Ekipi anti-Poloni, projektohet formacioni, Broja titullar dhe Bajrami në “regji" .

KOMBETARJA-FORMACIONI-ANTI-POLONI_frame_721-1100x620.jpg
Ndaj Polonisë me tre ndryshime në formacionin titullar. Nga një në secilin repart. Duke nisur nga mbrojtja, ku pas lëndimit fatkeq të Berat Gjimshitit, treshja përpara portierit Berisha do të plotësohet nga Veseli.

28-vjeçari bindi në aktivizimin në Hungari dhe do të rreshtohet përkrah Kumbullës dhe Ismajlit. Në mesfushën me 5, Çekiçi është i pezulluar me kartonë dhe në formacionin titullar do të kthehet Nedim Bajrami.

Fantazisti do të diktojë manovrat ofensive të Shqipërisë, teksa do të mbështetet nga Bare e Gjasula në qendër, si edhe Trashi e Hysaj nga krahët. Në sulm pritet të vijë ndryshimi i madh, me Armando Brojën që projektohet titullar.

Një zgjedhje e pashmangshme kjo e trajnerit Edy Reja, pas formës së shkëlqyer dhe golave të shënuar nga sulmuesi i cili luan në Premier Ligën angleze. 20-vjeçari është në avantazh përballë Myrto Uzunit dhe pritet të aktivizohet përkrah Sokol Cikalleshit.

Alternativa të rëndësishme gjatë lojës do të jenë edhe Rey Manaj, por edhe dy lojtarë shumë të shpejtë nga krahët si Roshi e Lenjani, që me cilësitë e tyre mund ta zgjidhin ndeshjen në favor të kuqezinjve.KOMBETARJA-FORMACIONI-ANTI-POLONI_frame_1171-1100x620 (1).jpg

A2news.com
 
Ma kishte ble vllai bileten si tifoz i Teutes, do shkoja nese do mundja sepse jam i bindur qe sot nuk humbim, mos te them qe fitojme??
 
Nese fitojme e sigurojme play offin. Polonia ne teresi nuk eshte ndonje ekip kushedi por diferencen e ben Lewandowski. Gjithsesi edhe nese kapim play off kualifikimi per je boteror ngelet super i veshtire. Ne Play Off ka ekipe si Zvicra, Ukraina, Portugalia ose Serbia, Suedi ose Spanje. Croatia, Norvegji, Rumani, Wales. Thuajse te gjitha keto ekipe jane goxha me te.forte se ne. Vetem 13 ekipe europiane shkojne ne boteror, 10 vendet e para dhe 3 qe do dalin nga playoffs.
Te shpresojme gjithsesi.
 
U sigurove qe perveç Cikalleshit nuk loz as Gjasula dhe the po?

Ok, bast, e kemi, por mos prit te vij neser ne Lezhe po fitove ti, e leme per pasneser?

E leme heren e pare qe do me bjere rruga per Shkoder, fitofte me i miri?
Kur tjesh ktej ….te ishte per mu e kisha lan me lujt 12 kunder 11 e prape e rref polonia ????
 
Top