke dërguar brenda trupit valë tingujsh me frekuencë të lartë. Këto valë janë të rregjistruara dhe paraqitura si një imazh në kohë reale. Në procedurën e ekos nuk ka rrezatim të jonizuar. Ekoja Obstetrikale i referohet përdorimit të specializuar të valëve të tingujve për të vizualizuar dhe për rrjedhojë për të përcaktuar kushtet klinike të një gruaje shtatzanë dhe të embrionit ose fetusit të saj.

Cilat janë disa nga përdorimet më të shpeshta të kësaj procedure?
Ekoja obstetrikale duhet bërë vetëm nëse është klinikisht e indikuar. Disa nga indikacionet përfshijnë:
- Për të vërtetuar praninë e një embrioni ose fetusi të gjallë.
- Për të përcaktuar numrin e embrioneve/fetuseve.
- Për të përcaktuar moshën e shtatzanisë.
- Për të vlerësuar loaklizimin e fetusit (brenda apo jashtë mitrës).
- Për të diagnostikuar anomalitë fetale.
- Për të vlerësuar lokalizimin e placentës.
- Për të vlerësuar rritjen fetale dhe mirëqënien e fetusit.
- Për të vlerësuar qafën e mitrës.
Si duhet të përgatitem për procedurën?
Për këtë ekzaminim duhet të vishni rroba të lirshme, mundësisht fund dhe bluzë. Gjatë kësaj procedure duhet ekspozuar vetëm pjesa e poshtme e barkut, prandaj nëse vishni fund dhe bluze nuk do të jeni të detyruara të hiqni rrobat.

Nëse ekoja kërkohet në javët e para të shtatzanisë, duhet të pini lëngje para procedurës sepse vezika urinare duhet të jetë e mbushur. Ajri interferon me valët e tingujve, prandaj nëse vezika urinare është e tendosur, zona e ajrit do të largohet dhe do të përftohet imazhi i uterusit dhe embrionit. Në disa raste, sidomos pas 3 muajve të parë të shtatzanisë, vezika urinare e mbushur nuk është e domosdoshme.

Alternativë mund të jetë dhe ekoja trans-vaginale, sidomos në fillimet e shtatëzanisë, dhe për këtë procedurë vezika urinare duhet e zbrazur.

Si është e ndërtuar aparatura?
Aparatura konsiston në një sondë të lidhur me një sistem monitorimi nëpërmjet një kordoni të gjatë. Sonda është një pajisje e vogël që mbahet në dorë dhe ngjason me një mikrofon. Mjeku hedh një lloj xheli lubrifikues në zonën që do të ekzaminohet dhe pastaj vendos sondën lehtësisht mbi lëkurë.

Imazhi i ekos bëhet menjëherë i dukshëm në ekran. Mjeku obstetër-gjinekolog gjatë procedurës vështron monitorin dhe bën ruajtjen e imazheve. Shpesh, edhe pacienti e ka të mundur vëzhgimin (kur kabineti i ekografië ka edhe një monitor të dytë për pacienten).

Si kryhet procedura?

Do t'ju kërkohet të shtriheni mbi shpinë dhe të zbuloni pjesën e poshtme të abdomenit. Mjeku do të vendosi një lloj xheli mbi lëkurën tuaj të pjesë së poshtme të barkut. Ky xhel lejon transmetimin më të mirë të valëve duke bërë më të lehtë lëvizjen e sondës dhe duke dërguar tufën e tingujve direkt nëpër trup pa interferuar qoftë edhe me ndonjë sasi të vogël ajri mbi lëkurë. Sonda lëshon valë tingujsh me frekuencë të lartë ndërkohë që mjeku e lëviz atë mbi barkun tuaj.

Ndonjëherë mjeku mund të gjykojë që është e domosdoshme të bëhet eko transvaginale. Kjo teknikë kryhet si ekoja abdominale por vetëm se sonda futet brenda vaginës. Nëpërmjet saj shpesh pasqyrohen imazhe shumë më të detajuara dhe më të qarta të uterusit dhe vezoreve. Kjo teknikë është shumë e dobishme në fillimet e shtatzanisë. Për këtë lloj ekzaminimi vezika urinare duhet të jetë e zbrazur. Një ekzaminim ekografik normal, zakonisht zgjat 20 – 60 minuta.

اfarë do të ndiej unë gjatë procedurës?
Kjo është një procedurë e padhimbshme. Mund të ndjeni ndonjë siklet të vogël si pasojë e presionit që ushtron sonda mbi abdomenin tuaj, sidomos kur iu është kërkuar të mbani vezikën urinare të mbushur. Disa herë, mjeku mund të duhet të ushtrojë presion me sondë për tu afruar më tepër me embrionin ose fetusin dhe për të parë më mirë strukturën e tij. Ky diskonfort është i përkohëshme. Gjithashtu, mund të mos e pëlqeni ndjenjën e xhelit mbi trupin tuaj. Me ekon transvaginale, ky diskomfort mund të jetë minimal duke qënë se sonda lëviz nëpër vaginë.

Kush i interpreton rezultatet dhe si i marr unë?
Mjeku obstetër-gjinekolog, i cili duhet te kete eksperiencën e duhur në ekografinë obstetrikale, analizon imazhet dhe i jep pacientes një raport të interpretimit të imazheve të nënshkruar prej tij.

Cilat janë përfitimet kundrejt rreziqeve?
- Ekografia nuk përdor rreze X për të përftuar imazhe – për rrjedhojë as nëna e as bebja i palindur nuk ekspozohen në rrezatim të jonizuar.
- Ekografia është përdorur për të vlerësuar shtatzaninë për afërsisht 4 dekada, dhe nuk ka patur raste të raportuara për dëmtime të pacienteve, embrionit ose fetusit. Megjithatë, ekoja duhet bërë vetëm kur indikohet nga mjeku obstetër-gjinekolog.


Cilat janë rreziqet?
Për ekzaminimin ekografik standard nuk janë parë efekte anësore të dëmshme.

Cilat janë kufizimet e ekos obstetrikale?
Per fat te keq, ekografia obstetrikale nuk identifikon të gjitha anomalitë fetale. Për rrjedhojë, nëse egziston dyshimi për ndonjë anomali të mundëshme, pacientja duhet t'i nënshtrohet testit invaziv të amniocentezës (vlerësimi i lëngut që ndodhet në qeskën që rrethon embrionin) ose vlerësimit të vileve koriale (vlerësimi i indit të placentës) për të përcaktuar shëndetin e fetusit.

mjeket.al
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top