Egjipt, zbulohet piramidë, i përket dinastisë së fundit të mbretërisë së vjetër

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Egjipt, zbulohet piramidë, i përket dinastisë së fundit të mbretërisë së vjetër
Egjipt_zbulohet_piramide_i_perket_dinastise_se_fundit_te_mbreterise_se_vjeter.jpg
Një tjetër piramidë është zbuluar në zemër të shkretëtirës egjiptianë. Lajmin e kanë bërë të ditur arkeologët vendas sipas të cilëve piramida e re është diktuar në jug të Kajros e mendohet se i përket nënës së faraonit që ka udhëhequr Egjiptin më tepër se 4,000 vjet më parë.

Mendohet se aty prehet mbretëresha Sesheshet, nëna e mbretit Teti që themeloi dinastinë e gjashtë të Egjiptit e që sundoi në vitet 2323 - 2291 p.e.s.

Piramida rreth 5 metra aktualisht mendohet se ka qenë 14 m e lartë e me një rreze 22 m drejt cepave. Autoritetet thonë se kjo është e 118-ta piramidë e zbuluar në Egjipt dhe merr rëndësi të veçantë pasi është zbuluar në afërsi të piramidës më të vjetër. Më herët në Egjipt janë zbuluar dhe piramidat e dy grave të Tetit e zbulimi më i fundit plotëson kuadrin e piramidave të zbuluara për dinastinë e 6 të fundmit dinasti të mbretërisë së vjetër.

Arkeologët thonë se piramida ka rënë pre e vjedhjeve në të kaluarën e statuja e drurit e Anubis si dhe statuja më të vogla të tjera të zbuluara aty tregojnë se piramida është përdorur dhe më vonë gjatë kohës romake.

Delina Bitraku/Alsat
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top