Egjipti njoftoi zbulimin e një nekropoli, me qindra sarkofagë dhe mijëra statuja

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Egjipti njoftoi zbulimin e një nekropoli, me qindra sarkofagë dhe mijëra statuja

Shiko fotografinë 1792215

arri gjendet në veri të zonës së Tuna-al Gabal-it, një vend i gjerë arkeologjik në buzë të shkretëtirës perëndimore. Ministria e Antikiteteve njoftoi për një zbulim të një nekropoli antik afër Minya-s, një qytet në luginën e Nilit në jug të Kajros. Ministri i antikiteteve tha se në nekropol gjenden të varrosur anëtarë të ndryshëm të familjeve të ndryshme. Besohet se i korrespondon epokës së fundit faraonike (664-332 a.c) dhe fillimi i erës ptolemike (310-30 a.c).
Sipas një komunikate varreza përfshin një sërë gropash ku varroseshin të vdekurit pa u emërtuar për të mashtruar vjedhësit. Ekspertët kanë identifikuar në një nga varret një prift të sërës së lartë të quajtur Hersa-Essei dhe në brendësi të tij gjenden 13 statuja ushabti, artefakte të vogla që shoqëronin të ndjerin dhe t’i shërbenin si nënshtetas në botën e përtejme.
Mumja e priftit është e dekoruar me perla blu dhe të kuqe dhe me gjethe prej broxi. Shefi i këtij misioni arkeologjik, Mostafa Waziri thotë se janë zbuluar 8 varre deri më tani dhe parashikohen zbulime të tjera. Egjipti shpreson që kjo seri zbulimesh të rigjallërojnë sektorin turistik, të rëndësishëm për ekonominë, që është prekur nga mungesa e stabilitetit politik që pasoi kryengritjen e 2011. / bota.al

Shiko fotografinë 1792216

Shiko fotografinë 1792217

Shiko fotografinë 1792218
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 25.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 18.8%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 25.0%
Back
Top